Për shumë njerëz në botë, përfshi edhe evropianët, demokracia amerikane ka qenë dhe do të mbetet një ëndërr e bukur pothuajse e paarritshme.
Ndërsa në një vend si Franca, shumë kohë më parë filozofi francez Alexis de Tocqueville pretendoi madje të transplantojë modelin demokratik amerikan në Francë. Në vendin tonë pas 20 vite post komunizëm, po ecet sipas parimit “push-pull”, që në shqip do të thotë shtrëngesë-joshje. Pra, nga njëra anë qytetarët e këtij vendi të shtypur në fshikëzën nevrotike të një tranzicioni pa krye janë të interesuar për ndërtimin e institucioneve demokratike, nga ana tjetër qeveritë të shtrënguara prej detyrimeve ndaj partnerëve ndërkombëtarë, priren të ndërmarrin reforma të ndryshme. Pra në përgjithësi duket se ecet thjeshtë për inerci, qeveritë e kanë nga halli, ndërsa vetëdija qytetare është gati inekzistente.
Situata duket e pa shpresë, gjithçka justifikohet qoftë me strukturën e shoqërisë sonë, qoftë me nivelin e lartë të varfërisë, por gjithsesi vullneti politik mbetet faktori kryesor që ngadalëson ose shpejton ecjen drejt demokracisë. Në fakt asgjë nuk na pengon, (as në ëndërr), që të mendojmë pozitivisht, pastaj të imitojmë, të adaptojmë modele demokratike zhvillimi dhe në fund të shqiptarizojmë. Si në rastin e majmunit. Njeriu flinte, majmuni bënte sikur flinte, e në fund fare e zuri gjumi edhe majmunin.
Më pëlqen shumë të theksoj faktin (ndonëse dihet nga shumica), se John Adams ishte presidenti i parë amerikan që banoi në Shtëpinë e Bardhë, pasi burri i mençur e i ndershëm George Washington, nënshkroi aktin e kongresit mbi rezidencën e qeverisë federale, hodhi gurin e themelit pa ndonjë ceremoni formale, e nuk banoi në të asnjë ditë.
Letra që i shkroi Presidenti Adams gruas së tij, Abigail, ditën e dytë të qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë mbante një lutje të tillë: “I lutem perëndisë që t’i japë bekimet më të mira kësaj shtëpie dhe të gjithë atyre që do të banojnë këtu tani e mbrapa. Vetëm burra të ndershëm e të mençur udhëheqshin nën këtë çati”. E kam lexuar e rilexuar dhe sigurisht e kam mësuar përmendësh, duke krijuar mendimin më të madh për këtë burrë shteti, që përkiste me atë grua të mençur si çelësi me bravën. Kjo gjë nuk ka nevojë të lexohet në ndonjë biografi të shkruar për familjen Adams, sepse merret me mend nga teksti i letrës. Nga historia e shtetit amerikan, por edhe nga historia në përgjithësi, gratë e mençura nuk duan pushtet pa kufij, përkundrazi gratë budallaqe të cilat përkasin me burrat e lehtë duan pushtet me çdo kusht, pushtet pa lidhje.
Sa herë në ditë e rithem me vete lutjen e Adams, dhe përpiqem të gjej ndonjë emër politikani shqiptar që nga Fan Noli e këtej (ai s’kishte grua) që, ditën e parë të pushtetit politik do t’i dërgonte një letër të tillë gruas së tij. Deri tani pas 20 vjet komunizëm burra qe kanë drejtuar këtë vendin tone të helmatisur nga urrejtja dhe nga hakmarrje nga më përçudnueset nuk duket se kanë ndonjë ngjashmëri të paktën me burrat që kanë drejtuar SHBA pa përjashtim.
Po nuk mund të rri dot pa përmendur Franklin Delano Roosevelt, i cili e ka gdhendur lutjen e Adams në oxhakun e dhomës së ngrënies së Shtëpisë së Bardhë.
Këto 20 vite shoqëria jonë e çoroditur po gënjen veten, por kryesisht të huajt, se po ndërton institucionet demokratike.
Kam lexuar para disa kohësh një editorial të Koloreto Cukalit dhe me ka lëne shumë mbresa për rëndësinë që i jepte rolit të gruas duke i bërë thirrje asaj e i kujtonte se ajo e kishte në dorë kombin. Andaj duhet të përdorë feminilitetin në të mirë të shoqërisë. Unë jam pjesërisht dakord, pasi besoj fort tek mençuria e burrave, tek toleranca, tek forca e karakterit dhe e shpirtit të tyre. Ashtu siç besoj se gratë e mira janë jo të rralla dhe roli i tyre është në mënyrë të padiskutueshme i kondicionuar nga mbështetja, që duhet të marrin nga burrat e mençur. Ajo gruaja, vajza e mirë është si ajo bima kacavjerrëse, që ka nevojë për një mur ku të mbështetet, në të kundërt e shtrirë për tokë, performanca e saj bëhet e padobishme. Nga ana tjetër edhe gratë e vajzat budallaqe nuk mund të “lulëzojnë” pa u kacavjerrë mbi supet e burrave mendjelehtë, që për fatin e keq të këtij populli, shumica e tyre kanë zaptuar jetën politike e publike të këtij vendi.
Këto gra budallaqe ndikojnë tek ta, i tërheqin për hunde ata, i bëjnë të duken qesharakë në sytë e botës “krijojnë e rrëzojnë qeveri për 24 orë”, siç thoshte gjyshja ime ndjesë pastë. Shumë etiketime ka për to, ndonjëherë të krijohet përshtypja se shihen me zili, madje edhe këta burrat mendjelehtë i shajnë shpesh, por në fakt i duan shumë. Sa shpesh karriera jonë është përcaktuar nga vullneti i tyre, sa tërbim kemi ndjerë brenda vetes kur na është sugjeruar se “Asaj”, duhet t’i gjesh anën, sepse “Ai” e dëgjon shumë. Me të drejtë opinioni publik është më i ndjeshëm kur vjen puna ndaj grave, sepse ajo është në fakt plastelina e shoqërisë. Por a nuk kishte Molieri të drejtë kur thoshte tek “Tartufi” se edhe nëse ka gra bishtpërdredhura fajin përsëri e kanë burrat?
Një baba, që gjithë jetën kishte investuar për bijën e vetme, tek e shihte të rritej para syve të tij bënte një monolog: “Bija ime e dashur, tani u rrite dhe do të nisësh jetën tënde, por do të ndeshësh gjatë saj burra… Ah sikur t’i njihje ata, si i njoh unë, ah sikur të të njihnin ata si të njoh unë”.
Ky baba i mençur me siguri e ka këtë merak edhe për vajzat e tjera, të baballarëve të tjerë.
Po ku janë këta burra të mençur, përse nuk i duam? Edhe kur na shfaqen në jetën publike nuk i mbështesim sa duhet, kërkojmë tek ata perfeksion. Apo mos, si ballkanas që jemi, konkurrenca ngre krye mbi shpirtin demokratik? Demokracia nuk mund ta përjashtojë konkurrencën. Po përse ta lemë këtë vend në duar të tilla, për ca teka që vetëm burrat e mençur nuk duhet t’i kenë?
Pse duhet tu bëjmë apel grave t’i vënë shpatullat kësaj shoqërie, në vend që tu lutemi burrave të mençur të mos lejojnë shteg, prej nga të marrin krahë nazet e lodrat e grave budallaqe, sepse kështu rrezikon të humbasë dashuria e vërtetë, që është guri i themelit të një shoqërie të lirë e demokratike dhe pa dashuri, pune e dije nuk mund te ndërtosh kurrë asgjë.
I lutem Perëndisë që t’i japë bekimet më të mira këtij vendi dhe të gjithë atyre, që do të jetojnë këtu tani e mbrapa. Vetëm burra të ndershëm e të mençur udhëheqshin nën këtë qiellin tonë të përbashkët.
Do doja ta ekspozoja këtë lutje në një vend të dukshëm në kryeqytetin tonë të vogël, në mënyrë që të shërbejë si një lëvizje mbarë popullore për t’ua vështirësuar jetën politike e publike burrave mendjelehtë, të këtij vendi burrash të mençur…
Sepse tipat si keta na hyjne ne pune!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/ushtari-i-mire-shvejk-pj-2studenkujtim.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zeri-i-pyllit-frrok-qupi.html
…
U dëgjoftë që në tokë e deri lart në qiell,kjo lutja juaj zonjë..!Por,e vështirë për të zënë vend në tokën shqiptare,me pak njerëz të mençur..!
Nje shkrim me te vertete frymezues. Gra si puna juaj duhet te promovohen dhe te ngjisin shkallet e karrieres…
Znj.Ramohito .Shume te sakta ato qe thua .Llogjika e krahesimeve ndihmone popujte te ecin perpara per te kapur majat e demokracise boterore.Amerika ka specifikat e vecanta nga cdo Kontinent tjeter.Suksesi qe Amerika eshte ne krye qendron tek vlersimi i burrave te mencur pa perjashtuar dhe grate.Sistemi qendron ne ato ligje qe nuk kane dale nga shijet personale te nje politikani(karakteristike per shume vende te Europes )
Ne Amerike kandari peshon me te mijtat per te nxjerr ate qe duhet.Ne se ne Europe nje grua permbys nje shtet ne Amerike kjo llogjike nuk funksjonon .Ne se ne Shqiperi nje i marre tip Donkishoti (Europjan sic jane keta tanet )bene si i do qejfi ne Amerike per 20 sekonda jo per 22 vjete hidhet nokdaun. Ku qendron sekreti .Fatmiresisht jane te gjitha para syve tane .Historia Amerikane eshte shkruar sic ka ndodhur .Kjo ka bere qe brezat ta studjojne per ta perfeksjonuar shtetin dhe shoqerine. Po tek ne dhe ne Europe!! Eshte bere sic po tenton Saliu sipas mendesive personale.Degjojme shpesh se ai qe eshte fitues apo ne komande e shkruan historine si te doje.Ta them pak fshace !.Nga anet tona i thone “Pordhe me rigon”.Me keto qe po ndodhin tek ne nuk behet fjale per te arritur nje demokraci minimale Amerikane por dhe Europa po shkete si ne periudhen e Perandorive cnjerzore.
Ajo qe duhet bere se paku eshte te ndalet shperfillja e Shtetit.Ne nuk kemi arritur te mbajme guret e para qe vuri Plaku I.Qemali te shetit shqiptare.Edhe pse kane kaluar 100 vjete nuk jemi ne gjendje te nxjerrim nje konkluzjon qe te qendroje per ta ngritur shtetin atje ku duhet.A jane marre ne konsiderate pse u rrezua Qeveria e Vlores qe ngriti Plaku I.Qemali? Budadalleqet qe po bene sot politika shqiptare e kthene shtetin ne gjendjen e primivitetit.
Znj.Ramohito. Ne Shqiperi ka gra te talentuara qe e cojne shoqerine perpara .Por ka burrec si Saliu qe i etikojne shume turpshem.Nuk marr per shembull Xhofin se ska asnje ndryshim nga Saliu apo disa te tjerra qe vertete i terheqin burrat per hunde por dua te sjelle gjithe ato gra e vajza qe me shume takt ose nuk konfrontohen si burrecat tane ose gjejne rrugen per tu larguar.Jemi shume large temes qe po trajtoni.Sot ne Shqiperi, por dhe ne vendet e tjera qe jetojne shqiptaret,vemendja eshte drejtuar tek xhepat duke perdhosur cdo cilesi e vyrtyt te popullit tone.Vaksina e politikes shqiptare ka ndryshuar ADN tone .Nga komunist koke shkret ne barkederr i pa ngopur.
ky vend per burra te mencur ka vuajtur dhe vuan akoma ,nuk e di kur do shporren keta pilivesat e parlamentit