Kur kolegët kosovarë Gjeraqina Tuhina dhe Augustin Palokaj po ia përkujtonin një zyrtari të BE-së në Bruksel se mandatari për krijimin e qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ka qenë pjesë e regjimit të Milosheviqit, sikur ka qenë edhe presidenti i tashëm i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ai jo vetëm që u mbajti ligjëratë atyre, por u qart krejt.
“Jo, jo. Nuk do ta pranojmë lojën tuaj për t’u kthyer nga e kaluara. Duhet të shikoni nga e ardhmja. Lërini emocionet, sepse kjo nuk do të na çojë askund. Nëse shikojmë nga e kaluara, atëherë për secilin mund të shohim se ka qenë pjesë e diçkaje… Nikoliqin e kanë zgjedhur qytetarët e Serbisë dhe pikë”.
Ndokush do të thotë se nuk mund të bëhet një paralele midis diktaturës naziste (që prodhoi Holokaustin) dhe asaj të regjimit milosheviqian (që krijoi hapësira të tilla për jetë të zhveshur), por esenca është e njëjtë.
Pse? Atë që Giorgio Agamben e cilëson “hapësirë për jetë të zhveshur” nuk varet nga brutaliteti, por nga pikëpamja e së drejtës, si paradigmë dhe nomos i planetit tonë. Pra, nga ky këndvështrim krimet janë të barabarta dhe kriminelët janë të njëjtë, pa marrë parasysh numrat ose brutalitetin. Në këtë kontekst, nëse themi se Stalini ka vrarë 1 milion, Enveri po e zëmë vetëm disa mijëra, Sloba rreth 300 mijë, Pol Poti dyfish, e Hitleri 6 milionë, prandaj ky i fundit është më kriminel se të parët, ky relativizim i krimit ruan thellë në vete nomos’in biopolitik, se ideja e Holokaustit nuk vdes dhe se shoqëria njerëzore është e gatshme ta pranojë krimin për hir të do farë mitesh të të drejtave të shumicës, kombit, klasës etj. Relativizimi i krimit, këtu qëndron gabimi në zanafillë.
Fashizmi konsensual është rikthyer në Serbi, pas një pauze, që supozohej se ishte prelud në një mendësi të re, evropiane të Serbisë. Por Tadiq u përkujdes që në Serbi të rilindë Ur-Fashizmi ose fashizmi eternal (i përjetshëm), siç e definon Umberto Eco fashizmin e përjetshëm, që themelet i ka tek teoria e “gjakut dhe truallit”, që në thelb është tradicionalizëm kundër modernizmit; nacionalizëm kundër liberalizmit; frustrim dhe paranojë kolektive kundër çlirimit nga frika.
“Sot e tërë Gjermania është Hitler”. Ky është titull i gazetave nga 4 gushti i vitit 1934, shpreh ndërrimin themeltar të pushtetit që po ndodhte. Dy ditë më përpara, në ditën e vdekjes së Paul Vohn Hindenburg-ut, kryetarit të Rajhut, Hitleri pa vonesë e suprimoi vendin e kryetarit dhe e ndërroi betimin ushtarak – nga atëherë, ushtarët i betoheshin atij personalisht, “si udhëheqës i Rajhut dhe popullit gjerman”, do t’i jenë besnik pa kusht.
Që këtu Adolf Hitleri është shef i shtetit dhe komandant supreme i forcave të armatosura, si dhe shef qeverie dhe i Partisë monopoliste Nacional-Socialiste të Gjermanisë.
Në Ditën e Vodovdanit 1989 në Beograd, Serbia festonte “unifikimin”, shtypi profashist i Beogradit shkruante: “Sot e tërë Serbia është me Slobodan Milosheviqin”, ndërsa në Kosovë kishte filluar “Nata e thikave të gjata”. Kjo paralajmëronte të tjerët se së shpejti “të gjithë do të jenë shqiptarë.”
Kështu nisën luftërat në ish-Jugosllavi, të inspiruara nga fashizmi eternal me idenë e “rikthimit në histori”, tek “zemra e Serbisë – Kosova”.
Radovan Karaxhiq, lideri i serbëve të Bosnjës, që po gjykohet në Hagë për krime lufte, ishte psikiatër dhe poet me vokacion.
Një dekadë më vonë shfaqet midis Beogradit një koleg i tij “poet” dhe komandant i xhandarmërisë serbe, si autor i tekstit të betimit të kësaj force, me rastin e 152- vjetorit të formimit të saj… “Poetika” e tij përkon me rikthimin në mesjetë, në Kosovë.
Sipas gazetës “Blic”, ministri i Brendshëm serb dhe mandatari për formimin e Qeverisë së re të Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se xhandarmëria serbe nuk duhet të shfrytëzojë betimin në të cilin thuhet se “serbi dhe populli serb nuk e ka pa Kosovën”, sepse, sipas tij, nuk duhet dhënë alibi që dikush të dyshojë në qëllimet e mira të Serbisë!?
Daçiq ka thënë se ky nuk është betimi zyrtar i xhandarmërisë dhe se ai këtë tekst asnjëherë nuk e ka lejuar e as nënshkruar. “Sloba i vogël” ka vlerësuar se ky betim nuk duhet më të përdoret, në mënyrë që të mos ketë dilema se a paraqet teksti metaforë apo kërcënim.
Në anën tjetër, një vlerësim konstitucional e ka dhënë politikani shqiptar Pandeli Majko, sipas të cilit betimi ushtarak nuk është një refren muzike, i cili ndryshohet apo i mohohet autorësia… por është betim zyrtar (shtetëror) i cili rrëzohet vetëm duke e riberë me të njëjtën procedurë.
Por a është ky betim metaforë apo kërcënim për luftë?
Në xhandarmëri kanë pohuar se njësia e MPB-së sivjet kremton Vidovdanin si kremte të saj, dhe kjo është arsyeja që Kosova gjendet në fokus të betimit.
“Bëhet fjalë thjesht për metaforë. Kemi dashur që në frymën e Vidovdanit të kthehemi në histori dhe t’i kujtojmë trimat e vjetër të Kosovës dhe në përgjithësi atë ditë si ditën e trimave kosovarë dhe në bazë të kësaj kemi thënë se do të fitojmë apo vdesim”, tha zëdhënësja e xhandarmërisë, Stanica Puzoviq. Ajo theksoi se betimi dhe simbolika e ndërlidhjes së Kosovës nuk kanë kurrfarë lidhjeje me ndërrimin e pushtetit në Serbi. “Kosova ka qenë gjithnjë e rëndësishme për këtë njësi, që nga formimi i saj e deri sot”, ka thënë ajo.
Natyrisht, se fashizmi i heshtur serb u rilind pikërisht këtu në Gazimestan më 1989, kur u dhunua autonomia politike e Kosovës, prandaj nuk thuhet kot se krimineli rëndom kthehet në vendin e krimit…
Si do të reagonte Brukseli zyrtar sikur ta zëmë FSK-ja të betohej zyrtarisht se për Zotin do të kthehet në tokat e të parëve për të marrë gjak, në Sanxhakun e Nishit, në Toplicë!?
Kjo dihet.
Po si është e mundur që në Beograd policia serbe jep betimin fashist “Për Nënën Kosovë” përderisa në Prishtinë policia kosovare kritikohet për përdorim të tepruar të forcës, përse disa serbëve ua ka zhveshur (në mënyrë shumë estetike!) fanellat me surratet e kriminelëve të dëshmuar të luftës, Milosheviq, Sheshel, Karaxhiq dhe Mladiq…
Nëse akti i policisë kosovare dikujt i duket i dhunshëm, lë ta veshë fanellën me portretin e Hitlerit në Berlin ose të Musolinit në Romë, por më përpara i duhet të kujdeset që ta zërë një avokat të fortë.
Për habi, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Werner Almhofer, ka dënuar të premten incidentet e dhunshme, sipas tij, që kanë ndodhur gjatë 28 qershorit, ditës kur serbët manifestuan përvjetorin e Betejës së Kosovës, ose “Vidovdanin”, në Gazimestan.
Derisa zyrtarët e BE-së u thonë gazetarëve kosovarë “Jo, jo nuk do ta pranojmë lojën tuaj për t’u kthyer nga e kaluara…”, në rezonin evropian duket se e kaluara e serbëve është ajo në të cilën duhet pasur kujdes, por që më parë e kaluara e shqiptarëve duhet të stigamtizohet, duhet të ndalohet!?
E që habia të jetë neveritëse, një zyrtar qyqar i Qeverisë hajdute kosovare, në një bisedë për gazetën “Vesti”, që botohet në Frankfurt, ka thënë të mos i ketë pëlqyer ajo që ndodhi as tek njëra e as tek pala tjetër. “Heqja e fanellave gjithsesi që nuk është fotoja e mirë që u dërgua për ne, në botë”, është komenti i njërit nga zëvendëskryeministrat kosovarë.
Edhe vetë Mahatma Gand’hi, ideatori i rezistencës në jodhunë, thoshte se mes qyqarllëkut dhe dhunës ai është për dhunë!
Derisa në librin “Kosovo” Dobrica Qosiqi shkruante se “Kosova dhe Metohia” është sot tokë e dhunës permanente të shqiptarëve krimogjenë të indoktrinuar nga ideologjia shqiptaromadhe dhe se është territor i mjerimit ekonomik, pa sundimin të së drejtës dhe ligjit, është shoqëri e përfshirë në krim të organizuar, në tregti me drogë dhe gra; pra shoqëri e pashpresës sociale në nivelin më të ulët të qytetërimit në Evropë, pra pragu i fundit i civilizimit. Tezat e tij për shqiptarët etnikë radikalizohen në nazizëm që shpërfaqet deri në formën e vet kërcitëse në librin “Kohë gjarpërinjsh”, ku, sipas tij, tabani social, politik dhe moral tribalist-barbar i Ballkanit i bë si aleatë Amerikën dhe Bashkimin Evropian në luftë kundër popullit më demokratik, më të qytetëruar dhe më të iluminuar ballkanik – popullit serb.
Pra, fqinjët e serbëve, shqiptarët etnikë në Ballkan, Qosiqi i cilëson tribalë dhe barbarë, cilësime shoviniste që u bartën njëkohshëm edhe në Enciklopedinë e Maqedonisë.
Këto teza të autorit fashist serb Dobrica Qosiq dhe të kopjuara në Shkup nga Blazhe Ristovski, joinventiv sa duhet, për ta mishëruar të keqen universale dhe si një plagjiator i marrosur, nuk kanë asgjë mangut nga tezat naziste për superioritetin e racës ariane ndaj kombeve me shkallë të ulët të civilizimit.
Qosiqit dhe Ristovskit u mungojnë vetëm furrat e gazit. Prandaj, një ditë dikush normal në Bruksel do të kujtohet se vazhdimi e këtyre temave është refreni i Tadiqit: “Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga Kosova” dhe si të tilla janë kundër vlerave të përbashkëta evropiane dhe nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar.
“Pa Kosovën nuk ekziston Serbia ime – Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë…” – betohen xhandarët serbë.
Serbia e shumë breza xhandarësh dhe kjo e xhandarit-poet Bratislav Dikiq nuk do të ekzistojë gjatë ose Ballkani do të zhytet sërish në kaos dhe dhunë!
E nëse kjo ndodh, nuk do të ekzistojë më kurrfarë ideje evropiane…
Fashizmi po përparon në Evropë…
Pra, ndaleni sot!
Perse je tut keshtu i nderuar gazetar. Ne e kemi kryeminister serbin dhe ja ku jemi, as tutna dhe as merzitna. Pos kesaj, lutna ta kena edhe nje njeqind vjet te tjera.
C’faj ka BE se ne i mbajme serbet ne krye?!!
o mato
po salin pse nuk e krahason me sllobon
ai eshte dhe burri i shkines
kjo ka vetem nje pergjigje.
Populli ne Kosove dhe Shqiperi duhet te beje tubime te bujshme dhe te medha ku te portretizojne kriminelet serbe vizualisht me foto dhe pamje nga krimet dhe viktimat, foto te varreve masive, foto te te vrareve, te familjeve te shkaterruara, te vendit te shkaterruar.
Kjo duhet te behet ne menyre intensive qe te mos i lihet shteg confuzionit deri ne dyshim se kush jane viktimat.
Ka ardhur koha qe te mos ankohemi me aty ku na shperfillin sistematikisht, por ti besojme vetvetes.
Duhet te jemi me aktiv dhe jo ankues qarramane tek pederastet e evropes.
Kosova dhe Shqiperia jane dy shtete te pavarura dhe detyra e pare dhe kryesore eshte,qe te NDERTOJNE ,SECILI,NGA NJE SHTET LIGJOR DHE TE BARABARTE PER TE GJITHE QYTETARET E VET!!!
Por politikanet e sotem shqiptare bejne politike per vete e jo per popullin!
Sali Berisha ka ndertuar nje SHTET FASHIST,ku populli eshte ndare ne dysh:ME NE DHE KUNDER NESH!!!
Ai e ka percare popullin me teper se te gjithe pushtuestit,sepse ai punon per interesat serbe,agjent i te cilit eshte!!!
Edhe kosovaret,qe e mbeshtesin kete BANDIT,jane po aq FAJTORE sa edhe ky shpellasr i Vicidolit,sepsde shtetaret nuk jane SUNDUES,por nepunes te shtetit!!
Kosovaret e quajne Berishen te tyre vetem se ai eshte MALOK TROPOJE,duke harruar se ai eshte VRASESI I DJEMVE TE TYRE DUKE U SHITUR SERBEVE NAFTE PER TANKET NE LUFTEN E 1999-tes!!!
Nuk ka rendesi ca bejne serbet
–Ata nuk kthehen me ne Kosove–Nga ana tjeter keto qe bejne serbet , duke leshuar nbritma nazisike , duhet qe ne ti shfrytezojme tek faktori nderkombetar
dhe sidomos ai amerikan per te bere sa me shpejt Bashkimin Kosove Shqiperi
Ne duhet te justifikojme bashkimin tone , se duke qene Kosova me Shqiperine bashke , eshte direkt nen ombrellen e Natos , dhe nga ana tjeter qeverisja e Kosoves behet edhe me produktive per popullin e Kosoves,
sepse duke qene sebashku riten burimet njerezore, Riten burimet natyrore ,
riten financat dhe si rjedhim edhe ekonomia jone e perbashket ecen me shpejt drejt niveleve europiane
Keto jane disa nga arsyet me te cilat ne duhet tu paraqitemi USA dhe EU per te justifkuar bashkimin tone te deshiruar
Psh Presidenti Bush , kur ishte ne detyre , nje moment qe serbet e veriut te Mitrovices po benin proteste –doli ne konference shtypi dhe beri thirje :— Te armatoset Kosova !
Ruset u tremben dhe protestuan
Pra me kete dua te them , qe Kosova duhet edhe te krijoje ushtrine e saj te armatosur , porse sic thashe ne duhet te bashkohemi URGJENTISHT !!!
Sa per fashizmin serb, ai i ben dem vetes, se ne Europe nuk e lejon ai qe ben ligjin ne bote sot –Ndaj serbet shesin pordhe aty , por e kane kot , sa per propagande —
Por sic thote edhe Mirei ketu siper qe shteti duhet te beje propagande diskretituese per Sebret , duke krijuar espozita me pamje te krimeve te tyre –dhe keto eskpozita te paraqiten edhe ne Europe, ( Bruksel ) e USA
Duhet te bejme sa me shume propagande kunder serbeve ne boten moderne ,
ne menyre qe ata te diskretitohen…Por sic thashe kryesorja per ne eshte BASHKIMI
Vetem Bashkimi Kosove -Shqiperi na shpteon te gjitheve –nga kriza e thelle ekonomike dhe politke qe kemi sot
Nga te rrallet qe e thua te verteten siq eshte.Te lumte dora!
Zoti Matoshi! Megjithese shume shkrime tuajat nuk perputhen me bindjet dhe kulturen time personale, une ju pergezoj per kete shkrim dhe e quaj nje shkrim me vlera kombetare. Gjithashtu, gjej rastin te solidarizohem me juve, kunder te gjithe atyre personave qe pak dite me pare tentuan t’ju dhunojne fizikisht.
Z.Matoshi,
me pelqeu shkrimi dhe te dhem te verteten ne kundershtim me disa shkrima tuaja te meparshme kur flisje dhe per tolerance per ta dhe bashkepunim.
Ata qe kur jane shfaqur ne trojet tona,vetem krime cnjerezore kemi pesuar.
Problemi sot eshte se ne shqiptaret po bejme shume pak per tju kunderpergjigjur.Akoma ne Kosove jane monumentet serbe apo turke,njelloj te demshme per bashkimin tone shpirteror,por ne rradhe te pare,per ti pre rrenjet shovinizmit serb ne trojet tona.
Me pelqeu dhe permendja qe u ben territoreve te humbura qe shkonin deri afer Nishit.Verej qe asnje politikan shqiptar nuk i permend asnjehere.Perkundrazi,serbet ne menyre shume te organizuar,po botojne ne shume gjuhe kryesore,propaganden e tyre,e cila eshte e pabesueshme per mashtrimet e genjeshtrat,por qe mund dhe po zen vend ne kokat e shume njerezve.
Problem i madh i ne shqiptareve eshte dhe kryeministri serb sali sheqere berisha.Po permend vetem nje fakt i cili eshte i krahasueshem me permendoren e ngritur nga serbet ne Kosove: Varrezat greke ne jug te vendit! nje nga motivet e luftes se ardhshme te greqise kunder nesh.
Ti zoti “preng sherri” thua se “problem i madhe eshte dhe krimineli serb sali sheqere berisha”. Jo dhe- por i vetmi problem i shqiptareve.
Pse? :
Ai eshte nje KRIMINEL SERB nen lekuren e malokut te vucidolit.
Ai ka perçare aq shume kete popull si askush me pare serb apo grek antishqiptar!
Ai ka shitur troje dhe interesa te ketij kombi si askush tradhetar shqiptar!
Ai me strategji te mirestudiuara ka krijuar kushte per nje copetim modern te Shqiperise nga greku dhe serbi.
Ai ka skllaveruar ekonomikisht popullin me matrapazlliqet me bizneset roberuese serbe.
Ai ka lodhur dhe degraduar shpirterisht kaq shume kete popull sa nuk po i ben pershtypje perdhosja e lirise dhe te drejtave te tij.
Mendo nje popull qe i sjellin plerat e rrezikshme tek dera e shtepise dhe te mos kete kurajo?, tru? seder? dinjitet?.. te kundershtoje!!!???
Tani se fundi po ju jap te drejte ne ate “dhe krimineli sali…”.
Eshte dhe nje klase intelektuale e tredhur e shitur, e lodhur..dhe nje popull qe lirine e do tja dhurojne dhe jo ta fitoje qofte dhe me gjak.
mira
te jap te drejte ne te gjitha ato qe thua.E keqja e Berishes eshte ne rangun e te keqijave serbe,turke apo greke.
Te them te drejten,personalisht jam i pa shprese se nje dite mund te behemi komb.Jane te shumta arsyet qe ,per fat te keq ,arrij ne kete perfundim.Por tek e fundit e keqja nuk mund te jete vetem nje sali,apo azem a fatos.Por ato qindra mijera qe i mbeshtesin dhe votojne per to.Ka ardh dita qe te gjithe te ndjehen te pergjegjshem per voten qe hedhin dhe te kuptojne qe kane ne dore fatin e te ardhmes se tyre.Personalisht nuk kam per te votoj,ndoshta A K Z,por ajo qe eshte e sigurt eshte qe saliu i sheqeres duhet te shporret nga politika.
eshte e paparanueshme qe nje komb si i yni,i cili gjate historise se tij ka pesuar holokauste te vertete,nje nga popujt me historine me tragjike,i lejon vetes te sillet ne menyre kaq te papergjegjshme.Pres nga intelektualet e njohur deri dhe prishjen e maredhenieve diplomatike apo kufizimin me shtete te tilla si turqi,serbi apo greqi,ne te kundert,ne arrijme deri aty sa bizneset strategjike te kombit jane ne duart serbe e ruse.Nuk dua te permend dhe dhjetera fakte te tjere,pasi i kemi permendur kaq shume sa behen bajate dhe duket sikur humbin kuptimin e tyre.
Dua te shpreh dhe habine,cudine apo nuk di cfare ti vej emrin nje fakti tjeter.Vij nga nje zone e vendit e cila pothuaj nuk ka pas te bej drejtperdrejt me serb,por urrejtja per ta si komb eshte e pakufi.Nuk mundem te kuptoj asnje qe ben biznes me ta,ben krushqi me ta,etj,etj.Shqiptaret e ish jugosllavise duhet te ishin te paret qe te urrenin sali berishen,por ne fakt ndodh e kunderta.Dhe ketu fillojne cudirat shqiptare qe nuk kane te sosur…
mund te rrish e te shkruash pa mbarim,por ska asnje vlere,sepse si komb e kemi kujtesen si te pules,tek e fundit jane te tjeret te cilet mendojne per ne.Ne na mjafton te merremi me korrupsion,prostitucion,hakmarrje brenda familjes,vjedhje,mashtrime.Grate e motrat tona na i mbron NATO,apo sic thote i dashur DEAN, BACA I GEGEVE vigjilon per ne!
Kjo eshte qesharake.
Sali BErisha votohet dhe mban mitingjet e fitores ne Shqiperi, dhe per kete e paskan fajin shqipetaret e Kosoves.
Kjo eshte sikur lumenjte te mos derdhen nga mali, po ne mal
Do thosha qe ne Shqiptaret duhet te bejme shume kujdes si e identifikojme veten .Per mua eshte e pa falshme per popullin shqiptar nga te dy