Nga Petrit Rama
‘Mjeti më i mirë për të marrë informata është të japësh informata’, është një prej maksimave më të diskutueshme te Princi i Makiavelit, teori e cila ka si qëllim të maksimalizojë pushtetin gjer në diktaturë nëpërmjet mbajtjes së kuotave minimale të së ashtuquajturës demokraci, teori e cila formëson boshtin bazë ideologjik të çdo pushteti të mundshëm, përfshi dhe pushtetin kriminal e tejet të padrejtë të kryeministrit shqiptar.
Sepse për kryeministrin tonë ‘qëllimi e justifikon mjetin’ pasi në përmbajtje të ekzistencës së tij politike ka maksimën ‘nuk është e rëndësishme mënyra sesi fiton, sepse ai që ka fituar turpshëm nuk turpërohet prej aktit të tij’.
Kërkesa e fundme e pushtetit për të hequr imunitetin parlamentar të socialisteve si paprekshmërinë penale dhe papërgjegjësinë ligjore për votën dhe mendimin e dhënë në parlament formëson një rrezik për krijimin e një gjendjeje persekutuese kundrejt boshtit opozitar, pasi paprekshmëria penale pritet të përdoret nga pushteti me anë të strukturave të tij duke e baltosur me akuza dhe fakte të paqena subjektin politik socialist, akuza të cilat tashmë pos gojës shpifëse të kryeministrit mund të sendëzohen në aktakuza konkrete, të prodhuara prej institucioneve që ai i mban të centralizuara rretheqark personit të tij, përfshi dhe parlamentin +71 të Berishës, i cili mund të aprovojë përndjekjen penale të opozitës nëpërmjet përmbushjes së funksionit kushtetues së lejes për të nis procese kundër të zgjedhurve parlamentar socialistë.
Së dyti, papërgjegjshmëria ligjore për mendimin dhe votën e dhënë në parlament, ku shpifja distancohet prej kësaj mbrojtjeje, por që tashmë ka ndërmarrë reprezalje kundër subjekteve më kritikë të opozitës, mund t’i kushtojë shtrenjtë socialistëve, sepse një fije e stërhollë e ndan pushtetin me sistemin e Lukashenkos, i cili me delegjitimimin e kësaj devize kushtetuese shoi një opozitë të tërë.
Ndoshta shqiptarët mendojnë se Berisha nuk mund të konvertohet në një Lukashenko dhe të qënit ky i fundit është piku i qëllimit të tij politik. Përkundrazi, Berisha ka rënë në rangun e atyre gjysmëdiktatorëve të cilët nuk mund ta zbusin më egërsinë e sistemit të tyre prej frikës së shembjes në të. Nuk mund ta zbusë se mbart një barrë të vrarësh, të persekutuarish, një popull të mjeruar, faje familjare, krim të organizuar, pasuri publike të dhënë për dy lekë, zgjedhje të vjedhura, për të cilat opozita është zotuar sistematikisht se do t’i ndëshkojë në saj të thyerjes së kultit të harresës dhe pandëshkueshmërisë.
Megjithatë Berisha si makiavelist politik ka menduar të gjejë një shteg tjetër: atë të presionit. Atë të informatave të Makiavelit, atë ‘ta mundësh kundërshtarin është ta bësh atë të paaftë të organizojë rezistencë’ të Klaushvic, të cilin krejt Ministria e Mbrojtjes dhe eksponentët e saj e ideolizojnë jo vetëm si maksimë ushtarake të luftës, por dhe të luftës politike sepse fundja për ta si pjesë përbërëse e pushtetit ‘lufta është vazhdimësi e politikes me mjete të tjera’.
Informata që mund ta bëjnë të paaftë opozitën për rezistencë, e jo informata me baza të së vërtetës, por të kopsitura vetë, të rrejshme, me krijim diskutimesh përmes kordave të zërit që pajisja katërqind mijë euroshe dhe tërësia e pajisjeve të spiunazhit ushtarak mund t’i rregullojë si të dojë vetëm e vetëm që Berisha të shpëtoje, të mund të ikë prej këtij Ancien Regime që e mban peng prej frikës dhe forcës së zakonit.
Tashmë vendi është në prag të një kaosi, i cili mund të ndodhë ose jo në raport të ikjes apo jo të Berishës, por dhe ikja krijon varësi prej faktit nëse do mundë Berisha të ikë i pafajshëm.
Ky proces domino krijon kushtet e tri teorive te rrezikshme:
a) ikja e Berishës përmes zgjedhjeve dhe një marrëveshjeje me opozitën për mospërndjekjen e tij,
b)humbja e zgjedhjeve, por mbajtja me forcë e pushtetit prej kryeministrit, dhe
c)triumfi elektoral i opozitës dhe përzënia me forcë e kryeministrit.
Kjo e treta ka kosto të shtrenjtë, megjithatë është më e domosdoshmja për popullin shqiptar dhe shpresojmë që opozita t’ia arrijë.
Nje popull qe vetem fle duke pritur t’ja dhurojne te tjeret lumturine, eshte i ndeshkuar te mbaje ne qafe Berishe dhe solloropin tjeter te plehrave politike te ngjyrave te ndryshme. Eshte vertet e hidhur kjo qe them, por nuk shoh mentalitet kundershtues popullor ndaj poshtersive te pushtetareve.
Mjafton qe te kujtosh 97′ dhe te kuptosh koston e largimit te Berishes!
Thank You Nano, thank you Meta!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/do-e-djege-prape-shqiperine.html
Autori e ka shpreh qarte,sakte dhe pa censure mundesine e ikjes se Berishes,teori qe te bejne te reflektosh mbi marrezine qe mund te beje ky njeri,pasi perbindeshat shkelmojne me fort e me eger kur jan duke vdek.
Ska mbet zgjedhje tjeter vecme me e mar zvarr ket njeri,sepse ato cka ai ka bere,jane aq te ndyra,sa nuk mund ti laje ndryshe vecse me dhune…
Analiza,e shkelqyer.
o popull po me mire nje kosto tani shpejt se sa gjithe jeten me maloke ne krye. a nuk na mjaftojne vjedhjet dhe vrasjet e poshtrimet e tij dhe disa qindra apo mijra mercenareve te tij keto 22-vite pas ppsh, partise se tij makabre. po pse keshtu do jetojme me friken e disa qindra apo mijra mercenarece te tij o popull, kur populli anti berishe e anti mete eshte mbi 2/3 e gjithe popullit, por sipas nje staticieni anglez qe merret me ballkanin, —shqiptaret e shqiperise jane 5% me rregjimin aktual, 20% nuk dine ku jane e mbahen per asnjanes “por jane pseudo-asnjanes per momentin”, ndersa 75% jane barut dhe presin nje lider ti udheheqe sado pak, e pastaj edhe ky 20% pseudo-asnjanes behet pjese e 75%. a e kuptojne europianet dhe amerikanet se nje rregjim si ky i tiranes aktualisht nga me barbaret e kamufluar nderkombtarisht, shkermoqet ne 5% e mos me pak per pak dite e jave—
Ky cope kerme e ka pak varjen,duhet ti behet ndonje vrasje e ngadalte qe ta kuptoje mire se c’do te thote vuajtje,kjo ershte diktatura e vertete qe po jetojme me kete kerme…
Diktatura asht nje fakt i kryer.A eshte kujtuar ndonjehere opozita,te hetoje numrin e punonjesve civile apo me uniforme,te cilet paguhen nga min e brendeshme,garda e republikes e digastere te tjera??? A eshte studiuar ndonjehere perberja dhe prejardhja e ketyre personave,aktiviteti i dikurshem i tyre,arsimimi dhe vertetesia e diplomave,qe posedojne??? Neper rruget e Tiranes,neper gigastere e ministri,neper rruge e hapsira te periferive,sillen e paguhen nga taksat,qindra njerez te dyshimte,te gatshem per tu sakrifiku ne emer te mbrojtjes se diktatures.Vetem nje revolt e pergjithshme e popullit te ndergjegjesuar mund ta frenoje e eliminoje keto struktura te regjimit.Mos kini ma besim tek ky shtet,sepse nuk eshte me ligjor.Pse te jene ma trima se ne Sirianet,Egjyptianet,Libianet etj,te cilet u ngriten,u dogjen,por fituan mbi diktaturen.Sado qe besojne ne gardat e tyre te krimineleve,diktatoret e tipit Berisha,nuk mund ta perballojne forcen e popullit.Meqenese lufta ka kosto jete e gjaku,atehere te bllokohet Tirana me protesta te pandalshme,te rrethohen me militante qendrat e votimit per te ndaluar vjedhjen e votes,te mos i bindet policise,qe asht pale me diktaturen.Mos besoni ma o njerez tek vota e lire,persa kohe nuk ka shku ne litar diktatori Sali Kurve Vicidoli
o- tivrshin,kush je mor ti mor qe na kerkon qe te behet dhune kunder institicioneve te shtetit more spiun i diktatures qe te paguante (per spiunlliqet)me fasule dhe patate ,kadri hasbiu,patroti yt sepse ti nuk je shkodran por ,llum…
E treta e verteta.Me mire e treta.Me kosto ,por zgjidhje afatgjate.
mo na e nxifni me figure kete fytyre te ndyre
Ja me ne fund nje shkrim i sakte per gjendjen e mjerueshme ku ndodhet Shqiperia dhe populli shqiptar si rrjedhoje e sundimit diktatoral te Sali Berishes.
Ja me ne fund, perseri, nje shkrim qe tregon natyren e vertete prej makiavelisti te Sali Berishes. Ky, nga dita e pare, menyra si erdhi ne krye te PD, dhe me pas vetemrimi i tij si president i Shqiperise, shkaterrimin e Shqiperise, djegjet dhe vrasjet, dhe perseri gjate gjithe kohes qe eshte vetemeruar kryeminister i Shqiperise, tregojne se ai per asnje cast nuk e ka harruar Makiavelin, eshte frymezuar nga ai (nga Princi i Nikola Makiavelit), e zbaton ate ne cdo hap dhe veprim. Duket sikur Sheqerja nuk e ka ushqyer me qumeshtin e gjirit te saj por me ate te Makiavelit. Dhe ky Makiavel, jo vetem qe nuk iken kurre nga pushteti, por edhe po iku, do te ike paqsisht, ashtu si edhe ne vitin e tmerrshem te 1997. Mallkuar qofte ajo nene qe e ka lindur dhe dhen gji, dhe mallkuar qofte ajo dite qe ka lindur. Mallkuar qofshim edhe ne qe mbajme mbi supe nje njeri te tille, djall, antishqiptar dhe antikrisht.
Analize shume realiste por per teorine A
a) ikja e Berishës përmes zgjedhjeve dhe një marrëveshjeje me opozitën për mospërndjekjen e tij,
DHe kjo eshte shume e rende, sepse RAMA behet pale me BERISHEN nga
frika qe nuk fiton zgjedhjet apo ja manipulon BERISHA, pranon mosndeshkueshmerine, kejo tregon qe edhe RAMA do ta perdor pushtetin
ne te njejten menyre duke bere pazare ne dem te demokracise.
C’do fillim e ka nje fund,populli
shqiptaret po jetojne grahmat e fundit te daljes se shpirtit prej dhelpres komuniste.Dhelpra ala s’ka dhene shpirt.
o Petrit,
sikur i ke ngaterruar pak me ato tre teorite e rrezikeshme.
Pershembull, ju thoni qe:
b)humbja e zgjedhjeve, por mbajtja me forcë e pushtetit prej kryeministrit, dhe
c)triumfi elektoral i opozitës dhe përzënia me forcë e kryeministrit.
Pra, varianti ” b) ” dhe “c)” te dyja supozojne ose humbjen e zgjedhjeve ose triumfin e opozites, ne te dyja rastet ..OK?
Po perse e thua ne forma te ndryshme..sikur e ben te ngaterrueshme. Perseritja e fjaleve dhe e ideve ne menyre te identike ngadonjehere krijon monotoni por ne analiza te vecanta dhe pergjithesuese ..jane te nevojshme per te krijuar qartesi dhe lehtesi kuptimi.
Nuk ehste njesoj.Humbja e Zgjedhjeve prej Berishes jo domosdoshmerisht do te thote triumf i socialisteve ne nje kohe kur ne klasen politike shqiptare po qarkullojne faktore te ndryshem politike.
Humbja e zgjedhjeve te Berishes nenkupton mundje nga te gjithe.
Triumfi eklektoral i opozites nenkupton triumf +71 deputetesh te opozites.
Berisha vertet duhet te ikij por cfare do te beje kopja e keqe e tij Edi Rama ju e shihni kush jane socilaistet, mendoj se ky eshte problemi thelbesor kur do te shpetoje shqiperia nga individet e forte.
Shume prej komentuesve perdorin termin opozite athua se opozita eshte shkopi magjik i ndryshimit te situates.Zoterinj opozita eshte nje grusht njerezish deputete bashkiake dhe militante dhe asgje me shume perballe nje kundershtari qe ka qeverine me te gjitha mjetet qe ti jep pushteti me administraten qe e ka te shtrire ne te gjithe teritorin me gjykata dhe prokurori biles dhe me presidence.
Kur te gjitha keto leva jene ne nje dore sic eshte Saliu si mund te pretendohet tia heqesh nga duart pa ndihmen e nje populli te tere.
Permbysjet e regjimeve nuk vijne nga opozita dhe kjo as ka ndodhur as nuk ka per te ndodhur neqoftese populli nuk e merr situaten ne dore.Po cili popull mund ti ndryshoje gjerat,populli shqiptar?kurren e kurres nuk mund te shpresoj tek nje popull lapanjoz e pa idenditet.
Ja e zeme se Berisha arrin ta rrezoje Ramen nga skena politike,atehere lind pyetja kush do jete ai qe do i jap shprese atij vendi.Per mendimin tim atehere ai vend ka marre fund njehere e mire.Se mos eshte nje cudi e madhe se ai vend merr fund ai gjithmone ka qene nje vend koti me popull koti dhe ashtu do jete ne perjetesi.
SALI BERISHA KA MBI KURRIZ NJE MAL ME MEKATE DHE ASNJE NGA LUMENJTE E SHUMTE QE PERSHKOJNE VENDIN TONE , NUK MUND T’JA LAJE.TE TRI OBSIONET E MESIPERME JANE ME KOSTO TE LARTE PER POPULLIN SHQIPTAR,POR SIDQOFTE OBSIONI I FUNDIT ESHTE ME I PERSHTATSHMI : TRIUMFI ELKTORAL I OPOZITES DHE BERISHA DUHET TE ZHDUKET NGA SKENA POLITIKE SHQIPTARE SI KOMUNIST I FUNDIT NE DREJTIM TE KETIJ VENDI TE SHUMEVUAJTUR.