“O shqiptar… që s’ju mora vesh asnjëherë”

18 Korrik 2012, 18:34Blog TEMA
“O shqiptar… që s’ju mora vesh

Nga Arben Manaj

Londër

 

Ka një diskurs të ndjerë dhe kuptueshëm këto ditë në Shqipëri në lidhje me atë qe po konceptohet si letargji e popullit ndaj gjendjes së krijuar në vend dhe mungesë ndjeshmërie ndaj të ardhmes. Inaktiviteti dhe letargjia aktuale shqiptare është një konstatim me shume të njohura, por edhe të panjohura, shpjegimi i plote i të cilit nuk është kurrsesi fundor. Gjithsesi një e vërtetë e madhe mbizotëron.

Shqiptaret, (mos harroni të më shënoni edhe mua këtu, ju lutem), pavarësisht nga arsyet dhe shkaqet, janë shënuesit e autogolit më të madh për të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Dhe le të mos fshihemi pas gishtit.

Ka disa pikëpyetje të mëdha, përgjigjet e të cilave nënkuptohen, por janë sensitive për tu formuluar për shkak të hidhësisë dhe rrezikut të perceptimit të tyre si personale. Gjithsesi…

Mos valle ne shqiptaret për shkak te varfërisë historike kënaqemi me pak? Dhe me këtë pasuri dhe katandi të fituar në këto 20 vite, ndihemi të vetëplotësuar ne minimalizmin tonë tragjik?

Mos vallë në letargjinë dhe mosngritjen e kryes qytetare, ndikojnë edhe remitancat që vijnë nga emigrantët, që mbajnë familjet, motrat dhe vëllezërit e tyre, ku një pjesë e kalojnë kohën kafeneve, duke prishur parat e ardhura nga jashtë? Dhe për pasoje nuk ia dinë aq vlerën nxjerrjes së parasë dhe përdorimit apo shpërdorimit të saj?

Mos vallë ne jemi në mase të madhe të padale dhe nuk kemi pikë referimi me çfarë të krahasojmë kërkesat tona dhe nuk dimë ndoshta se çfarë është e pranueshme apo masën deri ku nuk pranon një popull shkelmin ne fyt të pushteteve të ditës?

Mos vallë jemi keqtrajtuar dhe shtypur aq shume ndër shekuj, saqë na është bërë natyrë e dytë nënshtrimi dhe kokeulja?

Nisur nga shume reagime të viteve të fundit, që nga Gërdeci që rivoton shkaktarët, shndërrimi i Shkodrës në Venecie, post 21 Janari, protestat e munguara kundër rritjes konstante të çmimeve te shërbimeve që nga dritat, uji, telefonia e tarifa të tjera, apo në invers të saj, sheshet plot të mitingjeve politike, të çojnë në një konkluzion të dhimbshëm.

Qartësisht ne si komb nuk kemi një kulturë të konsoliduar, qoftë demokratike, qofte civile, për të reaguar si perëndimorët në shumicën e rasteve, apo të ngremë instrumente efektivë ndikimi, ndaj defekteve dhe imperfeksioneve të imponuara nga pushtetet dhe qeveritë e ditës, apo atyre të mbartura nga historia.

Në këtë sens, është paska si shumë që ne si shqiptarë të reagojmë menjëherë dhe të korrigjojmë apo ndryshojmë status-quo-t me të njëjtin rendiment si të banorëve horizontalë apo veriorë të kontinentit tonë.

Kemi vetëm 100 vjet që kemi shtetin tonë, ndërkohë që në Pragë, p.sh kalaja e qytetit ka qenë rezidenca e qeverisë përpara 1000 e ca vjetëve. Kaq mjafton për të mos kaluar më në Perëndim apo veri të Pragës.

Pjesa e parë e shekullit të kaluar vërtitej mes mushkonjave, kininave e butaforisë mbretërore sesa nga librat dhe Oksidenti real, ndërkohe pjesa e dyte e shekullit, paradoksalisht drejt elektrifikimit dhe errësirës së izolimit absurd, të fiksuar pas mosmbajtjes së barsetave dhe mjekrës dhe dënimit me burg se dëgjoje Çelentanon.

Shtoi kësaj edhe tollonat në vitet e fundit të komunizmit, dhe shpëlarjen unikale të truve, çka bën që ne si komb sërish të ishim të fundit kur duhet të ishim të parët në mesin e ish-Perandorisë së Lindjes në luftën për ndryshim.

Sakaq, në post-diktaturë gjithçka ishte dhe mbetet një rënie e lire dhe e pamenaxhuar, ku një brez i tërë është rritur me mosbindjen ndaj ligjit ose në mungesën thuajse totale të saj, ndaj dhe nuk ka mosbindje qytetare në përkufizimin klasik të aksionit.

Gjatë kësaj periudhe 20 e ca vjeçare, edhe ajo shtrese pro-aktive dhe e ndërgjegjësuar për vlerat perëndimore mori rrugët e vështira të emigrimit. Ndërkohë, një pjese e kësaj shtrese e gjeti veten, ku me vështirësi, ku me meritë dhe idealizëm, apo edhe me përshtatshmëri me realitetet e brendshme, për të ndërtuar te ardhmen e tyre brenda territorit, bashkë me një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, e cila dogji shumë etapa qytetërimi.

Ndaj sot njerëzit nuk e kuptojnë të famshmin slogan atlantikas, “Act now” ose i rrinë indiferent atij apo edhe i nënqeshin.

Në këtë indiferentizëm, për të qenë të sinqerte, ndihmë kanë dhëne dhe japin sa pseudo-menaxherët politikë të zgjedhur në vend, apo udhëheqësit e vetëshpallur “jo-politikanë”, aq edhe ndërkombëtarët me dieta të majme, si dhe diplomatët e shndërruar në “guvernatorë” të vendit, nga Rinasi e këtej doganës, pasi që në momentin që vënë këmbët në shkallët e avionit dhe aty ku zbresin, as komshinjtë e tyre nuk i njohin.

Ajo që është e frikshme në tërë këtë letargji dhe vegjetim janë të rinjtë, që nuk kanë fuqinë për të kuptuar fatkeqësisht se po u kalon jeta “nëpër shale” dhe po humbasin shanse mbijetese në tregun e egër të kapitalizmit shqiptar, apo austeritetit evropian.

Janë ata që në shumice do të përballen një ditë me realitetin e ditës së pas-dehjes, kur do të jetë shumë vonë, për shkak të diplomave “Kristalore” të financuara çuditërisht nga prindër të dhimbshëm si çdo prind për fëmijët, por realisht naiv në përzgjedhjet universitare për fëmijët e tyre.

Këtu, natyrisht nuk përfshihen ata fëmijë etërish që i kanë sjellë fëmijët deri në Kembrixh ku studion edhe im bir, duke paguar qimet e kokës, ku një pjesë e “përballojnë” me rrogat e shtetit apo bizneset e lidhura me fijet e pushtetit.

Të pashpjegueshëm janë dhe ata të rinj, me ç’fokusimin e tyre, që edhe 20 vjet nga rënia e komunizmit, e vërtisin jetën në pjesë të madhe me gjëra periferike dhe harxhojnë çuditërisht sot aq shume kohë me vanitete si tifozllëku për ekipet evropiane të futbollit, sa rrallë bashkëmoshatarë të tyre në Perëndim.

Faktikisht këta janë të rinj, që kanë shumë më shumë halle sesa brezi im, që asokohe kishte kush mendonte për ne, brenda budallallëkut tonë kolektiv, por të sigurt po themi, deri diku.

Madje këta të rinj, realisht kanë pak shanse të dalin nga familjet patriarkale shqiptare, ku jetojnë me “kuç e me maç” brenda dy apo tre dhomave e një kuzhine, me një problematikë të kuptueshme, dhe me pak shpresa për të qenë pronar shtëpish, sesa qiraxhinj të tyre në rastin më të mirë.

E sërish nuk kurajohen dhe bëhen me vokal e më perëndimor në qasjen dhe përshtatjen me globalizmin e sotëm.

Moderniteti i sotëm nuk qëndron ne anakronizmin e tangërllikun e duhanpirjes skandaloze të një pjese jo të vogël të të rinjve shqiptarë, as në dembelizmin dhe përtacllëkun e tejskajshëm të “një kafe e tre ujë pa gaz” nëpër kafenetë apo bilardot e qyteteve apo Metropolit.

Aq sa nuk është e tille, as vetëm pasja e një açount në Facebook, dhe as lyerja apo pispillosja vanitoze që në pikë të sabahut, majë takave nëpër rrugët jo perfekte shqiptare.

Moderniteti dhe të qenit perëndimor qëndron në ndërgjegjësimin, pse jo edhe egoizmin, dhe të vepruarit për interesat e tyre dhe të së ardhmes së tyre në radhë të parë, për të mos lejuar të deleguarit e tyre përmes votës, që të abuzojnë me fatet e tyre.

Personalisht, me dhimbje e them, nuk kam shume besim dhe iluzion se do te ndryshoje ndonjë qasje, pasi inercia historike është dhe do mbetet fatkeqësisht dominonte dhe rezultante e konstitucionit tonë shpirtëror dhe sivik, si një nga gjërat që nuk na bën dhe aq krenar, krahasueshmerisht me të tjerët, në këtë vetëm 100 vjetor, të pasjes formalisht të shtetit.

Mungesa e protagonizmit ose ndryshe, siç së fundmi ka gjetur shprehje në zhargonit publik “Act Now”, nuk është dhe nuk do të jete me faji i atyre që shpërdorojnë dhe luajnë me destinin e shumicës, pasi ata për nga natyra, do të bëjnë përshesh sa herë të gjejnë shesh, që s’mbushet nga zëri i zdrugasjes dhe latimit demokratik e të vazhdueshëm të praktikave imperfekte.

17 komente në ““O shqiptar… që s’ju mora vesh asnjëherë””

  1. Shqiptari/Finland says:

    Faleminderit per artikullin i nderuar zA.Manaj! ske cte shtosh por eshte fatkeqesi se brezi i ri ne Shqiperi eshte tamam ashtu sic e pershkruan,do te ishim mirenjohes te mos mjaftoheshit vetem me kete artikull,por te jeni i sigurte se do te ishit i mirepritur e per shume te tjere nga realiteti i jetes Shqiptare.

    1. homeri says:

      –Per mua eshte artikull qe nuk shpiegon asgje te re dhe shkaqet perse eshte kjo gjendje. Keto qe shpreh autori jane thene me mijra here—- Nje vend shkon perpara edhe kur digjen etapat nga politikat qeverisese dhe shoqeria civile . Qeverisjen e kemi regjim taleban dhe shoqerin civile te ngordhur –Per keto duhet te shprehet autori i respektuar

    2. Vetem revolucion says:

      Me teper sesa rinine une do te fajesoja eliten e vendit qe nuk dine ta menaxhojne forcen dhe energjine e rinise kunder pushteteve diktatoriale.Jam i sigurte se shume te rinj shqiptare do te mbeshtesnin dhe ndiqnin cdo njeri intelektual te ndershem te palyer me bojen e zeze te politikes shqiptare.Rinia nuk mund te çohet vete nga kafenete dhe te rrezoje pushtete.Duhen udheheqes te drejte e te ndershem qe ti drejtojne e frymezojne ashtu siç duhet.Faleminderit per shkrimin zoteri.Analiza te tilla jane te shumepritura.Ju lutem vazhdoni.

    3. raimondi says:

      Ky artikull eshte nje artikull qesharak

      Keta fake -intellectuals i ka zene nje sindorme e fyerjes se popullit shqiptar,
      Kjo u ndodh sepse keta jane njerez pa personalitet ne jetne e tyre , dhe nga ana tjeter keta jane edhe shume injorante

      Ky qe shkruan ketu nuk di gjene me elementare, se ne demorkaci protestat i udheheq Opozita,
      Jo te ngrihet populli ne protesta pa udheheqje politke , dhe te behet anarshi

      Ne jemi nje sistem demokratik, se kemi opozite ne parlament–Dhe kjo opozite paguhet nga populli shqiptar per te kanalizaur pakeaqsite e popullit ne parlament, ne ruge , ne media e kudo

      Pra , ne paguajme opoziten qe t ena udheheqi ne oponencence kunder regjimit te Sales

      Nqs ne ngrihemi ne proteste pa opoziten ne krye , atehere ne duhet ta heqim nga parlamenti kete opozite

      Ndaj , ketu do shtoja se edhe ambasadori amerikan e ka shume gabim ate levizjen :-Act now _

      Eshte absolutisht gabim—Ate ACT NOW ,ambasadori duhet tja kerkoje opozites, jo popullit , sepse ashtu sic flet amabasadori e nxit popullin per kryengritje

      Por ne nje sistem demorkatik, kryengritjet jane te paligjeshme

      Ne fakt , populli duhet t e shkoje atje para selise se PS-se dhe te beje proteste duke kekruar qe depudetet e PS-se te vihen ne krye te protestave te popullit ,

      Ndaj o artikul shkrues , nuk eshte faji i popullit, dhe mos ja fut si kau peles,
      por meso njecike se si funksionon protesta ne vendet demokratike ….

      1. tefa says:

        O rajmon injornati. po ky zotnia, vec injornat seshte se ka nje jete ne angli,e eshte intelektual i mirfillt. ky eshte nga asat e ish bbc, po ai ka nje gabim qe vazhon e merret me shqiptaret budallenj. ti o ztoni do jesh ndonje nga ata qe ngre thase cimentoje, ke edhe guximin e i trgon babit arat. po i shkrim eshte per te hap mendjen ty dhe ca debilave si puna jote qe thote mire ai ai kane djeg etpat e qytetrimit se jeni te ranum prej malit dhe keni pese vjet ne qytet e ai zotni jeton maje Londresor rypkaishi. hajt tung dhe meso i here parase te bosh koment gomar.

    4. Hithri says:

      Ky shkrim i ka bene pikat mbi i dhe si thote autori per rinine e sotme jane prinderit ata qe me absurditetin e tyre “te dashurise” se semure
      per femijet e tyre kane krijuar nje brez pertac, qe shijon jeten ne kotesine e klubeve dhe plazheve te rivieres dhe s’e kupton dot thellesine e degradimit te ketij kombi. Dhe ketu nuk flitet vetem per ata qe i mbajne femijet me parate tona, por edhe njerez me te ardhura normale, shkrijne te gjitha kursimet e tyre qe te krijojne nje status shoqeror artificial per femijet e tyre qe, sic e thote dhe autori do t’i plase nje dite ne fytyre kur prinderit e tyre te mos jene me gjalle. Absurditeti i prinderve arrin deri aty sa kur femijet e tyre te rritur tashme ju del viza per jasht shtetit bejne te njejten gje, i financojne qe ata te mos “vuajne” e “rropaten” rrugeve te botes, dhe krijojne femije te paafte per te mbijetuar. Fatkeqesisht, kultura qe ishte krijuar ne “bllok” qe prodhoi nje grup “bir beu”, prinderit e tyre qe na benin ne propogande i rriten femijet e tyre jasht realitetit shqipetar, per nje cudi eshte perhapur si nje semundje ne te gjithe shoqerine shipetare te sotme, duke krijuar nje brez te “cunave te beut” qe s’kane nevoje te bejne asgje se i gjejne gati te gjitha dhe sic e nenvizon autori, nuk zoterojne as edhe nje apartment te tyrin, por me sa duket presin “t’ju vdesin” pleqte qe te trashegojne apartamentin ku banojne se as nuk e kane koncept qe ka ardhur koha te blejne apartamentin e tyre megjithese jane mbi tridhjetat dhe e shesin veten si europiane moderne. A mund te presesh nga nje brez i tille te merret me politike kur ata jetojne ne nje realitet sureal? ( pronderit e tyre qahen por s;kuptojne se kane krijuar ca qenie egoiste te vetkenaqura.

  2. Landi- Sverige says:

    Nje artikull me nje analize te perkryer! Komplimente Arben Manaj!

  3. katroni says:

    po pse ne Londer?
    nuk kishte leter dhe laps a kompjuter me e shkrujt ket ‘letren’ per gazet ne shqipni a?

    1. aldo says:

      z.Manaj eshte gazetar per lajmet e Londres dhe komunitetit shqiptar atje. Apo harrove qe ka me shume emigrante jashte Shqiperise!

  4. PrapambetjetOsmane says:

    Komplimente z. Manaj !
    Do t’ju lexoja me vemendje serish ne tema online.
    Shendet e te mira !

  5. eleYΘeriskepsi says:

    Suksese per artikullin!

    Autokritika eshte fjale e huaj tek shumica e shqiptareve!
    Mos prisni t ju kuptojn !
    Por kjo nuk duhet t ju inkurajoj te vini ne dukje te metat e tyre.

    1. fatmir says:

      Erdhe prape ti moj shurre greke. Ik e vri veten si bashkombasit e tu, se do te gjej shpirti rehat nga urrejtja qe te ka mbeshtjell, kurve muti.

      1. raimondi says:

        Mire i thua

  6. stefan cole vlore says:

    Elektrifikimi i kujt? Cuarja e nje kablli dhe e nje poci te zbehte nuk mund te quhet elektrifikim.Troc ai sistem na la qorra ne erresire dhe do te duhen dekada te tera per te dale ne drite.Edhe ju si gazetare po ne nje vrime i bini dhe vetem tregoni me gisht sipas krahut qe ju paguan por kurre nuk sillni ide se si ” i behet hallit” si dilet nga kjo amulli. Duke share Saliun e duke permendur nostalgjicka te vogla si “elektrifikimi” nuk ndihmoni aspak.

  7. bilbil says:

    SHKRIMI ESHTE SHUME KORREKTE DHE REAL.SI DUKET NE DO VAZHDOJME TI VUAJME EDHE SHUME VJET PASOJAT E PRAPAMBETJES SE TRASHEGUAR,CIVILIZIMIT TE VONUAR,KAPAJIDIDELLEKUT TE TEJSKAJSESHEM,TE KENAQURIT ME PAKE ETJ ETJ.
    uNE MENDOJ SE TE GJITHA KETO VIJNE NGA QE NE SI POPULL NUK DIME TE NDRYSHOJME DHE NDERROJME DREJTUESIT KRYESOR.PER TA ILUSTRUAR KETU JANE PA U NDRYSHUAR DREJTUESIT KRYESOR TE PARTIVE KRYESORE QE DREJTOJNE VENDIN QE NGA VITI 1991(KETY BEN PERJASHTIM VETEM PARTIJA SOCIALISTE),E NJEJTA GJE MUNDE TE THUHET PER KRYETARET E SINDIKATAVE,OSE KRYETARET E BASHKIVE VESHTIRE SE NDRROHEN ME, VEGJETOJNE 10 APO EDHE 20 VJET NE KRYE TE BASHKIVE EDHE PSE QYTETI VUAN PER UJI TE PIJSHEM,PASTERTI,URBANIZIM ETJ..pO TE GJITHA KETO VIJNE SE NE KEMI NJE KRYEMINISTER QE DREJTON PARTIN DEMOKRATIKE QE KUR ESHTE FORMUAR .DHE AI NUK I LEJON NDERRIMIMIN E ELITAVE DHE DREJTUSVE KRYESORE ME MENDIMIN E TIJE PRIMITIV SE AI DO DREJTOJ SA TA LEJ ZOTI GJALLE.kESHTU NE ME DUKET SE DO JEMI NE DOREN E ZOTIT EDHE PER SHUME VJET.

  8. Juli says:

    Pergezimet me te sinqerta! Ju uroj suksese dhe shpresoj ti futen PUNES, OJ SHQIPE FUTJU PUNES SI TURKU S….

  9. ora09 says:

    “Gjuha vete tek dhemb dhëmbi”.
    Kështu thotë një fjalë e urtë dhe unë jam plotësisht dakord me artikullshkruesin.
    Unë personalisht, u mundova të sensibilizoja qytetarët e mi në një formë origjinale, pa përdorur dhunë dhe duke zbatuar ligjin e shkruar, por përveç solidarizimit në Facebook nuk arrita asgjë.
    E pra, ne jemi tredhur që kulish dhe nuk kemi forcë për të ndryshuar jetesën tonë. Ne mundohemi të përshtatemi me situatën dhe jo të përpiqemi ta ndryshojmë atë. Ne zihemi dhe hamë hundët me njëri-tjetrin nëpër kafenetë e tymosura sepse “televizori tha kështu apo ashtu”, se “filan gazetë ka shkruar këtë apo atë”. Ndonjëherë prishemi edhe me miqtë tanë “për arsye politike”.
    Ja, këta jemi ne shqiptarët, dembelë dhe të pakulturuar, vemje zvarritëse deri në banesën e fundit, frikacakë deri në palcë që kemi frikë nga hija jonë.
    Vetëm një shembull: U dogj tre herë Parisi vetëm për një njeri me ngjyrë. Edhe Londra nuk mbeti prapa…..
    Po ne çfarë bëjmë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje