“Bisha ka dalë jashtë kontrollit” citonte gazeta prestigjioze New York Times, të cilën kryeministri ynë qibar e ka cilësuar si “letër higjienike” të ketë thënë një sekser armësh, duke ju referuar dhe nënkuptuar lidhjet e Familjes në trafikimin e armëve. Përveç figurës letrare të gjetur, fakti është se kjo histori vazhdon. Ne po e shohim qartë se si “bisha” herë me fytyrë aktori e herë shtetari të karfosur, herë si burrë grua e herë si gjeneral në bunker, herë si maço burrë e herë si kokorosh, shkëpurdhet pas frazave boshe e të fryra për të mbuluar mëkatin e përsëritur. Ministria e Mbrojtjes strumbullari i superskandaleve në historinë e re të Shqipërisë është përfshirë në një qerthull sa kriminal, aq dhe antikushtetues, sa gangster aq dhe antiligjor. Për shqiptarët kjo në fakt nuk përbën habi pasi ky kryeministër, i cili më parë foli për ‘besnikëri’ por që në fakt përkthehet në ‘Omerta’ mafioze, është personi që ka iniciuar për herë të parë tregtinë ilegale të armëve përmes thyerjes së embargos së OKB ndaj regjimit të Miliosheviçit gjë të cilën e ka pohuar vetë, i detyruar nga rrethanat e jo nga sinqeriteti, në disa raste si në deklarimet e tija në median e shkruar e vizive vendase e ndërkombëtare, ndonëse, si demagog që është, mundohet dëshpërimisht ta fshehë pas patriotizmit.
Nisur nga faktet e sipërcituara dhe mjaft të tjera të bëra publike gjatë këtyre viteve, është e qartë që kontrolli ndaj procedurave të ndjekura nga Ministria e Mbrojtjes jo vetëm për shitjen e armatimeve, por dhe tërë procesin e demontimit dhe shitjes së skrapit apo metaleve me ngjyrë që përftohen nga demontimi duhet të jenë transparente dhe t’i bëhen të ditura publikut pasi janë mall publik e jo mall i babait e Familjes e nuk përbëjnë asnjë sekret shtetëror. Për më tepër, moslejimi i kontrollit parlamentar ndaj veprimtarisë së dyshimtë të shërbimit informativ të ushtrisë dhe dyshimet e bazuara se ky institucion ka dalë jashtë hullive kushtetuese, e rëndojnë më tej situatën. Asnjë qeveri e një vendi anëtar të NATO-s nuk do të mund ta konceptonte apo ta çonte ndër mend të refuzonte kontrollin e legjislativit ndaj veprimtarisë së shërbimeve inteligjente. Kjo është një “sine qua non” i funksionimit demokratik të institucioneve në një shtet demokratik, aq më tepër anëtar i kësaj organizate. Mbikëqyrja dhe llogaridhënia garantojnë ushtrimin e misionit nga ana e institucioneve të inteligjencës me kompetencë, brenda kuadrit ligjor, duke përdorur burimet e taksapaguesve në mënyrë efikase e efektive. Mbikëqyrja është thelbësore për tërë komunitetit e inteligjencës pasi pjesa dërrmuese e veprimtarisë së tyre zhvillohet nën petkun e sekretit shtetëror, që nuk është subjekt i shumë prej garancive tradicionale që përdoren për agjencitë e tjera qeveritare. Kjo është arsyeja themelore përse nuk lejohet të zhvillohet mbikëqyrja parlamentare. Ky është një skandal i vërtetë. Është një shkelje e rëndë e mëvetësisë dhe autoritetit të Kuvendit si pushtet legjislativ, një arrogancë e tejskajshme e Qeverisë dhe shpërfillje e saj ndaj parlamentit, dhe një përpjekje mjerane për të fshehur, pa sukses, bëmat e kësaj ministrie dhe kësaj qeverie. Ky pa mëdyshje është një puç kushtetues. Por kjo situatë është akoma më e rëndë.
Së pari kjo ka nxjerrë në pah impotencën e Kuvendit të Shqipërisë për të konsoliduar e afirmuar autoritetin e vet si pushtet i mëvetshëm. Kuvendi, përfaqësuesit e shumicës dhe kryetarja e Kuvendit, me këtë ndodhi, e provuan se nuk janë gjë tjetër veçse një apendiks i Ekzekutivit, e thënë shkoqur e thjesht, bishti i Sali Berishës;
Së dyti, fshehja e veprimtarisë së këtij institucioni kaq të rëndësishëm të vendit siç është Ministria Mbrojtjes, cënon rëndë imazhin e vetë këtij institucioni, por akoma më rëndë të vendit tonë si vend anëtar i NATO.
Së treti, mungesa e llogaridhënies dhe mbajtja e përgjegjësive janë simptoma të rrezikshme që paralajmërojnë një zhvillim ogurzi për vetë nivelin e demokracisë në vendin tonë.
Filli mes demokracisë dhe tiranisë është shumë i hollë kur arroganca e qeverisë e ushqyer nga korrupsioni endemik dhe lufta e paskrupullt për pushtet bashkohen në një të vetme. Qeveria e Sali Berishës duhet t’i bëjë transparente publikut a ka vënë në shërbim të partisë së tij institucionet e sigurisë?;
A janë blerë pajisje përgjimi dhe për çfarë janë përdorur ato?;
A është përgjuar opozita dhe a janë shfrytëzuar këto shërbime për interesat e Familjes;
Të bëjë transparente transaksionet e dyshimta, me firmat fantazmë që nisin nga Lindja e Mesme, në Sejshelle e përfundojnë në Gjeorgji;
Ish shefi i SHIU të sqarojë përse në deklarimin e pasurisë nuk ka fshirë të dhënat për pronësinë e aksioneve të bashkëshortes së tij në një kompani private të tregtimit të armëve.
*Fjala e mbajtur në Kuvend
Bisha dhe viktimat e tij!
O ILIR GJONI dhe ta degjoje Edi Rama:
Ne si popull nuk duan t’ia dime se cfare thoni ju,por se CFARE BENI JU!!
Ne e dime,qe Sali Berisha e ka SHITUR SJHQIPERINE PER SKRAP,POR NUK PO SHOHIM VEPRIMET TUAJA SI OPOZITE(jo llafet),qe ta detyroni kete bandit te dorezohet!!!
PSE BOTA JUVE NUK JU DEGJON EDHE KUR BERISHA BEN SKANDALE E KRIME NJE NGA NJE???
Ne se ambasadoret e huaj jane me Berishen,PRA KUNDER POPULLIT SHQIPTAR,atehere DEKLAROJENI TE SHPERNDARE OPOZITENM DHE “DILNI NE MAL” PER LUFTE!!!
Berisha po VRET E VJEDH MBARE SHQIPERINE,ndersa ju e matni veten me LLOGJE KAVAJE!!!
o liri po beni dhe pak rjedhje informacioni, per publikun se banda nuk luftohet me tragetin qe ecen si biciklet kineze ne det.na thoni kaq gjera te renda dhe kriminale sa dhe arvizuja nuk e beson bastin. thone qe e ka kap gjithe tregun e zi, kuptohet per bastet, per ty ka vone nje milion dollare me koeficent nje qind qe ti do besh plazh mbas nje zet vjetesh tek te gjitha asetet e ushtrise qe do kthehen ne turizem elitar.
Si shtet ,anetar i NATO-s a nuk kemi ligje dhe rregulla per tju neneshtruar disiplines se paktit???Pse shkruani e denonconi neper gazeta o ju qe merreni me punet e shtetit!!!!A njoftohet NATO per keto shkelje dhe pislleqe nderkombetare?Te shesish arme jashte ligjit,dhe tua shesish atyre qe vrasin popullin eshte krim dhe do ndeshkim!
haroi ilir gjoni tenderin disa milionesh euro te pasaportave qe i vodhi, dhe denoi nje fakir drejtues te policise,apo tjetri i duket me bishe se vetja
o Ilir.Na keni care trapin keni 8 vjet ne opozite dhe saliut nuk ika hyre gjemb ne kembe,sa here qe ju (opozita)viheni ne resht per te bere te ashtuquajturat reforma dilni e na cani bythen me bemat e parlamentit kryetares Jozi apo te kryeministrit,kurse sala nik pliteson asnje kusht te vene nga europa ,keshtu si e keni zene ju nuk vini ne pushtet as me 2013,asnje krim i kryer me bekimin e saliut nu eshte denuar por jeni akuzuar ju te opozites se bashku me ju edhe ne populli qe ju ndjekim prapa, por edhe ne do na soset durimi se njeriu u mesoka ne opozite dhe nuk i ben me pershtypje qe nuk eshte ne pushtet