Mbeta i mahnitur para ca ditësh nga zbulimi i një pyetje në tezat e provimit për shkollarët shqiptarë. Ishte ajo pyetja që për sigurimin e lëvizjes së lirë, nxënësit duhet të afirmonin sukseset e qeverisë. Fantastike! E mrekullueshme. Ja një pyetje e tërthortë që bën që lëvizjet e shqiptarëve të jenë hiçgjë para sukseseve të qeverisë! Ishte një gjetje që të shpon fantazinë.
E meqenëse provime të tjera na presin e meqenëse zgjedhjet po afrojnë unë vendosa t’i jap një dorë Ministrisë së Arsimit, që ajo deri në provimet e ardhshme të ketë një arsenal pyetjesh të gatshme që provimet të jenë sa më të dobishëm për edukimin e shkollarëve shqiptarë. Po dërgoj bllokun e pyetjeve të para.
Në fushën e shkencave shoqërore mund të pyetet: “Citoni tri mëkatet kryesore të Opozitës që bëjnë që në Shqipëri të mos kemi rotacion të pushtetit”.
Në fushën e gjeografisë: “Gjeni për secilin nga kontinentet e tjerë nga një vend ku zgjedhjet zhvillohen me standarde të larta dhe i afrojnë këto në familjen e vendeve evropiane, ku zhvillohen zgjedhje të lira, si Shqipëria, Gjermania e tjerë”.
Për lëndën e historisë: “Thoni dhe tre emra të tjerë veç Sali Berishës dhe Gjergj Kastriotit që do të plotësonin pesëshen e madhërishme të burrave më të shquar të kombit shqiptar”.
Në lëndën e fizikës fare mirë mund të kërkohet: “Tregoni trukun televiziv se si mund të montohet me zë dhe portret një njeri fare i papranishëm në një skenë allishverishi dhe cilat elementë të elektronikës u përdorën poshtërsisht vitin që shkoi për të hedhur baltë mbi zv. kryeministrin shqiptar”.
Në matematikë: “Problem i tezës: Një kallashnikov kushton sa një raketë krahu. Në rast se shesim 10.000 kallashnikovë dhe nuk arrijmë të marrim të hollat… dhe pastaj shesim raketa krahu të cilave u vëmë çmimet 60 përqind më shumë. Sa raketa duhen shitur që të mbulohen humbjet nga kallashnikovët?”
Në fushën e gjuhës shqipe ka më shumë material, por unë hëpërhë propozoj një kërkesë të thjeshtë: “Gjeni në fjalitë e mëposhtme dhe hiqni pjesëzën që përdorim për shkallën sipërore të mbiemrave: 1. Vendi ynë ka gjendjen ekonomike më të shkëlqyer në Evropë. 2. Shqipëria është vendi më i kërkuar nga turistët e planetit. 3. Para tre vjetësh patëm zgjedhjet më të pastra dhe më të lira që janë zhvilluar tek ne. 4. Kjo është Opozita më destruktive në Evropë. Pasi ta hiqni pjesëzën që thamë, a do ta vini re vallë, të dashur nxënës, se sa humbje ka imazhi i një vendi të lirë që përparon nga dita në ditë drejt të ardhmes të ndritur?”
Këto janë pyetjet e para në ndihmë të ministrisë. Kryeministri ynë jep çdo ditë material për formulime të tilla pyetjesh, sa që të jemi të garantuar se po na vjen një brez i ri, i rritur në begati posepo, por edhe i edukuar më së miri. Dhe kam besimin se pas maturës këta të rinj shqiptarë do të kërkojnë të drejta studimi vetëm për Fakultetin e ri që Ministria e Arsimit do ta hapë së shpejti dhe po kërkon këto ditë miratimin e qeverisë.
Ky do të jetë Fakulteti I Komisionerisë për Qendrat e Votimit! Dhe do ta marrë miratimin pa dyshim. Se qeveria ia ka kërkuar vetë projektin për këtë fakultet të. Në vendin tonë ky specialitet është i domosdoshëm dhe me shumë leverdi.
Just Briliant!!
Diktaturat shemben se pari me humor dhe inteligjence.
Komandant na dogji malli!
Nga ato shkrime qe te lene pa fryme…
Shoku Pellumb,mund te ishin edhe keto dy pyetje te tjera:1-Kush ishte ambassadori i Pare i Shqiperise ne OKB,pas ardhjes se demokracise??.2-Cili ambassador kerkoi strehim politik ne USA,(sa mbaroi mandatin) ,pasi i rrezikohej jeta nga Partia qe e coi ne nje nga postet me te larta diplomatike( mgjithse kish zanat tjeter)???!
Do te thuash, si zanati i Saliut, nga doktor shurre, ne kasap. Sa te pushkatuar apo te burgosur nga regjimi ka pasur familja e Saliut, dhe sa komunista? Qepe Beni prej legeni.
ik more pirdhu legen ke goje te flasesh per nje figure te tillë shkerllat
I madh z. Pellumb Kulla ! Pasuroje rubriken e pyetjeve me te tjera nga sfera e intelektualve te kombit, akademikeve te sotem etj…Njelloj si ne Romen e lashte te Juvenalit ku plebejte apo ish skllevrit pasi vune pasuri te madhe , me veset e tyre e degjeneruan Romen .Edhe ne vendin tone llumi i komunisteve dhe aparatcikve servile po nderton kete fare kapitalizmi grotesk dhe te pashpirt qe per nga menyra e funksionimit ia kalon edhe fermes se Orwell-it.
Nje mendje brilante. Ironia therse eshte ne propocion te drejte me mjerimin intelektual te kohes… Dhe te mendosh, se kush eshte ne sallen e parlamentit, duke qene nje individ i tille jashte kesaj salle! Apo mos ndoshta, thjeshte per faktin se eshte jashte ketij ambienti ai eshte kaq i madherishem? Zoti Kulla i ka dhene aq nder vehtes me qendrimet e tij, sa per nje individ, i cili vihet perballe vepres se ketij gjeniu,eshte e pamundur te mos i krijohet nje respekt i jashtezakonshem. Ky mik i madh i cdo njeriu te vuajtur, me zemren dhe shpirtin e tij brilant, do te vije nje dite qe te vendoset ne pjedestalin qe aq shume e meriton. Ndonse , mjerisht, asaj dite ai edhe mund te mos ja arrije per aq kohe sa eshte vete gjalle…
Humor krize! Pellumb, je me fat qe jeton ne kete vend te bekuar nga Zoti! E ka bekuar me humor te gjalle; ngado qe ta kthesh koken, shih e shkruaj, e gjen humorin dhe satiren te gatshme, gjen personazhe qe do t’i kish zili edhe Gogoli.
Pellumb Kulla, pena dhe mendja jote munden me shume, ndaj mos hesht dhe puno per kete popull…
Z.P.Kulla
sali nuk do yja dije per talljen tende
uturaket e tij nuk e kuptojne ironine
derri do plumb
megjithate nje shkrim si ky eshte nje kontribut ne demaskimin e salit dhe diktatures se tij.
Z. Pellumb. Kur martuat ju Malon, ja vlente te beje humor dhe te qeshje. Sot pas shume vitesh Malon po e martojne gomeret dhe injorantet, dhe ne prape duhet te qeshim. Pena dhe zemra juaj na e zbut sadopak kete trishtim. Ju lutem, perdoreni sa te mundni veten tuaj per kete vend, sidomos ne Fier ku situata eshte mesjetare.. pergjigjet i jep Flamuri te henen te 55 Fariut. welcome mr. Kulla. Please help us!
Z.P.Kulla! urime per ironine ne drejtim te Ministrise dhe te Qeverise.Jam plotesisht dakord me komentin e komunistit,per martesen e Malos te atij sistemi,po ctu bejme ketyre Malo(ukateve) te sotem qe jane shtuar me oke?.Qe te mos meremi me komentet e Ben Chicago`ve,do te isha plotesisht dakord me komentin e bimbashi,prandaj uroje te ini me te pranishem ne gazeten Tema dhe ne informim te perditshem per ne popullin per zullumet e kesaj Qeverije te kryesuar nga S.berisha.
Z.Pullumb urime per shkrimin,si zakonisht pena juaj godet ne shenje.Jam i bindur qe s’te shqeteson fare Beni nga Chicagua,me shume na shqteson ne Beneve te tjere,ti i ke mare parasysh Benet qe para se te shkruaje se ka Ben te majte,te djathte dhe ekstermista.Me fal ti Beni nga Chikagua qe po replikoj me ty, se te kam edhe adash, po me vjen keq per arsyetimin tend kontradiktor,mbasi replika e pare eshte krejt ndryshe nga replika e pare.Eshte e vertete qe Z.Pellumb ka qene Ambasador, dhe nga me te nderuarit ne ate post pamvaresisht se s’ishte profesioni i tij,por kam parasysh kur te tjeret ishin ne ate detyre edhe sepse ishin diplomat fjalimet jua pregatisnin shkrimtaret,sepse ata dine te shprehen me mire,kurse Z.Pellumb fjalimet e tij i pregatiste vet pa patur ndihmen e ndonje diplomati.Z.Pellumb ne shkrimin e tij godet fenomenet negative te sistemit,kurse ti ne pyetjen tende nuk mund te gjesh asnje fenomen negativ tek Ai person gjat kohes se karieres se tij ne diplomaci.Z.Pellumb si mjeshtri i satires dhe humorit nuk do te dije per sistemet dhe politikanet,detyra e tij eshte te kritikoj fenomenet negative te qeverive dhe politikaneve te cilat nuk shkojne puq me interesat kombetare,atij nuk i dhimbset PSja apo PDja,Ai eshte ai qe ka qene qe ne kohen e sistemit diktatorial, qe po me te njejten force ka pasur kurajon te kritikonte fenomenet negative te atij sistemi qe jo c’do njeri e kishte ate kurajo te kritikonte ne ate kohe,duke thene qe ne dyqan nuk gjen filxhana kafeje,qe me keto pallto po ngaterojme grate,sepse te tera grate i kishin palltot njesoj,kontakte dhe izolator qe fliste vetem partia ne emer te punetoreve etj.etj,sepse Ai di vetem te godasi,dhe ti Beni po qe se je shqiptar e di shum mire qe ne ate kohe te fusnin ne burg po te thoshje qe ne dyqan s’ka djath,kurse ai ne te gjitha veprat humoristike godiste fenomenet negative te sistemit.Prandaj qe te jesh me i paster me veten shiko me mire interesat e popullit se sa te partive e politikaneve.
P.Kulla ka bere histori ne humorin shqiptar.
Natyrisht ka pasur material.
Por sot jo vetem binbashi por te gjithe e kerkojme humorin tuaj sepse material ke shume me teper se ne ate kohe. Shpresojme te jete personazh dhe Ben Chicago qe sigurisht nuk fshin halet e Chicagos si pretendon, por te saliserbshpellarit nga Vucidoli i trimave qe te vrasin pas shpine.
Ne fakte kete lloj humori eshte mesuar te shkruaj Sh.Pllumb ,duke i ba lajka sistemit cnjerzore komuniste ,duke demaskuar me humborin “theres” armikun e klases , borokratin , dhe duke cuar ne pjedestal njeriun e ri vepren me te shkylqyer te partise (njeriun moster pa fe , pa prone ,hajne ,hipokrite , injorante pjese e cila eshte sh. pllumb).
PO dhe n.q.se eshte ba nji pyetje per levizjen e lire ME DINJITET ne Europe nuk eshte ndonji krim , po te kemi parasyshe se vijme nga sistemi qe e kishte rrethuar vendin me tela me gjemba dhe ushtaret merrnin leje n.q.se ekzekutonin ndonji rrezik zi qe kerkonte te ikte nga ferri kumuniste bile aarrinin deri aty sa kufomat e djemve te ri ti shetitnin neper qytete ne makina te hapuar qe te friksonin qytetaret qe ishin ba me ike te gjithe nga ai mjerim ( qe pllumbi me penen e tij mundonte ta mitifikonte).