Potpuri gënjeshtrash qeveritare

19 Korrik 2012, 20:42Blog TEMA

Nga Ilir Beqja

 

Nëse borxhi do të rritej këtë vit aq sa ç’është rritur vitin e kaluar, në fund të vitit do të kishim një nivel 59.5 %. Rritja e borxhit në tremujorin e parë tregon se jemi në nivelet e vitit të kaluar

 

Me të drejtë gjatë javës në një forum elektronik kishte një shënim me titull “Berisha: Ç’më duhet mua se çfarë them unë!”. Ky i fundit e ka pranuar edhe publikisht se shumë gjëra i thotë për politikë. Në vijim do të ilustroj disa raste të gënjeshtrave të javëve të fundit, jo vetëm të kryeministrit.

 

Matura shtetërore

Në muajin qershor një nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës publike e shoqërore në vend, ishin provimet e maturës për nxënësit shqiptarë që do të mbaronin studimet parauniversitare. Në deklarime të ndryshme u tha se në provimet e maturës morën pjesë 45 mijë nxënës. Diku tjetër u tha se morën pjesë 49 mijë nxënës. Por sa nxënës kanë marrë pjesë në të vërtetë në qershor në provimet e maturës shtetërore? Nëse do të kontrollohen listat e publikuara me notën e marrë nga çdo nxënës, përfshirë edhe ata jokalues, rezultatet janë shpallur për jo më shumë se 41 mijë nxënës. Po pse vallë askush nuk e deklaron këtë shifër zyrtarisht? Dyshimet të çojnë në drojën për t’u përballur me numrin e atyre që kanë hyrë në shkollën e mesme dhe që e kanë ndërprerë në mes atë. Nuk ka të dhëna zyrtare se sa nxënës kanë filluar shkollën e mesme në shtator 2009, por nga media vjen një e dhënë ndihmëse për nxënësit që dhanë provimet e lirimit në qershor 2009. Ata kanë qenë 54 mijë. Kjo shifër mbështetet edhe nga të dhënat zyrtare të lindjeve në vitet 1993 dhe 1994. Situata është e zymtë. Nga 54 mijë që mbaruan arsimin e detyrueshëm në 2009, vetëm 41 mijë mbaruan arsimin parauniversitar në 2012. Pra, në çdo 4 nxënës që mbarojnë arsimin e detyrueshëm, vetëm 3 mbarojnë arsimin parauniversitar.

 

Punësimi

Kryeministri i është rikthyer çështjes së punësimit dhe të papunësisë. Së fundmi deklaroi se papunësia është ulur  vit pas viti dhe se punësimi është rritur. Rrjedhojë kjo, sipas tij, e suksesit të modelit ekonomik. Dështimet shumëplanëshe të këtij modeli i kemi analizuar në këtë rubrikë disa muaj më parë, por le të tregojmë për publikun se cilat janë të dhënat zyrtarë të punësimit në dekadën e fundit.

 

Viti         Të punësuar

2001         920,569

2005         932,102

2011         928,052

 

Duke qartë që në 10 vitet e fundit, punësimi është po ai, madje në 2011 ka një rënie të lehtë krahasuar me 2005. Çdo kush është i lirë të vazhdojë ose jo të besojë çfarë thotë kryeministri për politikë.

 

Familjet që përfitojnë nga rritja e pagave dhe pensioneve

Në një mbledhje qeverie, kryeministri deklaroi se nga rritja e pagave dhe e pensioneve përfitojnë 820 mijë familje shqiptare. Por sa familje ka Shqipëria? Sipas të dhënave paraprake zyrtare të regjistrimit të popullsisë dhe banesave në tetor 2011, në Shqipëri janë 740 mijë familje. Madje këtu përfshihen edhe disa mijë të huaj që punojnë e jetojnë në Shqipëri. Pra edhe sikur të pranojmë për një moment se çdo familje shqiptare përfiton nga rritja e pagave dhe pensioneve, kryeministri gënjen me më shumë se 10 % për numrin e familjeve që ka vendi.

 

Borxhi Publik

Debati rreth nivelit të borxhit publik është temë e nxehtë në vitet e fundit. Jo vetëm pse borxhi është rritur, jo vetëm pse në vitet e ardhshme shpenzimet e shërbimit të borxhit do të ngushtojnë hapësirën për të zbatuar programe të domosdoshme shpenzimesh publike, por edhe në kontekstin e krizës së borxheve në unionin financiar europian. Gjatë javës kryeministri deklaroi se borxhi paska rënë në 57 % të GDP dhe se këtë e raportojnë institucione europiane. Cila është e vërteta? Ministria jonë e Financave të cilës i referohen edhe institucionet e Brukselit krahason të dy të dhëna që i përkasin periudhave të ndryshme. Për stokun e borxhit merr vlerën e tij në 31 mars 2012, ndërsa për GDP-në parashikimin e qeverisë për 31 dhjetor 2012. Por a mund të krahasohen këto dy të dhëna në këtë mënyrë? Nëse një nxënës do të bënte këtë gabim në provimin e maturës shtetërore do të merrte 0 pikë në këtë pyetje. Nëse borxhi do të rritej këtë vit aq sa ç’është rritur vitin e kaluar, në fund të vitit do të kishim një nivel 59.5 %. Rritja e borxhit në tremujorin e parë tregon se jemi në nivelet e vitit të kaluar./JAVA

8 komente në “Potpuri gënjeshtrash qeveritare”

    1. getozoari says:

      Ky popull eshte ezaruar nga Sali qeni.
      Ju te opozites duhet te beni gjithcka per ta hequr, ndryshe ai do te heqe kombin shqitpar nga cdo harta e histori. Kete nuk e konsiderojme shume shpesh, po masakra e gjtihckaje shqiptare ne Shqiperi mund te rezultoje ne hic Shqiperi.

    2. rrapohekali says:

      Saliu eshte teper i zene duke vjedhur per te lexuar numrat – si rrjedhoje i prodhon vete si ti teket.

    3. olime says:

      Shqiptareve duhet tiu shpjegohet qarte ajo qe po ndodh me gjithcka publike ne kete vend. Ata meritojne te kene nje ide per cfare po vidhet e si do i impaktoje kjo jetete e tyre e te femijeve te tyre.
      Kjo eshte menyra me e mire per te bere politike ne SHqperi, duke ja perkthyer kostot e kesaj qeverie xhepit te cdo shqiptari.
      Beqja ju keni nje detyre te madhe per kete komb, duhet te fitoni me cdo kusht zgjedhjet e rradhes ndyrshe do te zieje perseri kazani.

    4. Sali Portopapa – Prapaniku po mashtron kudo e gjithkend.
      Ja pse ne zgjedhjet e ardhshme ai dhe te tijte do te marrin nje pergjigje shembullore nga cdo shqiptar – per ti dhene fund plackitjes se atdheut dhe shkaterrimit te identitetit te shqiptarit.

    5. adddaggg says:

      Ministri i Fiancave eshte nje i kastruar qe e ka mendjen vetem te leket e tij e dashnoret. Nuk i ka ardhur ndonjehere turp e nuk do te filloje tani. JKu dduhet tia jepni nje dru te mire si atij e si Berishes qe ta shohin se ky popull nuk eshte derdimen, po ka logjike.

  1. Ben Chicago says:

    po ik or beqo
    ne se ka ndonje rast kur saliu nuk genjen atehere na e trego
    ai gjithmon genjen

  2. matushi says:

    Qeveria e vrasesve e hajduteve nuk e ka per gje genjeshtren. Sidomos kryeminister maskarai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje