Sot Lulzim Basha mbush plot 1 vit në detyrë si Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Një ushtri e tërë me votues ambulantë e njëpërdorimsh që dyndën në Tiranë nga të katër anët nuk do mjaftonte po të mos ishte Ristani, Toma, Sashenka e shokë, që si xhonglerë të vërtetë me vota që hynin e dilnin nga një kuti në tjetrën, montuan një rezultat fitues për Lulzim Bashën.
Shumë protestuan. Edhe partnerët ndërkombëtarë protestuan, duke e thënë troç si asnjëherë më parë, se procesi zgjedhor në Tiranë, cenoi të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre me votë. Edhe vetë Ristani kërkoi ndjesë para ndonjë muaji. E po ti kishin urdhëruar, mbase dhe Tomka e Sashenka do kishin bërë të njëjtën gjë.
Por sot mbushet plot një vit. Plot 1 vit që në krye të punëve të qytetit është Lulzim Basha. Në rast se “në krye të punëve”, mund të quhet edhe ti bësh …bojën…në kokë punëve të qytetit.
Nëse ka një fjali që mund të përmbledhë këtë 1 vit të Lulzim Bashës në Bashki, nuk ka njeri dyshim që nuk meriton të quhet tjetër veçse “1 vit i dështuar që në nisje, dështim i paralajmëruar e i parathënë. 1 vit i çuar dëm për qytetarët e Tiranës, për sipërmarrësit e vegjël, për të rinjtë, për të moshuarit, për shtresat në nevojë.
Shumë nga ne e të tjerë, autoktonë e të ardhur në Tiranë, as e vinin në dyshim se Lulzim Basha mbaron mu aty te buzëqeshja e vet, e as kishim ndonjë dyshim se mund ishte ndryshe.
Por tani, edhe më optimistët kanë ndërruar mëndje e thuajse pranojnë me zë të lartë sa bosh e i paaftë mund të jetë njeriu kur vihet në provën e punës. Tamam kështu ndodhi.
Sot banorët e Tiranës e dinë se qyteti i tyre nuk qeveriset. Prej 1 viti.
Lulzim Basha rri mbyllur në zyrë, ditët kur nuk është jashtë vendit. E aq rrallë sa del, i këput ndonjë të qeshur.
Pas tij është Mon Kukaleshi. I famshmi Kunat. Personazhi tipik që zhvat dhe qindarkat nga letra e boja e printerit, posterat, aktivitetet e deri te lejet, licencat, taksitë, plehrat e gjithçka kalon në Bashkinë e Tiranës.
E pas kunatit të shokut Lul, është Kapterri. Personazhi gati komik që brenda bashkisë godet gratë pasi pushohen nga puna, e jashtë bashkisë sekuestron kanoçe dhe karrocat e romëve që po i prishin shefave biznesin e riciklimit të plehrave.
Luli, Moni dhe Kapterri. Këta janë njerëzit që sot mbajnë pushtetin në emër të qytetarëve të Tiranës. Për të tjerat mendon Sali Berisha. Është ai që jep direktiva publike për Lulin e Bashkisë. Është ai që jep shpjegim përpara se të flasë Luli. Madje është vetë Sali Berisha që jep edhe Çelësin e Tiranës. Luli hesht e qesh. Sali Berisha mban çelësin e çdo dere prej nga ka kaluar e kalon e ardhmja e Lulit, ndaj s’ka pse Luli mos ti lërë dhe çelësin e qytetit.
Bashkia e Tiranës ka humbur pas shurdhërisë dhe paaftësisë së atyre që u ngjitën në karrige me vota nga një kuti në tjetrën, për të kaluar sot paratë, nga një xhep në tjetrin.
Të kujtosh e përmbledhësh premtimet e Lulit 1 vit më parë, e për më tepër ti krahasosh me çfarë është bërë deri më sot, pas fiks 1 viti, të vjen të vësh duart në kokë për derexhenë ku kanë rënë Tirana dhe qytetarët e saj.
Të cilët sot kanë vetëm një alternativë. Të shpresojnë se jeta do ju vejë mirë, pa pasur nevojë të përplasen qoftë dhe një herë të vetme në Bashkinë e Lulit, Monit dhe Kapterrit.
Premtoi mijëra vende pune për të rinjtë e Tiranës. Një herë 30.000, një herë tjetër 50.000. Pastaj 100.000, pastaj 200.000. Sa më afër dita zgjedhjeve, aq më shumë vende pune premtonte Luli. Të gjitha gënjeshtra.
Jo vetëm që nuk hapi asnjë vend pune, por filloi spastrimet në institucionin ku hyri me dhunë. Shkarkoi nga puna e nxori në rrugë burra e gra, të rinj e të reja, specialist që kishin dhe mbi 20 vjet në punë në Bashkinë e Tiranës. Pa kursyer as dhunën verbale e fizike ndaj grave.
Të babëzitur në verbëri. Luli, Moni dhe Kapterri. Edhe varrmihësit në Varrezat e Sharrës e Shishtufinës u shkarkuan. Edhe punonjësit që mirëmbanin varrezat. Edhe punonjësit e gjelbërimit që merreshin me ujitjen dhe krasitjen e lulishteve të Tiranës. Edhe elektricistët e thjeshtë. Edhe mirëmbajtësit e rrugëve. Edhe punëtorët e krahut.
Të gjithë u shkarkuan e po të gjithë u zëvendësuan me atë racën e militantit dallkauk që i priste kokën dashit në hyrje të bashkisë.
Premtoi se do ulte taksat 2 deri në 5 herë. Gënjeshtër. I rriti taksat, madje i dyfishoi. Duke i përmbledhur në numër, e duke i shumëfishuar në vlerë. Sot sipërmarrësit e vegjël, tregtarët dhe biznesmenët, paguajnë taksa e tarifa lokale thuajse dyfishin e atyre që paguanin vetëm një vit më parë. Pa futur këtu tarifën e Kunatit dhe gjobën e Kapterrit, se ato janë hesap tjetër.
Premtoi mjedis të pastër e të gjelbër. Se do të gjallëronte parqet dhe dyfishonte hapësirat e gjelbra. Gënjeshtër. Jo vetëm që nuk ka mbjellë një lule, por ka shkulur deri tani mijëra pemë shumë vjeçare në parkun e Tiranës, pa dhënë asnjë përgjigje për kërkesat insistuese të shoqërisë civile dhe ambientalistëve.
Lulzim Basha, që të parin kishte qytetarin, madje ditët e para na shfaqej dhe duke takuar qytetarët. Shurdh deri në dhimbje i strukur deri sa doli Saliu dhe dha përgjigje për llogari të Lulit.
Sot pemët vazhdojnë shkulen në një rrugë klienteliste që po ndërtohet pa leje e pa projekt.
Premtoi se do jepte hipotekat e shtëpive. Madje doli dhe me një mal dosjesh në tavolinë. Asnjë nuk ka përfunduar deri tani.
Premtoi se do eliminonte mësimin e nxënësve me dy turne. Gënjeshtër. Se do zvogëlonte numrin e tyre në më pak se 30 për çdo klasë. Gënjeshtër. Internet jo vetëm në çdo shkollë por edhe në hapësirat publike të qytetit. Gënjeshtër. Kartë Studentore me lehtësira fiskale. Gënjeshtër. Ndërtimin e një biblioteke të madhe universitare. Gënjeshtër. 500 bursa vjetore për studentët dhe nxënësit në nevojë. Gënjeshtër. Transport falas për të moshuarit, fëmijët, nxënësit, studentët dhe shtresat në nevojë. Gënjeshtër.
Premtoi ndërtimin e qendrave rekreative dhe sportive publike në çdo njësi. Gënjeshtër. Shkolla dhe kurse verore falas për fëmijët e nënave që janë në punë. Gënjeshtër. Do rriste numrin e qendrave sociale. Gënjeshtër. Madje ka mbyllur disa prej atyre që ishin. Do ndërtonte terrene sportive, madje do të shtonte ndjeshëm numrin e tyre. Gënjeshtër dhe vetëm gënjeshtër.
Dhe në fund, Lulzim Basha premtoi linjën telefonike antikorrupsion në Bashkinë e Tiranës. Dhe pse një linjë e tilla ka ekzistuar që në kohën kur Luli vidhte rrugën e Kombit, sot rezulton që as ajo nuk funksionin. E në funksionon, me siguri përgjigjet Moni ose Kapterri, përderisa korrupsioni në Bashkinë e Tiranës nuk po kursen as kanoçet në koshat e plehrave.
Skandalet e Lulzim Bashës nuk kanë të sosur. Mos mendoni se e ndjekin fatkeqësitë njeriun që si Ministër Transportesh vodhi mbi 250 milion euro dhe i shpëtoi drejtësisë me procedurë, si Ministër i Jashtëm nënshkroi marrëveshjen e tradhtare të kufijve që falte qindra mijëra kilometra det. Nuk ka fatin e keq njeriu që si Ministër i Brendshëm, bashkë me Sali Berishën, la të vrarë në bulevard 4 protestues të pafajshëm.
Atij që ngjyen dorën, skandalet i ngjisin. Kështu ndodh dhe sot. Për taksitë në Tiranë, të Monit thonë, Kunatit të shokut Lul, që po monopolizojnë gjithë tregun duke nxjerrë të papunë qindra taksistë të ndershëm. Për karrotrecat e Kapterrit që të ngrenë makinën vetëm për të të zhvatur lekët. Për rrugën e klientit. Për godinën e konviktit. Për sheshin Skenderbej që nga projekt modern e madhështor e ktheu në një bahçe malore duke hedhur dëm mbi 4 milion euro. Për parkimin e nëntokësor. Për sistemin GIS që po e blen për herë të dytë, mbi 100 fish më shtrenjtë, sepse jo vetëm nuk dinë c’kanë gjetur gati nëpër zyra, por edhe ato që i kanë gjetur, nuk dinë t’i përdorin.
Koston e paguajnë qytetarët e Tiranës. Koston e heshtjes. Koston e buzëqeshjes së Lulit. Koston e Monit, shokut Kunat dhe koston e Kapterrit që kapardiset natën për të sekuestruar kanoçe.
Kjo është Tirana 1 vit më pas. Me bashkinë e Lulit, Monit dhe Kapterrit. Që fituan me vota të vjedhura, e tani nuk qeverisin Tiranën dhe hallet e saj, por interesat e tyre private.
Por kjo është edhe mundësia jonë për të parë përpara.
Katastrofa që po ndodh me Tiranën, mes hajdutërisë dhe korrupsionit, paaftësisë e gënjeshtrës, është mundësia jonë për të komunikuar me qytetarët.
Sali Berisha sot ka gjithçka. Qeverinë, Presidentin, Parlamentin, Gjykatat, e do të marrë dhe Prokurorin e Përgjithshëm. I do të gjithë nën hyqëm që t’i përdorë sipas qejfit. Ka dhe Bashkinë e Lulit me bishta.
Ne kemi vetëm një gjë, vizionin dhe shpirtin e lirë për të ndërtuar një Shqipëri të re. Bashkë me qytetarët.
Sipërmarrësit që po u rripet lëkura nga taksidarët e kapterrit. Taksistët që po hidhen në rrugë nga taksitë e Lulit. Studentët që po gënjehen, të moshuarit që po mashtrohen. Shtresat në nevojë që po nëpërkëmben. Romët që po persekutohen.
Të gjithë qytetarët që duan qeverisje që dëgjon, që mban shënim e që zgjidh hallet e tyre, që nuk duan korrupsionin e qeveritarëve, familjarëve e sekserëve;
Zgjedhjet e ardhshme, zgjedhjet e përgjithshme të vitit që vjen janë mundësia për shpagim, por dhe mundësia për të ndezur shpresën.
Për shpagim ndaj atyre që tallen e fryhen në karrige me taksat e qytetarëve dhe përqindjet e klientëve. Ndaj atyre që votën e qytetarëve e kanë biznes, e po kështu dhe qeverisjen. Zgjedhjet e ardhshme janë shpagimi i qytetarëve të ndershëm ndaj matrapazëve dhe dallkaukëve, për ti dhënë qytetarëve mundësinë të qeverisin vërtetë me votën e tyre.
Në zgjedhjet e ardhshme ka shpagim ndaj Sali Berishës, familjarëve dhe sekserëve të tij. Pastaj dhe ndaj Lulit, Monit e Kapterrit në Bashki. Në emër të Shqipërisë që duam, të rilindur e krenare për çdo qytetar të Tiranës e të gjithë Shqipërisë.
O Saje e dini ku e keni te keqen ju socet.Mundoheni qe nga Rama e deriposhte te flisni me edukate,fjale nderkombetare e te pelqyeshme per kurven europe apo amerike.Populli yne trim i dashur puntor dhe i trashe do qe te flasesh ne zhargonin e tij te rruges qe te te kuptoje e ndjeke pas,tamam ashtu sic ju shan nga grate dhe motrat Saliu ne mes te parlamentit e ju mbushni poturet nga frika.
shum e sakte. keta sillen si femra delikate.
shpellarit duhet ti pergjigjesh me gjuhen e shpellarit,qe te kuptohesh.
lereni edukaten menjane dhe sulmoni me te njejtat arme qe kerkon shpella.
Gjithe isoj jenu ju o Tahir si PD ene PS pranaj ma myll at hale se si shume ju kena duru i tufe hajdutnish e zagaresh rrini tu shajt njoni tjetrin po kur vini n pushtet jeni po i njejti mut ka ardh koha me i hap rruge dikujt tjeter n politik
Ka bere nje gje te mire ne nje vit eshte 1 vit me i pasur per veten e tij Zenin dhe kunatin. Po mire tu behet edhe Tiransve donin nje pordhaman se keshtu duhet te jete kryeqytetasi i vertete. Ta gezoni cunin e Enverit
LULI ISHTE MO I PERSHTATSHMI PER TIRONEN, MAS 11 VITEVE TE ED ROMES QE NUK E DESHI KURR TIRONEN, KUR SDONI ME I PA TE MIRAT QE KA BO NE I VIT PUN, FAJIN KERKOJENI KE VETJA, JO KE LULI, EDI I HER DESH ME SHAKTRRU “FRESHIN” MASNEJ PA PIKEN E TURPIT MAJTI FJALIM PARA RINIS SOCJALISTE SIKUR SKISHTE NODH ASI GJO, KUR SJU RRESPEKTO AS JUVE SI SOCJALISTA, MOS PRETENDONI GJOJNA TE MIRA KA ED ROMA
e mo dhe ti saimir, si s’ka bere luli, beri gjithe ate projekt prej kartoni ne stacionin e trenit, nuk e pe c’behej aty ndertesa ta larta, rruge te shtruara lulishte gjelberim gjithe andej, dhe me optimizmin me te madh tha ;qe keto projekte gjigante duhen 100vjet qe te behen;une i kuptoj ata sahan lepires qe votjne per te tille mostra, por nuk kuptoj nje qytetar te thjesht qe vetem humbet nga keta mostra ,pse duhet qe ta shperdoroj voten…
Zoti Tahiri me sinqeritet e keni qare kete shkrim ,por keni ngelur deri te shkrimi.Me çpon zemren kur thua se i pa gjithe bota si u vodhen votat e Tiranes dhe shume protestuan ,protestuan edhe nderkombetaret .Per keta me nder nderkombetaresh o Zoti Tahiri i ben shume bisht analizes.Sikur jeta juaj te varej nga keta me nder nderkombetaresh more burri i dheut .Nderkombetaret jane thembra e Hakilit zoti Tahiri qe ti i anash kalon .Po te mos benin ate qe ben nderkombetaret me voten e popullit nuk do kishte mbushur dot 1 dite Lulja e jo nje vit.Jeni ju nje opozite e dobet qe tallin bythen nderkombetaret me nje popull. Me thuaj ku munden keta nderkombetare te shtrembrojne voten e popullit keto 20 vite ,vetem ne shqiperi .Pse ? Se opozita jone tregohet nje nxenese e bindur ne syte e tyre.Po mua popullin, me ke pyetur si dukesh ne syte e mi ?A me ke marre ndonjehere mendim mua elektoratit, qe te bej ty deputet e qe te jap emer qe me pare as nena jote nuk te njihte, ne duhet te besh takime me Ilir Meten e te pini ne lokale per te “miren e kombit “?Zoti Tahiri ju personalisht ndoshta nuk i meritoni keto fjale por ktheni syte nga populli dhe merrni mesazhin qe ai ka nje vit qe ju jep.Marreveshje me njerez qe kane hedhur balte e ka share “koke palare” pa marre asnje fjale mbrapsht mbi 4 heronjte e 21 Janarit udheheqesi im i opozites nuk duhet te kishte bere. Siç e tregoi fakti marreveshje horrat nuk bejne per kombin se ata nuk njohin komb por vetem para.Une personalisht nuk prisja qe Luli te bente ndonje gje gjate ketij viti se Luli nuk eshte vene atje per te bere por eshte vene per te na prere te gjitheve ne koken si ai dashi para shkalleve te Bashkise .Luli nuk doli nga vota siç doli zoti Rama per 11 vjet qe i ndryshoi faqen Tiranes .Kjo eshte arsyeja e merzitjes time me deputetin tim te opozites se po te kishit mbrojtur ju voten dhe tju kishit shkundur dhembet nderkombetarve sot qytetaret e Tiranes nuk do ishin ne nje abandonim te plote .