Një skenë me mishngrënës

27 Korrik 2012, 22:27Blog TEMA

Nga Dr. Magdalena Ramohito

 

Fundjavën që shkoi si shumica e banorëve të kryeqytetit, vendosëm ta kalojmë në det afër Tiranës, në gjirin e famshëm të Lalzit, sepse u bë i famshëm pikërisht prej të ‘famshmëve’ që kanë ngritur vilat e tyre aty. Nuk do doja fare të merresha me pampersat që groposen në rëre nga nënat e reja budallaqe (në fakt në vendet evropiane të ngjashmet e tyre i palosin e i fusin në qese speciale e i marrin me vete). Ajo që më ka tronditur ka të bëje me një gjë tjetër, që ndofta e kemi dëgjuar nga të tjerë, por është komplet ndryshe kur e sheh vete me sytë e tu.

Ngaqë shishja plastike që kishim marrë me vete u ngroh aq shumë sa vështire se uji mund të ishte i pijshëm, dhe gjithashtu të lodhur edhe të trishtuar (ne jemi qenie të përgjegjshme sociale apo jo?) nga pamjet tronditëse të fëmijëve shitës ambulatorë që ecnin pa ndërprerje mbi rërën e nxehtë duke thirrur me zërin e tyre prej tellalli për të tërhequr vëmendjen e plazhistëve- në shumicën e rasteve pa sukses, njëri syresh ma këputi shpirtin ai me i dobëti, sepse e kam të vështire t’ia përcaktoj moshën ngaqë dobësia trupore të bën të dukesh më i ri nga ç’je dhe në këtë rast djali dukej jo më shumë se 7 vjeç. Kishte veshur një këmishe me mëngë të shkurtra tip burrash dhe një pale pantallona të shkurtra e një palë shapka plastike. Në një anë të krahut i kishin varur me siguri prindërit e vet një rrjetë të madhe të mbushur me disa topa futbolli, e cila i tërhiqte jakën e këmishës duke ia zbuluar qafen e tij të hollë e të nxirë prej diellit, ndërsa në anën tjetër mbante një qese me shishe vajrash antidiell. Sa here mbërrinte tek çadra jone pas shume rrotullimeve që bënte në tërë hapësirën thërriste: “hajde topa futbolli, vajra plazhi speciale”…. dhe erdhi një çast kur nuk munda më e i thashë me dhimbje: “shko në shtëpi freskohu edhe fli gjumë se nuk i blen njeri këto sende që të kanë ngarkuar në kurriz”, por djali uli kokën e nuk u përgjigj ndërsa ne u nisem drejt barit për të pirë një ujë të freskët, ai vazhdoi me zërin pak si të zvargur thirrjen e tij….

Sapo u ulëm e pa u sistemuar akoma mirë, në krahun tim të majtë mbi një tavolinë të madhe rrëshqitëse një qengj i pjekur me gjithë kokë e me nja dhjetë limona të rreshtuar rreth e qark më befasoi, ndërsa dy burra po e shtynin për në destinacion. Mendimi i parë që na erdhi ndër mend edhe e thamë në një goje ishte: mish në ketë vapë, gjithë ketë mish, por çudia ishte se tre burrat që prisnin të qetë ‘prenë’ e tyre nuk ishin njerëz të panjohur për ne, sidomos njeri, ai politikani që ishte me kurriz nga ne, por dallohej lehtësisht nga pamja. Rreth e rrotull qytetare të ndryshëm hanin me kokën varur si fajtorë gjënë e porositur dhe me kujdes me cep të syrit shihnin ‘shqyerjen’ e qengjit, por nuk diskutonin nuk mundeshin, mbase e kanë zakon prej të parëve, mbase kanë mallkuar fatin e poshtër që i solli mu ne atë moment për të parë atë gjë kaq qesharake. Qesharake mund të mos e quajë dikush tjetër, por unë për vete qesha dhe u habita… Njeri prej mishngrënësve, ai që e kishte fytyrën me pamje nga tavolina jonë, qeshte o nga gëzimi që ishte ulur me atë njeri aq të rëndësishëm në tavoline, o nga gëzimi i gjësë që sapo i erdhi mbi pjatë, ai qeshte dhe binte në sy se kishte vetëm tre dhëmbët e parë, ndërsa gjithë zgavra e gojës ishte bosh. E morëm shishen e ujit e nuk e zgjatëm qëndrimin sepse ai trishtim që pata nga djali shitës ambulator i topave të futbollit mu zmadhua kur pashë këtë njeri me tre dhëmbë kaq të ngazëllyer…ndofta kur ka qene i vogël nuk ka shitur topa futbolli, por me siguri një fëmijëri të vështire kish kaluar. As që e mendova fare ç’donte ky politikan i rëndësishëm me këta njerëz në këtë vape me këtë qengj me gjithë kokë mbi pjatën e tij, por një rrëqethje me përshkoi trupin kur kalimthi e imagjinova atë fëmijë të dobët me topat në krahë që çapitej nëpër rërën e nxehtë të bregut të Lalzit sikur një ditë i rritur i bërë burrë si ai me tre dhëmbët e parë do të gjendej në të njëjtën tavolinë i ngazëllyer duke qeshur….

 

PS: Ndërsa një ministër grek pak kohë më parë në periudhën e vështirë të krizës që po kalonte vendi drekonte peshk në një restorant një qytetar i shkoi tek tavolina ministrit e ia ‘rrëmbeu’ nga pjata. Asnjë pasojë nuk pati qytetari e asnjë reagim negativ prej Ministrit

8 komente në “Një skenë me mishngrënës”

  1. tourkofagos says:

    autor i shkrimit[mjaft interesant e humoristik] si mund te besh nje krahasim te tille mes politikaneve shqiptare me ministrin grek[Pagkalos]……!!!!! do te ishte fatale!!!!

    1. trojani says:

      nga bagazhi i kokes (zgjuarsia) nuk ka krahasim ,pangalos qendron shume me lart ,nga bagazhi i barkut mund dhe t’ja kalojne keta zullapet tane.tjetra qe doja te thosha vetem grek qe s’eshte pangalos.ke filluar dhe i “zbut” komentet me sa duket do te hedhin ne token meme greket,nuk ju duhesh me se tani nuk kane te hane per vete ata ,kush e can rrethin me per ty ha ha ha, gazep o turkofagos ,qe po ti haje te gjithe(turqi) nuk do me behej shume vone.

  2. Hithri says:

    Po mire moj cupe, e trishtueshme kjo qe ke shkruajtur, por kur po tregoje per ate djalin kocke e lekure, mendova se do thoje qe i bleva nje nga vajrat thjesht per sevap dhe u zhgenjeva qe nuk e bere. Nga I. Meta me kompani ne nuk presim gje, por aty ketu, nuk do ishte keq te nxirrnim dicka nga xhepi per keta fakira. Se kur ta del ty te shkosh deri tek gjiri i lazrit, te dilte te shpenzoje nja dy para te shkreta per ate femije te shkrete, dhe ishte shume ironike ajo qe i the ti, shko ne shtepi e fli gjume!!!!!!!!!!!. Vetem femijet e tu e kane ate privilegj, ai femije mbase se ka kuptuar se ci ke thene se qe kur eshte bere ne moshe( mase 3-4 vjec) per te ndihmuar prinderit, ai percellohet ne diell derisa te nxjerre dicka me shitjen e nje shisheje vaji kunder diellit( dhe ai s’mund te shkoje ne shtepi pa gje, ose te pakten duhet te tregoje se u perpoq) Ato para qe mund ti kishe dhene ti mund te kishte qene darka e familjes se tij. E kuptoni o miq se sa larg realitetit jemi ne te gjithe( mendoni pak, sa larg jane ata qenat e parave- vite kozmike larg)

    Eh, mjere ata qe s’kane buke te hane!!!!!!!

  3. elton says:

    Epo ca pret autorja e shkrimit???
    Qe, shteti me ane te politikes sociale te kujdeset per keta femije ,ti coje ne shkolle,prinderve te tyre pabuksa ti paguaje qerane, ti coje ne kurse profesionale,ti trajnoje qe te jene te afte per tregun e punes….(ketu nuk po ka pune per ata me mastera:)

    Kjo nuk ka per te ndodh kurre, e dashur autore.Keshtu qe ke bere mire qe si ke blere nje vaj plazhi atij femijes se maksimumi 1500 leke te vjetra kishte per te fituar.Nuk e lejon konkurrenca ta shese me me shume fitim.

  4. xoxo says:

    fatkeqsisht ka shume vete si puna ktij eltonit,shkrimtares ate tjere ve…qe na bejn moral neper gazeta,e dime se cndodh ketu i shohim perdite,por problemi qendron si cfare bejme ne per ti ndihmuar sado pak keta te mjere…kjo eshte ceshtja jo lloqe kavaje bla bla bla…….

  5. dritani says:

    Dr. Magdalena

    Ate post scriptum per ke e kishe?
    Per ate djalin e lodhur qe shiste topa dhe probabilisht nuk di te lexoje.

    Turp nuk te erdhi kur e shkruajte?

    p.s. Me duket shenje imbaciliteti!

  6. beso says:

    tre veta hane nje qengj.Hahahhahhahaa,atyre edhe elefantin tu sillje do ta shqyenin me tre dhembet e mbetur.Shkrim i bukur,realitet i hidhur;kush ishte politiksi?Ai qe ka kuraje te pershkruaje kete realitet nuk ka frike te thote qe Brahush Padushi(po them une nje hamendje)po shqyente nje qengj te pjekur me tre dhembet e mbetur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje