Sistemi i drejtësisë që vret më shumë se krimi

27 Korrik 2012, 22:16Blog TEMA

Nga Anila Çobani

 

Do te doja qe sot me revolten qe me zjen shume ballesh perbrenda, t’i drejtohesha perfaqesuesve te KE ne Shqiperi, ambasadorit amerikan dhe kujtdo tjeter qe me perpjekjet diplomatike te tyre mundohen te bejne diçka per kete vend. Per kete vend qe jo vetem ka humbur orientimin europian, por rrezikshem ndodhet ne nje udhekryq dhe tulatet i plagosur nga goditjet dhe rrenimi ekonomik, shpirteror dhe human. Do te doja shume t’iu kerkoja siç e kam bere dhe here te tjera, ndihmen time si nene, si grua, si intelektuale, per te bere te mundur qe çeshtjen qe une (tashme mbushet 1 vit) po ndjek kunder nje perfaqesuesi te administrates se sotme shteterore, ta bej te mundur te me zbatohet ligjerisht ne pallatin e frikshem te drejtesise shqiptare.

Por sot nuk po e bej! Nuk dua t’ju percjell juve trishtimin dhe revolten e nje qytetareje qe nuk mundet dot as te zhvilloje nje seance te vetme gjyqesore per te vendosur te drejten e shkelur brutalisht jo ne rruge, jo ne familje, por ne zyrat e nje shteti pa emer. Them pa emer se nuk do te doja t’i them shtet shqiptar, sepse shqiptaret jane nje popull vital, inteligjent, shpirtmadh dhe luftarak.Shqiptaret kane treguar ne shekuj se dine te bejne shtet,se dine te bejne drejtesi!

Ndaj dhe une sot vendosa t’u drejtohem pikërisht atyre, shqiptareve te mi vitale! Sot ne Gjykaten e Tiranes u zhvillua seanca e rradhes kunder te pandehurit, xhelatit te Bashkise se Tiranes, Florenc Hoxha. Si ne te gjitha heret, xhelati, ky burracak me uniformen e Policise Bashkiake nuk u paraqit ne seance me pretendimin se ishte nje avokat ne emer te tij dhe kerkesen e xhelatit e miraton ai qe pretendohej se ishte pala jone ne Gjykate. Prokurori! Dhe ishte perseri avokati qe kerkon gjykim te shkurtuar dhe ishte perseri prokurori qe miratonte çdo kerkese te avokatit te xhelatit. Deri ketu nga ana proceduriale si dhe nga ana ligjore çdo gje eshte OK. Por kur prokurori lexon mbrapsht padine tone, lexon neper dhembe tre rreshta te pakuptueshem dhe nuk paraqet ne seance asnje prove (e dhene nga ne dhe koleget tane), asnjë material filmik, vene ne dispozicion nga mediat diten e ngjarjes, çdo gje kthehet ne farse. Kthehet ne nje seance ku viktima (megjithese s’do te doja kurre te isha ne kete pozicion) kthehet ne nje pre! Pre e institucionit te cilit viktima i ka besuar jeten, dinjitetin dhe mbrojtjen.

Dhe ne momentin kur degjoja gojehapur une dhe kolegia ime tjetersimin e fjaleve tona ne referencat e prokurorit, neper mend me kalonin qindra e mijera shqiptare te deshperuar qe u kane besuar jeten, pasurine, dinjitetin, te ardhmen, te tyren dhe femijeve, pikërisht ketyre perfaqesuesve te organit te akuzes. Ne mend me kalonin dhjetëra seanca te deshtuara me kriminele e hajdute, me vrases e te korruptuar, ku ne emer te procedurave dhe “fakteve te munguara”, viktimat kthehen ne pritesin çudiberes te tre diteve. Eshte ajo shprehja çudiberese qe hataja me e madhe tre dite zgjat dhe viktima harron! Dhe shqiptaret harrojne! Une jam shqiptare! Une jam nene shqiptare dhe kam vendosur te mos harroj! Kam vendosur t’i shkoj drejtesise deri ne fund, e pademoralizuar, e paepur. Prandaj iu bej thirrje sot te gjitheve, Avokatit te Popullit, shoqerise civile. Mos i braktisni shqiptaret!! Qendroni prane ne çdo perballje te tyre me shtetin. E them ne perballje me shtetin, pasi prokurore, gjyqtare, tani e besoj fort kete, jane nen tutelen kriminale dhe nen presionin politik te nje shteti qe shemb! Shemb endrrat dhe jeten e shqiptareve!

9 komente në “Sistemi i drejtësisë që vret më shumë se krimi”

  1. AGIM BASHA says:

    Krim drejtesie!
    Pabarazi!
    Korrupsion

    Me duart e pastra berishjane!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/femijet-e-bathores-vs-berishajt.html

  2. Apollon says:

    E nderuara Anila, kurajo.
    Shpresojme t’a lexoje Prokurorja e Pergjithshme dhe t’a peshoje e gjykoje vete punen e vartesit te saj.

  3. jurgeni says:

    ky shtet ka degjeneruar ne cdo qelize te tij.o zot jetojme ne vitin 2012 dhe po na duket sikur po jetojme nje kohe qe per brezin tim eshte krejtesisht e panjohur , kohe e cila tashme i perket historise. te dhunohesh ne kete menyre nga nje njeri qe paguhet nga taksat pikerisht per te bere te kunderten pra qe te na mbroje nga abuzimet , ky eshte kulmi . ne nje shtet ku avokatia , gjykata dhe prokuroria jane bashke kunder popullit te vet atehere me plot goje mund te themi se kemi rene perseri ne nje diktature

  4. Ben Chicago says:

    e megjithate ka plot njerez qe e votojne perbindeshin

  5. paskal says:

    nuk ka drejtsi ne demokraci!
    edhe ne perendim nuk ka drejtesi kur preken interesat e pushtetit dhe te pushtetarve..

  6. llonxhari says:

    E nderuar Anila!Nuk dua qe te humbasesh shpresat,por dua te te ngushelloj duke te thene:”Shyqyr qe je gjalle”!Iku gjykatesi i Vlores sepse e “kruajti” me keta,dhe nuk do tia di kush.E detyruan piktorin e Durresit te behej vrases dhe u shkaterruan dy familje shqiptare,dhe askush nuk do tia dije.Me qindra vrasje per pronat mes shqiptareve jane frut i ketij sistemi drejtesie,dhe legenat mbushin xhepat pa pasur asnje pike turpi e as nje lloj frike.Sa per ate perso(Me fal se per pak thashe “personin”),ate burracakun qe merret me gra,lus zotin qe dikush te sillet me gruan e tij si ai u soll me ju.Anila mos u ligshto,bota i gjeti nazistet kriminele edhe pas 50 vjetesh.Ky gjendet kollaj sepse do ta njohin nga parukja.

  7. Demokracia buron nga shpirti i cdo njeriu. says:

    Ne kete pike une them qe ishte me mire 97′. Konturet e “armikut” ishin me te qarta.Ne 2012 ti nuk di kush eshte e keqja. Nuk di nga kush te mbrohesh me pare; nga njeriu me pushtet, nga avokati i paafte e lekist, apo nga gjykatesi i korruptuar ?

    Demokracia buron nga shpirti i cdo njeriu. Demokracia ne Shqiperi eshte vecse shuma e “shpirterave demokratike” te shqiptareve. Mod prisni me shume.

  8. Mark Gjonaj says:

    Nuk ka drejtesi ne demokraci, ka shtet te se drejtes se mbrojtjes se ligjit te miratuar nga klasa politike e degjeneruar, e koruptuar me perfaqesuesit e saje ne Parlament DEPUTETET. Shikojeni se pjesa me e urryer e klases politike, jane kethyer socialistet me kryetarin Rama. Cfare hallesh ka populli dhe cfare kuvendon rama neper sallone e konferenca shtypi!

  9. tomori i beratit. says:

    SISTEMI GJYQESOR ne vendin ton eshte alarmant.Ketyre qe ne u themi gjykates a prokuror te me falni por duhet tu themi BIJ DHE BURA KURVASH.U pelqen tu therasesh keshtu sepse nje dite me tha nje shoku im :-E kam te fituar gjyqin se kam nje avokat te zotin BIR KURVE eshte me tha-E pyeta po nga e di ti se e ka te jemen kurv?Jo me tha por kur hengrem nje drek me kete avokat gjat bisedave e perseriti nja dhjet here-jam bir kurve une mos u bej merak se ka mar fund ajo pune ,ose -edhe prokurori eshte i yni e llafosa une dhe ti mos u bej merak se prokurori eshte bir kurve ( e kish llafin per njeri i hedhur dhe i zgjuar)pra perset’ja u ham hakun jan dhe e meritojn te jen te tille te gjithe qe militojn ne sistemin ton gjyqesor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje