Saliu noton 107 minuta me tepër se qeni…

30 Korrik 2012, 18:05Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Me kryeministrin Sali Berisha po ndodh çudia: Sa më shumë plaket e rrjedh nga trutë, aq më shumë po i shtohet forma dhe forca fizike, tamam si sportist 25 vjeçar, në kulmin e karrierës. Edhe këtë vit ai e tregoi formën e vet të lartë sportive e fizike, madje në not. Ashtu si në PD, pa asnjë konkurrent (por veç me zëdhënësen e tij që kronometronte kohën), kryeministri vetë-vendosi një rekord të ri në not, me 9 minuta notim pa ndalesë, më tepër se vitin e kaluar.

Kryeministri Sali Berisha, i cili faktikisht ka hyrë në moshën 69 vjeçare (ka lindur në korrik e jo në tetor 1944), ka qëndruar këtë fund korriku plot 141 minuta në ujë, duke notuar. Madje sipas “tifozëve” (oborrtarëve) që e kanë ndjekur, oficerët e Gardës e polumbarët që e shoqëronin dhe e mbanin nën ujë në këtë garë, kanë mundur të notojnë pa pushim vetëm 43 minuta dhe janë zëvendësuar me eskortë tjetër të gatshme e më pas me një tjetër. Edhe polumbarët janë zëvendësuar me 5 ekipe të tjera të gatshme, mbasi bombulat e oksigjenit të tyre, teknikisht kanë furnizim vetëm me 30 minuta. Janë dashur tre eskorta e grupe të gatshme notimi dhe 5 ekipe polumbarësh, që të përballonin kryeministrin “rekordmen” deri në fund të garës së notimit prej 141 minutash.

Ndërkohë, sipas “jurisë” së kësaj gare noti, rezulton se dhëndri i tij 40 vjeçar, ka rezistuar në det vetëm 21 minuta. Djali i tij Shkëlzeni, ka rezistuar 23 minuta. Shoku i djalit, prefekti i Tiranës, ka rezistuar vetëm 20 minuta. Ndërsa Fevzo që e ka shoqëruar Saliun në këtë “garë historike”, ka rezistuar vetëm 17 minuta. Madje edhe kamerave të TVSH e TV-Klan, u janë ndërruar kasetat e batëritë, mbasi janë nga 60 minuta, ndërkohë që “bateria” e kryeministrit notar rekord, rezistoi deri në 141 minuta.

Se sa milje not ka bërë kryeministri Sali Berisha në këtë rekord, kjo ende nuk dihet. Por dihet fakti, që ai ka shtuar me 9 minuta më tepër kohën e notimit në krahasim me korrikun e vitit 2011.

Sipas të dhënave që dalin nga “departamenti i rekordeve të Saliut” në kabinetin i kryeministrit, në muajin gusht të po këtij viti, ai ka deklaruar se do ta thyejë edhe rekordin e 141 minutave, si një “dhuratë të çmuar” historike për 100 vjetorin e Pavarësisë. Ne nuk e dimë se ku po e bën stërvitjen e notit kryeministri Sali Berisha për rekordin e ri të gushtit, por dimë që kjo është vërtetë një tregues për efekte studimi në lidhje me rigjenerimin fizik të pleqve të moshës tretë, sidomos kur dihet që kryeministri ynë, pas 3 vitesh “trajnim” ka kaluar vetëm fazën fillestare të mësimit në not… qeni.

Sinqerisht, vitin e kaluar e përcolla me indiferentizëm rekordin e Saliut në not, me mendimin që kryeministri ynë është personash objekt barsoletash, madje që i krijon vetë për veten, që i publikon vet dhe që qesh e tallet vetë me to. Ndërsa këtë vit, kur e dëgjova që “TVSH” e “TV-Klan” hapën lajmet e ditës me rekordin e ri të notit me 9 minuta më tepër, të vendosur prej kryeministrit, të them të drejtën shtanga, vura duart në kokë e nisa të pyes veten:

– Si është e mundur, që një njeri, i cili ka 9 vjet që ka hyrë në moshën e tretë, arrin rekord noti që nuk e arrijnë dot as sportistët e notit?!

– Si është e mundur, që një plakush, i cili deri në vitin 2009 nuk dinte not, tashmë të notojë e të qëndrojë në ujë 3-18 herë më tepër se kafshët e ujit?!

Vitin e kaluar kur kryeministri arriti rekordin 132 minuta not, i mahnitur për këtë “çudi shqiptare”, unë publikova disa krahasime të aftësive fizike e notuese, të bëra mes Sali Berishës, sportistëve dhe kafshëve që kanë lidhje me ujin dhe notimin në ujë.

Ja krahasimet e marra nga bisedat me një mjek dermatolog, me një trajner-specialist noti dhe me një studiues biolog:

 

Mjeku dermatolog, thotë:

Rekordi i Saliut me qëndrim 141 minuta notim e qëndrim në ujë deti (me kripë), futet në rastet e veçanta që duhen studiuar shkencërisht nga ana mjekësore, për të verifikuar risi të reja tek organizmi i njeriut, për katër arsye:

– Saliu ka notuar pa pushim për 141 minuta, ose 2 orë e 21 minuta, duke mos dalë asnjë sekondë nga uji. Në rastin konkret, për aftësinë moshore të lëkurës që ka, do të kishte dalë nga uji me lëkurë të dekompozuar, mbasi lëkura trupore e një 69 vjeçari sa është Saliu, pëson një “kalbje” fillestare në shkallën 35-40%.

– Fakti shkencor, që biologjikisht lëkura e një 69 vjeçari është 75% e degraduar, uji i kripur i detit, ka aftësinë ta gërryejë.

– Shkencërisht, edhe lëkura e shëndoshë e një 20-25 vjeçari, mund të përballojë qëndrimin në ujë vetëm për 45 minuta, mbasi pas kësaj kohe, fillon e dekompozohet lëkura sipërfaqësore e trupit.

 

Trajner-specialisti i notit, thotë:

– Kryeministri Sali Berisha deklaron se ka notuar 141 minuta në det, kur siç dihet noti është sporti me i lodhshëm fizik, mbasi ka në aktivitet total e të pandalshëm gjithë muskujt, gjithë organizmin.

– Sipas testeve që janë bërë me njerëz të zakonshëm (jo sportistë) në SHBA, Kinë e Japoni (në pishinë jo ujë me kripë), ka rezultuar kështu:

– Një 20 vjeçar, ka notuar pa pauza qëndrimi mbi ujë vetëm 51 minuta.

– Një 30 vjeçar ka notuar vetëm 43 minuta.

– Një 40 vjeçar ka notuar vetëm 38 minuta.

– Një 50 vjeçar ka notuar vetëm 32 minuta.

– Një 60 vjeçar ka notuar vetëm 19 minuta.

– Një 70 vjeçar ka notuar vetëm 11 minuta.

– Në Shqipëri, rezulton rekordi, që një njeri jo sportist në moshën 69 vjeçare i quajtur Sali Berisha, ka notuar pa ndalim 141 minuta.

– Ku rekord mund të arrihet nga sportistë të moshës 20-25 vjeçare, të stërvitur me nga 6-8 orë në ditë në ushtrim intensive noti dhe me ambientim relaksues në qëndrim ujor me nga 6 orë në ditë.

– Ky rekord mund ta arrihet nga sportistë maratonistë noti 20-25 vjeçarë, të cilët trajtohen e stërviten në kushte të kompletuara sportive noti dhe në mjedise të shkëputura fizike e psikologjike, pra të pa angazhuar e të pa shqetësuar nga asnjë problem tjetër i jashtëm ndikues.

 

Biologu, thotë:

Nga të dhënat që ka literatura, kemi të fiksuar disa studime mbi rekordet, ose më saktë mbi të dhënat për aftësinë fizike të kafshëve ujore, që kanë bashkëjetesë aktive dhe me tokën. Konkretisht rezulton kështu:

– Bretkosa qëndron në ujë 110 minuta, nga të cilat vetëm 17 minuta i ka notim.

– Rosa qëndron në ujë vetëm 54 minuta, nga të cilat vetëm 39 minuta i ka notim.

– Foka qëndron në ujë vetëm 39 minuta, nga të cilat vetëm 27 minuta i ka notim.

– Hidra qëndron në ujë vetëm 41 minuta, nga të cilat vetëm 27 minuta i ka notim.

– Pinguini qëndron në ujë vetëm 29 minuta, nga të cilat 20 minuta i ka notim.

– Peshku qëndron në ujë 24 orë, nga të cilat vetëm 107 minuta i ka notim pa ndërprerje.

– Krokodili qëndron në ujë 74 minuta, nga të cilat vetëm 11 minuta i ka notim.

– Qeni noton vetëm 34 minuta pa ndalim.

– Sali Berisha, njeriu 69 vjeçar, noton 141 minuta në ujë të kripur pa dalë në tokë!

Ky rast është vërtetë rekord për studim…

11 komente në “Saliu noton 107 minuta me tepër se qeni…”

  1. xhoni says:

    Keni bere plot krahasime te njerezve dhe kafsheve me Berishen,duke konkluduar te asnje nuk noton as sa gjysma e Berishes!!
    KENI GABUAR TE GJITHE:
    PO GOMARIN PSE NUK E KENI FUTUR NE KETO STATISTIKA???

    1. Alban Dushi says:

      Shume ju faleminderit per studimin shkencor zoti Perparim. vertet me vlere dhe na hape syte me kuriozitete qe nuk i dinim.
      Nje verejtje te vockel:
      Nuk keni marre parasysh se sala eshte kafshe prehistorike dhe nuk ka kritere shkencore qe ta perfshijne ?
      http://imazheshqip.blogspot.com

      1. Vlora says:

        llafet qe kane dale nga populli per te tille gomare kane dale.

        “nje i cmendur hedh nje gure ne lume ,dhe 100 te mencur se nxjerin dot” dhe eshte rasti me tipik me sali gerdallen.

        kemi 2 dit qe vetem degjojme dhe lexojme per kete “notar” shpellash

        na u be si, lek plepi

      2. Aishja prej Sauku says:

        Dialog ne Dhermi me daten 29 Korrik 2012.

        Gruja e Satrapit:-Po dil prej ujit more te dalshin trut ishalla…..

        Satrapi:-Jo nuk dal se kom frik se ma shikon bibilushin qe me esht zvoglu prej te ftoftit…….

        Gruja e Satrapit:-..O te shpelaft nji morte,…po bibilushin tand qysh ku ka lind Arbitha dhe Shkelziu nuk me ka interesu mu fare.
        Po dil se ke me u ftof ene ka me te shpetu shurra pika-pika ne krevat…

        Satrapi:-Po mos bertit moj se e morren vesh gjith ushtaret e Gardes ene ska burr nane qi i nalon qi ta informojn Zhole-Topallin,qi don me u bo Kryeministre vitin tjeter.

        Gruja e Satrapit:-Qyqja ca e gjeti ket Shqipni,ka njina ane Presidenti me uturak,ka ana tjeter Kryeministri Tarallak,…
        Po nuk bohet plaku,djal i ri mre psikopat,merr viagra sa te dush po vec me fllucka ajer ke me m’spêrkat.

        Satrapi:-Mir moj, mir,… se dola,… Serce moe,…..po mylli pak syt,se kam frik,..se mos t’bie t’fikt…kom nejt 141 minuta ,pa me shpetu asnji pik…..shurr,..te betohem per njat hajduten Ar-bitch ene njat Delenxhiun Shkerdh-zit

  2. geno says:

    Sepse, me sa duket TEMA e ka gjykuar, qe gomari nuk di not dhe perfaqesohet nga Sali Berisha

  3. Amon o Papi se e ke pak nji kafe Te mire, Ta lumsha o burre, Shpellari rekordet I llogarit sa merr ila et, Mos ja ver veshin! Po Sidoqofte hesapi osht i sakte: Shpellari e ka lekuren Te trashe sa 24 Krokodila!
    Te Ftoj & te lutem Z. Perparim, si gazetar,
    t’i merrni fevzoKoran pashes versionin e tij ( te fevzos, lidhur me polumbaret, minutazhet e sejcilit etj.)
    Sidoqe te pergjigjet ja vlen te mbetet ene ‘e verteta fevzoKoranpashes’ e
    Se paku Te bojm Edhe c’a dite gallate se u trashem!
    Tung z. Perparim, dhe Te lutem Mos e le mas dore!…

  4. Albann says:

    Kjo eshte per te qeshur…dhe per te qare…
    Saliu i thote popullit shikoni sa budallenj jeni…dhe shkrihet gazit kur sheh sa me vemendje e degjojne….Edhe ne xhungel njerezit kane pak dinjitet….

  5. Une dhia salramberishes j’u dishmoj se mbi mue ky ka pas nej vete, po sa minuta e ka pas rekordin tash s’jam kah e maj men se Jom lashtue fort; por nji gjo e dij si deka, qi e kom pas kuptu Qe rekordin mo t’ modhin fare fare ky
    ‘skanderbegu+ AhmetZogu 2’, ka me e thy bash me rruzen ( qafen)!
    Kte dijme Na Dhite e Egra Te Bjeshkve!

  6. m.m says:

    Nuk ka asgje per te cuditr..une per veten time ebesoj pasi po te vereni me kujdes ne pjesen e mbrapeme duket nje si antene…Eshte nej tub kallami,te cilen Saliu e mban te futur ne brirren e pordhes ,per t’u furnizuar me gaz….

  7. Diapsora says:

    Po ne sex a e thyen rekordin ky kryeministri yne?? apo merr “dopingun” VIAGRA apo Blue PILL!!
    Vetem ate rekord i ka mbetur pa na u mburrur se si duket do i kene shterruar baterite…

  8. labi nderi ikombit says:

    ore po cmereni kot me kete homo sapiensin ,ai nuk di sa sekonda ka nje minut ,ai levis gjith pleset e fytyres dhe mbesa e tij qe thot budallalleqe ati do i ngjaj ,dardha bie nen dardhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje