
Një ditë, kur Luigji i XIV-të apo “Mbreti Diell” i Francës, po shpjegonte e shtjellonte fuqinë absolute të mbretërve të mëdhenj, një nga aristokratët e oborrit të tij, disi më i veçantë për natyrën e tij liberale, shprehu dyshimin e tij në këtë lloj shtjellimi duke pretenduar se edhe në këto raste fuqia apo pushteti i mbretërve të tillë duhet të kishte limitet e veta. Por, Luigji i XIV-të, e ndërpreu menjëherë këtë “bredhje liberale” duke e argumentuar shpjegimin e tij në një mënyrë fare konkrete: “P.sh., nëse unë të urdhëroj të hidhesh në ujë (në det), ti do të jesh i pari që do të bindesh”. Sapo dëgjoi këto fjalë konti u ngrit dhe nisi të largohej i alarmuar. I çuditur nga kjo ngutje, mbreti e ndaloi duke e pyetur, por përgjigja e kontit ishte sa lakonike, po aq edhe e mprehtë: “Po iki të mësojë notin”… Kjo ndodhi me erdhi ndermen ku sapo hapa Fb dhe friendsat e mi kishin publikuar se i pari i vendit kishte thyer rekordin e tij perseri ne not pa ndimen e pelumbareve te Rene-as por me ndimen e gureve qe ishin shtruar poshte qe agai te ecte kur te lodheshe. Nuk e di pse një lajm i tillë sa “shëndetësor”, po aq dhe “gazmor”, hapi garën e barcaletave dhe të historive me punë noti, jo vetem në çadrat e.plazhit dhe lokalet pranë detit po dhe ne FB Mao Ce Duni e quante notin një sport sa çlodhës, po aq dhe kalitës. Ai e ushtronte atë ku që i shfaqej rasti. Mbi të gjitha, parapëlqente notin në det të trazuar. Kështu, p.sh., kur udhëheqja e partisë mblidhej në konferencat e veta vjetore, Mao shfrytëzonte rastin për të notuar në oqean, në zonën bregdetare të Kinës Veriore. Në 16 korrik 1966, në 10-vjetorin e parë të kalimit me not të lumit Jance, mori pjesë dhe Mao Ce Duni. U raportua për një notim për afro 65 minuta, në një largësi të pretenduar rreth 15-16 km. Mesa duket, një ngjarje e tillë ishte organizuar për qëllime të caktuara propagandistike: për të shërbyer si një dëshmi e “freskisë” dhe e forcës së Kryetarit Mao edhe në moshë 73-vjeçare. Prandaj dhe ajo u mbulua me “pompë” dhe në mënyrë të gjerë nga media kineze e kohës! Madje, u filmuan gjatë notimit të “Udhëheqësit të Madh” edhe shaka të tij me njerëzit që e shoqëronin, nëpër këtë “çarje” rrjedhjeje të fuqishme Në kushte pothuajse të një falimenti ekonomik, duke ndjerë rritjen e kundërshtimeve ndaj udhëheqjes së tij, Berisha gjen dhe kohen per te thyer rekordet ne not apo me the te thash. “Notimi historik i Kryetarit. dëshmon se ai është ende i parë, nese analizohet situata politike-ekonomike e Shqiperise së viteve ‘2012-te. Shqiperia po përjeton spazmat e një kolapsi ekonomik dhe të një katastrofe ushqimore. Jo vetëm për arsye sa natyrore, por edhe si rezultat i eksperimenteve radikale politike dhe ekonomike të Sali Berishes Ne Shiqiperine e 2012’-es akoma diskutohet per kalimit e saj nga një vend me ekonomi agrare të prapambetur në një shoqëri moderne. Natyrisht, për histori të tilla, por dhe paralele të ngjashme, nuk ka shumë nevojë lexuesi-pushues. Sidoqoftë, ndoshta, ia vlen që ato të tregohen sepse pushimet mbarojnë shpejt. Pas tyre rifillon jeta reale, përplasjet, hilet, gënjeshtrat, të vërtetat me telashet e panumërta të tyre. Me to lidhen ngushtë jo vetëm qytetarët, por edhe politika e lojtarët kryesorë të saj. Dhe këta të fundit, me ndonjë dallim të vogël, nuk duket se ndryshojnë aq shumë sa të mos “shkrihen” dot në shembujt apo rreshtat e mësipërm. Bile, ky është dhe problemi: jo vetëm i lajmit, por dhe i vetë emetuesve të tij! Megjithatë, në rastin konkret, mbetet për t’u sqaruar nëse bëhet fjalë për një “shaka” plazhi, për një servilizëm mediatik apo për një “kopjim” politik. Dhe, akoma më keq, a bëhet fjalë për kënaqësi për t’u rrethuar nga servilë përfitues dhe të paskrupullt apo për dëshirë për kopjim dhe imitim?! Më mirë se kushdo, mund të përgjigjet vetë lexuesi i këtyre radhëve
ore po kush eshte autori i keti shkrimi
kush autori i shkrimit
kush eshte autori i shkrimit
ndihem shume keq , kur degjoj te tilla palacolleqe, kjo eshte te luash ne inteligjencen e nje populli te tere, eshte nje histori qe ky popull e ka kaluar njeher, ne vitet e socializmit te deshtuar,kur “udheheqesit” thyenin rekorde dhe su dilte asnje perpara, por eshte turp dhe per disa media, se disa te tjera dihen se ku notojn qe merren me te tilla brockulla
Popull me idiot se ne shqiptaret nuk ka.Tallje bythe,kaq flagrante nga ana Sales,nuk ka ku te shkoje me.Megjithate vazhdojme gjumin.Oh sa mire me qene shqiptare.Ha,ha, ha, per cdo gje te fundit,shume mire ne fakt.
Qe kur e leshoi Ramiz Alia ne det, nuk mbahet me ky! rekord mbas rekordesh ujore. Edhe kur te vdese, det me shi do kete, nuk do e varrosin dot nga qe do mbushet gropa me uje!
Gojet e liga thone qe i jati, Ram Berisha, ka pas pishine ne Vicidol.
Ne kete rast,eshte duke bere nje veprim pozitiv,kujdeset per forcimin e shendetit.
Kjo praktik eshte nje shembull per te gjithe te moshuarit,sporti eshte rruga e forcimit te shendetit dhe zgjatjes se jetgjatesis.
Mire media prane ketij trapi po media e pavarur prapa ketij shkon dhe ky aq me shume mburet e krenohet si i redhur qe eshte nga fiqiri .Le ti beje bojkot shtypi i pa varur e pasaj te shikojme si do katandiset si dordolec se shtypin partiak mund te them vetem nje pakice e lexon.Mesa duket edhe keto gazetat e pavarura duhet te kene dicka qe e bejne lajm nje lajthitje te castit te ketij te pa pergjegjshmin qe ka aritur ne stadin e gjykimit feminor me mburjet e tij qesharake.