Ka kohë që në fjalorin tonë të përditshëm, fjala frikë po zë një vend të konsiderueshëm. Ajo përdoret shpesh në të gjitha mjediset, përfshirë edhe foltoret e partive e sallën e Parlamentit. Shpesh njerëzit që janë të punësuar në administratën shtetërore ndjehen të frustruar, për shkak të paragjykimit që u bëhet për sa i përket përkatësisë politike me sfond familjar. Jo rrallë i dëgjon tek shprehen të penduar që nuk kanë hapur një biznes privat, por nga ana tjetër në mënyrë shumë të çuditshme e të pashpjegueshme dëgjon edhe njerëz që merren me biznes të shprehin frikë për sa i takon përkatësisë politike.
Po ç’është në të vërtetë frika?
Në të gjitha gjuhët e botës, kjo fjalë aspak e këndshme për tu thënë e për tu dëgjuar, perifrazohet si: një ndjenjë alarmi e shqetësimi, e shkaktuar nga probabiliteti i realizimit të rrezikut.
Gjithashtu frika mund të ketë një anë pozitive, duke ndikuar tek ne për të shmangur një rrezik eventual, siç shkruan King Soloman. Ai thotë se frika nga Yahweh (perëndia e Izraelit) është fillimi i njohjes, megjithatë ky artikull tenton të ekzaminojë në mënyrë fare modeste efektet e frikës dhe reaksionit të individit ndaj tij.
Përkufizimet mjekësore dhe psikologjike janë si më poshtë:
1. Lemeri, tmerr, reagim emocional primitiv ndaj një rrethane të frikshme.
2. Panik, një terror i shfrenuar i papritur, që shpesh prek disa njerëz.
3. Terror, një frikë e thellë e shfrenuar.
4. Ankthi është në parim një ndjenjë shumë e ngjashme me frikën, sepse përgjigjet fizike të trupit janë të njëjta.
Sidoqoftë duhet të kuptohet se frika, paniku, ankthi ose terrori janë përbërës shpirtëror.
Në fakt Yahweh u tha izraelitëve se, nëse ata shkelin ligjet e tij dhe rregullat, do të provonin një eksperiencë tepër negative, që vetë ai do tua dërgonte. Në këtë rast frika ndaj eksperiencave të këqija të panjohura, i nxit njerëzit të jenë të sjellshëm konform rregullave dhe ligjeve, por duke qenë se këto janë të vendosura nga një fuqi e panjohur e mbinatyrshme kjo sjellje e mirë ndërthuret me një ndjenjë përulësie.
Në fakt edhe pse askush nuk ka dëshirë të vetëdeklarohet frikacak, ajo përjetohet nga të gjithë, ndonëse në mënyra të ndryshme sa i përket reagimit. Sa më shumë të shtiresh sikur nuk ke frikë në një situatë të dhënë, aq më shumë tradhton veten, sepse një sy i vëmendshëm e sheh në sytë e tu, në zërin tënd, në lëvizjet, pra në gjithë trupin tënd. Është e vërtetë, se mënyra sesi reagojmë ndaj frikës, ndikon në etiketimet që na veshin, por gjithnjë brenda ka subjektivizëm.
Sepse vlerësimi i tjetrit si frikacak apo trim, bëhet në mënyrë të pashmangshme duke u nisur nga pikëpamja autobiografike, duke sjellë në këtë mënyrë pakënaqësi tek njeriu i etiketuar si frikacak. Sepse ajo mënyrë reagimi, e cila konsiderohet si etike nga dikush, nuk është e tillë në pikëpamjen e dikujt tjetër. Kjo varet tërësisht, nga mjedisi kulturor nga i cili vjen individi, por kryesisht familja e tij.
Supozojmë se një njeri i edukuar në një familje me rregulla të forta, merr një post që ka në dorë jetën e shumë njerëzve. Është e qartë se ai është i prirur të shfaqë disa pasiguri, në lidhje me fuqinë e tij (sikur ta dinte ujku çarë fuqie ka do kishte shqyer gjithë kopenë), gjë e cila është shumë normale dhe e lavdërueshme për njerëz që kanë të njëjtin nivel edukimi. Por kjo sjellje konsiderohet prej frikacaku nga njerëz që nuk janë modeluar në mënyrë të tillë.
Në fakt kjo është frikë, por është një frikë e mirë, pasi njeriu që ka në dorë gjithë këta njerëz është i prirur tu shërbejë sa më mirë atyre, pasi shkalla e përgjegjësisë së tij është e lartë.
Në rast se dikush ndodhet përballë trenit që ecën me shpejtësi, pa dyshim duhet të ketë frikë, sepse jeta është shumë e bukur dhe besoj se askush nuk dëshiron të vdesë. Pra në këtë rast kemi një frikë të mirë.
Nëse një individ ndodhet përballë një situate banale, ku njerëz të pabarabartë nga pikëpamja intelektuale provokojnë “luftë” duke shfaqur hapur supremacinë e tyre në këtë fushë, atëherë ndrojtja e këtij personi për të filluar ndeshjen e provokuar, konsiderohet nga provokatorët si frikë, ndërsa për të tjerë të ngjashëm me këtë person konsiderohet si një sjellje e pëlqyeshme, pra si frikë e mirë.
Realisht nuk ka receta të gatshme se kur njeriu duhet të ketë frikëra të mira e kur nuk duhet të ketë frikëra të këqija. Frika është një ndjenjë individuale. P.sh., ka njerëz tek ne dhe nuk janë pak, që nuk reagojnë pothuajse fare edhe në rast se u merren nëpër këmbë të drejtat më elementare, si një mënyrë për të mbijetuar në një situatë kaosi; sigurisht kur e gjithë shoqëria i është nënshtruar frikës, reagimi i individëve të veçantë duket si një shembull jo fortë inkurajues. Përballë furisë së dhunës verbale ai njeri duket se po vetëshkatërrohet, njerëzit kanë frikë t’i afrohen, frikë nga se ?
Është fare e dukshme se ne jemi një shoqëri shumë e frikësuar, por jo prej rregullave të zotit, pra nuk është se ndjejmë nënshtrim prej besimit fetar, nuk e di po më duket se jemi shumë trima për t’iu sulur vetëm “kalit të ngordhur”, ndoshta ngaqë nuk kemi shumë sens drejtësie apo diçka tjetër.
Nuk besoj se ka gjë më të frikshme në këtë jetë se të ushqehesh me produkte të pasigurta. Pikërisht tregu ynë ushqimor është më i frikshmi në Evropë, dhe është e vështirë të kuptohet sesi qytetarët e këtij vendi shpenzojnë ato pak para, për fitimin e të cilave një pjesë e mirë humbasin nga një çikë dinjitet, për të blerë ushqime të frikshme, apo edhe medikamente të frikshme. I shoh përditë me sy sesi blejnë djathin ndërsa insektet shëtisin lirisht mbi to dhe nuk ankohen, ndoshta e bëjnë, por ama nën zë, mbase ndruhen prej ndonjë reagimi vulgar të mundshëm të shitësit, apo mbase ankesa ndaj gjërave të padrejta përthyhet tek të tjerët si ankesë ndaj qeverisë e aty njeriu ndalet nga qeveria ka frikë. Po qe se do të kishim një reagim të fortë qytetar (nuk e di se ç’bëjnë këto shoqatat e konsumatorëve) në lidhje me ushqimin e pasigurt, nuk do të kishim një kryeministër që do guxonte të shpikte përralla me princër e princesha Kryeministri ynë për tu shfaqur si erudit flet mbi gjithçka në mbledhjen e qeverisë. Ai flet për princër e princesha e gjithfarë përrallash por asnjëherë mbi problematikën e ushqimeve të frikshme që ofron tregu ynë. Po të ngrihej Konica i madh e të shihte fytyrat e nxira të shqiptarëve prej kequshqyerjes do të pendohej që kishte menduar t’i thoshte guvernës së asaj kohe për ta ushqyer këtë racën tonë më mirë, që të dukej më e bukur e të krenoheshim kësisoj, madje nuk do të pendohej aspak edhe për ato fjalët e ashpra që pati thënë, por kryeministri ynë nuk do ta prishte qejfin, sepse ai ka syze të tjera për ta parë këtë racë.
P.sh: thonë se Kryeministri ynë ka dëshirë të dëgjojë gjithë thashethemet e rrugës, që me shumë gjasë deri në veshin e tij shkojnë të deformuara. Por unë do ti tregoja një thashethem të tillë: -një ditë një e njohura ime më tregonte se kish shkuar në ambulancë me marrje mendsh (e kush është ai shqiptar që nuk ka sot shenja të tilla) dhe mjeku krejt normalisht i kishte treguar të shtrihej tek shtrati i vizitës, i cili ishte bërë pis me të vjellët e pacientit paraardhës, por kjo për mua nuk qe befasuese, çmenduria me e madhe ishte se kjo grua kishte pranuar të shtrihej aty nga frika se mos zemërohej mjeku dhe ajo do të mbetej pa ndihmë. Unë nuk do ta bëja kurrë këtë gjë, edhe pse dikush do thoshtë se po të mos e bëja rrezikoj të vdisja. Oh sa të vdekur shohim çdo ditë që ecin nëpër trotuare.
Në fakt aty ku duhet të kemi realisht frikë e të reagojmë ashpër nuk e bëjmë dot, nuk dihet mirë pse, por një arsye e fortë duhet të jetë , frika nga vuajtja.
Jetojmë në këtë botë kaq diverse, kështu që edhe natyra e frikës është kaq variuese, nga njëri individ tek tjetri. Disa p.sh., kanë frikë se mund të humbin privilegjet, disa të tjerë se mund të humbin shansin për të shtuar pasurinë, disa kanë frikë se mund të humbin vendin e punës dhe kjo e fundit është goxha vuajtje.
Por në fakt vuajtja edhe vdekja nuk është se janë shumë të frikshme, po ta mendosh me kujdes; kot kemi frikë. Po pse pak shqiptarë kanë vuajtur dënimet e tmerrshme të dëbim internimeve, disa kanë përjetuar edhe pushkatimet e të afërmve. Vuajtje ishte edhe mosshkollimi për arsye biografike. Por të gjitha këto janë të frikshme vetëm kur i sheh e kur i dëgjon, kur i vuan nuk janë ashtu siç duken, sepse një dritë e vogël shprese rri ndezur në zemrën tënde, që të ndihmon të mbijetosh midis vështirësish, të ëndërrosh dhe te zgjedhësh fundin e lirisë tënde. Në këtë pikëpamje kjo lloj vuajtje është shumë më e ëmbël po ta krahasosh, me vuajtjen nga frika.
Po më thoni, a ka diçka më të keqe, sesa kur fitojmë ndonjë gjë fshehurazi apo tërthorazi? Pikërisht atëherë duhet të ndihemi të varfër, kur fitime të tilla janë të gënjeshtërta nuk ushqejmë vetë respektin e vetëbesimin tonë. Këta njerëz vuajnë shumë. Një pasojë e fitimeve të tilla është frika dhe mosbesimi ndaj njerëzve të drejtpërdrejtë e që i thonë mendimet e dëshirat e tyre hapur. Shpesh këta të fundit bëhen pre e shpifjeve, pengohen me të gjitha mjetet, kërcënohen, provokohen, në mënyrë që të bien në kurthin e gënjeshtrës.
Po kush duhet të ketë frikë, ai që shpreh hapur opinionin e tij, apo ai që “punon” me makinën e tij shkatërruese, për të mbyllur sa më shumë gojë kurajoze, në mënyrë që të mos dalin në dritë fitimet e padrejta?
Cila është vuajtja reale?
Ajo që vjen si pasojë e persekutimit, për shkak të pikëpamjeve të drejta, apo ajo që vjen nga ethet e frikës së zbulimit të së vërtetës? Përse kemi frikë të themi të vërtetën, nga cila vuajtje kemi frikë?
Në këtë turli frike, që po shohim ajo më e madhja, më shkatërrimtarja është frika ndaj indiferencës. Është mirë që jemi një shoqëri skeptike, madje kjo shpesh është shenjë inteligjence, por ekstremizimi i skepticizmit sjell rrezikun e shfaqjes së indiferentizmit, që është shprehja e mungesës së shpresës për të ndryshuar gjërat. Prandaj kjo është frika më e madhe që duhet të kemi sot, dhe që ja vlen ta luftosh duke tejkaluar veten.
Është e domosdoshme të demonstrojmë se nuk kemi frikë të protestojmë sa herë shteti apo segmenti të tij sillen me arrogancë ndaj qytetarëve të vet edhe kjo duhet bërë sa herë që nevojitet e jo vetëm një herë në 50 vjet.
Njeriu nuk ka frike se vdes,ai ka frike se nuk kthehet.Greqisht i thone,me duket,fovos(nga merr emrin fobi).Nje nga frikerat me te frikshme eshte ksenofobia(ksenos-i huaj).Pra,njeriu krijon distance nga nje tjeter duke e bere te huaj te ngjashmin e tij.Ne pergjithesi ksenofobia eshte nje zgjatje distance ndaj emigranteve,por ne thelb eshte frike ndaj te ngjashmit:distance brenda llojit.Po te vesh re,ne shoqerine tone te transformuar(do ta quaja triumfalisht anarkiste)ka shume pak besim tek tjetri.Cdo shqiptar ushqen nje mosbesim konstant tek tjetri,e si rrjedhim,ka renie drastike te solidaritetit,qe deri ne njefare mase ishte karakteristike e shoqerise se varfer,por sidoqofte solidare.Rendom degjon njerez qe te pakenaqur pohojne se sot eshte zor te kesh nje mik te vertete;problemi eshte se ka humbur besimi tek ndershmeria.Por kjo eshte nje epidemi planetare.Une nuk kam frike nga indiferenca,pasi gjithmone do kete njerez indiferente(ç’me duhet mua!).Ajo qe me ben te ndihem keq eshte se indiferentet po behen jetegjate;pra edhe perendia ka filluar t’i favorizoje.
FRIKA MBJELL ANKTHIN.
Shumica e shqiptareve encikopedine e frikes nuk e cekin, s’e debatojne,nga mjaft shkaqe kryesorja eshte vete frika qe ka seicili per te verteten.E verteta ka fuqi te madhe dhe per mire dhe per keq.Edhe e verteta, prej frikes qe kane shqiptaret ta debatojne ben qe ajo te kycet deri ne gangrenizim.
Po nuk fole te verteten e semundjes, ajo perhapet me metastazat e saj.
Ndaj Shqiperia eshte nje pacient i semure,shqiptaret edhe tani nuk flasin te verteten.
Shqiptaret te vuajtur nder shekuj e kane friken edhe me te forte se tetjeret deri ne gen.Turqia me skllaverimin e saj na futi friken per palce,prindrit kete veti ja trasmetuan pasardhesve pa e ditur si zhvullohej kjo pune.Frike na futi c’do pushtonjes,Shqiperia si ure kalimi i ka “shijuar” gjithe pushtimet.Le te flasin historianet kete larmi pushtimesh qe sillte edhe larmi frikrash.Pushtimi komunist 45 vite friken e kish metode egzistence ngritur ne nivel te math sepse e kryqezoi me friken Hitleriane dhe doli nje hibrid tmeronjes qe vetem shqiptaret si te burgjeve speciale dhe te burgut te math Shqiperi e jetuan deri ne shformim te gjakut dhe te geneve njerzore.
Zonja Ramohito i shkon tangent frikes qe mbillet ne 22 vite tranzicion.Prek Kryeministrin per tregun ushqimor,apo per versuljen ndaj kalit te ngordhur,etj.
Nderkohe tranzicioni friken e ka ngritur ne nivel tmeronjes,aqsa varen shqiptaret nga frika per te jetuar pa qene ne biruce.Friken qe mbolli Enveri e trashegoi Ramizi me metoda fine duke u hequr si qengj.Ky lloj qengji ftoi naivet studente ne sallat e tij ku u filmua c’do gje,incizua c’do fjale.Ku ulku Ramiz si qengj degjoi planet e studenteve naive si e qysh do mernin Parlamentin e endra te tjera adoleshentesh,qe pastaj kositi koken e studenteve me metodat fine te humbjes se gjurmeve trasheguar qe nga Alkaponja e deri ne sofoistikimet e sotme me vrasjet pa autor.Kjo lloj frike futet edhe tani me e sofistikuar.E di drejtesia sa gjyqe jane ende ne eresire,si e qysh shtyhen deri ne infinit,pse? qe te futet frika ne popull me konceptin: rini sus,gatitu,hani nje cope buke dhe mbyllni gojen,se kur zhduket nje shqiptar qe mbron te verteten,autori i tij nuk gjendet ketu ne Tiranen tone “aq te bukur qe po ndryshon”.
Zonja Magdalena ka shume te drejte kur shkruan:Ne jemi nje shoqeri shume e frikesuar.Qe ketu drejtuisit tane qeveritare ne jane burra asnje lloj frike mos perhapin tani mbi nje popull te persekutuar nga frikat e se kaluares.Nryshe keta drejtues jane me shume frikamane se kushdo,ngaqe frika qe kane ne gjak e ne trup per fronin i ka cuar ne ato gafa prej te cilave frika ju shtohet ne progresion gjeometrik dhe vazhdojne me gafa te reja derisa te zhyten krejtesisht ne llumin dhe batakun e frikes.Atje ku e ka vendosur Dante Aligeri ne ferin e tij.
Ju drejtohem “lidereve” tane qe nga Kryeministri:
1- C’i duam ato ndertime kur behen me frike dhe pa trasparence per matematiken e shifrave te tyre.
2- Perse e ushqen nje sundim edhe me perdorimin e frikes ne popull,dhe ne Parlament o ne Partine tuaj,kur neser ato qe shqiptaret ja bene Enverit te presin edhe ty si lider qe s’pranove asnje gabim ne 22 vite politike?
3-Perse ke frike te pranosh qe ke qene komunist pa le spiun qe s’e pranon.
4-Si dhe pse ju ke mbyllur gojen PD-isteve 22 vite asnje kritike s’bejne ata ndaj jush kaq i persosur je?
5-Me c’te drejte perdor emertimet pa merita dhe pasurimin e servileve te tu,nderkohe kundershtaret ne Parlament i ke debuar nga Parlamanti me metoda dikatatori?
6-FBI kerkon heqien e Imamit nga froni, asnje pergjegje s’flet pse?
Keto dhe shume fakte te tjera deshmopjne friken tuaj ne gjak dhe prej kesaj frike si Kryeminister ben te vuajne gjithe shqiptaret.S’ka dite mos vdesin shqiptaret tjeter pune se c’do vdekje ka vecorite e saj.
Napoloni e ka thene:Dy gjera vene ne levizje njeriun frika dhe intresi.
Te dy keto karta Kryeministri yne i lot ne perfeksion.Kundershtareve ju fut friken aq sa i ben robote,po keshtu ju jep pasuri(biznese,prona,truaj,vila,etj,etj) dhe i neneshtron ne dele o pula te bindura.Edhe miqve po te shfaqin kundershtime me te dy kartat i tulat.Friken qe ka Saliu ja ka futur vecan drejtesise qe shkel ligjet dhe s’gjykon e pa varur.
Po kjo frike e Saliut uli ne fron Nishanin i cili vetem gafa ka per te bere sa te jete mbi ate fron.
Si konkluzion: njeriu qe drejton shtetin me frike e mbjell kete fare c’do dite qe sa zgjohet deri ne mbremje biles edhe ne gjume kjo frike e ndjek nga pas.Shqiptaret, mjerisht edhe politikanet ende po jetojne nen friken e qeverise se Saliut.C’mund te presesh nga frika qe mbjell nje qeveri me kryeminister frikaman? vetem ankthe.
Ndaj ka vertetesi fjala:Me mire nje tmer me fund te ndershem se nje tmer qe smbaron.