Ka kohe qe ne opinionin publik shqiptar duket disi e çuditshme qe shefi i opozites Z. Edi Rama per nje periudhe, qe per hir te se vertetes nuk e mbaj mend ekzaktesisht kur mund te kete filluar, ka nisur te transmetoje komentet dhe opinionin e tij ne lidhje me ngjarje kryesisht politike, por edhe kulturore e sportive, sociale e ceshtje te jetes se perditshme nder te tjera edhe ne Twitter – nje forum social online, te cilin pak kush nuk e njeh dhe jo shum kush nga ne shqiptaret e kuptojne. E meqe behet fjale per ceshtje kuptimi, zgjodha pikerisht nje avant-garde te shkencave sociale ne rang boteror, sociologun e famshem francez Pierre Bourdieu per te mund te sqaruar e kuptuar me teper ne kete drejtim.
Sipas Bourdieu-se mediat ne pergjithesi dhe ato vizive ne vecanti perfaqesojne nje univers, qe eshte i kapluar nga frika se po e merzit publikun dhe nga stërmundimi per te qene me cdo kusht zbavites. Te qenit zbavites sidomos ne kontekstin e informacionit politik kerkon nga mediat ne pergjithesi daljen nga homogjeniteti i nje informacioni qe ashtu uniform paraqitet nga te gjithe me te njejten permbajte, mirepo kjo dalje te shpie ne deformim te shumices se deklaratave fillestare. Mjafton te përmendim faktin se kur doli raporti i OSBE/ODIHR per zgjedhjet e përgjithshme parlamentare apo ato lokale, rralle kush i referohej dokumentit origjinal, shumica i referoheshin versionit qe jepte ky apo ai televizion ne lidhje me raportin ne fjale. Te gjithe ishin bere ithtare te Nietzsche-s qe thoshte se “nuk ka te verteta por vetem interpretime“.
Prape na ndihmon Bourdieu me kritiken e tij te mprehte e logjike kur pretendon se televizioni ne pergjithsi posedon nje lloj monopoli faktik ne manipulimin e trurit te nje pjese te madhe te opinionit publik, sepse televizioni vendos vete mbi ate se kush dhe cfare ekziston realisht shoqerisht dhe politikisht. Sipas filozofise se Berkeley-t te jesh ne politike do te thote te merresh ne konsiderate nga te tjeret dhe te merresh ne konsiderate nga te tjeret do te thote te dalesh sa me shume neper televizione, t’i nënshtrohesh nje rregulli ku mendimin duhet ta formulosh per ca sekonda sepse perndryshe te nderpritet fjala, nuk mund ti rikthehesh temes se meparshme dhe duhet ti pershtatesh skenarit teatral te ndonje spikeri qe smund te dale nga skema e diktuar. Nje skenar te tille teatral e kemi pare ne pseudo debate te organizuara me nje qellim politik te caktuar qe prishin natyrshmerine e komunikimit. Do mundesh te mbijetosh nese je nje xhungler intelektual – „fast thinker“ apo shpeshhere dhe sofist. Te gjithe kritiken e tij per mediat vizive
Bourdieu edhe per vete e bente ne televizion, dhe me te drejt e quante nje metode te tille nje paradoks, por per te ishte thjeshte nje menyre per te zgjeruar audiencen, pasi njerezit qe degjonin me admirim leksionet e Prof Bourdieu ne Paris nuk i zinte salla. Shpeshhere edhe mesazhet e Twitter-it te shefit te opozites pasqyrohen ne televizionet lokale e kombetare, por ama origjinalin mund ta verifikosh gjithmonë online. Eshte ajo qe Bourdieu e quante censure e padukshme, e cila ne kete rast zhduket duke u bere ti vete burim dhe transmetues i lajmit.
Duke prekur ato tema qe vete mendon se i interesojne shtreses se gjere te publikut, sidomos atij publik qe ti perfaqeson politikisht. Opozita nuk ka pushtet faktik shteteror, qe te mund te ndryshoje apo drejtoje me mire zgjidhjet ndaj problemeve te caktuara, por pushtet simbolik dhe sipas Bourdieu pushteti simbolik ekziston atehere kur me fuqine e fjales ke mundesi ti japesh jete gjerave. Kete po perpiqet te beje shefi i opozites ne nje vend ku liria e medias ne pergjithesi shenon regres.
Ne rast se kemi vershtiresi te kuptojme Bourdieu-ne e famshem, sepse vjen nga Parisi i larget, atehere le te mirekuptojme me mesazhet e tij ne Twitter shefin e opozites shqiptare!
Tweeter opozita qe ben shefi i pS-se eshte absolutisht e gabuar. Ne kushtete kur gjendja ne vend eshte e keqe opozita duhet ti nxjerri depudetet e saj te flason dhe argumentojne ne tv rugezgjidhjet etyre dhe ne te njejten Kohe ta hedhin popullin ne protesta te cilat jane treguesi me i mire i pakenaqsise popullore . Kjo opozite qe kemi eshte nje opozite e plogesht , dembele dhe e nenshtruar ndaj te keqes qe ka mberthyer vendin . Shtypi i majte duhet ti beje kritika konstruktive opozites qe ta nxjeere nga gjumi cibernetik ,jo te justifikoje kete menyre qesharake te te berit poltike nga kryesia e PS -se ,se keshtu perjetesohet Sala ne pushtet nderkaq qe Edi perjetesohet ne …… Tweeter lol
—–Nuk po e argumentoni drejt . Rrjetet sociale ne boten e sotme digitale perbejne komunikimin e drejteperdrejte me mediat dhe publikun . EDI RAMA e ka shfrytezuar twiterin ne menyre te shkelqyer . Neoermjet ketij rrjeti social ne kemi pare reagimin e opozites per ngjarje te caktuara . Politikan te tjere kane shfrytezuar fb. . Rrjetet sociale perdoren dhe nga shume udheheqes te tjer si edhe nga presidenti amerikan OBAMA
Po ci krrisi Rames ai e ka ne terezi punen. Nxori ne proteste njerez dhe nuk u doli zot . Opozita e tij ( terhiq e mos keput) eshte per vende ku gjerat funksionojne dhe jo per shqiperine . Megjithate ai leke ka , kohe ka ci behet vone per ne . Opozita do njerez trima qe dalin dhe organizojne popullin me synimin per nje te ardhme me te mire. Me pak fjale do bythe por jo per ti perdorur sic di rama .
rjetet soociale perdori kur te jesh ne pushtet aty duket sa e merr parasysh mendimin e njerezve
–Ndersa kur je ne opozite duhet te jesh mes njerezve qe ti galvanizosh ata reth teje –Eshte thelbesore dialogu direkt me njerezit dhe debati direkt me pushtetin , jo ri fshehur pas kompiuterit ….