Argumenti që përdorin shumica e votuesve që nuk kanë ndonjë preferencë politike, ose të paktën kështu thonë, është: do votoj të keqen më të vogël! Pra, do votojnë për atë politikan ose parti politike që është më pak e keq(e) (automatikisht ky lloj arsyetimi do të thotë që nuk ka parti apo politikan të mirë). Kjo ndodh sa herë ka zgjedhje dhe shumica e votuesve kohët e fundit po e thonë këtë gjë me zë më të fortë. Po ashtu dëgjohen ankime dhe vajtime që të gjithë politikanët, të gjitha partitë janë njësoj. Edhe ky argument ka një bazë dhe gjendja e demokracisë shqiptare e ka vërtetuar më së miri këtë gjë. Në fakt, ne shqiptarëve nuk na mungon aftësia për të nuhatur, kuptuar, dalluar të keqen; problemi ynë është që nuk dimë se si ta heqim atë (të keqen) dhe këtu ne si popull kemi problemin më të madh. Prandaj shpesh thuhet se populli shqiptar është “popull i zgjuar” dhe është e vërtetë, sepse ne nuk na shpëton asgjë, i kuptojmë të gjitha, por nuk ngremë kokë për të kundërshtuar atë dhe kjo na bën popull frikacak, i zgjuar, por frikacak.
Me qindra herë kam lexuar opinione, analiza, komente se çfarë do ishte e mirë për ne shqiptarët, se çfarë do ishte ideale për politikën shqiptare, se çfarë duhet bërë dhe çfarë nuk duhet bërë, por të gjitha këto mbeten thjesht opinione, analiza, komente për aq kohë sa nuk ka një pjesë të popullsisë që i mbështet me veprime konkrete për t’i vënë në zbatim ato. Këto kohë të nxehta vere janë shtuar argumentet dhe deklaratat që çdo opozitar me qeverisjen duhet të bashkohet në një “tren” me shumë vagona të tërhequra nga “lokomotiva” PS. Kjo, me të vetmin argument që e keqja më e madhe duhet mundur, anipse e keqja më e vogël fiton. Në fakt arsyeja që i referohemi PS me “e keqja më e vogël” është sepse është në opozitë dhe në momentin që merr pushtetin, kthehet në “të keqe të madhe”.
Po pse duhet të pajtohemi me alternativën e vetme që ose PD, ose PS duhet të fitojnë?
A nuk është vota e barabartë nëse partitë janë të bashkuara në një koalicion?
Atëherë, përse nuk lexojmë opinione, analiza, komente që të hedhin idenë se populli shqiptar duhet të bëjë ndryshimin e duhur që të thyejë këtë “rokadë” të këqijash dhe të kërkohet një koalicion i të gjitha partive të vogla në një të vetme dhe kështu, edhe trenat e dy partive të mëdha shkurtohen, edhe partitë e vogla krijojnë trenin e tyre të gjatë?
Disa do thonë që kjo është e pamundur. Disa do thonë që kjo s’bëhet kurrë. Në fakt asgjë nuk arrihet nëse nuk merren veprime konkrete për të ndryshuar këtë “status quo” që ka betonuar dy partitë politike PD & PS. Sa herë lexojmë argumente të bërë në editorialet e gazetave me influencë në lexuesit shqiptarë, kuptojmë që ato mundohen të drejtojnë vëmendjen në atë që treni “anti qeveri” duhet të jetë sa më i gjatë, edhe pse as vetë nuk besojnë dhe nuk kane bindjen që PS-ja e meriton të drejtojë këtë vend. Deri ne zgjedhjet e 2013 ka shume kohë për të përgatitur opinionin publik për një ndryshim, për të bërë një hap ndryshe në politikën shqiptare me votën e tyre. Shqipëria ka mbetur duke zgjedhur vetëm të këqija dhe këto të këqija kanë ndërruar vend në klasifikim vetëm kur ato kanë ndërruar karrige.
Sa votojnë PS-në gjatë këtyre 20 viteve dhe njëkohësisht nuk janë dakord me drejtimin e PS-së?
Sa të tjerë votojnë PD-në për 22 vite me radhë dhe në të njëjtën kohë nuk janë dakord me drejtimin që ka marrë vendi?
Sa votues ka që votojnë për vite të tëra PR-në, PSD-në, PDK-në, e të tjera e të tjera parti?
Nëse do kishte një koalicion të partive të vogla, nga e djathta, nga qendra, nga e majta, ku do shkonin gjithë ato vota që nuk duan të votojnë PD+PS, edhe pse janë të djathtë apo të majtë?
Një i majtë do ta kishte shumë të lehtë të votonte për një koalicion partish ku në të janë PSD dhe PDS, sikurse do ta kishte të lehtë një i djathtë të votonte një koalicion të tillë, kur në të do të ishte FRD dhe PR. Po ashtu ata votues që kanë një veçanti përfaqësimi si PDK, PDIU, PDNNJ do t’i votonin këto parti pavarësisht se ku do shkonin ato.
Çfarë i pengon të paktën opinionistët dhe gazetarët të argumentojnë që Shqipëria ka mundësi të ketë një alternativë tjetër?
Jam dakord që Mediu, Ndoka e të tjerë si ata do bëjnë koalicion për interesin e tyre personal, por në rast se ngrihet si një mundësi koalicioni i partive të vogla; këta individë-parti të paktën do kishin një detyrim “moral” përpara elektoratit të tyre të shpjegonin arsyen se pse nuk e pranojnë një koalicion të tillë. Në këtë mënyrë, të gjithë do arrijnë të binden se cilët janë për ndryshim në këtë vend dhe cilët janë vetëm për interesin dhe karrigen e tyre.
Por nuk dua të lë pa përmendur dy faktorë shumë të rëndësishëm në zgjedhjet që po vijnë.
I pari: efekti që po shkaktojnë dy parti të reja FRD dhe AKZ dhe i dyti: efekti i emigrantëve që po kthehen.
Ka shumë vite që një pjesë e popullsisë nuk merr pjese në votime, për të vetmen arsye se janë të pa kënaqura me dy partitë e mëdha dhe mendojnë më mirë të abstenojnë se sa të votojnë të keqen. Pikërisht kjo pjesë popullsie po është më aktivja në mbështetje të këtyre dy partive të reja, nga e majta dhe nga e djathta. Kjo është shenjë që duhet inkurajuar!
Shqipëria po ripopullohet nga shqiptarët që kanë një kohë të gjatë që kanë qenë larguar nga Shqipëria. Reagimi i parë politik i tyre është: prapë këta? Këta kur ika, këta kur u ktheva? (disa kanë mbi 15 vjet që kanë ikur nga Shqipëria).
E pra, këto kushte politike nuk kanë qenë më parë dhe nuk mund të vazhdohet të argumentohet që është e pamundur të ketë ndryshim. Të parët që duhet të ndryshojnë janë ata që kanë ndikim në këtë popull, ata që duan të bëjnë një qëndresë ndaj së keqes, ndaj shkeljes së fjalës së lirë, shkeljes së të drejtave të njeriut, ata që besojnë që Shqipëria nuk është në rrugë të mbarë, ata që besojnë që ne shqiptarët dimë të dalim nga kjo vorbull politike ku e kanë futur Shqipërinë dy partitë e mëdha këto 22 vite “demokraci”. Pikërisht tek këta individë kërkohet ndryshimi dhe shumë shpejt ky ndryshim do të ketë efektin e vet. Ndryshimi në realitet nuk ndodh nëse nuk flasim për idealizëm dhe sa më shumë flasim dhe argumentojmë, aq më shumë ky idealizëm do të gjejë mbështetje në realitet!
LSI, Koha per ndryshim! e ben ndryshimin :p
flm. LSI, se e mbaroi detyrimin e saj karshi shqiptareve,na futi ne europe,na integroi si shtet.
tani qe e mbaroi misionin lsi duhet, te dale jasht politikes shqiptare.
tani ecim vet ne dhe skemi me nevoje, per shtangen ilir.
E arthmja e Shqiperise per se mbari eshte FRD ne aleance me AK, bashkoni votat me te dy keto Parti te zhdukim Saliun se ka roitur.
U mbars mali e polli nje mi . Prisja nje analize por gjeta nje mish -mash pa forme e ngjyre . ketij artikulli i thone : Pirdh o Meçe pirdh
po e lexova me kujdesin e duhur i nderuar artikull shkrues dhe perfitova ket qe autori vete nuk ka ndryshuar qe prej te pakten 17 viteve.Absolutisht kjo qe po them eshte e argumentuar nga i gjithe aktoret pse jo absorbuar edhe nga opinioni.Eshte thene deri tani prej 17 viteve se cfar mund te bejme per te larguar politikanin Berisha.A keni degjuar ndonjehere se politikani Ruci e Gjinushi jane te qete edhe pse jane mekatare te kesaj shoqerie?.A keni nxjerre ndonje mesim mbi te rinjet ne politike qe sapo kane dale nga bankat e shkolles Iliri, Pandi erioni e tjere qe gezojne frytet e kesaj demokracie.Me thoni ju lutem i ben pershtypje ndonje qytetari apo nepunese qe: shume delenxhilere e gezojne karriken e drejtorit,deputetit apo te kryetarit te pakten per 17 vite rresht.Artikull shkryesi thote ti bejme presion klases politike dhe te votojme apo te bashkohen te njejtet hamafrodite.Une them krejtesisht te kunderten ne te votojme cilin te vije me perpara tek ne (votuesit) dhe ta gezojne voten.Nese kam pretendime politike per tu zgjedhur jane te hapura qindra subjekte, nese kam per te thene ndonje gje kam qindra gazeta e TV, nese dua te punoj kam gjithe ate toke djerr, nese kam deshire te defrej sigurisht edhe kete liri e kam,atehere i bej pyetje vehtes pse kaq shume me dhimbset populli mua dhe jo vetem?.Pra te votojme ate me te parin e ardhur,sjemi ne gjendje te bindim njeri tjetrin se ata jane te njejte.Nga une respekte te gjthe klases politike, e kam mesuar ne demokraci kete.Nese jam i zoti te hakmerrem per vrasjen politike te babes,ne te kundert jam mire e kena boll.ok
ore OPINIONISTI ti je nje shqiptar tipik e te jap te drejte ne nuk ndryshojme kurre po te jemi te gjithe si tyja po dhente zoti te mos kete shume si ty.