Nga t’ia mbajmë? Kudo dyert janë të mbyllura! Vetëm një është shtegu…

3 Gusht 2012, 22:50Blog TEMA

Nga Petro Marko*

 

Nga t’ia mbajmë? Kudo dyert janë të mbyllura! Vetëm një është shtegu… T’i derdhemi që të gjithë kërmës së arkës së shtetit! Që të gjithë t’i vërsulemi kolltukut? Të bëhet çdo njeri që di shkrim e këndim nëpunës? Me pak fjalë, deri kur do të vazhdojmë rrugën që na shpie drejt rrënimit të plotë jetik? Nuk sheh një të ri, një të moçëm, katundar a qytetar, që të mos i jetë ngulur në shpirt e në zemër ideali i kolltukut, dëshira e zjarrtë për nëpunësi! Domethënë vetëm atë shteg shohim për të rrojtur mirë e për të kënaqur të gjitha dëshirat tona. Këtë e bëjmë se aq na e pret mendja, të tillë lindëm, atë rrugë na treguan edhe gjurmat e rrojtjes në kurrizin e popullit, e po e vazhdojmë si trashëgim. S’ka prind, s’ka njeri që nuk përpiqet të gjejë ndonjë kolltuk. Kështu rron mirë për vete e kështu do të na ndihmojë edhe neve! S’ka shqiptar që nuk e mendon këtë. Dhe ka të drejtë se, e përsërisim, që vetëm ai shteg ka mbetur i hapët. Shtigjet e tjera, përveç mërgimit, që u mbyll edhe ai, nuk janë hapur fare dhe siç duket kurrë s’kanë për tu hapur, se jemi mësuar të rrojmë si shushunjat në kurrizin epopullit, jemi mësuar ta shkojmë jetën të përulur tek njëri e tek tjetri, të shesim ç’ka kemi e nuk kemi, të bëhemi skllevërit e të fuqishmëve, të bëhemi servila, deri sa të marrim një nëpunësi. E pastaj? Pastaj t’i shtrohemi çdo përuljeje e çdo mënxyre, dredhie, në daç spiunazhit, në daç shpifjeve e të tjera poshtërsive, vetëm e vetëm për ta mbajtur atë të shkretë nëpunësi, atë kolltuk të qetë që na verbon e na bën të humbasim çdo ndjenjë e mbi të gjitha të humbasim karakterin tonë. Dhe kështu ne shpëtuam. Ne shpëtuam! Do të rrojmë mirë, do të mundohemi të ngrehim pallate dhe salltanete si patronët tanë e më së fundi do të arrijmë të bëhemi armiqtë e popullit. Se kështu është…

*Botuar me 1936

http://respublica.al/artikuj/2012/08/03/nga-tia-mbajme-kudo-dyert-jane-te-mbyllura-vetem-nje-eshte-shtegu

9 komente në “Nga t’ia mbajmë? Kudo dyert janë të mbyllura! Vetëm një është shtegu…”

  1. dritani says:

    E tmerrshme!

    S’paskemi ndryshuar fare ne keto 80 vjet!

    1. Hithri says:

      O Dritan, po pse sot e realizove ti kete? Po poezite e Ali Asllani dhe te gjithe rilindasve nuk te duken se jane shkruar sot? Ca ndryshimi mor burre? Ky ehste qellimi i ketyre njezet vjeteve qe ne vend te mendonim si ja dolem te mbijetojme ne 50 vjet diktature, njerezit po thone po keq mire, ishim me mire atehere………. dhe loja do vazhdoje deri sa te na kercase kafka e kokes ne aspfalt, gure, apo shkemb, apo ne fund te detit…………………..

  2. besniku says:

    Nje gjeni si Petro Marko nuk ka nevoje te shkruaje qindra faqe per te shprehur vertetesine e nje regjimi. Dhe ja, me disa dhjetra fjale, qe ne vitin 1936 (Kjo perkon me filmin “Koncert ne Vitin 36”), ai tregon ate qe eshte duke ndodhur sot, por qe ka ndodhur edhe dje. Shembull: Nuk po permend emrin e Fahri Basllit, as te Henri Cilit, as te Frrok Cupit, a te Blendi Fevziut, jo do te permend vetem e merin e spiunit 007 Artan Vemje Hoxha, alias presidenti i Shqiperise. Nuk kam me shpjegime se keto i ka bere fare mire, i madhi Petro Masrko.

  3. lili says:

    edhe ma aktual sot se dje!!!

  4. psy says:

    Petro Marko,e burgosen,e rrahen, e cfiliten te gjitha regjimet …dhe ai qendroi e vdiq si burre.I bukur nga jashte e nga mbrenda,njeri qe te ben te ndjehesh mire e qe te mendosh se ja vlen sakrifica.Mirenjohje i dashur atje ku je,lart,shume lart e larg ketij bataku nenpunesish qe dhjamosen e gjakosen dita dites ketu poshte dhe qe ne ndryshim nga ty qe ke bekimin tone,ata kane e do te kene mallkimin e neverine tone.

  5. Dielli says:

    Petro Marko ky kollos i dijes e ndergjegjes njerezore,ka qe ne dhe do te mbetet pishtare dhe frymezim e sakrifice per shqiptaret qe nuk reshtin per dije e progres njerezo brez pas brezi.

  6. Bubullima L says:

    Eh O Petro Marko,
    Te ndrit shpirti ku ke rene
    Sot po te ishe gjalle
    Keto fjale do kishe thene.
    Ne tridhjeten i ke thene,
    PO ta dish o Petro ti,
    Edhe sot ne keto vite
    Pasurohesh ne ministri.
    Po,po ne Shqipri
    Shume rruge jane zene
    Sa popullin e thjesht o Petro,
    T’mbledh kanace nuk e lene.
    Eh o Petro t’ishe gjalle
    Ne dite zgjedhjesh te shikoje
    Se si keta makuter
    Per ket popull pergjerohen.
    Pergjerohen dite e nate
    Sa te zen ate kolltuqe
    Po te nesermen sic e di
    Mendohet vetem per pasuri
    Eh o Petro t’ishe gjalle
    Te takoje Arben Duken
    JU do ti qunit Cakall
    KY i ka quatur uqer.
    Te ndrit shpirti Petro Marko
    Per keto fjale qe ke thene
    Mbase i lexon rinia
    Qe te ndryshoi kete vend.

  7. beso says:

    Petro marko nuk ka qene shkrimtar me talent te madh,or romanet e tij jane reale dhe shume te verteta.Njeri me shpirt te madh dhe shume i thjeshte.Njohes i botes dhe antikonformist i lindur.Familja e tij nuk ka patur fat,por te miret e vuajne kete bote.Qofte i paharruar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje