Analistët dhe opinionistët më në zë të mendimit opozitar, janë investuar javët e fundit me artikuj ku e përbashkëta e të gjithave rreh rreth një pike: bashkimit në një front të vetëm të të gjithë faktorit opozitar me qëllim, rrëzimin me votë popullore nga pushteti të kryeministrit Sali Berisha. Janë thirrje të cilat shprehin më gjerë se sa një opinion thjesht personal. Ato përputhen plotësisht me ndjenjën e përgjithshme popullore të domosdoshmërisë së rotacionit politik në 2013-ën.
Çështjes që po i mëshohet më tepër është ajo e mos shpërndarjes kuturu dhe copëzimit në parcela të votës së elektoratit që është në opozitë me qeverinë aktuale. Bashkimi bën fuqinë- thotë një fjalë e urtë popullore. Dhe kjo kohë ka nevojë jetësore për një bashkim që del përtej programeve dhe interesave politike të çastit. Nuk jemi në kushtet e një demokracie të pastër ku subjektet politike shpalosin alternativat e tyre, bëjnë një fushatë të ndershme dhe pas një votimi mëse demokratik, brenda 24 orëve del një rezultat i gjithëpranuar. Jo, absolutisht jo! Jetojmë në kohën e një regjimi autokrat që çdo ditë e më shumë që ndjen se po afrohen zgjedhjet, pra që po i vjen fundi, nis e bëhet me dinak, më i dhunshëm, më ligjshpërfillës, duke cenuar pak e nga pak liritë e të drejtat e individit që ashtu si pa kuptuar bëhet mosbesues për të ardhmen e tij.
Dy faktorë të rinj i janë shtuar skenës politike këtë vit: Aleanca KuqeZi (AZ) dhe Fryma e Re Demokratike (FRD). Janë risi të mira, sepse mendohet të mbushin një boshllëk që ndoshta nuk kanë arritur ta plotësojnë dy partitë e mëdha tradicionale dhe as partizat që kanë lindur e janë shuar këto 22 vjet. AZ-ja është një formacion që u ngjiz nga një lëvizje të rinjsh me karakter nacionalist të moderuar dhe FDR-ja nga një pjesë e forumeve të PD-së ku ata nuk e ndjenin më veten të lirë të mendonin e vepronin pa patur diktatin e Berishës, si dhe nga një mospajtim me mënyrën se si ky i fundit e ka kthyer qeverisjen e vendit.
Ndonëse janë formacione ende të paprovuara në praktikë, lideri i opozitës, zoti Rama, i bëri ftesë të hapur që të bëhen pjesë e koalicionit gjithëpërfshirës opozitar. Dy drejtuesit e këtyre partive, zoti Spahiu dhe zoti Oketa, nxituan të deklarojnë se, janë në opozitë me qeverinë, por nuk pranojnë të bëhen pjesë e hallkave të zinxhirit opozitar të PS-së. Biles zoti Spahiu deklaroi se, “i vetmi koalicion është ai me publikun”, një pikëpamje e kahershme kjo e thënë nga zoti Rama.
Deri diku këto deklarata duhen mirëkuptuar pasi pikësëpari, siç edhe theksova, duke qenë se janë formacione të reja, ato duan fillimisht të krijojnë identitetin e tyre politik në elektoratin shqiptar. Por kjo nuk do të thotë që drejtuesit e nderuar të këtyre formacioneve të tregohen refraktarë a kategorikë në qëndrime. Çështja e një koalicioni nuk duhet të jetë vendim personal i një individi, qoftë ky edhe drejtuesi i partisë. Për më tepër, të dy këto subjekte ende nuk kanë zhvilluar kongreset apo kuvendet e tyre kombëtare, të cilat, besoj, janë vendimmarrëset më të mira se në cilin krah politik do rreshtohet partia apo qoftë edhe nëse do dalë e vetme në zgjedhje. Delegatët e kongresit shprehin mendimin e të gjithë bazës që i ka mandatuar t’i përfaqësojë dhe kjo i nxjerr nga sikleti edhe liderët, pasi askush nuk mund të sulmohet kur vullneti i përgjithshëm i anëtarësisë merr një vendim të caktuar politik.
Në politikë duhet lënë gjithmonë një dritare e hapur bashkëpunimi. Deklarata si ajo e zotit Spahiu se, “do nxjerr në pension Berishën dhe do lë në opozitë Ramën”, tregojnë një vetëkënaqësi që mund t’i rezultojë e dëmshme. Sepse kemi edhe precedentin Meta me LSI-në e tij që pretendonte te merrte 35 deputetë, por mezi kapi 4 mandate. Këto dy forca ende nuk e kanë testuar veten në një garë të mirëfilltë elektorale, kështu që tani për tani mbështetja që ata pretendojnë se kanë mbetet hipotetike, vetëm në kuadrin teorik.
Ndodhemi në kushtet kur Berisha nuk po shet thjesht pronat publike tek sekserët e tij, as që babëzia deri në makutëri për pasurim të shpejt i ka errur sytë, por jemi në kushtet kur Berisha ka avancuar në ekstrem me dëshirën për t’i falur kilometra territore të ujërave kombëtare fqinjit tonë jugor, i cili akoma e ka të ndezur dëshirën për pjesë të tjera që ajo i konsideron “Epiri i veriut”. Dhe e gjitha kjo në këmbim të mbështetjes ndërkombëtare për zgjatjen e ciklit, tashmë të mbyllur, qeverisës.
Jemi fiks kur 20 vjet më parë, një bashkim i fuqishëm opozitar rrëzoi nga pushteti një regjim të egër 45 vjeçar. Atëherë s’u pyet për ngjyrat e partisë që përqafonin liderët e kohës, por i lanë mënjanë përkatësitë për t’i sjellë vendit demokracinë. AZ dhe FDR e bashkë me to edhe disa faktorë të tjerë politikë që së fundmi po ndjehen të lëkundur nga ofertat hileqare të Berishës, duhet të gjejnë formulën e artë të bashkëpunimit që, nga njëra anë të mos konsiderohen si satelitë të PS-së dhe nga ana tjetër vota ndaj tyre të jetë në funksion të qëllimit të madh për rrëzimin e këtij regjimi dhe dirigjuesit të tij.
Por edhe vetë PS-ja duhet të tregohet më e dëgjueshme ndaj kërkesave të tyre. Ndonëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor i mbylli vetëm me PD-së dhe për këtë mund të justifikohet se s’mund t’i imponoheshe më shumë në kushtet kur s’ka votat dhe ku pala tjetër nuk kishte vullnet për ndryshime që preknin korrektimin kombëtar, ajo duhet t’u ofrojë mbështetje gjatë proçesin zgjedhor ku për shkak të komisionerëve që ka, të bëhet garante jo vetëm e mbrojtjes së votave të saj, por e të gjithë aleatëve të kampit opozitar. Dhe kjo do ish më e pakta gjë që duhet të bëjë.
Zgjedhjet duan edhe rreth 10 muaj që të zhvillohen e deri atëherë do kenë rrjedhur shumë ujra. Por sa më i shpejtë të jetë bashkimi i faktorit opozitar, aq më shumë kohë në dispozicion do kenë për të ndërtuar strategji të përbashkëta për t’i bërë ballë Berishës. Ai është lojtar i pabesë e si i tillë duhet rrethuar e lënë i vetëm si një ishull që të mos ketë asnjë rrugë shpëtimi. Rrugë të cilat ai ka ditur në të kaluarën e largët e të afërt t’i gjejë sa herë opozita është ndjerë e përçarë e ndonjë syresh prej tyre i ka hedhur një gomone shpëtimi duke e ndihmuar, për të keqen tonë të përbashkët, që të mbijetojë.
Vetëm pasi të jemi çliruar nga e keqe e madhe me emrin Sali, duhet të fillojë era e re e shkëputjes nga një e kaluar 45+22 vjeçare e të nisë kështu profilizimi i qartë i kampeve politike të cilat të kenë mundësinë të zhvillojnë të qeta jetën e tyre politike, garat elektorale dhe synimet për të fituar dhe për të bërë gjithçka munden më mirë për këtë vend; brenda gjithë normave dhe standardeve demokratike që aplikojnë ato shtete ku mezi presim të jemi pjesë e familjes së tyre.
http://www.youtube.com/watch?feature=endscreen&v=rLlFLu7AuR0&NR=1 http://www.youtube.com/watch?feature=endscreen&v=cHJNwv6XC80&NR=1 http://www.youtube.com/watch?v=vZvx18tzoZs&feature=related http://www.youtube.com/watch?v=9llFgn81dZk&feature=related http://www.youtube.com/watch?v=xNGj93mFB88&feature=related
E ka then vet berisha me gojen e tij: Ruaje Shqiprin nga shqiptart!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasapet-e-shqiperise.html
ai, qe po e heq ne kuriz gjith varferine, vjedhjen e pronave, krimin ne ruge e familje,vrasjet ne bulevard diten per drek,mungesen e drejtesise,shendetsise etj eshte vetem populli dhe jo politikanet te kujt do krahu qofshin.
prandaj shqiptaret nuk kan pse te genjehen me, me ak e fdr,dhe tju japin voten qe ata tja cojne berishes dhurate (dihet qe te gjith keta dretus jane pjese e berishes).
shqiptaret duhet te votojne vet kunder berishes dhe sateliteve te tij per te shporur vazhdimin komunist te hoxhes.
duhet ti japin nje alternative rames,pasi eshte e keqja me e vogel.
shqiptaret nuk duhet ti japin votat Rames Rama eshte nje sherbetor i bindur i Greqise dhe nuk ka asnje ndryshim nga Berisha .biles eshte mekeq sepse atje ne ate parti ligjin e bejne spiunet e grekut .ndaj nuk k a uptim te votohet Rama . Votat duhet tja japim AKZ-se me Kreshnikun se ata kane nje program kombetar dhe jane te sinqerte ne politiken e tyre , programi ekonomik i Kreshnikut eshte shume here me social dhe me imire se i Rames pasi Kreshniku nuk eshte servil i shteteve armike sic eshte Rama daj gjithe votat Kreshnikut dhe Aleances kuq e zi . Qe te fillojme nje start te ri te jetes sone ku te mbizoteroje ne radhe te pare dashuria per njeri tjetrin ,per identitetin tone shqiptar dhe vetem mbi kete baze te patriotizmit ekonomik dhe politik mund te kemi nje progres te fuqishem drejt begatise e mireqenjes se kombit shqiptar ne cdo skaj te hapesires shqiptare ne Ballkan . Aq me teper qe edhe USA eshte pro AKZ ,ambasadori amerilan vetem AKZ perkrah hapur
Me duket pak abuzive te etiketosh Ramen si sherbetor i Greqise. Rama si politikan nuk eshte provuar, ndersa si administrator i Tiranes ka qene ne mase te madhe sherbetor i popullit.