Kush na qeveris? Ministër të Jashtëm, kemi veterinerin e tregut fshatar. Po të tjerët?

2 Gusht 2012, 18:46Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Plot 100 vjet më parë, Shqipëria e shkëputur prej sundimit 500 vjeçar turk, shpalli pavarësinë dhe krijoji kabinetin e saj të parë qeveritar, me kryeministër Ismail Qemalin. Burrat e tjerë që përbënin kabinetin, siç “thotë” historia, ishin njerëz të “kënduar” në vendet ku shkolla kish nisur bashkë me njerëzimin. Pastaj erdhi Princ Vidi, Ahmet Zogolli e Fan Noli. Dhe pas përmbysjes ruso-serbe të Nolit (siç thotë nipi i tij Leka II) përsëri kryeministër, president e më pas mbret u vet-shpall Ahmet Zogolli. Pastaj erdhën kryeministrat dhe ministrat shqiptarë të qeverive fashiste e naziste. Pastaj erdhi sundimtar, gjeneral-kolonel Enver Hoxha. Pastaj erdhi vazhduesi i tij “skilja” Ramiz Alia. Pastaj erdhi vazhduesi politiko-ideologjik i tij, ekstra komunist-spiuni Sali Berisha. Pastaj erdhi super bixhozxhiu e pijaneci Fatos Nano, pasardhës i Ramiz Alisë. Pastaj erdhi “gjino”-ja Pandeli Majko. Pastaj qeverisja përfundoi në duart e “përbindëshit” të pasurive Ilir Meta dhe pas tij, u rikthye “padrinoja” i PS Fatos Nano, deri tek ky i sotmi, super hajduti i pasurive e llogarive, copëtuesi i trojeve kombëtare, ekstra demagogu dhe “alpinisti, vrapuesi e notari rekordmen” Sali Berisha.

Që prej vitit 1912, Shqipëria ka pasur 69 kabinete qeveritare, të cilët kanë qeverisur nga 1 orë, si ajo e Qazim Koculit (7.12.1921-7.12.1921) e deri në 32 vjet (1950-1981) si ajo e Mehmet Shehut. Se çfarë kanë bërë dhe se çfarë i kanë bërë (punuar qindin) Shqipërisë dhe shqiptarëve të 69 qeveritë e 100 viteve, kjo tashmë dihet. Por pyetja shtrohet: Kush po na qeveris sot pas 100 vitesh? Me çfarë “profil” kryeministri e ministrash përfaqësohet dhe qeveriset Shqipëria? Përpara se të prezantojmë “kualitetin” e tyre, po përmend 2 episode nga “profili” i Ministrit të Jashtëm Edmond Panariti, i cili thuhet se prezanton dhe zhvillon politikat diplomatike të shtetit shqiptar.

1. Kur u dha lajmi që familja “META sh.p.k” emëroi ministër të Jashtëm Edmond Panaritin, ishim duke pirë kafe. Sa dëgjoi lajmin, një person në tavolinën ngjitur, u ngrit në këmbë e tha si me nervozizëm: – Hajde mendje hajde! Shiko se çfarë bëhet, po vendosin Ministër të Jashtëm xhandarin e tregut, që na përmbyste me shkelma tezgat e domateve.

2. Afro 1 javë pasi Edmond Panariti u caktua Ministër i Jashtëm, një gazetar danez i “SID”, që trajton zhvillimet sociale në Shqipëri, më kërkoi të dinte diçka më konkrete rreth profilit të zotit Panariti dhe konkretisht nga cili “destinacion” publik e politik po kalonte në detyrën e Ministrit të Jashtëm. I shpjegova se posti i tij i vetëm që ka mbajtur përpara se të bëhej ministër, ka qenë N/kryetar i Bashkisë Tiranë, me përgjegjësi administrative, kujdestar për higjienën dhe çmimet në tregun fshatar të bulmetrave, fruta-perimeve dhe kasapët e rrugës.

Si reagim, ai më dërgoi një e-mail me 100 pikëpyetje e 100 pikëçuditëse pa asnjë fjalë. Përveç pikëpyetjeve e pikëçuditëseve, çfarë fjale mund të thoshte gazetari danez, kur mësoi se një kujdestar dhe vëzhgues kasapësh e tezgash të tregut të perimeve, po drejton diplomacinë e një vendi në vitin 2012?! Neve ndoshta vazhdon e nuk na bën aspak përshtypje që në kupolën e shtetit e të qeverisjes vazhdojnë e bëhen emërime absurde deri skandaloze, sepse jemi mësuar prej afro 100 vitesh, që kovaçi bëhej ministër financash, që traktoristi bëhej ministër arsimi, që kaçaku bëhej ministër i brendshëm, që baxhoxhiu bëhej ministër ndërtimi, që sondisti bëhej ministër i jashtëm, që marangozi bëhej ministër shëndetësie, që kombajnieri bëhej ministër tregtie, që samarxhiu bëhej kryetar i Gjykatës së Lartë… Por tashmë jemi në vitin 2012, pra 100 vjet pas krijimit të shtetit të parë shqiptar dhe nuk mund të pranohet të vazhdoj avazi i krijimit të qeverive me kryeministra e ministra “dru me pre”. Ndaj bota habitet e vë duart në kokë, kur dëgjon e konstaton sot, që një veteriner kirurg tredhës macesh, bëhet Ministër i Jashtëm i një vendi që po “lëpihet” e po rraskapitet prej 20 vjetësh, për t’u futur si kandidat në “oborrin” e BE! Bota as nuk e përfytyron dot, që një mjek që nuk ka punuar asnjë ditë as në profesion, të bëhet ministër policie e rendi, apo që një gazetar të bëhet ministër transporti e ndërtimi! Bota e quan çmenduri, që një aktor filmash demagogjik të regjimit komunist, apo një gjeolog të bëhet ministër i mbrojtjes! Bota nuk e pranon as si shaka, që një veteriner i specializuar për ndërzim lopësh, të bëhet ministër Arsimi, apo që një spikere lajmesh në TV, të bëhet ministre Integrimi!

Por ja që ndodh sot, pas 100 vjetësh në Shqipëri!… E sikur të mos mjaftonte kjo panoramë tipike e vetëvendosjes së “pushteteve tribu”, ne po na qeverisë po kaq barbarisht një qeveri me kryeministër e ministra të zhytur familjarisht “kokë e këmbë” në korrupsion, në abuzime ekonomike, në hajdutëri të pasurive kombëtare, në krime njerëzore, në krime politike, në krime anti-kushtetuese, në krime anti-kombëtare. Cili është kualiteti, profesionalizmi, personaliteti dhe morali publik i qeveritarëve tanë?

 

SALI BERISHA: Kryeministër, mjek, ish-komunist, ish-spiun sigurimi dhe agjent i shërbimeve sekrete serbe. Braktisi “bluzën e bardhë” dhe ka veshur “veladonin e zi” të krimit politik-shtetëror. Në 20 vjet sundim në krye të PD, po ushtron veprimtarinë e tij aktive e të qëllimshme përçarëse të popullit. Në emër të ekzistencës në politik, nuk njeh as moral e as dinjitet, por bën çdo lloj pazari të pisët deri me botën e krimit dhe mafies. Në emër të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit bën çdo lloj krimi. Në shërbim të interesave shoviniste anti-shqiptare, tentoi të realizonte shpërbërjen kombëtare shqiptare me një regjistrim popullsie fals. Aktualisht po drejton mafien ekonomike dhe aktin e copëtimit të trojeve shqiptare, për t’i falur sipërfaqen detare Greqisë. Njihet për shumë “gjëra”.

 

EDMOND HAXHINASTO: Zv/kryeministër dhe ministër ekonomie, ish-ministër i Jashtëm. Mësues i gjuhës angleze. Nuk njihet për asnjë produkt shoqëror apo politik e shkencor as në profesionin e tij të mësuesit. Kukull që përdoret prej pushtetit të partisë “META sh.pk”, për firma privatizimi. Në karrierën e tij si ministër i Jashtëm, ka lëshuar vetëm një deklaratë publike: “Hajde dëgjo e duro pordhët e këtyre të KE…” Nuk njihet për asgjë shkencore.

 

MAJLINDA BREGU: Ministre Integrimi. Nuk dihet ende se çfarë profesioni ka si shkollim të lartë. Eshtë marrë nga spikere e lajmeve në TV dhe është emëruar ministre nëpërmjet KOP-it. Thuhet se ka shkruar dhe një shkrim në një gazetë lokale, për barazinë gjinore. Nuk njihet për asgjë shkencore.

 

EDMOND PANARITI: Ministër i Jashtëm. Veteriner, i specializuar për tredhje e vaksinim macesh. Erdhi në këtë detyrë nga posti i N/kryetarit të Bashkisë Tiranë, me përgjegjësi administrative kujdestar për higjienën dhe çmimet në tregun fshatar të bulmetrave, fruta-perimeve dhe kasapët e rrugës. Nuk njihet për asgjë shkencore.

 

RITVAN BODE: Ministër Financash. Ish financier i dytë në ish-kooperativat e diktaturës komuniste. Ish-kryedoganier dhe Ministër Financash, në vitet kur qeverisja “Berisha 1992-1997” bënte kontrabandën e naftës dhe armëve me Serbinë, kur mafia ruso-greke-serbe-rumuno-bullgare e lejuar nga pushteti “Berisha” krijoi, nxiti e ligjëroi firmat piramidale që përfunduan me djegien e krejt Shqipërisë dhe vrasjen e 3000 shqiptarëve. Aktualisht është “dora” që dirigjon dhe firmos gjithë krimet dhe koncesionet ekonomike-financiare që bënë pushtet familja “Berisha”. Nuk njihet për asgjë shkencore.

 

EDUARD HALIMI: Ministër Drejtësie, ish-avokat. I sjellë në krye të “shtëpisë së drejtësisë” nga kupola e “shpellës” mafioze “Berisha”, si garanci për të mbajtur nën kontroll e për të paralizuar sistemin e drejtësisë, për të mos goditur krimet e kupolës mafioze qeveritare. Një “dum-dum” i “oborrit” kryeministror, që bën shumë zhurmë e asnjë punë. Nuk njihet për asgjë shkencore.

 

FLAMUR NOKA: Ministër i Brendshëm. Mjek. Nuk ka punuar asnjë ditë në profesion e në asnjë administratë shtetërore. Ka menaxhuar mitingjet dhe koncertet e pushtetit. Ka ardhur në krye të dikasterit, si i besuar dhe shërbëtor besnik i “oborrit” të pushtet-familjes kryeministrore, për të mbajtur nën kontroll e për të vënë në përdorim të kupolës policinë e shtetit. Nuk njihet për asgjë shkencore.

 

ARBEN IMAMI: Ministër i Mbrojtjes. Aktor i filmave demagogjik-ideologjik të pushtetit të diktaturës komuniste. Ekzemplar kryesor i mafies qeveritare të trafikut të armëve dhe tenderave në ushtri. “Gjenerali i zi” i trazirave të vitit 1997, ku kërkoi aneksimin e jugut të Shqipërisë dhe ngriti flamurin grek të autonomisë territoriale në Tepelenë, Gjirokastër, Përmet, Sarandë. Nuk njihet për asgjë shkencore.

 

SOKOL OLLDASHI: Ministër Transporti dhe Ndërtimi. Jurist, pa asnjë ditë punë në profesion, aktivitet si gazetar. Një nga anëtarët kryesorë të “shpellës” qeveritare “Berisha”. Menaxhues i tenderave të rrugëve për llogari fitimprurëse të familjes mafioze kryeministrore dhe bandës së saj. Nuk njihet për asgjë shkencore.

 

GENC RULI: Ministër Bujqësie. “Espinoza” i pushtetit. I plotfuqishmi, i kudo gjenduri dhe i paprekuri i kupolës mafioze të krimit ekonomik-financiar qeveritar. Tutori i koncesioneve dhe privatizimeve në krom, bakër, energji, hidrocentrale, tendera, në shërbim të vetes e familjes mafioze kryeministrore.

 

MYQEREM TAFAJ: Ministër Arsimi. Veteriner, i specializuar për ndërzim lopësh. Zbaton politikat personale fitimprurëse të pushtet familjes mafioze në arsim, si ushtar i bindur e përfitues në tendera. Nuk njihet për asgjë shkencore.

 

VANGJEL TAVO: Ministër Shëndetësie. Mjek. Nuk di t’u masë as tensionin pensionistëve. Bëhet ministër si menaxher “lolo” për mafien e shëndetësisë. Nuk njihet për asgjë shkencore.

 

FATMIR MEDIU: Ministër Mjedisi. Gjeolog minierash. Dihet se përse mbahet ministër nga pushtet-familja mafioze kryeministrore. Nuk njihet për asgjë shkencore.

 

SPIRO KSERA: Ministër Pune, përfaqësues grek në qeverinë shqiptare. Inxhinier mekanik, përgjegjës i repartit të prodhimit të lugëve, tepsive e garuzhdeve në ish-“Uzinën Metalike” Gjirokastër. Nuk njihet për asgjë shkencore.

 

ALDO BUMÇI: Ministër Kulture. Nuk dihet se çfarë shkolle ka kryer në Bilkentitn në Ankara, por dihet që mbahet si ministër, për kontributin, si: “Jam dhëndër i Safet Zhulalit”. Nuk njihet për asgjë shkencore.

 

GENC POLLO: Ministër i Inovacionit. Ende nuk ka dhënë asnjë shpjegim kryeministri Sali Berisha, se përse i duhet qeverisë. Nuk njihet për asgjë shkencore.

11 komente në “Kush na qeveris? Ministër të Jashtëm, kemi veterinerin e tregut fshatar. Po të tjerët?”

  1. Lex Rex says:

    Nuk jane vetem ministrat, po te shkosh pak me tej do te gjesh shume akademike, ambasadore, gazetare e te tjere, ”merita” e vetme e te cileve eshte qe t’i jargaviten pushtetit.

    1. Daut Skela, Vlore says:

      JA KUSH NA QEVERIS NE TE VERTETE!
      http://www.imazheshqip.blogspot.com/

      1. raimondi says:

        Te gjitha keto ca thote ky ne artikull jane budalleqe –Ne politike nuk zgjidhesh mbi bazen e profesionit apo te titujve shkencore , por mbi bazen e ideve dhe oratorise qe ke

        Ka njerez qe kete dhunti te oratorise dhe ideve e kane talent, dhe piekrisht ata njerez duhen vene ne krye —

        Psh Anglia kishte kryeminister Jogn Majer i cili nuk kishte arsim te larte
        Apo Regani qe ishte nje aktor i rendomte , e plot shembuj te tille

        Ndaj o gazetare te opozites e keni shume gabim kete menyre arsyetimi, sepse kam vene re qe te gjithe ju gazetaret e opozites i doni politkanet qe te dijne t ebejne hartime si puna juaj

        Keto hartimet tip editoriale nuk tregojne q eje i zoti ne politike , dhe ne bote shkrimet e presidenteve, kryeminsitrave etj ua bejne ata qe quhen Speech writers

        Politikani jep idete ku do perqendrohet fjalimi t tij dhe shkruesi i tij i ben shkrimin

        Ndaj mos i jepni opozites kete frymen e editorialisteve se e mbushet opoziten me gomere dhe po lini nam me gafat q e bejne keta editorialistet tuaj, duke mos haritur te kene as konceptet me fillestare ne t eberit e politkes ne opozite –Jane qesharake fare

        Nuk eshte njelloj si te jesh gazetar edhe politikan —

        Ndaj nuk kane rendesi fare se kane punuar tek tregu, apo kamariere , apo pa pune fare, e rendesishme eshte qe si eshte performanca e tyre
        Dhe duhet ta dini se performanca nuk varet nga titujt dhe nga editorialet …por sic thashe nga idete qe ka drejtuesi politik

        Aty ke zene shume emra ti ne shkrim, porse Saliu eshte me i afti nga gjithe politkanet e Shqiperise

        Ndersa politikanet e opozites jane te gjithe budallenj , ben perjashtim vetem Gjinushi —

        —–Edhe Ngjela eshte i mire ne fushen e ligjeve , por kur flet per poltiken ne pergjithesi eshte hajvan fare

        Edhe dicka tjeter duhet te keni parasysh , minsitri kudo ne bote vendoset nje politikan jo nje specialist
        –Per punen e specialistit minsitri perdor keshilltaret –Keshtu behet sot ne boten moderne , by the way

        1. albaniafirst says:

          John Mejer dhe Regani vertet ishin pa aresim, por kishin ne krah te tyre nje administrate te ndertuar dhe konsoliduar ne vite. Keta Rrapushet e Berishes, jo vetem qe jane pyka, por te vetmen gje qe dine te bejne eshte te shkaterrojne administraten e institucioneve ku shkojne dhe te vendosin “trimat” e tyre. Se helbeke; kujt i plasi se si behet puna apo edhe ne se s’behet fare, nje gje e bejne mire keta “trima”; vjedhjen e kane zanat te pare dhe ta heqin kuleten nga xhepi pa e ndjere ti fare.
          E fundit, per cfare iderash e ke fjelen zotrote qe na paskan keto zoterinj. Ah po se per pak harrova … me siguri e ke fjalen per idete inovative qe kane ne vjedhje. Per kete duhet tu japim hakun. Jane mjeshtra te vertete.

  2. Yc Karavastaja says:

    Po te tjeret??
    Te tjeret jane ata qe vitin tjeter duan te vijne ne pushtet, qe me shume se gjysma jane cunat e ish bllokut. Femije dhe nipa te atyre qe vrane per 50 vjet kete popull. Po ti duhet te jesh nje nga ata, perderisa nuk flet fare per kta te fundit.

  3. Pamvarësia says:

    Ore Përparim! Nuk di në se do ti lexojnë ministrat e Saliut dhe vetë Saliu këto që ke shkruar. Po në se i lexojnë, a do të skuqen e zverdhen apo do të nisin mercenarët në gjurmët e tua? Gjithësesi, ti je me të vërtetën. Mos e çaj… Përgëzime!

  4. beso says:

    E ke gabim Perparim.Panariti vetem mbiemrin e ka te bukur.Pastaj e ka kerkuar Evropa me kete profil,se u duhet nje tredhes per maçoket,se macet nuk tridhen.Ato vetem sterilizohen.E ç’u duhet ambasadoreve ministri i jashtem,ata kane lidhje te drejteperdrejta me maçoket e tredhur.Po qe per grada shkencore,askush ia kalon doktores se shkencave te shaleve,topalleshes.Asht diplomue pa ditur te flase shqipen.Dua te di sesi dhe çfare disertacioni ka mbrojtur doktori i shquem sali berisha.Thone qe eshte doktoruar ne Austri dhe France;aman,a eshte e vertete?Te dije frengjisht dhe”austrisht”ky gomar veshgjate?Me trap zalli nuk me kane pare syte.Shyqyr qe hoqi dore shpejt nga doktorlleku,se do kish bere kerdine.Ne kete pike eshte me i ndershem flamur noka.Morri diplomen e mjekut duke shitur patate shishtaveci.Jepi Papi,se Bledi Mane e ka ulur dozen.

  5. xha Jaho says:

    Ti ke thene vetem gjysmen e se vertetes o Perparim.

    Gjysma tjeter eshte po te nxjerresh emrat e shkollave nga kane marre keto diploma si edhe mesataret e tyre.

  6. vlora nderi i kombit says:

    deri sa te zgjohet shqiptari nga gjumi ,ata do na QIVIRISIN

  7. elida says:

    Pse pi ju duket e çuditëshme kjo metodë? Edhe në regjimin totalitar të enverit e njëjta gjë ishte kooperativistja bëhej ministre tornitori ministri i ekonomisë etj. dhe saliu fatosi e iliri te njëjtat përzgjedhje bëjnë sepse me njerëz te zgjute nuk vjedhin vrasin apo shesin pasuritë shqiptare për 1€ dhe 99€ në xhepat e tyre. E shihni se çfarë populli jemi rrijme e shohim si bufa e zihemi me nj-tj në realitet e twitter dhe nuk marrim drune e ta zbythim këtë korrupsion që është si shushunja që po na thithin gjakun.Por siç kemi kokën po na vënë dhe festen hahahaha

    1. albaniafirst says:

      Elida sigurisht ashtu ishte ne kohen e dulles, por prandaj e hoqem qafe ate regjim se ishte vetem dulla qe komandonte dhe te tjeret ishin sa per numer, por me thuaj ne se ka ndonje ndryshim tani me Sale pyken qe i ve ministrat, presidentet apo prokuroret dhe kur nuk i binden deri ne fund i shan me liber shtepie dhe pastaj i zevendeson me sahanlepires te tjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje