‘1913-a e dytë’

2 Gusht 2012, 18:55Blog TEMA

Nga Flogert Muça

 

Meqë jemi në vigjilje të 100 vjetorit të shtetit shqiptar ku të gjithë janë të ekzaltuar e flasin me nota superlative për kombin, trimërinë, bujarinë e mirësinë e popullit tonë, s’kemi se si mos të ndalemi dhe të mendojmë pak për atë që po bëhet për ta mbajtur të gjallë këtë komb, për të respektuar këtë histori, për ta mbrojtur këtë tokë. Para pak ditësh mora vesh se një plak, afër të 70-tave a më tepër (po ta shohim nga surrati ngjan më shumë madje), na kish thyer rekordin e tij të të notuarit në det. Në këtë moment fillova të mendoj. S’po mendoja për lajmin pasi të tilla propaganda autoritarizmi e fuqie galopante kemi e po dëgjojmë vazhdimisht, por fjala det më kujtoi një lajm të para ca muajve. Atëherë flitej për mbi 200 kilometra katror det që do i jepej shtetit grek nga shteti shqiptar. Çdo njeri që ka një minimum logjike do ishte kundër këtij akti antikombëtar dhe për fat të mirë opozita e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese këtë akt dhe kjo e fundit e rrëzoi aktin. Bashkë me rrëzimin e marrëveshjes u rrëzua dhe kjo temë që menduam se u mbyll siç duhej, por jo. Ndërkohë që të gjithë mendonim se çdo gjë mbaroi dhe territori i Republikës së Shqipërisë s’do cenohet kurrë më as nga të huajt e jo më shqiptarët, masakra në fakt vetëm sa po kishte filluar të gatuhej në kuzhinën e pisët e plot baktere e viruse të qeverisë sonë.

Pasi ky plaku i vjetër u kthye nga maratona e tij detare në luftë më moshën e duke u rrekur të bindë veten se akoma është i ri e i fuqishëm të mashtrojë popullin për këtë, dha simptomën e disatë të çmendurisë në evoluim. Porsi Xheladin Beu ai mund të mos pranojë faktin e hidhur se mosha i ka vajtur e mendja po ashtu. I ka rënë si gjethet në vjeshtë dhe faktet e tregojnë qartë këtë gjë. Ç’i thotë mendja këtij plaku anormal që guxon të bëjë pazare dhe me territorin e vendit, me gjakun e të parëve, me historinë e një kombi kaq shumë të vrarë nga padrejtësitë, me pasurinë më të vyer që një komb mund të ketë?! Si mundet një njeri të guxojë të thotë që me territorin e vendit tim unë mund të bëj çfarëdolloj pazari e më tej të dali e të thotë që kjo s’e cenon integritetin e vendit? Me cilën Kushtetutë punon ky plak që i lejon atij të fali det si të ishte toka me tapi që ia ka lënë i ati?

Përgjigjet e gjithë këtyre pyetjeve janë që absolutisht askush s’ka të drejtë t’i prekë as dhe një metër katror Republikës së Shqipërisë, pasi kjo u mbyll me masakrën e Fuqive të Mëdha në 1913-ën ku u “luajt” për të kënaqur oreksin e grekëve, serbëve etj. Në vitin e largët e më të padrejtin për kombin shqiptar, në 1913, bëhej një kasaphanë e vërtetë në dëmin tonë, por bëhej nga Fuqitë e Mëdha përballë të cilave ishim të pafuqishëm të bënim diçka, për të ndryshuar gjithçka ndodhi. Ne asokohe u kthyem në një pre ku “ujqër e dhelpra” hanin kë “organ” donin e thertorja e krijuar nga Fuqitë e Mëdha ishin mbështetja e tyre. Po sot ku ndodhemi? Kjo është shume ironike për tu thënë. Sot, nga marrëveshjet telefonike e me Skype (pasi ne jemi vendi që jemi drejt dixhitalizimit total e përdorues i internetit në të 4 anët e vendit) të një plaku të sëmurë që ka kohë që s’di ç’bën, vendit tonë po i cenohet integriteti territorial e këtë gjëmë po e bën po ai, plaku. Duam të falim nja 250 kilometra det se kemi me bollëk e s’ka ç’na duhet? Apo duam të bëjmë një pisllëk si shumë të tjera pisllëqe në dëm të këtij vendi, i cili gjer dje coptohej nga “Të mëdhatë e dotës” e që sot gënjen mendja dhe këtë plakun? Të gjithë e dimë që kjo e fundit është aksioma që ndjek çdo lëvizje të një të çmenduri plak. Është zemërligësia dhe pseudo-patriotizmi që do të na turpërojë më rëndë akoma, të na çnderojë më turpshëm, të na tregojë muskujt më egër duke na thënë: “Shqipëria asht e xanun e baj çka due me ta!” Është akti më vrastar e vula më e qartë e çakërdisë së plakut që duhet ndalur të mos na bëjë një vëllim të dytë të 1913-ës në Londër. Nëse të gjithë, intelektualë, veteranë, të rinj e të reja, parti politike të kujtdo spektri qofshin e i gjithë populli mbarë nuk ngrihet, të jemi të sigurt që kjo do jetë “1913-a e dytë”, e kjo në vitin jubilar për kombin tonë.

6 komente në “‘1913-a e dytë’”

  1. ANDREA says:

    Populli shqiptar duhet ti bej padi sali berishes dhe qeveris se tij ,per tradheti te larte kunder atdheut.Qe vjen kryeministri i greqis dhe kerkon bisedime dhe marrveshje per teritorin shqiptar,,,,,vetem kjo ,do te thote qe teritori yne eshte objekt per diskutim,,,,vetem ky fakt perben tradhti. Akoma nuk eshte bere e qarte qe teritori yne nuk diskutohet????.Po sikur te pyesnim greqin ,ne eshte per te diskutuar teritori i saj???? c’mendoni,,,?c’fare pergjigje do te merrnim? sigurisht qe jo….do te ishte pergjigja.Qe teritori qe diskutohet ,eshte shqiptar,,,,nuk ka dyshim, sepse per ndryshe nuk do te vinin, ketu dhe te kerkonin bisedime apo pretendime.Se kuptoj kaq e veshtire eshte per tu kuptuar nje gje e tille???????

    1. Hysen Shoshori says:

      Prandaj po i riciklon tradhetaret e kombit shqiptar ky kasap i Shqiperise, qe ta copetoje si Zogu dhe Esati, Shqiperine!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasapet-e-shqiperise.html

  2. Po ho mre se po fal iqik det Doktori qar ju gjeti juve?? Po lenja Dokotrin me ba pazare se i din ma mire ai qe kto pune.

    1. homeri says:

      —Lymo –Po ne kohen e ENVERIT u kujtuan keta greket per ujrat , se nuk e di mire se edhe nje anie qe hyri ne ujrat e Sarandes fluturoi ne ajer , a ashte e vertet

  3. Doni ALBO says:

    KURRE NUK DO TE COPTOHET SHQIPERIA PO DO TE COPTOHET SALIU DHE DO TE HUDHET ANDEJ NGA GREQIA….ME FALNI PER SHPREHJE POR KY KRYETRADHTARI I SHQIPTARVE NUK MERITON GJUHE TJETER.

  4. eni says:

    Eshte endra e berishes per SHQIPERIN E MADHE….
    E SHQIPERI E MJERA SHQIPERI KANE VDEKUR ATA BURRA QE JEPNIN JETEN PER TY.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje