Tirana nuk te ofron mundesi te shumta argetimi, veccanerisht ne kete muaj, kur i nxehti e ben me pak terheqese, me gri dhe pakez me te shemtuar se zakonisht.
Megjithese nuk me ndodh shpesh te kaloj kohe ne te quajturin “Bllok ne Tirane”, veccse kur me duhet me doemos apo kur nxitur nga deshira per te ripare e menduar edhe nje here konvencionet e vjetra vendos te shkoj. Por edhe atehere gjej serish se perpos deshires sime, “Blloku” s’ka ndryshuar. Pervecc ndryshimit te madh, te ndodhur qyshkur, ate te kalimit prej nje lagjeje rezidenciale, elitash e te pasurish, ne nje hapesire argetimi te aksesueshme de jure per ccdokend. Duke ndalur ne formen me pak te kendshme te mundshme qe nje rruge a zone, ku gjenden kafenete, baret dhe klabet mund te marre; ate te nje hapesire te mbipopulluar, me ndotje te rende akustike, me makinat qe rrotullohen krejt cc’organizuar dhe me te tilla vulgaritete ne te veshur, qe e bejne te ngjase me nje xhungel te vockel urbane, ku vetem me te aftesuarit dhe ndjekesit e rregullt te ambjentit mund te mbijetojne.
Eshte e vertete qe ne mjaft metropole te medha ndesh ne aksh rruge te njohur, shesh, apo bllok ndertesash. Ne te cilat pozicionohen club-et, luhet muzike e mblidhen kryesisht te rinjte. S’eshte keq qe edhe ne kryeqytetin tone te kemi nje hapesire te tille, por do te ishte mire te mos qe kaq vanitoze dhe kaotike sa kjo jona. Le te jete edhe pakez cmendurake edhe avangarde si Rruga e Gjashte ne Austin te Texas-it. Qytet i njohur ne mbare boten per muziken live dhe sensin artistik qe banoret dhe vizoret kane. Apo nje vend i rehatshem mikprites si Campo de’Fiori ne Rome ku gjate mbremjeve mblidhen te rinjte, e ku mund te degjosh duke pire dicka, dike qe luan pak me tutje ne kitare. Ose si lagjia Plaka ne Athine, me ato kafenete e qeta dhe klabet me dyer te mbyllura, ku muziken mund ta degjosh vetem ne dacc, e prej ku mund te shohesh Akropolin e te shijosh nje bisede te mire. Veshtire te gjesh dicka te tille ne Tirane. Fjala bie pershembull nje hapesire modeste te qete, ku mund te pish dicka e njeherazi te mund te degjosh ccka bashkebiseduesit te thone, pa pohuar merzitshem me koke, sepse s’ke degjuar asgje per shkak te zhurmes qe ka reshur se qeni muzike disa decibel me pare.
Problemi nuk konsiston edhe aq ne secilen gje me vete, se sa ne vete ate cka perfaqesojne e promovojne te gjitha bashke; te rinjte me makina te shtrenjta (sigurisht me se shumti me te ardhurat e prinderve) qe kujdesen te vene ne dukje rrobat, menyrat e te krehurit, trupin e te tjera perfaqesi te tilla me radhe. Humbjen e kohes ne nje club ku nuk mund te marresh fryme, e ku nuk respektohet as hapesira me modeste personale, sepse njerezia qendron ngjitur, e qendron ashtu kot me kot, duke thene ndonje fjale-britme here me here. Per te mos nisur me kodin e heshtur te veshjeve, qe ne pjesen derrmuese kthehet ne nje perzierje te pahijshme, vulgare dhe te pa menduar.
Modele te ketilla jane te rrezikshme, se jo vetem qe nuk ndihmojne trajtesimin e nje shtrese te qendrueshme te rinjsh por per me teper e demtojne edhe pjesen e paprekur. Duke e bere pre te nje presioni te vazhdueshem e te qendrueshem se si i riu modern duhet te ngjase, flase, e sillet. E aq me teper shqetesuese duke qene se veshtire te gjesh nje mjedis alternativ me te tjera modele, per te siguruar nje gare te ndershme mes promovimit te modeleve.
O njers te padurushem!
Duroni bre dhe pak se Mulja i ka hi punvet me themel!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/mamica-muli-infiltrohet-ne-klubet-e.html
aaa enver hoxha ku je te shikoshe si e kane katandise shqiperine keta tradhetare..dhe keta mafjoze…plumbine ne balle..duane te gjithe..
Me gjithe respektin per personin qe shkruan, qe nuk e njoh, por shkrimi eshte i dobet. Si nga permbajtja, por edhe nga paraqitja. Sidomos nga kjo e fundit, tregon neglizhence dhe mosrespekt ndaj lexuesit. Kudo mungojne shkronjat “ë” dhe “ç”. Nje gje eshte te shkruash komente dhe opinione, por tjeter artikull ne gazete. Pak me shume seriozitet dhe profesionalizem ju lutem, si nga autorja ashtu edhe nga gazeta!