Mbrëmë bëra për herë të parë një lundrim të gjatë e të ngeshëm nëpër komentet e lexuesve të blogjeve dhe faqeve të internetit të gazetave shqiptare. Dhe mbresën më të fortë gjatë atij lundrimi ma la dendësia e komenteve që shprehnin dëshirën për ta zgjidhur me gjak çështjen e pushtetit në Shqipëri. Dhe e pranoj se më frikësoi ajo dendësi.
Kam përshtypjen se komentues të tillë përfaqësojnë vetëm pakicat “e zhurmshme” të secilit kamp politik – shumicat e “heshtura”, të cilat nuk komentojnë në blogje e faqe interneti gazetash, nuk besoj se kanë të njëjtën dëshirë . Por, sidoqoftë, të shqetëson fakti që kaq shumë shqiptarë kërkojnë vëllavrasjen!
Pas lundrimit në botën e internautëve, duke medituar për këto gjëra, mendja më shkoi në prillin e largët të vitit 1991, kur takova për herë të parë një nga dajat e mij, i cili ishte arratisur drejt Amerikës që në vitin 1944. Takimi me dajën tim të arratisur ndodhi fill pasi isha mbushur me zemërim nga fitorja e Partisë së Punës në zgjedhjet e 31 marsit (sipas meje, me vota fiktive emigrantësh e me marifete të tjera të pista) dhe nga vrasja në Shkodër e 4 demonstruesve demokratë (njërin prej tyre, Arben Brocin, e kisha njohur personalisht gjatë lëvizjes studentore të dhjetorit 1990).
Duke e ditur që im ungj kishte qenë komandat i një çete balliste (i portretizuar në mënyrë tejet të deformuar në filmin “I teti në bronz”), që kishte qenë zv.kryeredaktor i gazetës balliste “Flamuri” dhe që ishte dënuar me vdekje në mungesë nga pushteti komunist, mendoja se, kur të ndaja me të zemërimin tim dhe t’i thosha se Partia e Punës mund të përmbysej vetëm me dhunë, do të më mirëkuptonte. Por, kur ia shpreha zëmërimin dhe i tregova për zgjidhjen që kisha në mendje, u zhgënjeva nga përgjigjia e tij.
“Nip i dashur,” më tha, “ti nuk e ke jetuar kohën pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, kur vëllai u vra me vëllanë në Shqipëri. Po ta kishe jetuar, do të mundoheshe ta përmbaje zemërimin tënd”.
Dhe më tej, im ungj më tregoi sesi im atë (shok i tij i fëmijërisë), Margarita e Kristaq Tutulani, Ramiz Alia, tezja ime, e të rinj të tjerë komunistë mblidheshin në katin e parë të shtëpisë së tim gjyshi, në katin e dytë të së cilës mblidheshin ballistë të shquar si Abaz Ermenji, Hasan Dosti, Xhevat Kallajxhi (kryeredaktor i gazetës “Flamuri”) etj. “Por pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes në fund të verës së vitit 1943,” tha daja im, “njerëzit e katit të parë u bënë armiq për vdekje të njerëzve të katit të dytë. Dhe mijëra shqiptarë vdiqën si rezultat.”
Ai hamendësoi në retrospektivë se Shqipëria do të kishte qenë një vend goxha më i begatë, në qoftë se ajo gjë e tmerrshme nuk do të kishte ndodhur dhe, më tej, më dha këtë këshillë për të ardhmen: “Mjaft gjak kanë derdhur shqiptarët mes vetit deri më sot, biri im; synoni rotacionin paqësor të pushtetit, sado i vështirë t’u duket ai!”
Në atë kohë, i revoltuar me mënyrën sesi regjimi mundohej ta mbante pushtetin, edhe pse urrehej nga shumica e shqiptarëve, e kisha të vështirë ta gëlltisja këtë këshillë të tim ungji. Por pas dy rotacioneve traumatike të pushtetit në Shqipëri (1992 dhe 1997), u binda për urtësinë e asaj këshille.
Duke u kthyer tek përkrahësit e sotëm të opozitës që komentojnë ashpër në botën virtuale të blogjeve dhe faqeve të internetit të gazetave shqiptare (ose edhe në botën reale të kafeneve), po ua ritrasmetoj këshillën që më dha im ungj para 21 vjetëve, të perifrazuar për kushtet e sotme. Ndoshta mund t’u vlejë…
“Sado të zemëruar të jeni me pushtetin e Berishës, vlen të kujtoni se rotacionet traumatike të pushtetit në 100 vjetët e fundit i kanë shkaktuar Shqipërisë gjakderdhje, humbje ekonomike, dhe dëm të madh në imazh. Për këtë, duhet t’i jepni një shans ndërrimit të pushtetit me votë në zgjedhjet e 2013-ës! Ndoshta organizimi më i mirë i opozitës, kontrolli më i rreptë i zgjedhjeve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe ruajtja më e mirë e votës nga komisionerët vendas, do të krijojnë kushtet për atë që ju aq shumë e dëshironi – futjen e Berishës në klubin e pensionistëve politikë, të themeluar nga Ramiz Alia dhe Fatos Nano.”
Ndërkohë, përkrahësit e mazhorancës aktuale duhet të kujtojnë se kundërshtarët e tyre ua dorëzuan pushtetin 7 vjet më parë, nëpërmjet rotacionit të vetëm të realizuar me zgjedhje në kushte normale në 100 vjet të shtetit shqiptar. Në qoftë se do të duhet që edhe ata ta dorëzojnë pushtetin me zgjedhje normale, ky nuk do të jetë fundi i botës. Mbajtja e pushtetit me çdo kusht, eventualisht, prodhon, si kundërveprim, edhe një tentativë të marrjes së pushtetit me çdo kusht. Dhe kjo do të sillte përsëri vëllavrasje mes shqiptarësh. Ashtu siç ndodhi pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes…
http://respublica.al/opinion/2012/08/06/rotacion-paqesor-pushteti-fjala-e-dyte-eshte-fjala-kyc
Sipas meje ky eshte nje artikull shume i vlefshem dhe vjen ne kohen e duhur. Nuk eshte cudi gjithashtu qe keshilla vjen nga nje njeri i mencur dhe i pjekur, qe ka kaluar shume gjera ne jete, sic eshte dajua e Zaloshnjes.
Une do te shtoja nje argument qe nuk eshte shume i qarte per te gjithe ata qe shkruajne dhe e shikojne luften si te vetmen zgjidhje. Tashme, mire apo keq, sistemi eshte ndryshuar ne Shqiperi. Ne jemi nje vend kapitalist ndonese jo akoma nje demokraci. Ky fakt perben nje ndryshim thelbesor, ne kuptimin se revolucionet behen per te ndryshuar sistemet dhe jo qeverite.
Menyrat se si mund te behemi demokraci mund te jene te shumta dhe te ndryshme, por asnjehere lufta nuk mund te sjelle zgjidhje.
Lufta do te thoshte qe te denohen te gjithe ata qe na qeverisin sot dhe qe te vendoset “drejtesia” nepermjet hakmarrjes.
Kjo sigurisht eshte totalisht e papranueshme nga nderkombetaret.
Alternativa eshte e thjeshte: ti mund te besh greve urie sa te duash, por nuk mund te vrasesh as edhe nje mize!
Po ti mire e ke ti po sec eshte nje shprehje qe Ate qe nuk zbret nga kali pa pushke…dicka e tille.
Njerzit dhe palo-liderat e Opozites me 97, pranuan ate qe nuk pranojne sot kurre Sirianet qe luftojne kunder Assadit. Riciklimin e tij politik.
Ky “trimi” nga Vicidoli nuk njihka dalje ne pension, po ndoshta ndodh ndonje dalje fizike nga loja.
po mir mo edo po kur berisha nuk e leshon si i behet hallit.
berisha as e ka mar ndonjehere me vote pushtetin dhe as e ka lene ndonjehere me vote.
as ne 92 e larget nuk ja jepte njeri berishes, as ne 96, as ne 2005,berisha gjithmon e ka mare pushtetin kunder deshires se shumices se shiqptareve.nuk mund te votojne shqiptaret nje komunist idhull te enver hoxhes.
dhe prap do ta beje ne 2013.
atehere cfar duhet te bejme ????????//
shqiptaret i ngre berisha ne lufte se ashtu i intereson atij,,,,jo se duan vete.
nuk ka tjeter shteg te lene nga berisha per rotacion…
Vleresoj idene, po une besoj se fjala rotacion eshte kyci ne ate titull. Kjo pasi Berisha, i rrotuari i viteve te fundit e ka ne strategjine e tij politike si kyce percarjen dhe vellavrasjen mes shqiptareve, jugut e veriut, socialiste e demokrate e kushdo te jete, mjaft qe te mos flitet per vjedhjet masive qe po ndodhin. Nese nuk ka rotacion, une personalisht besoj se gjakderdhja eshte thjesht ceshtje kohe.
O reformer (po te drejtohem me O … sepse nuk ja vlen me njerez si ti As Peshk e As Mish te besh debat qytetar dhe demokratik, pasi “Frika eshte semundja me e keqe e jetes se njeriut” -thehson shpesh ne vepren e tij gjigande filozofi i madh Gjerman Dr.Arthur Shoupenhauer.). Eksperienca tashme 22-vjecare post-PPSH, ish-Diktatures se Veteizolimit, por qe keto 22-vite e sidomos nen Berishen e PD ne Pushtet + Meten e LSI, kane treguar e tregojne se dy super-hajdutet e shqiperise post-PPSH, jane pikerisht keta te dy VEMJET+PERVERSAT+MONSTRAT qe vjedhin Voten, per te vjedhur Shqiperine kryqe e terthore me bandat e tyre ne PD e LSI (A shikoni se cfare vjedhjesh super-Miljonashe jane bere kudo neper Shqiperi ne cdo cep e qelize nga familja biologjike Berisha e Meta si dhe familja politike e tyre PD+LSI). Per cfare kalimi me Vote presim te behet rotacioni Politik kur qe me kohe e sidomos tani (pas Presidentit 71 jo me Nishana por pa asnje Nishan e Nam), ceshtja me Vote te Lire, ndrrohet Pushteti eshte nje Perralle e koheve Bolshevike. Prandaj me te drejte z.Zaloshnja ngre shume Pikepytje dhe Mosbesim se do kemi Vote te Lire ne kete vend me Berishen e Meten e bandat e tyre (fatmiresisht sipas dhe te huajve qe monitorojne deri me te qintat e perqindjes se Popullates per nevojat e tyre “Sigurisht”, rezulton se Berisha e Meta me te nisur Revolta Popullore kane apo nuk kane 10% “mercenare” -hajdute e vrastare- me vete, Edhe ne 1997 u duk se Pushteti kishte goxha popull me vete, por faktet per pak dite treguan se nuk kish apo u fshehen nga frika “Trimat e Sali Bishes”, pra; as 10% te “Popull” me vete, ku shumica Police e Gardiste e SHIK (me shumice mercenare te rekrutuar ato dite e jave) moren detin e token e iken neper France+Belgjike+Angli+Itali si: mijnte neper kanalet e mutit. Prandaj gjithmone e drejta eshte me shumicen dermuaes te Popullit, e ky Popull tashme sduhet te duroje me e te pyes me per do Mafia Nderkombetare, apo edhe per pak Opozitare frikacake, qe me te nisur Revolta do ja mbajne frymes ne Ameriken latine ose Qendrore apo Azi. Ta bejme nje here e mire ne Shqipetaret ndarjen nga PPSH dhe Provincializmi, cilado qofte kostoja z.Zaloshnja, se ndryshe do mbetemi fundi i fundit te Ballkanit dhe Europes. Shqiperia dhe Shqipetaret kane nevoje per shpetim nga Diktatura e provincialeve (malokeve Berisha e Meta), pa te gjitha te tjerat rregullohen “Step by Step”.
I dashur ish-studenti im ne Institutin e Larte Bujqesor te Kamzes tani Dr.Eduard Zaloshnja. Jam ish-petagogu yt Petriti (prej 1994 kam emigrauar sebashku me 3-femijet ne USA, jo nga deshira per emigrim ne Perendim, por nga e keqja e kohes post-PPSH krye-hajduti dhe krye-vrasesi i ketyre 22-viteve Pseudo-Demikraci SALI RAM BERISHA), asnjehere Komunist apo Bashkepuntor i Sigurimit i rregjimit te PPSH, Partise nene dhe gjakatare te SALI RAM BERISH e kush i shkon atij nga pas keto 22-vite coroditje, mashtrime, vjedhje, vrasje, padrejtesishe, talljesh, dhunimesh barbare nga provincializmi. Megjithate gjej kohe si kur vije per vizite ne Tirane (jam brezi i kater i lindur ne Tirane me prejardhje Permetare, prandaj dua te me kuptosh drejte perse mora mundimin te te shkruaj sot per here te pare), si edhe kur jame ne emigrim ne shtepi ne USA, te ndjek cfare ndodh ne Tirane dhe tere Shqiperine tere kohen mbi kompjuter dhe TV-Digital-SAT. Pa dashur te beje te zezen te bardhe dhe te bardhen te zeze; i dashur Eduard Zaloshnja qe te ndjek me shume kujdes cdo here qe shkruan e flet neper TV (ku 99% e TV ne Shqiperi jane te Pushtetit aktual dhe te Mafias se biznesit te familjesBerisha e Meta, e kjo eshte nje nga pikat e errta te Neo-Diktatures ne Shqiperi keto 22-vite pseudo-hapje ndaj Perendimit dhe tentatives per nje shtet vertete Demokratik, qe ne fakt eshte nje Mafia-Shtet i kapur nga Mafia e fqinjeve Serbo-Italiano-Grek e Turk -pa harruar Mafian e Vienes-AUSTRI, qe kordinon e mbron Mafian Ballkanase dhe ate Shqiptare deri ne Institucionet e Larta te BE sidomos ne OSBE. Por ka dhe disa edhe ketej Atlantikut deri dhe ne zyrat e rradhet e Kongresit dhe Dep.Shtetit qe jane te korruptuar nga Berisha+Meta dhe rregjimi i pakices se tyre mercenare dhe super-hajdute dhe super-vrastare. Prandaj te me Falesh; por nuk jam aspak dakort (vetem sot tek komunikoja me Telefon me shume te njohur Tiranas ne USA dhe Canada, per shkrimin tend te lartepermendur, qe te gjithe si me thike me thane: Studenti Yt eshte i zoti ne analize e statistika, por MALOKU/T nuk njohin fjalen “Paqesor” qe ne gen e breza dhe nuk durohet me me Teori Demokracie, sepse vendi yne ka nevoje per Pastrim ON GENERAL nga e keqja Berisha e Meta e kompani. Ta bejme nje here e mire sakrificen per Demokraci, Prone, Drejtesi, dhe skemi pse i trembemi kostos per Demokraci. Sigurisht askush nga Ne Shqiptaret ne emigracion e aq me teper kush jeton ne prag varferie e vrasjeje ne Shqiperi aktualisht, nuk e deshiron Revolten apo Revolucionin Popullor (sidomos me cfare po shhoim keto dy-vitet e fundit ne Pranveren Arabe, por ja qe na duhet ne Shqiptareve nje Revolte e tipit LIBIA dhe absolutisht qe gjerat do permiresohen dhe gjithcka do shkoje tek i zoti dhe Demokracia perendimore do filloje te funksionoje. Me Berishen e Meten (por edhe pianecie e bixhozciun Nano) dhe pakicen qe u shkon si delja nga pas keto 22-vite rrumpalle Tranzicion, nuk ka rruge Paqesore JO, JO, JO. Te me Falesh qe po te shkruaj keshtu, por nu ka me kohe per Teori e per Prit te Persim. Demokraci paqsore me provincialet (maloket) nuk kapasur as Anglia e Amerika me shekuj me pare e jo me Shqiperia, qe prej 22-vitesh eshte ne dore te derguareve te familjeve Byroiste te PPSH, sidomos dyshes nga Veriu (nuk eshte rastesi qe keta te dy ishin e mbeten miq te palekundur deri ne vdekje) Nexhmies e Ramizit. E sa per Nderkombetaret qofshin edhe te Medhenjte, nuk duhet te mbeshtetemi e te shpresojme me, sepse haptazi ata e duan Shqiperine e Popullin Shqipetare si ne 1945, nen Diktature dhe aspak ne Demokraci sic jane vete. Kush nuk kupton eshte debil, e per kete nuk kemi pse vuajme shumica derrmuese se rregjimin e Malokeve e do vetem pakica. JO.
Profesor Petriti, po te lexosh me vemendje artikullin e Dr. Zaloshnjes, mund te konstatosh se ai thote qe i duhet dhene nje shans rotacionit paqesor edhe nje here. Pastaj, ne qofte se Shpellari do mundohet ta mbaje pushtetin me cdo kusht, do t’i merret me cdo kusht, if you know what I mean…
E PËSHTIRË!
PO DËGJOJ ministrucin e drejtësisë, eduart halimin.
HARTIM, që do e linte në klasë në shkollën 8vjeçare, por në Parlamentin shqiptar e bën ministër të drejtësisë!!!
Zoti Zaloshnja,lexova me vemendje shkrimin tuaj dhe u falenderoi per
mezazhin qe percillni. U kam ndjekur edhe neper emisionet televizive,ku shquheni per ruajtjen e gjakftohtesise edhe perpara atyre personave ,qe me fjalet e tyre te pista te nje rrugaci,nje servili (rasti Cupi)ju reaguat me mencuri dhe nuk rate ne nivelin e tij.Njeriut kur i mungon
llogjika argumentuese fillon e perdor fjale ofenduse nga me te pistat.
Kete e kam vene re edhe ne shume komentues.Ju kini shume te drejte per konstatimin ,se shume komentues shprehen per rotacionin me dhune,per te
cilin asnje nuk eshte dakort.Po kur degjojme se ne prag te 100vjetorit te pavarsise na del nje person ku se bashku me disa historian bije kueslingesh kerkojne mohimin e historise,ku mohon figura te njohura te historise si B. CURRIN,L.GURAKUQIN, ne tendence per te mohuar Ismail Qemalin e te ngreje Ahmet Zogun,nje person qe me cdo kusht mohone luften e popullit Shqiptar kunder okupatoreve e bashkpunuesve te tyre,
nje person qe mbron hajdutet qeveritar,nje person qe vret ne mes te sheshit njerezit me duar ne xhepa,nje person qe pergjon opoziten ne menyre te pa ligjeshme nepermmjet sahanlepiresve,kur nje njeri te vjeth voten ne mes te dites e ta quan sukses,nje person qe nuk hap gojen per ato familje qe rrine te ngujuara me vite,nje person qe drejton vendin e nuk njeh baxhanakun,nje person qe vetem di te shaje me nene e babe ,pra kur ta con thiken ne palce ,edhe te revolton.I
nderuari Zaloshnja;ju dhe shume figura te tjera,edhe pse te krahut te djathte,i thoni hapur popullit :-Popull,mos e votoni me kete parti e kete kryeminister,ne menyre qe mos te ndodhin keto qe kane ndodhur.Q e te mos shitet deti, te mos mbushet vendi me vorreza te ushtareve grek qe na qenkan vrare gjate luftes Italo – Greke,te mos deformohet historia ,te mos flaken ne plehra heronjte e deshmoret e luftes, te mos punohet toka me me gomar,te mos dridhen femijet ne shkolle nga te ftohtit,te mos bejne fshataret gjilperat te veterineri,te mos degjoni
perralla me mbret nga mbreti i pa shpallur si dhe mos te degjoni budallalleqe si puna e thyerjes se rekordit ne qendrimin ne uje,e mbi te gjitha te mos degjojme me per kafshaten. I nderuari Zaloshnja,daja
juaj vinte nga Amerika qe ti e di me mire se une se si eshte Amerika.
Pse po shikojme Ameriken ,Eurpen ku duam te shkojme,e nuk veprohet per
te ecur ne rrugen e tyre,ze vend revoltimi te disa komentues qe ju kini
lexuar.Une shpreha disa mendime e jo se jam analiste.Te faleminderit pr mrekuptimin.
Jam shume dakort me artikullshkruesin megjithese jane disa gjera qe nuk kam arritur ti kuptoj e meqenese i respektuari paska durim te lexoje komentet ,me lind nje deshire e papermbajtur te hedh nje pyetje pergjigjen e seciles nuk e kam marre sic duhet te plote e te qarte asnjehere:si ka mundesi qe SRB mbas pothuajse shkaterrimit total qe i beri shtetit shqipetar jo vetem qe nuk i hyri gjemb ne kembe poooor na u ribe kryeminister e gjate gjithe kesaj kohe ai praktikisht ben cte doje shan,ofendon,vjedh e vret e gjithmone nxit “luften e klasave”me deklaratat poshteruese ndaj asaj opozite qe i ka vjedhur votat ,e ka vrare e poshteruar e perbaltur ,ka mledhur tere pushtetet rreth vetes e tani ,pasi i fitoi te gjitha gjyqet kundra anetareve te “bandes se tij”me imunitet e me manovra sepse gjykaten e ka shtene ne dore ,prokurorine pas pak ,na leshon lot krokodili sepse opozita nuk pranon heqjqen e imunitetit …,nderkohe qe te gjitha pushtetet jane te tijat…E pra ketu flitet per demokraci apo demokraci funksionale a ku di une por te gjithe ,i madh a i vogel e dine e jane plotesisht te ndergjegjeshem qe kjo eshte nje DIKTATURE mund te zbutesh pak e meqene se kane dale ne mode togfjalesat si demokraci funksionale do te thoja DIKTATURE PARLAMENTARE ose TOTALITARITET INSTITUCIONAL e keshtu me rradhe emertime gjenden plot por e verteta eshte nje :DIKTATURE
Tani me thoni o njerez mos na genjyen me 91shin me ate rrotacionin qe po permendet ketu sepse nuk u permbys asgje atehere e per 97en mund te them te njejten gje pavaresisht humbjes se jes njerezore …e per me teper qe te ndodhe kjo duhen forca politike te reja qe te jene te pangateruara me kete llum te perjetshem pushteti te kalbur qe qelb cdo gje qe i afrohet…!
Nuk kam kohe te shkruaj gjate i dashur Zaloshnja.Une kam shkruajtur ne nje koment qe Sali Berisha nuk e leshon pushtetin pa gjak.Jam i bindur se sa me shume kohe te kaloje,me e vertete do te behet kjo qe kam shkruajtur.Korrupsioni familjar,shkeljet e kushtetutes ne menyre flagrante,vjedhja e pushtetit me manipulime te votes,gerdeci,21 janari bejne qe aresyet per te mos e lene pushtetin jane disa.Ato qe ka thene yt ungj jane te mira por realizohen ne nje ved demokratik normal,qe ka derdhur lumenjte e gjakut deri sa kane zene mend per te mos derdhur me gjak,duke bere rotacionin politik me voten e fshehte te lire e te barabarte.Ja leme kohes se ajo do ta tregoje.Me vjen keq qe duke qene analist,prane pushtetit dhe opozites nuk kupton mentalitetin e bandes qe na drejton.
Tè jetosh nè shqipèri, tè jeshè gazetarè e tè mos keshè kuptuar asgjè nga ai vend duhet tè jeshè ose hoxhè ose Zaloshnjè.
Pushteti e rotacioni i tijè janè problemet nè rradhè tè parè tè atyre qè drejtojnè partitè politike tè cilèt nuk ndihen keq as nè pozitè dhe as nè opozitè. Problemet qè kanè shqipètarèt askush nuk i merr pèrsipèr qè ti zgjidhi, as pozita e as opozita. Por le tè ndalemi pak e tè kujtojmè ngjarjet e ’97, Gèrdecin, 21 Janarin, fallcitetin dhe ‘vjedhjet’ e zgjedhjeve… nuk janè aspak pak dhe opozita ‘paqèsore’e ndali popullin e qetèsoi atè…. ndoshta pèr hir tè rrotacionit paqèsor , apo se nuk mund tè vazhdohej me vèllavrasien. Por kètè xhest tè opozitès pushtetarèt e shfrytèzuan si DOBESI, ndaj Sali Berisha nuk duhet dhe nuk èshtè nè asnjè mènyrè vèlla me shqipètarèt ! Ai nuk nuk njeh asnjè nga rregullat e lojès politike. Ai nuk èshtè aty lart pèr tè bèrè politikè, por pèr t’ju kundèrvènè me çdo mjet shqipètarève…. Nuk èshtè asnjèherè keq tè predikosh paqen midis njerèzve, nè familie, nè shkolla, nè rrugè e kudo gjè pèr tè cilèn kemi shumè SHUME nevojè. Por tè predikosh paqen me pushtetin èshtè tè bèsh sehir me Shqipèrinè qè po mbytet.
Me pelqeu qe z.Zaloshnja i lexon komentet, por analiza qe Ai u ben nuk eshte e plote. Kesaj i thone “te mbajsh nje dore ne revani e tjetren ne bakllava”. Ju keni biseduar me tet’Ungj, por historia tregon se: Ballistat u bene Bashkepuntore me Pushtuesit Fashist Italian,duke formuar disa qeveri (’39-’43). Me kapitullimin e Fashizmit (Shtator ’43) edhe Zogistet u bene Bashkepuntore me pushtuesit e rinj Nazistet Gjermane. Ishte PKSH e 8 Nentorit ’41 qe organizoi LANC kunder Pushtuesve Fashito-Naziste dhe Bashkepuntoreve Ballisto-Zogist dhe Shqiperia u Clirua me 29 Nentor 1944! “U mbush gjemia me federale, o burra shpejt kush mund te dale..” shkruante Shevqet Musarai. Keto fakte nuk t’i ka thene yt’Unjgj. I ndieri Namik Vebi Fadile Hoti ka thene:” Maloku (Berisha) po i hypi kalit, nuk zbret pa e VRA! Mos te duket se eshte derdhur pak gjak ne keto 22 vjet “Demokraci”? A u zbulua e u denua Vrasesi i Arben Brocit,Azem Hajdarit…Remzi Hoxhes,Kosta Trebickes, 26 Viktimat e Gerdecit, 4 Viktimat e 21 Janarit?! Thellohu z.Zalishnja. P.S. Ne ate emisionin Frrok Cupit duhej t’i tregoje Vendin e Jo t’i ktheje kurrizin ?!
po te kish qene mit’hat frasheri (i biri i abdyl frasherit) nje kriminel si enver hoxha,ketij te fundit do t’i ishte harruar emri qe ne 1944-en…