Ja 40 krimet, për të cilat Sali Berisha duhet të “qepë” gojën…

7 Gusht 2012, 20:38Blog TEMA
Ja 40 krimet, për të cilat Sali Berisha duhet të

Nga Përparim Halili

 

Duke shfrytëzuar edhe procesin e (mos)heqjes së imunitetit politiko-qeveritar, “djalli” Sali Berisha bëri një tjetër show demagogjik përpara shqiptarëve, duke u vet-prezantuar në mënyrë tepër groteske si “engjëll”, me recitime dogmash të dala boje pre 20 vitesh. Ai “qau me dhimbje” për të varfrit, për të papunët, për të pastrehët, për të ardhmen e të rinjve, për luftën kundër korrupsionit e mafies, për pronat dhe pronarët, për bizneset, për pagat, për pensionet, për të ish-të përndjekurit politikë, për luftën kundër krimit ekonomik e njerëzor, për miliardat që i vidhen popullit, për taksat, për investimet, për integrimin në BE etj, etj. Ai broçkolliti sërish në parlament sikur krimi, korrupsioni, varfëria, papunësia, grabitja e pronave, shitja e atdheut, përçarjet kombëtare dhe traumat sociale shoqërore shqiptare dhe tranzicioni 20 vjeçar, të jenë “vepra kriminale” të bërë nga “UFO”-t!

Po kush është autori i këtyre traumave që po vuajmë? Faktet provojnë, se ashtu si në vitet 1992-1997 dhe tani prej 7 vitesh, krimi ka vetëm një “dispeçeri” qendrore: familjen mafioze “Berisha”, me soj-sorollopin e tij ministra, deputetë, sharlatanë-sekserë diplomatë të huaj, krye-policë, gjyqtarë, prokurorë, bodigardë e deri shoferë, që veprojnë si në xhungël. Edhe pse “djalli” Sali Berisha vazhdon e vet-prezantohet si “engjëll”, faktet tregojnë se nuk ka asnjë vuajtje shqiptarësh, nuk ka asnjë krim shtetëror, nuk ka asnjë krizë politike, ekonomike, financiare e shoqërore, nuk ka asnjë intrigë e prapaskenë, nuk ka asnjë lëvizje anti-kombëtare, nuk asnjë veprimtari përçarëse të kombit, nuk ka asnjë strukturë mafioze etj, etj, ku të mos ketë “gjurmë gishtash” dhe “firmë e vulë” të krye-banditit politiko-qeverisës Sali Ram Berisha.

Duke qenë se po përgatis një libër me titull “20 vjet, djalli Sali Berisha”, për të qenë sa më i saktë në përcaktimin e karakterit dhe personalitetit të Saliut si njeri, si qeverisës e politikan, kërkova konsulencën e një mikut tim specialist psikolog. Ai më tha: “Nëse për mua si psikolog ka një gjë të pamundur për ta konkluduar, kjo është “etiketimi” i tiparit bazë përfaqësues të karakterit e personalitetit, të species njerëzore Sali Berisha. Karakteri dhe personaliteti i shfaqur i tij ka shumë plane që nuk përmblidhen e nuk etiketohen dot shkencërisht në një të vetëm. P.sh, Sali Berishës nuk mund t’i thuash vetëm intrigant, sepse është dhe prapaskenist. Nuk mund t’i thuash vetëm me karakter të lëkundur e të dyzuar, sepse është dhe i pabesë. Nuk mund t’i thuash vetëm demagog klasi, sepse është dhe mashtrues ekstra. Nuk mund t’i thuash vetëm mbrojtës krimi, sepse është dhe kriminel. Nuk mund t’i thuash vetëm mbështetës i hajdutëve e mafiozëve, sepse është dhe hajdut e mafioz. Nuk mund ta quash as me ekuilibër mendor minimal, mbasi ai qesh kur duhet qarë dhe qan kur duhet qeshur. Ai flet ngadalë, kur duhet “ulëritur” dhe ulërinë kur duhet folur qetë. Ai shan kur duhet nderuar dhe nderon kur duhet sharë! Ose, p.sh nuk mund t’i thuash indiferent ndaj vuajtjeve njerëzore, sepse është dhe anti-human, nxitës, shkaktar e organizator i këtyre vuajtjeve”. Ky profil i shkrehur psikologjik, i përzier me stresin e ankthit ekstrem të vënies përballë drejtësisë së pritshme, aktivizon përpëlitjet demagogjike për “të dalë i larë” prej krimit ku është zhytur. Kjo gjendje nxit Sali Berishën të guxojë e të ligjërojë përballë shqiptarëve “për drejtësi” mbi zullumet dhe krimet që ka bërë vet, me familjen dhe në grup. Po për çfarë duhet të “qepë” gojën Sali Berisha e të mos flasë më përballë shqiptarëve?

 

1.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për lirinë e shprehjes, mbasi ka kërcënuar, bllokuar, gjobitur e djegur gazeta, ka paralizuar, ka burgosur gazetarë dhe kundërshtarë të pushtetit të tij.

2.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për biznesmenët, mbasi ka zbatuar sistem gjobash kriminale private ndaj tyre, i ka rrëmbyer e zhdukur.

3.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për ekonominë, mbasi e ka e kthyer atë në “ekonomi trafiqesh, bingosh, kazinosh e motelesh”.

4.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për mirëqenien e shqiptarëve, mbasi i zhvati ata me firmat piramidale, deri tek… brekët.

5.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për pavarësinë e Kosovës, mbasi është furnitori kryesor i Milosheviçit me armë e karburante.

6.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për sigurinë e jetës, mbasi në pushtet-bandat e tij janë vrarë e zhdukur afro 21 mijë shqiptarë.

7.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për privatizimet, mbasi pushtet-banda dhe familja e tij, kanë grabitur 95% të ekonomisë kombëtare.

8.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për kthimin e pronave, mbasi ka 20 vjet që mashtron pronarët dhe zhvat pronat me dhunë e falsifikime.

9.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për rininë, mbasi e ka lënë atë pa të ardhme duke i lënë si rrugë të vetme emigracionin dhe krimin.

10.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për të drejtat nënat, motrat e gratë, mbasi ato dhunohen, vriten, lihen pa punë e madje denigrohen publikisht prej vet Sali Berishës.

11.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për të drejtat e fëmijëve, mbasi ka 70 mijë të mitur që lypin, dhunohen, që punojnë si skllevër buke dhe përdoren prej krimit.

12.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për dëmshpërblimet e të përndjekurve politik (viktimave të tij si spiun), mbasi ka 20 vjet që i mashtron.

13.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për paqen mes shqiptarëve, mbasi është përçarësi dhe futësi i tyre në hasmëri.

14.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për trafiqet qeveritare, mbasi është kupola dhe përfituesi i trafiqeve mafioze shqiptare e rajonale.

15.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për barazinë përpara ligjit, mbasi është “shefi” i një bande familjare, klanore, politike e qeveritare të paprekur e të mbrojtur nga drejtësia.

16.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për respektimin e institucioneve, mbasi është kryebanditi që kërcënon, korrupton, dhunon, denigron dhe sulmon me armë institucionet.

17.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për papunësinë, mbasi ka me pushtetin e tij  ka “prodhuar” afro 1 milion të papunë.

18.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për varfërinë, mbasi  nën qeverisjen e tij 60% e popullsisë është në varfëri ekstreme.

19.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për të ngujuarit, mbasi 80% tyre janë produkt i përçarjes dhe padrejtësive të pushtetit të tij.

20.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për korrupsionin, mbasi “rezidencën” dhe “bosët” e korrupsionit i ka në familje dhe qeveri.

21.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për mjedisin, mbasi ai bëri ligj mafioz, për mbushjen e Shqipërisë me plehra importi.

22.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për taksat, mbasi ato po i përdor si ryshfete tek diplomatë sharlatanë, për deklarime PRO pushtetit të tij.

23.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për krimin shtetëror, mbasi ka të “damkosur në ballë” Remzi Hoxhën, Piramidat, Gërdecin, Kosta Trebickën, 21 Janarin etj….

24.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për pazaret politike, mbasi në 20 vjet ka pështyrë e ka lëpirë dhe vrimën e “WC”, në emër të marrjes e mbajtjes së pushtetit.

25.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për familjet mafioze, mbasi model të tillë ka familjen e tij dhe 10 familje të tjera ministrash, ortakësh e deputetësh të PD.

26.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për ndërtimin e rrugëve, mbasi familja dhe kupola e pushtetit të tij, janë mafia e tenderave të tyre.

27.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për “pushtet familjar e klanor”, mbasi pushteti PD-LSI, drejtohet, kontrollohet dhe përdoret vetëm nga dy familjet dhe klanet “BERISHA-META”.

28.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për votën e lirë, mbasi është dhunuesi, mohuesi, hajduti dhe shpërdoruesi i kësaj vote.

29.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për policinë, mbasi në të 2 pushtetet ka ndërtuar “Polici-KGB”, në shërbim të interesave të tij.

30.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për ushtrinë, mbasi e shkatërroi, e denigroi dhe e plaçkiti atë deri tek… benevrekët e ushtarëve.

31.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për shëndetësinë, mbasi e ka kthyer në gërmadhë, pronë dhe qendër përfitimesh e vjedhjesh familjare.

32.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për shëndetësinë në fshatra, mbasi në 85% të zonave fshatare, ky shërbim nuk ekziston fare.

33.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për universitetet, mbasi i ka tjetërsuar ato në modelin e ish-kurseve të analfabetizmit, të viteve 1944-1946.

34.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për arsimin 9 vjeçar e të mesëm në fshatra, mbasi 40% e fshatarëve janë pa shkolla e me shkolla…stalla.

35.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për komunitetin rom, mbasi e ka lënë në rrugë, në mjerim e denigrim dhe së fundi, i ka vërsulur policinë për të mos e lejuar të nxjerr as bukën e gojës nëpër… plehra.

36.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për diplomacinë, mbasi e ka emëruar ministër e ambasadorë “lolo”, që nuk përfillen në asnjë shtet.

37.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për administratën, mbasi çdo ministri. drejtori e zyrë pushtet është mbushur me nepotizëm, injorantë, hajdutë e njerëz të dhunshëm.

38.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për trojet shqiptare, mbasi i copëtoi ato, duke i falur territorin detar Greqisë.

39.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për dosjet e spiunëve, mbasi ka qenë spiun sigurimi e vazhdon të jetë agjent serbo-grek, me mision shkatërrimin dhe mbajtjen e Shqipërisë jashtë Europës.

40.    Sali Berisha duhet të “qepë” gojën e të mos belbëzojë për imunitetin, mbasi prej 20 vjetësh e ka (keq)përdorur si deputet, president e kryeministër, për t’i shpëtuar drejtësisë për mijëra krimet që ka bërë ndaj këtij vendi e ndaj këtij populli.

18 komente në “Ja 40 krimet, për të cilat Sali Berisha duhet të “qepë” gojën…”

  1. KRITIZERI says:

    Tema eshte shume e goditur, por kam bindjen se Faro do e kishte qendisur me mire kete shkrim o zoti Perparim!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasandra-midis-berishajve-fahri-balliu.html

    1. Kazani po zjen says:

      Shume gabim ky artikull.Sali berisha nuk duhet te qepe gojen.Sali Berisha duhet varur ne litar dhe pastaj te hiqet zvarre neper rruget e Shqiperise.Kjo eshte periudha me e erret qe Shqiperia ka perjetuar ne shekuj.E permbushe misionin me se miri o Sali Serb Berisha.

  2. tomori i beratit says:

    Eshte figura me e uryer qe ekziston.Edhe adolf hitleri ishte YLL perball ketij djalli nga viçidoli.ISHALLAH nje infarkt se shpejti.ISHALLAHHHHHH.

  3. gjon says:

    TE GJITHA ATO QE THONI JANE ME SE TE VERTETA.KY MAL I MADHE ME KRIME JA KA ERRESUAR SHPIRTIN E KA BERE ME AGRESIVE,BISHA KERKON ENDE GJAKE.U DESHEN 28 MIJE DESHMORE PER TU QLIRUAR SHQIPERIA,NDERSA SALI BERISHES JU DESHEN 21 MIJE VIKTIMA PER TE SUNDUAR KETE VENDE./PALE KERKON EDHE REFERENDUM POPULLORE,KAC POSHTE KA RENE KY POPULL SA TI BESOJE ME KETIJE NJERIU./??????????????? ZOT NA NDIHMO TA LARGOJME TE KEQEN NGA KY VENDE.

  4. T.Sholla says:

    dyzet tmere.

    sali hap nje grope
    zhytu brenda kembe e koke
    me keto c’ke bere ti
    s’te shpeton asnje Perendi
    nderi yt ka perenduar
    nderi shkrepsen imiton
    pasi ndizet me s’punon
    shqiptaret jane te drejte
    njehere nderin po e shkele
    te shohin si nje zhele
    krejt pa vlere o nder
    me keqe se teveqel
    trimi shqiptar Halili
    ta kendovi si bilbili
    dyzet gangrena
    paske zhvilluar
    me ate tru dhe ato duar
    paske qene edhe spiun
    emerton lolot ambasadore
    shendetesine e bere prone
    dhe ne trebicka paske dore
    gazetareve ju mbyllke goje
    sali nuk e kemi ditur
    si ne fron te kemi ngritur.

  5. Ligor Luarasi says:

    Pa drejtesi s’ka Shqiperi.

    1. Ben Chicago says:

      Ky reciton,sic recitonte dikur te ZP.

  6. EMIGRANTI USA. says:

    ZOTI PERPARIM, JU FALEMINDERIT PER EKKSPOZENE E KRIMEVE QE PERFAQESON SALI SATANAJA. VEC SA ME SIPER DUHET TI KISHE SHTUAR EDHE POTRETIN E NJE DIKTATORI, MAFJOZI QE TE VRET NATEN E TE QAN DITEN. KY KATIL E TINZAR QANE ME LOT KORKODILI PER PAPUNESINE, RROGAT E PENNSJONET E ULTA, VARFERINE, JETEN E PASIGURT, VRASJET E VETVRASJET E SIKUR TE MOS JETE KRYEMINISTER I VENDIT EDHE PER KETO QE JANE PERGJEGJESI E QEVERISE AKUZON OPOZITEN QE SKA GJE NE DORE. NUKE THOTE PSE ME DHJETRA MIJRA NJEREZ RINE NGUJUAR SE KANE FFRIKE NGA HAKMARJA, GATI 8000 FEMIJE NE MALESINE TONE E ME GJERE NUKE VENE NE SHKOLLE SE KANE FRIKE NGA GJAKMARJA SEPSE ESHTE KY SATAN QE U THA SHQIPETAREVE ; KANUNIN E KA BEKUE ZOTI, ESHTE KY MAFJOZ QE U THA SHQIPETAREVE PARAT E SHQIPETAREVE JANE TE PASTRA DHE NUKE VONOJE 28000 VETE ISHITEN SHTEPITE DHE I FUTEN NE PIRAMIDA.PER PAK HAROVA DUHET TI SHTOJME. VEC SA JU THONI, DUHET SHTUAR EDHE SJELLJA RRUGACERORE NE PARLAMENT NDAJ DEPUTETEVE TE OPOZITES DUKE I SHARE E FYER ME KEQ NGA NJE RRUGAC ME NENE E BABA,ME GRUA E MOTER E CMBAN LIBRI I SHTEPISE. KURE RE TE VIJE AJO DITE TA SJHIKOJME TE VARUR ME KOKE POSHTE ATEHERE DO SHPETOJE SHQIPERIJA DHE SHQIPETARET NGA KY MAFJOZ DHE KAMELEON.

  7. Nari says:

    Po pse duhet te qepe gojen Sala, ai duhet te shkoje para drejtesise me vrap jo me hap , he mer Fatos Nano mor bur i kurves , burgun e bere , president su zgjodhe , shqiperise i le ne krye intrgen, vrasesin , hajdutin, debilin , zvaranikun ,
    Frikacakun, te poshterin , mendjemadhin , kryemaskarain e shekullit,
    Po ctaksirat ka ky popull more Fatos , more kokra e legenit , per te ardhmen e karriges tende na solle ne krye kte bastard, he more b….qim ta dha presidencen ?!! Kuuuure se ke ngrene ti, vetem se e mban ne goje, si puna Xhoit qe ta mer si akullore. Edhe Sala te perzier ta mbushi akulloren.

  8. I-liri says:

    Problemi eshte se Shqiperine sot e drejton, mafia ekonomike. Zoti Perparim flet kot. Askush se degjon. As shkrimin e tij kjo mafie, s’ka kohe ta lexoje, pasi eshte duke bere ndonje afere miliardeshe.
    Ne vitin 1992, SRB-in e vuri ne krye te PD, agjentura nderkombetare e sponsorizuar nga UDB.Kete e dine mire ata te ashtuquajtur themelues te PD, se nga kush i moren urdherat per te propozuar SRB-in ne krye te PD. Tani nuk flasin, se po shperblehen me pushtet(Imami, Ruli, Ceka,etj.) Por nje dite dikush do te flase. Nje dite do te hapen arkivat ne Beograd, dhe pastaj do te jete c’do te jete! Kur te mesojne shqiptaret se kush po i qeveris??!!

  9. Billy says:

    O NJEREZ SALIU KA DALE NGA RRADHET E BYROSE POLITIKE PO NUK E HOQEM QAFE AI DO KONKUROJ ENVERIN 22 VJET I BERI DHE KA NDERMEND TE RRI NE QEVERI DERI SA TE VDESE .

  10. daja says:

    bravo.10 gazetare te tille dhe ja kjo eshte opozite e kaluar opozites.

  11. rilinda says:

    nqs duam ta zhdukim faren e keqe qe po perpin shqiperine dhe shqiptaret duhet te bashkohen te gjitha forcat politike opozitare kunder kesaj qenjeje cnjerezore e mos te na shesin mend AK dhe FRD se jane K/saliut,nqs ata nuk bashkohen me forcen me te madhe opozitare (PS), do te thote, qe do te hane persri ne nje sahan me Sali qenin,

  12. BARDI says:

    NUK KA PRETENCE ME TE MIRE DHE KERKEE PADI PER CDO INSTITUCION DREJTESIE.TE GJITHA PIKAT E SHKROJTURA PERBEJNE NJE AKTE PADI ME VETE,PER TE CILAT SALI BERISHA NUK MUND TI SHMANGET.ESHTE E DOMOSDOSHME QE AI TE JAP LLOGARI DERI NE NJE DHE FAMILJA E TIJ PER KETO KRIME QE KA BERE NDAJ POPULLIT SHQIPTAR.
    BARDI

  13. baro Corrogjafi says:

    LEXUAM SE JENI DUKE PERGATITUR NJE LIBER ME TITULL ” 2O VJET, DJALLI SALI BERISHA “, DO TE JETE LIBRI I MIREPRITUR NGA LEXUESIT E CDO KRAHU, DO T’JU HAPE SYTE EDHE DISA MIOPEVE TE TIPIT ” Ben cikago ” (blu ).SALI BERISHA AKOMA NUK ESHTE I LODHUR NGA NJE MAL MEKATESH QE KA MBI SUPE NDAJ SHQIPTAREVE . AI ESHTE DJALLI VETE, ESHTE KOKUDH I SHEKULLIT,ESHTE LUGAT I DITEVE TONA ,ESHTE…. ( DO TE KERKOJA EDHE FJALET ME TE PESHTIRA QE JANE NE FJALORIN E GJUHES SHQIPE , QE T’JA VISHJA KOSTUMIT TE ZI STERRE TE SALI BERISHES ).

  14. qani sadiku says:

    po ik ore papi behu esell njehere. I ke botuar te “Soti: keto 100 here.

  15. ardi says:

    ketu nuk paska vend per komente te gjith qenket nga oborri i edvin rames apo i atyre qe nuk e duan evropen mjafton nje fjale e bukur dhe nje fjale e urte dhe kurr vrasje apo varferi ne shqiperi sdo te ket, po tani mos me thuani se vrasjet gjith andej neper shqiperi behen ne emer te saliut ju jeni populle qe me se paku e doni lirin dhe evropen sepse kete e vertetuat me enver hoxhen tani mos u mundohuni te shitni perralla kinse ne jemi te mir e saliu eshte i keq se na qat t….. tung.

  16. arben nako says:

    te dashur miqe edhe komentues,jam kundra sali berishes por dua tu them se sali berisha nuk eshte jezu krishti,te bej cudira,korupsioni ne asnje vend te botes nuk zhduket,edhe te gjith kryeministrat e botes ne radhe te pare do bejn per veten e tyre,per mendimin tim si emigrant sali berisha eshte nje nga kryeministrat me te mire qe ka pare atdheu yne keto vitet e demokracis,edhte shume i drejt,por jane organet me posht tij qe sabotojn edhe rjepin popullin duke mare pare nen dore.per ne emigrantet sali berisha eshte njeriu me i mire ,edhe jo si nano qe rinte kazinove,qe na merte para ne dogane nga 10000 lek per shtetin,besoj se shqiperia ka nje ndryshim te madh me qeverin e berishes,edhe jam i bindur se edhe evropa do na pranoj ne gjirin e saj duke patur besim te z.sali berisha.me patjeter ka shume per te riparuar edhe per te bere por duhet qe shtetin qe ta ndihmojm te gjith duke paguar detyrimet qe na takojn ,qe ne krahasim me taksat qe jane ketu ne gr.ne shqiperi jane shume taksa te uleta.faleminderit edhe duhet qe mos jemi tifoza te nje partie ose te partis tjeter,qe na skllaveroi per vite me radh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje