Bllokazhin dhe krijimin e situatave për bllokim të integrimit të Shqipërisë në BE, Sali Berisha e manifestoi dhe në seancën parlamentare për heqjen e imunitetit të “çifligarëve” të qeverisë, të parlamentit, të hajdutëve të pushtetit dhe të “sulltanëve” të drejtësisë shqiptare. Një javë më parë, Komisioneri i BE për zgjerimin zoti Stefan Fyle, i dërgoi një letër Sali Berishës, ku i bënte thirrje zyrtare, politike, diplomatike e ultimative që të heqë dorë nga aventurat politike 20 vjeçare dhe të plotësojë detyrimet e vëna prej BE për marrjen e Statusit të Vendit Kandidat! Edhe pas letrës së fundit ultimative të zotit Fyle, kryeministri Sali Berisha, po manifeston hapur qëndrimin e tij 20 vjeçar se nuk e ndryshon “kursin” për t’i hapur rrugë integrimit të Shqipërisë.
Në këto 20 vite janë fiksuar shumë momente e fakte, që të bëjnë të bindesh përfundimisht se eksponenti që vazhdojmë ta kemi ende kryeministër, po kontribuon maksimalisht për bllokimin e tretë të marrjes së Statusit të Vendit Kandidat në BE, me të gjithë mjetet dhe mënyrat e mundshme, që disponon brenda politikës e pushtetit që zotëron. Në funksion të realizimit të këtij misioni anti-shqiptar, kryeministri Sali Berisha krijon qëllimisht kriza politike, diplomatike, sociale, legjislative, ekonomike e financiare. Në mënyrë sistematike, ai cenon e shkatërron marrëdhëniet me institucionet ndërkombëtare, krijon situata kaotike deri me luftë civile në vend, nuk përmbush e nuk përfill detyrimet që burojnë dhe diktohen prej pozicionit si kryeqeverisës etj. Edhe pse Sali Ram Berisha vet-serviret përballë shqiptarëve e botës si “patriot”, si “koka e progresit të çështjes kombëtare shqiptare”, si “flamurtar i integrimit në BE”, ndërkombëtarët dhe shqiptarët janë të bindur më së fundi, që integrimin e Shqipërisë në BE e bllokon vetëm një individ: shërbëtori serbo-grek, anti-shqiptari i konfirmuar Sali Ram Berisha, lindur në Viçidol të Tropojës, dhëndër në Serbi. Po faktojmë disa nga qëndrimet e tij bllokuese në këto 20 vite:
– Bllokimin e bëri në vitin 1992 pas marrjes së pushtetit, duke futur në Shqipëri dhe në zyrat e pushtetit dhe institucionet e drejtësisë e të sigurisë, bandat kriminale e mafioze dhe anti-shqiptare serbe, greke, bullgare, maqedonase, rumune, italiane, turke e ruse.
– Bllokimin e bëri në vitin 1993 duke i vërsulur me dhunë, rrëmbime, vrasje, zhdukje kundërshtarësh personal e politikë, me djegie gazetash e burgosje të gazetarëve të medias së lirë.
– Bllokimin e bëri në vitin 1994 me referendumin privat për të miratuar një Kushtetutë defter bakalli si statuti i PD-së.
– Bllokimin e bëri përsëri në vitin 1994, kur intensifikoi trafiqet e armëve dhe kontrabandën e naftës me Milosheviçin, në kohën e spastrimit dhe shfarosjes së shqiptarëve të Kosovës.
– Bllokimin e bëri në vitet 1993-1996 me krijimin dhe lejimin e piramidave, nëpërmjet të cilave u zhvati shqiptarëve edhe… kotecet e pulave.
– Bllokimin e bëri dhe në 26 maj 1996, me zgjedhjet parlamentare kriminale, duke i treguar botës se sundon ai e jo ligji, jo liria e votës, jo e drejta shoqërore për të zgjedhur lirshëm.
– Bllokimin e bëri dhe në mesin e vitit 1996 kur shpërfilli FMN për mbylljen e piramidave, duke e përzënë brutalisht nga Shqipëria.
– Bllokimin e bëri përsëri në vitin 1996 duke mos përfillur BE, të cilën e detyroi të largohet pa afat prej Shqipërisë, duke ndërprerë negociatat për procesin e Stabilizim-Asociimit.
– Bllokimin e bëri dhe në vitin 1997, kur qëllimisht shpërtheu krizën e firmave piramidale dhe i vuri zjarrin ekonomisë, ushtrisë, policisë, administratës, hipotekave, bizneseve vendase e të huaja, bankave dhe krejt Shqipërisë, duke nxitur luftën civile me pasojë 3000 njerëz të vrarë, të djegur, të rrëmbyer e të zhdukur.
– Bllokimin e bëri dhe në vitin 1998, duke inskenuar e realizuar dhunën fizike ndaj shtetit, ku pushtoi me armë e zjarr dhe shkatërroi e dogji institucionet qendrore të qeverisë, parlamentit dhe Televizionit Publik.
-Bllokimin e bëri dhe në nëntor 2006, kur nuk pranoi ndërhyrjen e BE pasi kjo publikoi raportin për nivelin e lartë të korrupsionit në kupolën e qeverisë dhe bllokimin e reformave integruese, duke shtyrë 1 vit realizimin e MSA.
– Bllokimin e bëri dhe në vitin 2007 me zgjedhjet lokale të manipuluara, duke futur në veprim KQZ e pushtetit policinë dhe gjykatat nën vartësinë e pushtetit të tij.
– Bllokimin e bëri dhe në vitin 2009 me zgjedhjet parlamentare, duke vjedhur e manipuluar votat dhe duke bllokuar transparencën.
– Bllokimin e bëri dhe në vitin 2008 me trafiqet e municioneve, duke ngritur e futur në aktivitet fabrikë-familje-qeverinë e Gërdecit, ku vrau 26 njerëz dhe shkatërroi 3000 shtëpi e biznese.
– Bllokimin e bëri dhe në shtator 2008 duke larguar dhunshëm FMN nga Shqipëria, skandal që nxiti reagimin dhe tërheqjen e BE, me bllokim negocimesh për reformat, duke shtyrë liberalizimin e vizave për fund-vitin 2010.
– Bllokimin e bëri dhe në shtator 21 janar 2011, me vrasjen e 4 protestuesve që kërkonin punë e luftë kundër korrupsionit të bërë prej familjes, klaneve dhe kupolës së tij qeverisëse.
– Bllokimin e bëri edhe duke paralizuar veprimtarinë kushtetuese të Gjykatës së Lartë, me mos votimin e dekreteve të Presidentit të republikës për anëtarët e rinj të këtij institucioni.
– Bllokimin e bëri edhe duke paralizuar veprimtarinë kushtetuese të Kontrollit të Lartë të Shtetit, me lojërat për të emëruar një shërbëtor të tij.
– Bllokimin e bëri edhe duke paralizuar veprimtarinë kushtetuese të Avokatit të Popullit, duke mos pranuar që kandidatura e tij të përcaktohej prej gjithë faktorit politik, por vetëm prej tij.
– Bllokimin e bëri edhe duke paralizuar veprimtarinë kushtetuese vetë Gjykatës Kushtetuese, duke mos lejuar zëvendësimin e anëtarëve pa mandat të kësaj gjykate.
– Bllokimin e bëri edhe duke sulmuar organet e drejtësisë e duke I kërcënuar ato për të mos zbatuar ligjin.
– Bllokimin e bëri edhe duke cenuar me presion e shpifje veprimtarinë dhe figurën kushtetuese të Presidentit të Republikës.
– Bllokimin e bëri edhe duke mos lejuar e duke manipuluar drejtësinë, për të mbrojtur ministrat hajdutë e kriminelë.
– Bllokimin e bëri dhe në 8 maj 2011 me vjedhjen e pushtetit të bashkisë Tiranë në prezencë të OSBE, BE, SHBA dhe në sy të gjithë botës.
– Këtë gjë po bënë dhe tani me lojën e heqjes se imuniteteve, si një nga “mjetet” me të cilën ka rikthyer e po mban në aktivitet maksimal krizën e plotë politike e legjislative në vend.
Gjithçka dhe në çdo gjë që ai bën ka vetëm një tregues: kaos, korrupsion, krime, kriza, konflikte, përçarje, pazare anti-shqiptare me të huajt, shkatërrim të vendit dhe bllokim procesesh integruese të tij në BE. Dhe Sali Ram Berisha ia ka dalë, ia ka arritur ta shkatërrojë vendin. Ia ka dalë mbanë ta bllokojë me sukses integrimin e Shqipërisë në BE. Troç: E KA KRY! Dhe po e kryen me vendosmëri e pa asnjë pa tërheqje këtë bllokim e shkatërrim të Shqipërisë! Kemi 20 vite që e dëgjojmë Sali Berishën të ulërijë si histerik kundër kujtdo që i denoncon veprimtarinë anti-shqiptare e bllokuese të procesit të integrimit. Në rastin konkret, Sali Berisha ka 1 muaj që po akuzon PS dhe median e lirë si “bllokuese të statusit”. Por në fakt bllokuesi është vetëm një individ: Agjenti dhe shërbëtori serbo-grek Sali Ram Berisha. Ky është “skenaristi” dhe “mjeshtri” i projektimit dhe realizimit të krizave të thella politike, kombëtare, legjislative, të drejtësisë, i krizave qeverisëse, ekonomike, sociale, shoqërore e deri diplomatike, të cilat i përpunon, i servir publikisht e i zgjat pa fund, si mision për bllokimin e futjes së Shqipërisë në BE. Me këtë “profil”, me këtë mision anti-shqiptar është “desantuar” e po mbahet në politik Sali Berisha nga qarqet anti-shqiptare serbe-greke-ruse. Kjo frymë e veprimtari 20 vjeçare anti-shqiptare e politikanit, presidentit, krye-opozitarit dhe kryeministrit Sali Berisha, shfaqet sa që Shqipëria gjendet në “portën” e BE. Kaq herë prej Sali Berishës krijohen kriza të thella e kështu nuk hapet rruga për integrimin e vendit në BE. Mjaftojnë dy momente, për të provuar se Sali Berisha e ka mision anti-shqiptar bllokimin e Statusit të Shqipërisë për Vend Kandidat në BE.
1. Të dy herët në vitin 2010 e 2011, kur Shqipëria nuk e ka fituar Statusin për vend kandidat në BE, Sali Berisha ka dalë në ekrane duke “zbardhur dhëmbët” e duke mos shprehur asnjë keqardhje për këtë bllokim, përkundrazi ka shprehur gëzim e kënaqësi të plotë.
2. Ditën që Serbia morri ftesën për negociata me BE për statusin e vendit kandidat, kryeministri shqiptar dhe dhëndri serb Sali Ram Berisha, doli brenda minutës në media dhe përshëndeti me gëzim e superlative “arritjen e madhe të Serbisë në rrugën drejt BE”!
PERSE E MBROJNE KAQ FORT KARRIKEN KETA DALLKAUKE?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
bravo zoti perparim,ky eshte ky plehra qe kemi si kryeminister,e degjova qe tha se do beje referendum, ta beje dhe do ta shoh si do haje pataten, por mos ti fut duart qe te vjedh prap, dhe mos te shkruaj aty ta pyetjet vetem per imunitetin por edhe per ndryshimet kushtetuese, dhe ta shikoj se sa e do populli
Gezohem shume qe paskan mbetur akoma gazetare ne Shqiperine ku mbizoteron genjeshtra kudo ,TU BEFTE PENA TOP kjo eshte e vetmja menyre per te permendur popullin e pergjumur…!
Nese do hiqej imuniteti i pari ne bangen e drejtesise do ishte kryeministri per gjithe bemat,vrasjet,shkaterrimet,rrenimin ekonomik,96-97-98-Gerdecin-21 Janarin,korrupsionin shteteror,mafien ne pushtet,drogen qe rrjedh si lume…..etj etj. E kuptoni kush e don imunitetin ose nuk pjerdh per te se ai i terheq per hunde institucionet e diktatures dhe ligjit. Ne nje sistem jo demokratik mugesa e imunitetit do ishte lufte e paprincipte ndaj kundershtareve politik pre ndaj opozites.
me sakte nuk ka ku te shkoje.
gjith shqipatert e dine kush eshte bllokusi,,,por ne shqiperi eshte shtuar nje numer i madh hajdutesh dhe kriminelesh,te cileve u duhet patjeter berisha dhe pranndaj e mbeshtesin.
eshte e frikshme ritja e kesaj kategorije.
Por ne kemi edhe nje popull qe nuk e meriton te quhet europian.PD eshte kthyer ne nje bande te rezikshme antikombetare se bashku edhe me hajdut e aventurier te lsi apo njerez te tipit imami ceka ruli idrizi manjani luanrama frangaj balliu zheji çili islami çupi e qindra te tjere qe jane gati te shesin grat,motrat,Shqiperin vetem e vetem qe te mbushin xhepat e tyre.K.ministri yne qe me vjen ndot ti a permend emrin eshte nje HITLER.Me i poshter se ky zor se do te nxjer globi.Por me dhimbje e them qe ne jemi populli me indiferent ne bot,populli i vetem ne glob qe nuk e njeh aspaknacionalizmin kombetar dhe pse jo jemi edhe populli me frikacak i botes.Harram buka qe ham.
ikni mor njerez me bisht,agjent serbo grek thote ky palla njesoj sikur thoshte enveri agjent anglo amerikan,Agjent serbo grek thoshte Saliu dhe tellallet e tij per Nanon ,agjent serbogrek thote Edi dhe tellalli perparim katunari per Saliun,agjent serbogrek do thote neser Saliu per Edin kur te jete ne pushtet, sikur Greket dhe Serbet jeten e tyre ja kane dedikuar vendit rumpalle me emrin Shqiperi,jeni njerez pa aftesi shtetformuese dhe kjo eshte e gjitha,kokes se shtrember nuk i ka faj floku.
Eshte mese e vertete cfare thua. Po agjent i turkut pse nuk qenka Sala kur eshte i ketyre kombeve “armike” sipas autorit. Biznesi turke kane privatizuar sektore kyc ne Shqiperi: Metalurgjikun, Banka, Albtelekomin, Portin e Durresit per te permendur gjithashtu ndertimin e rruges se kombit, telefonin mobile, spitale shkolla etj. Kjo fale ndihmes se Birishes. Pra me gjithe keto koncesione qe i ka bere turqve a eshte Sala agjent i grekereve???
Rikardi tim i dashur te pershendet gjirokastriti,Shqiperija eshte e
mbushur me Perparima me Merora me Edisoner e te tjere e te tjere qe
nuk jane gje tjeter vetem hamulites te peshtire,qe sa me shume shkruajne ne kete shqiperi per dite aq me shume ja ngritin vleren
qesharakut politikan demokrat dhe socialiste ,me bajgat qe shkruajne
Fiks fare.. Nuk e luan as topi.. Mund te them me plot bindje se eshte artikulli me i arritur i te gjithe kohrave…shpresoj qe ta lexoje edhe qeni i biri qenit antishqiptari numer nje sali derri…ky i poshter do ta shesi shume shtrenjt lekuren e tij..me keqardhje te madhe e them po edhe kesaj here qeni me gjithe qente e tjere do te bejne ate qe dine te bejne me mire.. Te therin shqiptaret si berrat ne mes te pazarit…qenit serb te Vicidolit edhe kesaj here nuk do ti dhimbset gjaku i shqiptareve,dhe nuk ka se si sepse nje zagar te tille vetem nje buce serbe mund ta pjelli.. Kesaj plehre me sy te coroditur prej te cmenduri edhe kesaj here nuk do ti dhimbsen fytyrat e zverdhura nga uria te baballareve qe kerkojne pune e buke per femijet e tyre… Ai do leshoje kopene e qenve qe i ushqen me parate e grabitura te po ketij populli… Dhe qente do ti zbatojne urdherat e kryeqenit serb nga Vicidolli… Ata nuk do te mjaftohen vetem duke i mjeruar e varferuar c’do dite… do te lene jetime femijet e tyre..politika e ketij qeni eshte e qarte, sa me shume i uritur dhe i mjeruar te jete populli aq me pak force ka per te protestuar… Por mos harro o qen bir qeni qe uria e popullit ka zbythur e ka varur ne mes te pazarit burra shteti e jo me qener si puna jote…ky do te jete edhe fundi yt o derezi o mallkim i shqiptareve
SALI TE DOLI BOJA.
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
Sali na le shendene
nga pas s’te ndjekim dot
na bere me migrene
ndalo se e ke kot
shqiptaret e kuptojne
ne llumin qe ke rene
intrigat s’mund te rojne
keshtu si e ke zene
drejtesia s’eshte pule
ta gatuash si do ti
ajo te ben me vule
kur ke kaq djallezi
te dinim se coc ishe
me nder e pasterti
ti te kuiton nje shishe
mbushur plot hipokrizi
mos dil me ne skene
te vjella na shkakton
sali te doli boja
blozen o skteren
shqiptareve ju kuiton.
KUSH T’A TREGOI BLLOKUESIN TY , RAMA KUR TE DHA PARATE E KETIJ SH-KRIMI?
Nuk jam socialist ose komunist pas 50 vjet pseudokomunizmi ne shqiperi,
por besomeni,menzyre me te madhe se ky malok-shtaze per popullin
shqipetar nuk do te kishte patur edhe sikur ta kishin zgjedhur e vene ne
pushtet vorioepirotet ose ultranazionalistet serbe.
Ku Nabukodonosov i te ardhmes se popullit te mjere u shfarofte me rrenje
e me dege.Mallkimi gjigant denofte ne ferr te gjithe perbindeshat qe e pasojne.
Zotit paste meshire per ta kur te arrije hakmarrja hisorike e pashmagshme.