Të detyruar të ulemi gjithnjë e më shumë, deri në dysheme. Pa mësuar kurrë të ngrihemi, e jo më të ecim. Standardet e një vendi gjasme, në nivelin ku rrimë ballë për ballë me hundën e qenit
Nga Koloreto Cukali
Revista KLAN
Për aq sa kam lexuar, një nga arsyet kryesore pse një femër pi në club është që të ulë standardet. Më duket logjikë e qëndrueshme, që, një femër e cila ka disa standarde në përzgjedhjen e partnerit, nganjëherë, nën stresin kur nuk gjen dot një partner në përputhje me to, të pijë që ta ‘ulë ca stekën’. Ajo pi, vigjilenca bie, meshkujt që jashtë club-it ajo s’do ua hidhte sytë nën efektet e alkoolit nisin të bëhen tërheqës, ajo mund të shkojë me njërin prej tyre këtë natë. Sa më pak alternativa të mira vërdallë, sa më vonë të vijë një mashkull i mirë për të, aq më shumë pi ajo. Ka raste, kur sado të pijë e sado t’i ulë standardet, asnjë partner nuk vjen. Sepse, edhe meshkujt e papërshtatshëm mund të mos intrigohen nga një femër e bërë llucë.
Si kjo femër, jemi ne. Në të tëra fushat: në aspiratat e demokracisë, të fjalës së lirë, të shtetformimit, të artit, arsimit e shëndetësisë, të sigurisë së biznesit e të jetës, të rritjes së fëmijëve e të bashkëjetesës qytetare, ne i kemi ulur standardet, madje edhe pa pirë fare. Personazhi i Chris Rock në një film thotë: “Prej plumbave në lagje, u detyrova të ulem në dysheme. Përfundova të ha në dysheme, të fle në dysheme, të shoh TV në dysheme. Mësova të ec vetëm kur isha 10 vjeç”. Ne, i kemi ulur standardet pikërisht në dysheme. Ne, jetojmë në të njëjtin lartësi me qenin. E vetmja gjë që shohim, është hunda e qenit. Kjo ulje e standardeve – që shumë vetë e përligjin (dhe jo pa të drejtë) me dhjetëra argumente – më duket një kompromis i padrejtë, i pandershëm, i pazoti dhe mbi të gjitha, një kompromis pa të ardhme.
5tandartet e Shqipërisë
“Shqipëria, një Zvicër me det” nuk është një standard. Është një shaka. Shqipërinë nuk e bën Zvicër mali e as deti. Male ka dhe Azerbajxhani, det ka edhe Somalia. Të dyja shtete jo dhe aq për t’u pasur zili.
Shqipëria mund të ishte Zvicër vetëm nëse shqiptarët do të mësojnë të jetojnë e të punojnë si zviceranë: qytetarët të votojnë për çdo vendim të qeverisë rajonale me anë të plebishitit; shoferët që të dhunojnë në autostradë duke të qëndruar nga pas për presion shumë më afër se ç’e lejon rregullorja, fotografohen e gjobiten rëndë; çdo qytetar preferon të blejë mallra në kantonin e vet e jo në Gjermani ku mund të jenë më lirë, për të ndihmuar ekonominë e kantonit…
Nuk dua të merrem me frazën në vetvete, se jam i bindur se Kryeministri e ka thënë sa për të argëtuar publikun (s’ka ilaç më të mirë kundër urisë sesa humori). Besoj se nuk ka politikan në Shqipëri që nuk qesh me këtë ide. Të gjithë besojnë se ne nuk do jemi kurrë Zvicër.
Duke pranuar që ne nuk do jemi kurrë Zvicër (lexo: të jetojmë si zviceranë, me rregulla, paqë e begati) ne kemi pranuar që jemi njerëz me standard më të ulët. Pra, jemi më pak njerëz se ata. Më pak të civilizuar se ata. Nuk meritojmë, nuk dimë, nuk duam të bëjmë atë që bëjnë ata. As të jetojmë si ata.
5tandartet e shtetit
50 metra para postbllokut të policisë rrugore te Zogu i Zi ka shkelës të pafundëm: makina që ecin me 100 kur tabela shënon 30km/orë, që nuk respektojnë vijat e bardha, që parakalojnë në mënyra të gabuara, ose që ecin dhe si kamikazë. Pjesa më e madhe prej tyre, jo në Zvicër, por as në Kroaci nuk do lejohej të drejtonin makinë për shumë vjet. Te Zogu i Zi, si gjithandej, ata i japin kështu nën hundën e policit. Polici vetë, i ka ulur standardet, shqetësohet vetëm kur kalojnë makinat qeveritare që t’u garantojë rrugë të lirë, e të vërë ca gjoba për xhepin e vet. Polici i ka ulur standardet, sepse shefi i tij është emëruar jashtë standardeve, sepse ai vetë ose kolegët e tij janë futur në punë e mund të nxirren pa punë jashtë standardeve, sepse rroga e tij është jashtë standardit, vota e tij është jashtë standardit, dinjiteti i tij dhe uniforma e tij nuk kanë asnjë standard, dhe fundja, zbatimi i ligjit nuk është i domosdoshëm me standard. Kështu funksionon krejt shteti e shoqëria jonë, në çdo fushë.
Përballë kemi hundën e qenit.
5tandartet e qenit
Duke i ulur standardet, politikanët justifikojnë veten pse ky vend i qeverisur prej tyre është më shumë Somali se Zvicër, ndërkohë që ulin qëllimisht pritshmëritë e publikut ndaj tyre. Ata janë të pazotë ta bëjnë këtë vend, por, duke menduar e punuar me moton reale “ne nuk bëhemi kurrë Zvicër” (lexo: ne nuk mund të jetojmë e punojmë kurrë si zviceranë) kanë legalizuar ekzistencën e qytetarit të klasit të dytë. Atij që jeton mbi dysheme, hundë më hundë me qenin.
Për një qytetar që jeton në dysheme, ata legjitimojnë nivelin banal sesi bëjnë politikë, që projektet e tyre s’kanë pse të jenë serioze, që sjellja e tyre s’ka pse të jetë njerëzore, që pushteti e tyre s’ka pse mos jetë e korruptuar, që TV-të e gazetarët e tyre lehin, në vend që të informojnë –standard i informimit për qenin…Kështu, vota e një qytetari që jeton në dysheme, fundja, s’ka as pse numërohet.
Politikë e qelbur, e ndyrë plot me malokë. Nga ana tjetër, legjislacioni që ne kemi adoptuar, demokracia që pretendojmë të kemi si formë organizimi politik, janë sisteme të bëra për “zviceranët”. Janë sisteme, për të jetuar e punuar si njerëz (lexo: si zviceranë). Në rastin tonë, ato po aplikohen në qenie të një niveli më poshtë, prandaj standardet dalin të deformuara. Aty ku standardet deformohet, krijohen zbrazëtira që të “fortët” i mbushin me standardet e tyre. Prandaj, ky vend ka vetëm 1 standard real, standardin e më të fortit.
5tandartet e Tiranës
Më kujtohet në një intervistë të shumë viteve më parë, Edi Rama, atëherë kryebashkiak në mandatin e parë të lumtur ose ndoshta në mandatin e dytë, deri diku të lumtur, shprehej pak a shumë kështu “Tirana nuk mund të bëhet kurrë si Parisi”. Tirana nuk mund të jetë kurrë Parisi, por, dhe Viena s’mund të jetë Parisi, as Lucerna nuk mund të jetë Parisi, as Stokholmi s’mund të jetë Parisi. Ama, të tëra këto janë qytete të jetueshme. Si Parisi. Ne mund ta bënim Tiranën e re të pas 90-ës vend bashkëjetese qytetare, si Parisi, me arkitekturë si Amsterdami, ekologjik si Stokholmi, të paqtë si Lucerna. Mund… por ja që ata që mund ta kishin bërë, i ulën ca standardet.
Ne nuk mund të kopjojmë qytete, por, mund të ndërtojmë atmosferë si e tyrja. Po të jetonim Tiranën si zviceranë, Tirana që shohim nuk do i ngjante Mumbait. Paratë e hedhura në Tiranë në këto 20 vjet mund të kishin ndërtuar një qytet jo kopje, por të përafërt në cilësi jetese me Pariset e botës. Siç i ka Kroacia. Pse nuk e kemi kërkuar me forcë këtë? Sepse, standardi ynë i protestës…
5tandartet e politikës
Standardet e politikës janë reduktuar në 1 ofertë të vetme: voto mua që të ikë ai që është në pushtet. Votuesi tashmë nuk kërkon më shumë nga opozitat. As ato, nuk ofrojnë më shumë. Rotacioni i pushteteve ka qenë vetëm rotacion hajdutësh e abuzuesish me pushtetin. Unë besoj se në të tëra standardet, jemi më keq se në 92-shin, por, kjo na duket tashmë normale. E kemi ‘ulur stekën’. Kemi qenë më europianë në 92-shin sesa sot. Atëherë, besonim se e meritonim Europën, sepse jemi europianë. Sot, e duam Europën për t’i ikur Shqipërisë, por nuk besojmë më se jemi europianë.
Prej dhjetëra vitesh, na kanë bindur që nuk jemi e nuk meritojmë aq sa një hollandez.
5tandartet e Sundancës
Ish shtangistët shqiptarë trajtohen si mbretër në Greqi, kampionët tanë trajtohen me standardet e qenit. Në një festival dokumentarësh, ndërsa po kritikoja prurjet, dikush tha, “Mos kërko standard si për Sundance”. Ule pra stekën!! Kur, arti ynë nuk i kalon dot kufinjtë se nuk e qas bota me këto standarde. Duke ulur standardet, ne ushqehemi me gjasme-art. Shohim gjasme-TV. Shijojmë gjasme-muzikë.
Shikoni Olimpiadën. Nuk jemi kompetitivë asgjëkundi. Veç Kryeministrit…edhe pse kam një frikë që atë e gënjejnë për orët që ka qëndruar në ujë. E gënjejnë ata që ia matin kohën jashtë. Çështje standardesh mbi të vërtetën.
Siç mund ta keni vënë re, në mestituj, kam zëvendësuar ‘S’-të me ‘5-at’. Kjo nuk ka lidhje me çfarë po shkruhet, e shkrimi nuk bëhet i freskët me të tilla gjetje të lodhura. Shkatërron edhe gjuhën. Po ashtu, futa pa lidhje frazën “politika e qelbur, e ndyrë plot me malokë”. Siç e shihni, kemi ulur edhe standardin e gjuhës, edhe të etikës. E nuk na bën më përshtypje. Një shkrim që ka një frazë të tillë, nuk e meriton të lexohet. Nëse keni arritur deri këtu, më vjen keq. Unë, nuk do e kisha lexuar këtë shkrim që përdor këtë gjuhë.
Ajo që unë po përpiqem të bëj për veten time, me aq sa mundem, është që të mos i ul standardet që pres nga shteti, nga administrata, nga politika, nga arti, nga vetja e nga të tjerët. Me kokëfortësi, dua që të mendoj, jetoj e punoj si një zviceran. Nuk dua të krahasohem me hundën e qenit, por me Sundancën. Po të bëhemi shumë, mund ta ringremë stekën. Mbase jo tek zviceranët, por të paktën tek kroatët. Femrat, mund t’i ulin standardet duke pirë në club, me shpresën që fundja do të çiftohen, qoftë dhe me një mashkull nën pritshmëritë e saj. Por shumica e tyre, siç thuhet, të nesërmen pendohet.
“Prej plumbave në lagje, u detyrova të ulem në dysheme. Përfundova të ha në dysheme, të fle në dysheme, të shoh TV në dysheme. Mësova të ec vetëm kur isha 10 vjeç”
Imagjinoni se cfare brezi po rritet ne Shqiperi ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/femijet-e-bathores-vs-berishajt.html
jo vetem qe e lexova shkrimin tuaj por edhe e printova qe ta kem sepse duhet ta rilexoj. urime.
Standardet e politikës janë reduktuar në 1 ofertë të vetme: voto mua që të ikë ai që është në pushtet. Votuesi tashmë nuk kërkon më shumë nga opozitat. As ato, nuk ofrojnë më shumë. Rotacioni i pushteteve ka qenë vetëm rotacion hajdutësh e abuzuesish me pushtetin. Unë besoj se në të tëra standardet, jemi më keq se në 92-shin, por, kjo na duket tashmë normale. E kemi ‘ulur stekën’. Kemi qenë më europianë në 92-shin sesa sot. Atëherë, besonim se e meritonim Europën, sepse jemi europianë. Sot, e duam Europën për t’i ikur Shqipërisë, por nuk besojmë më se jemi europianë.
Prej dhjetëra vitesh, na kanë bindur që nuk jemi e nuk meritojmë aq sa një hollandez.—
Shkëputa këtë paragraf…se nuk mund të vija gjithë shkrimin ,i cili është vërtet i një standarti të lartë…Mbaji kështu standartet..se do kesh me vete miljona të tjerë…i nderuar Koloreto….!Të përshëndes dhe falënderoj për këtë analizë të realizuar!
nuk e di se si, por edhe ju Koloreto keni ulur standartet tuaja logjike:
“Standardet e politikës janë reduktuar në 1 ofertë të vetme: voto mua që të ikë ai që është në pushtet. Votuesi tashmë nuk kërkon më shumë nga opozitat. As ato, nuk ofrojnë më shumë. Rotacioni i pushteteve ka qenë vetëm rotacion hajdutësh e abuzuesish me pushtetin.”
Po a eshte rotacioni me te vertete kaq i pavlefshem? Ky eshte i vetmi vend ne bote ku tashme jo vetem qe demokracia nuk arrin te funksionoje ne praktike, por po revizionohet edhe ne teori. Rotacioni del si dicka e pavlefshme. OK atehere pse i bejme zgjedhjet? E vetmja menyre qe kemi per te shpetuar nga nje dhemb i kalbur, eshte qe ta shkulim ate. Ketu na thuhet se kjo eshte e kote, sepse edhe dhembi tjeter qe do te rritet do te jete i kalbur.
Jeni te gjithe te lodhur, edhe ti Koloreto. Bej ca pushime i dashur!
harrove te thuash qe ata zvicerranet jane edhe popull skuth.
se atje shteti vjedh per te gjithe e jo si ketu ke ne qe shteti eshte vec firm private e shtetareve,prandaj edhe behet ajo luft per pushtet.
eshte lufta se kush do privatizoj firmen me te fuqishme shqiptare,pushtetin politik.
kurse shteti zvicerran me ligj,ju ka lene dore te lire bankava qe te fusin neper bodrumet e tyre cdo lloj pare floriri dhe pasurije nga te kater anet e globit.(qofte edhe jashttoksore qofshin madje).dhe pasi futen ne kontot zvicerrane paret e gjith mafjes dhe krimit nderkombtar te diktatorve nga gjith bota,te politikanve te korruptuar,(zanafilla e bisneseve te Berluskonit e ka fillimin nga nje konto sekrete zvicerrane),si dhe te gjithe atyre qe nuk duan te pagojn taksa ne vendet e tyre,shteti zvicerran shperblehet nga bankat me “kredi pa interes”.se ka aq shum pare te pista saqe nuk eshte ndonje gje e madhe per banken qe ta beje shtetin”ortak” ne bisnes.
ti shtet me lejo e mos me ceno mua ne bisnesin e mbledhjes se parave,te pista e te papista,kurse une banka te jap ty pare per me ndertu rrug hekurrudha tynele….. dhe natyrisht qe parlamenti miraton ligjet…
dhe gjindja do jet e lumtur. njerzit nuk do protestojn(si te ne) dhe s’do behen te ashper si ne nje luft mbijetese. parajs..
dhe per bonus shteti i lejon qytetaret e tij te perdorin cdo lloj droge,vec te mos ndihen dhe te mos bejne trazira publike sepse prishet stabiliteti zvicerran dhe ikin paret e te gjith globit qe andej masanej.
ne aspektin politik moral e social eshte e njejta gje qe beri shteti i sales qe lejoi piramidat ,dhe piramidat u lidhen me shtetin,packa se deshtoi ne aspektin ekonomik.sepse shqiptart duan te hane me nje kafshate nje qingj,e zvicerrani ha ngadal dhe e pertyp mire,keshtuqe pas disa kohesh qingji behet dash.
deshtoi edhe se pse bota nuk don nje “zvicerr shqiptare”.
“shqiptart edhe morracaker dhe kane pordh e te hypin ne qaf e jo te jene “zvicerrane me pare” qe do na q*** ropt” . ky ishte mendimi i perndimit prandaj CIA veproi dhe ndodhi 1997-a.
ne shqiptart e humbem torruan qe pas vdekjes se Enverit dhe sidomos pas -90-es. se a ishin shqiptart te kulturuar e te respektuar e me dinjitet e me nder e te ditur e te shkolluar ,a s’ka zvicerran edhe sot. zvicerranet jane disa maloke te alpeve qe e duan shtetin se shteti i mban me paret e krimit nderkombtar.
zvicerranet jane thjesht si komb gardjane te lekut.
roje jan ,
o rooojeee!!!
ne shqiptart e humbem torruan se nuk dijtem sesi te ndryshonim.
fatkeqsisht ky ishte rrisku yne se te till jemi ne. historikisht.prandaj edhe kemi mbet prapa gjithnje.
ne duhet te ndryshonim duke trashegu gjithcka pozitive dhe duke marre edhe nga te tjeret.
ndersa ne vetem dhame te te huajt te cilet edhe jane befasuar nga kjo gje.
nga nje vend ku nuk fusnin dot edhe hunden te merrnin ajer,leht fare gjeten nje vend ku edhe kryeministri e presidenti te japin edhe bythen per karrige.
e vaj hallit te tjeret!!!!!!!
dhe natyrisht e keqja me e madhe eshte ne krye si ajo shkuma e piste e detit ku derdhen kimikate.
Bravo ! Je shume i sakte .Kjo qe ka bere artikullin nuk e njef realitetin e te huajve si njerez , individe
Edhe ketu ne USA , njerezit e thjeshte jane trapa fare , porse kane kete qe ata qe jane ne krye jane inteligjente dhe zbatojne ligjin
Edhe ketu ka krime, psh sot ne mes te Manhatanit ja futi tjetri batare me pistolete dhe e vrau njerin atje ,Porse policia ketu e lufton krimin dhe njef vetem ligjin si zot te saj
Demokracia eshte ne radhe te pare mareveshje per te respektuar ligjet
Se bej ligje te mira sa te duash, po nuk i respektove ligjet nuk ka kuptim shteti
Nga ana tjeter do thosha qe Shqiperia nuk eshte mire vertet , por edhe keq fare nuk eshte
Sipas meje kur shteti gabon dhe vazhdon ne gabimin e tij, fajin e ka opozita
Sepse nje opoite e heshtur si kjo e jona , kur shteti eshte i krimbur ne cdo apsekt, tregon se e pranon kete realitet
Pra standratin per cdo gje ne jeten tone e ka ulur opozita, jo populli thjeshte
Qeverisjet dhe qeveritaret jane pergjegjese per gjendjen e keqe te nje shteti,
dhe ne nje demokraci moderne , populli pajton ne pune opoziten qe te beje oponencen
politike per te luftuar difektet e qeverisjes-
-Pra opozita me depudetet e saj e merr rogen nga populli shqiptar per te bere punen e OPONENCES ndaj pushtetit
Ajo s’e ben punen , ndaj dhe jemi ketu ku jemi qeverisemi nga nje qeveri me standarte kaq te uleta…
O njeri semure. Po Opozita ne SHBA cfare ka pervecse fjales???
Kap armet kur gabon Obama? A e pergjon Obama? A ja vret mbeshtetsit ose ndonje deputet? A ja vjedh voten? A i korrupton dot gjyqtaret Obama?
Si nuk eshte gjendja ne Shqiperi keq o mehun. Jo keq po eshte shume keq. Po hajde jeto 1 vit ketu e provoje se nga larg na shisni mend te tere ju.
Sa filma paske pa ti mer burr me Mason pa Mason me Berluscon me Gjermon me Cifut me Rrokfeler.Mire thote shkenca mos shifni televizor noten se ju bo dom se vje ktu edhe krahason pastaj Bankat e Zvicres me Suden dhe Rrapush Xhaferrin.Me fjale popullore ngaterro K…. me Dollarin
Argument shume i bukur,i goditur dhe jane gjera te verteta.
U bene me shume se 20 vjet(demokraci) qe sa here jane zgjedhjet behen te njejtat ptemtime: UJE,DRITA,RRUGE.
Populli vazhdon te besoje,vazhdon te votoje po te njejtet persona qe premtojne(dhe nuk i realizojne kurre).
Eshte koha per te thene MJAFT,DUHET NDRYSHUAR……
Pak e keni! Ne 2030 do te vijme ta shohim shqiperine e Tiranen, jam i sigurt se shqiperia do te jete siç e imagjinoj une. Vazhdoni keshtu se vendin e fundit ne europe e keni garantuar.
Sipas ketij shkrimi nuk shohim se c’far te bejme per tu rregulluar por i baltosim te gjithe me fjalen e shpellarit:”Bashkefajtor e bashkevuajtes”.Kush eshte fajtor zoti gazetar,per sandartet,te marri ate qe meriton.Flisni me troc e mos kerkoni te hani me te gjithe.
i nderuar artikull shkrues
kur flet per standartet e shtetit harove ta thuash troc qe kemi kryemonstren jashte standartit
ai mund te jete gjithecka por jo njeri
nga te ghitha keto standarte te keqija ,te shteti somalez ahqiptar,fajin e kane populli qe voto per opoziten ,dhe nuk le berishen tuaj qe te behet mbret ,dhe ku mbreti juaj nuk ka faj qe sundon 20 vjet ,cna thoni ju te klanit …rofte somalia e berishes pa opozite
Vetem “BRAVO”!!!!!!!!!!…vetem se pasi eke lexuar te vjen keq per veten, se si je katandisur…
Ne cdo vend ku shteti tregon ndergjegje, profesionalizem dhe perkushtim per qytetaret e vet gjenden zgjidhjet. Por ne po reshqasim drejt Monarkise nga te dy palet qe mbajne njeri tjetrin me zhurma fallco.
Kjo ndodh kur borgjezia e nje vendi ja le drejtimin katunareve.