Me kë janë amerikanët në Shqipëri?!

14 Gusht 2012, 21:03Blog TEMA

Nga Arben Manaj

 

Shqiptarët e thjeshtë në një masë në rritje, kanë filluar këto vitet e fundit të “anti-amerikanizohen” ose “amerikano-skeptizohen”, paska. Dhe kjo për mua është një tendencë shqetësuese, qofte ky edhe keq-konceptim.

Kjo mund të vijë nga padija, nga të qënit jo të sofistikuar sa duhet, por mundet të vijë edhe për shkak të një farë ambiguiteti ose diplomacie e mirëfilltë faktikisht, në qëndrimet e përfaqësimit zyrtarë ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri.

Të gjitha këto, kërkojnë një përpjekje më të madhe për të qenë “jo më shumë, por më pak diplomatik”, (nëse është e bëshme), me shqiptarët në funksion të asaj që të mos zërë rrënjë zhgënjimi dhe pikëpyetjet, pas çdo qëndrimi zyrtar për çdo veprim, që shkon drejt totalitarizmit dhe ngushtimit real të hapësirave dhe mosfunksionimit demokratik të jetës së brendshme në vend, qoftë ky edhe i perceptuar.

Jam i bindur se amerikanët e akredituar në Tiranë duhet të monitorojnë dhe te jenë në dijeni të shpërthimeve apo reagimeve mjaft të ashpra të një pjese jo të vogël shqiptarësh, përgjithësisht anonim, nëpër faqet e internetit dhe blogje, të cilët mund të jenë këto vitet e fundit, mbështetës të opozitës, por jo domosdoshmërisht, që s’para i kuptojnë lëvizjet dhe prononcimet zyrtare amerikane.

Kjo, në fund të fundit, në vetvete është shprehje e demokracisë ne veprim, pasi as në Amerikë nuk e duan Amerikën sa e duan atë shqiptarët!

Realisht shumë shqiptarë, janë ende të pasqaruar, pavarësisht nga nënkuptimet, se përse kryeministri cilësohet “burrë shteti” pas 21 janarit, pse nuk pranohen ekspertiza amerikane për ngjarje të rënda të prishjes së rendit apo krime të padënuara, apo pse marrin miratim zyrtar të zgjedhur të kontestuar në zgjedhje problematike, apo pse nuk shkohet në parlament kur zgjidhet Presidenti i ri dhe më pas mirëpritet dhe kërkohet bashkëpunimi për reformat me të sapozgjedhurin “e injoruar në parlament”.

Apo pse nuk reagohet edhe kur zgjidhet së fundmi një shef i ri i Shërbimit Sekret, që dikur thuhej se amerikanët edhe për shkak të sensitivitetit të të qenit në NATO, do ishin shumë më kërkues ndaj pasardhësit, etj, etj.

Legjendat, jo vetëm urbane, në kërkim të përgjigjes shkojnë deri në glorifikime të faktit se I Pari real i vendit nuk pyet për amerikanët, dhe madje i ka tejkaluar ata, me zgjuarsinë e tij dhe finokllëkun politik, duke i bërë që amerikanët të duken të papërgatitur dhe të zënë gafil, për çdo lëvizje shahu alla-Kasparov, që ai bën në politikën e vendit.

Ka të tjerë që thonë se I Pari i Dheut, mbahet nga amerikanët, pasi ai ka ndikim në Kosovë dhe nëse do Ai, mbretëron paqja mbi atë pjesë të dheut të Kombit, e nëse s’do Ai, bëhet hataja, madje mbyllet edhe baza ushtarake e Bondstill-it në Kosovë !!

Ca të tjerë thonë se atë e mbron lobi i Bektelit, e ca të tjerë thonë që Amerika as e ka në refene fare Shqipërinë, për aq kohe sa s’ka trazira, por thjesht ka disa udhëzime të përgjithshme nga DASH-i, Departamenti Amerikan i Shtetit për politikën ndaj Shqipërisë, me të drejtë interpretimi me diapazon të gjerë nga kryediplomati i radhës në Tiranë dhe kaq.

Madje, një takëm syresh thonë se po u paguan disa para për lobim, mundet të takosh edhe Sekretaren e Shtetit, pavarësisht sesa i krahasueshëm mund të dukesh me Llukashenkon.

Personalisht, nuk besoj as njërën, as tjetrën. Por nuk ka rëndësi se ç’besoj unë.

E rëndësishme është që shqiptarëve tu thuhen ca gjëra paska më troç, më shqip, dhe amerikanët e Tiranës të jenë më të prerë me të gjithë faktorët e brendshëm, sipas kokës secilit, që shqiptarët e “anti-amerikanizuar” të mos humbasin besimin dhe të bëhen skeptik ndaj Amerikës së madhe, garantit të vërtetë të vlerave të demokracisë në botë.

Kjo më shqetëson më së shumti, pasi nuk do doja që shqiptarët të bëheshin si grekët, se si serbët s’ka shanse, në këtë drejtim, të cilët edhe pse i ka mbajtur me bukë Amerika gjatë Luftës së Ftohtë, por dhe sot e kësaj dite, e sërish molotovët i hedhin Ambasadës amerikane në Athinë!!!

Mos e dhëntë Zoti kurrë të ndodh kjo në Tiranë dhe kurrë nuk besoj se do të ndodh, dhe ka arsye, ndaj edhe s’ka ndodhur.

Por për t’ju kthyer pyetjes në titull, përgjigja ime është, dhe mund ta kem edhe gabim , (shpresoj që jo), që; amerikanët janë në parim me ata që i voton ndershmërisht shumica e popujve, dhe janë tejet të ndjeshëm veçanërisht ndaj mosshkeljes së vijës së kuqe në standardet demokratike.

Shqiptarët, padyshim, janë më proamerikanët në Evropë, aq sa e kam pas shumë të vështirë t’ju shpjegoj atyre anglezëve me të cilët bisedoja, të cilët madje ngrinin edhe vetullat, kur shikonin sesi e pritëm ne Bushin në Tiranë, kur të tjerët në Britani ose Evropë, përgjithësisht nuk e shikonin dot me sy, pas Irakut.

Të njëjtën gjë bëjnë edhe me pritjet për Toni Blerin në Kosovë apo Shqipëri. Argumentet e mija kanë qenë dy: Ne, si komb jemi mirënjohës dhe e dyta, nuk jemi Taleban.

Është imperativë që tek të dy këto paradigma unikale shqiptare nuk duhet të ketë hapësirë dhe s’duhet të lihet hapësirë për keqkuptim, aq më tepër moskuptim.

38 komente në “Me kë janë amerikanët në Shqipëri?!”

  1. lili says:

    anonyme e jo anonyme sot te githe po i themi ambasades amerikane nuk durohet me keshtu!
    edhe ne qofte se ambasada amerikane mendon se duhet te durojme prape 50vjete dhunim si dkur,atehere talibanet,po jo vetem ato, i keni te dera,va garantoj kete!
    eshte nje cudi :te gjithe regjimet ma pro amerikan perfudojne me nje dlktator,pak nje rastesi e çuditshme,apo fuqia amerikane i çon te mbrojturit e tyre ne nje delire per plotfuqine edhe impunitetin totale “sepse kane ameriken me veti”??!

      1. katnar por demokrat says:

        Nuk e di te pyesim pjatalarsit tane ne USA per politken e jashtme amerkina, se kane shume ndikim tek ajo.

        Ben Qikago (alla-Ramy) pergjigjuni…

    1. Mos mbasi shprese tek amerik

    2. Mos mbasi shprese tek amerikanet nuk kane asnje interes per Shqiperine,prandaj çojne ne Shqiperi nje amabasador te ketij rangu ku ju thote “burra shteti” si kriminelit si njeriut te mire.

  2. Arben gabon ne nje gje.
    Ka shume rendesi se cfare mendon ti qe e ke bere artikullin. Nqs ti nuk jep mendimet e tua si i zoni kesaj pune si mund te presesh dhe te veprosh ne baze gjykimit tet te tjereve.
    Une mendoj se nuk ka ndryshuar mendimiper ameriken ne shqiperi por eshte rritur indinjata ndaj nje personi., ARZIVU i cili eshte treguar shume pak i ndjeshem dhe mjaft arrogant ne drejtim te popullit shqiptar. Njeri qe nuk ka treguar integritet diplomatik por ka bere patare dhe presione per te kerkuar nje sukse individual me politikanin vasal qe quhet Berisha.
    Te gjithe reagimet e metejshme jane per shkak te ketij Pseudo Diplomati.

    1. Sabrina Mata says:

      1 muaj para se te shembej Mubaraku, zonja Klinton vleresoi bashkpunimin shume vjecar me kete burre shteti. Pastaj uroj qe gjerat te zgjidheshin pa dhune mes paleve te cilave ju kerkoj vet-permbajtje dhe ne fund pergezoj ata qe dolen ne rruge per rrezimin e tiranise.

      Eshte shume politike e thjeshte dhe pragmatiste dhe morali kuptohet

      1. trust_no1 says:

        Po Sabrina e vertete. Vetem ka nje ndryshim te vogel. Egjypti eshte shtet arab ne kufi me Izraelin (dhe keto shtetet arabe armiq me Izraelin po bien njeri pas tjetrit). Po Shqiperia….?? Kujt i hyn ne pune?

  3. ZOGU says:

    ZOTERI ARBEN MANAJ;ME SHUME VEMENDJE E LEXOVA ARTIKULLIN E JUAJ.DHE UNE JAM SHUME I SIGURT QE JU DO TA LEXONI TIMIN,SEPSE NE ARTIKULL POTENCONI SHKRIMET E LEXUESVE.
    QA ESHTE DUKE NDODHUR NE SHQIPERI SOT NUK JAM DAKORD,SA DHE NE KOSOVE.POR NE SKENAT TONA KOMBETARE SOT NUK SHIHET NJE TJETER LIDER ME ME SHUME FORCE POLITIKE DHE KURAJO MBESHTETESE,SE KETA TE DYTE(TE MBESHTETUR NGA AMERIKANET;SALA DHE HASHA)PER FATE TE KEQ GJITHE SHQIPETARE.NE PD NUK KA ALTERNATIVE E AS NE PDK.PS DHE AS VV,LDK E AKR TE KOMPROMITUARA JO PA FAJ SI TE KTHEJNE KRYET AMERIKANET KUR AS VET POPULLI NUK JU BESON.
    P.S,A KA ZGJIDHJE KY PROBLEM VETEM AMERIKANET E DIJNE SEPSE NE SHQIPTARET(NUK ESHTE HERA E PARE),ZGJIDHJE NUK KEMI.PRA ZOTI NA NDIHMOFTE.

  4. Claus says:

    C`eshte ky gazetar naiv, nga ka dale ky dhe shkruan tek “Tema”?

    Nuk dua qe shqiptaret te kthehen si greket dhe serbet, thote.

    Ne neper blogje dhe forume nuk mund te kuptojme mesazhet “burre shteti” a ku ta di une!!!!
    Me c`fare logjike shkruaka ky “analist” me horizont kaq te ngushte?
    I nderuar analist!
    Une e shoh Ameriken jo vetem ne spektrin e politikes shqiptare, atje e ka padyshim per faqe te zeze, por edhe ne nje spekter me te gjere qe logjika tende nuk mund ta arrije.
    E shoh ne politikat nderkombetare,ne lufterat qe ndezi dhe ka ndezur ne disa vende te botes, ne politikat sociale etj,etj.

    Dje po ndiqja emisionin “heute journal” tek stacioni i dyte shteteror gjerman. Dhe a e dini si e filloi gazetari ate emision mbi fushaten presidencilae qe ka ndezur ne Amerike?

    “Nje djale emigrantesh hungareze eshte marre si ndihmesi i pare ne fushaten e Romnyt. Ai djale i atyre prinderve qe jane arratisur nga Hungaria ish-komuniste do te ndermarre reforma edhe me te thella ne fushat sociale qe do te thote shkurtime me te medha per shtresat ne nevoje”
    Mos na qenkan edhe keta gazetare prestigjioze anti-amerikane?
    Ne asnje menyre.
    Po ja qe Arben Manaj mendon ndryshe dhe epitetezon komentatoret e ndryshem neper blogjet e mediave shqiptare si anti-amerikane.
    Po kur avitatori amerikan vret njerez te thjeshte me kenge ne goje, na qenka kritika herezi?
    Po kur ushatri amerikan urinon mbi trupat e pajete, na qenka kritika herezi?
    Po kur Arvizu na thote qe Lul Basha na qenka yll ne ngritje, ku na qenka ketu mesazhi, qe ne nuk mund ta kuptojme?
    Z.Manaj, ne kete artikull ke thene shume, por mesazhet e fshehta qe na japin amerikanet nuk na i deshifruar ti kuptojme edhe ne qe “nuk i kuptojme dot.”
    Nje gje eshte per mua e qarte: Analize me naive nuk kam lexuar deri me sot.
    Me shume duam demokracine dhe shtetin social, lum miku, ate shtet social, i cili ne hapje te olimpiades te Londres doli ne pah me kercimet a atyre infermiereve, sistem qe Britania e ruan si syte e ballit.
    Nuk duam shtetin e Somozes, por nje shtet si gjithe vendet europiane dhe per kete kontributi amerikan eshte pothuaj ne kontrapedal.
    Eshte ceshtje horizonti dhe kur ai eshte i ngushte keto lajthitje dalin nga tastatura.

    1. Ben Chicago says:

      Z.Manaj,pergjigja e pyetjes suaj;Me ke jane amerikanet ne Shqiperi?.Amerikanet jane me shqiptaret pavaresisht bindjeve te tyre politike,jane me te gjitha ata qe respektojne lirite e te drejtat e njeriut,jane me ata qe respektojne parimet dhe vlerat e demokracise,qe nuk dhunojne institucionet e shtetit,qe zbatojne ligjet,qe respektojne voten e lire dhe kundershtarin.Amerika si simbol i lirise dhe demokracise,ka qene dhe eshte gjithmone per ruajtjen e ketyre vlerave te pakundershtueshme per lirine dhe jeten e njeriut.Natyrisht qe ketu nuk merret parasysh,se pse talebanet komunist,vazhdojne ta urrejne ashtu sic e urren per 50 vjet Ameriken,kete vend te mrekullueshem qe ka bere kaq shume per kombin shqiptar,kete vend ku liria ndihet,e thithet ne cdo moment.Talebanet e kuq,kur nuk do tia falin Amerikes,ndihmen qe ajo dha per rrezimin e nje nga diktaturave me te egra te lindjes,,prandaj vjellin vrer ndaj Amerikes dhe perfaqsuesve te saj,duke filluar nga ambassadoret e nderuar,Rajeson,Arvizu,Lino,etj,e vazhduar me Bejkerin,Bushet,Clintonet,etj.Talebanet komunist shqiptare kurre nuk do tia falin Amerikes; Clirimin e Kosoves,dhe hyrjen e Shqiperise ne NATO,,,,.Z.Mane, armiku me i madh i Talebaneve te kuq shqiptar nuk eshte Berisha apo PD,,jo,armiku me i madh i tyre eshte Amerika,ky simbol i paqes,dhe garant i lirise dhe sigurise ne bote.Mund te lexosh vetem komentet e tyre qe te me japesh te drejte,( kuptohet nqse komenti im kalon).

    2. analist says:

      Ky Manaj si duket eshte nga ata qe edhe kur shkon ne nevojtore duhet ti marre leje Amerikes. Keta debile kujtojne se Amerika qenka e plotfuqishmja e vendit dhe vetem me lejen e saj u lejoka te veprohet. Tundu mor budalla dhe thirrini mendjes,ti e shket e tu,nqs vertet ju kane mbetur ndopak mend e moral akoma o sahanlepires antikombetare te paskrupullt.

    3. niko says:

      O Claus, ky eshte shkrimi me i bukur qe ka shkruar analisti.
      Ti nuk kupton sa e veshtire eshte te shkruar ne Sqhiperi kunder amerikaneve.
      Le qe ketu ska asgje antiamerikane, perkundrazi eshte nje shqetesim shume dashamires ndaj tyre.
      Ajo cka une lexoj eshte elegnaca ne te shkruar, diplomacia ne te thenit e gjerave. ane ca gjera or lum miku qe thuhen dhe ka menyra sesi thuhen, por mesa kuptoj ti je ne Gjermani dhe aty nuk shquheni per hollesi as humor asgje, vecse birra dhe salcice.
      Bravo z.Manaj se ata qe kan tru i kuptojne ato qe thua dhe si i ke thene ti.

    4. net says:

      Claus prsh,

      je shum objektive.

  5. enea says:

    Amerikanet me kete qe po bejne shkelin parimet e tyre demokratike. Duhet te jemi me te hapur ne mendime. Eshte krijuar nje mit i rreme amerikan ne Shqiperi. Hapni internetin dhe gjeni ne youtube rtv, ay do shikoni shume historira te bukura per ameriken dhe pislleqet e saj

  6. tironsirefugjat says:

    Mir e thua mor Arben qe shqiptaret kan treguar dashurin ndaj amerikaneve prej nje kohe shum te gjat jo vetem me Bushin por mos haro si u prit edhe Beker kur erdhi per her te par nje zyrtar i lart ne Shqiperi ! Clirimi i Kosoves i vuri vulen ksaj dashurie qe konsolidoj miqesin e besimin ndaj kesaj fuqie te madhe aq te larget .Ky popull aq i shtypur nga diktatura enveriane dhe vllezrit nga ajo e serbeve mendoj qe gjeti mikun e nevojshem te mbeshtes koken qe te mos perseriten tragjedit historike te shtypjes dhunes qoft nga diktator te brendshem apo edhe interesash te jashtem shtetesh ambicioz e te pangopur ! Ka mbi20 vjet qe mirnjohjen e sheh ne cdo pellemb te tokes shqiptare e ne cdo zemer shqiptari qe cuditi boten mbar me pritjen qe ju be Bushit….Nuk dua te zgjatem me e te tregoj kte fakt qe ne shqiptaret e njohim me mir se kushdo por dua te bej nje pytje te thjesht e direkte .Si esht e mundur qe shqiptaret mirnjohes te fillojn te behen skeptik ndaj kesaj miqesie e ta ven ne dyshim !! Po te them me siguri qe nuk esht faji i shqiptareve e as trashesia dhe injoranca politike e tyre Shqiptaret nuk lozin shah me ndjenjat keshtu qe edhe levizjet Kasparov ne dipllomaci nuk i njohin Kan henger kaq kerbace “miqsh” sa jan mjaft te ndjeshem ndaj lojrave interesash me pasoja per kurizin e tyre ! Vertet mos e dhent zoti te thellohet skepticizmi deri ne antiamerikanizem dhe ne qoft se u duhet then troc shqiptareve per levizjet dipllomatike ateher kte ta bejn amerikanet se sinqeriteti i mikut e larteson ate ndersa heshtja e dyshimi krijon distanca Mos haro se amerikanet shum miq kan humbur neper bot arsyet e te cilave nuk jam kompetent ti spjegoj e ti analizoj …..

  7. Edor says:

    das ist die richtige Antwort.

  8. Diplomaci says:

    Mendoj se nje arsye qe shqiptaret po reagojne fort ndaj ambasadorit amerikan Z. Arvizu, eshte ish-ambasadori amerikan, Z. Withers. Te gjithe i dime reagimet e tij ndaj qeverise si kur ishte ne detyre, ashtu edhe pasi u largua. Shqiptaret prisnin te njejtin reagim nga Z.Arvizu, dhe kur nuk e paten, u zhgenjyen. Ne fakt po te shikojme historine diplomatike amerikane ne Shqiperi pas vitit ’90, sjellja e ambasadoreve anon me shume nga ajo e Z. Arvizu, sesa nga ajo e Z. Withers. Por shqiptaret “perrallat” me flutura te Z. Withers, nenkuptimi i te cilave ishte mese i qarte i kane akoma te fresketa. Dhe fill pas kesaj, jo me vone se dia muaj, Z. Arvizu cileson burre shteti nje kryeminister qe ne nje shtet ne Europe vret 4 vete ne nje proteste.
    Diplomatet e huaj kane kufinj ne nderhyrjet qe mund te bejne ne punet e nje shteti te caktuar. ne ’97 vertet na ndihmuan ta largojme SB, por pasi pane revolta popullore dhe kur dukej qarte qe vendi po shkonte ne lufte civile. Ne kushtet qe jemi ne ata nuk kane te drejte te nderhyjne, duam apo s’duam ne. Revotlat popullore duhet t’i nisin vete shqiptaret e jo te presin t’i nise ambasadori Amerikan.

    Sa per kete pjese te shkrimit:

    “amerikanët janë në parim me ata që i voton ndershmërisht shumica e popujve, dhe janë tejet të ndjeshëm veçanërisht ndaj mosshkeljes së vijës së kuqe në standardet demokratike.”

    Dihet qe partine ne pushtet nuk e ka votuar shumica. Kryetarin e bashkise Tirane nuk e ka votuar shumica. Atehere?????

  9. analist says:

    Ore Arben! Po te kam ditur qe ke dy para mend mor burre. Po kush te tha ty qe ku shkel Amerika lulezoka demokracia? Qysh kur qenka Amerika garant i demokracise? Mor zotni,po nuk ke degjuar zotrote per grushte shteti te pergjakshme qe organizojne amerikanet anembane globit;nuk ke marre vesh ti qe amerikanet mbajne ne kembe regjime gjakatare kur keto ju hapin rrugen e grabitjes se pasurive te tyre kombetare? Po qenke tuhaf fare mor burre! Po amerikanet po i vene zjarrin planetit per te futur ne dore edhe ato rezerva nafte qe kane mbetur ne kete bote,nuk ke marre vesh per “dergimin” e demokracise ne Irak,Afganistan,Siri ti apo si? Si ore burre “mos e dhente Zoti te behen antiamerikane si gjithe popujt e tjere edhe shqiptaret”?-Po te jesh antiamerikan eshte kryefjala e qyteterimit dhe patriotizmit mor teveqel!

  10. saliheqenefi says:

    eshte llogjike qe interesat e veta(te amerikes)te mos perputhen me interesat e shqiptareve brenda vendit ,por te perputhen nga qeveria jone, pavaresisht se kjo ka tipare fashiste o demokratike,rendesi ka qe te zotit ti shkoje tymi drejt per vete kurse te tjeret pacin veten ne qafe,dhe deri ketu eshte normale,duhet qe vete ne shqiptaret te dalim nga primitivizmi jone,dhe dashuria vete rikompozohet me amerikanet

  11. Arberi USA says:

    Konkluzioni juaj se amerikanet jan me ata qe i voton populli nuk i pergjigjet realitetit shqiptar. Amerika ishte kunder transparences se zgjedhjeve te 2009-es,kur Ruzhdija vertetoj plotesisht vjedhjen masive te votave nga bandat e Sali Berishes.Amerika certifikoj vdekjen e Kosta Trebickes(si Remzi Hoxha) per ti mbyllur problemet Saliut.Autorin e masakres se 21 Janarit Amerika e quajti burre shteti.Dy kongresmen demokrat Engel dhe nje tjeter qe nuk me kujtohet emri bene fushat per Saliun ne 2009-en.Letrat e ish ambasadorit Withers drejtuar shqiptareve vertetojn se administrata Obama ka ndryshuar qendrim duke e ndihmuar hapur Sali Kriminelin.Per te gjitha sa thash shqiptaret kan te drejt te jen te zhgenjyer dhe tu shtohen dozat e antiamerikanizmit.Vet personalisht jam demokrat,por ne nentor do votoj kunder tyre.

  12. shpresa tek zoti says:

    U bene mbi 20vjet demokraci dhe shqiptaret presin gjithmone nga amerikanet dhe nga komuniteti nderkombetar ,qe per cdo gje qe ben qeveria ato duhet te prononsohen per mire o per keq.
    Amerika shikon gjithmone interesat e saj dhe aty ku keto interesa behen te medha nderhyn me te gjitha menyrat qe dihen.
    Ndoshta ambasadori e quan me te drejte “burre i madh”z.Berisha perderisa qeveris kete vend me te gjitha menyrat prej mbi 20 vjetesh,qe ne partine e tij nuk ka goje e zemer t’a kundershtoje asnjeri.
    Kur ne 97 shkaterroje shqiperine dhe pas 8 vitesh vihet akoma ne krye te qeverise .
    (xhaxhi) eshte gjalle vetem kesaj rradhe ka nderruar emer.
    Edhe ate e quanin “burre i madh” por e terhoqen zvarre.
    Me rrespekte:

  13. andrea says:

    hahahahahaa nuk me besohet se c’fare po lexoj.z.manaj ju i beni thirrje lexuesit tuaj ti pergjigjet pyetjes se c’fare mendojne shqiptaret per ameriken dhe me ke jane ata? a jeni serioz?????une personalisht po jua jap pergjigjen shume thjesht,,,sigurishte qe amerikanet jane me interesat e tyre kombetare,,,,,jo vetem ne shqipri por kudo ne bote. Kaq e veshtire eshte per te kuptuar, per kaq injorante na konsideroni???? apo kerkoni te masni pulsin e opinionit shqiptare??????dhe ju lutem shkruani shqip, ( shembuj,,,dhe jo paradigmata)

  14. gjergji usa says:

    Ne vitet 1989-1990 midis shtetit shqiptar dhe atij amerikan u ra dakort qe ne Shqiperi te ndryshohej
    menyra e drejtimit te shtetit duke pranuar:
    1-Lirine e shtypit
    2-Lirine e fjales
    3-Lirine e besimit
    4-Hapja e ambasadave me USA
    5-Levizja e lire
    6-Pluralizmi
    7-Lejimi I marrjes kredive
    8-Zgjedhjet e lira
    9-Lirine e tubimeve
    10-Lirimin e te burgosurve politike.
    Shteti i atehershem me thene te verteten i mbajti premtimet dhe me 31 mars 1991 u zhvilluan
    zgjedhjet e para demokratike.Pikerisht ketu filloi tatepjeta:
    -Kush i prishi keto votime
    -Kush organizoi 2 Prillin 1991
    -Kush prishi 3 qeveri shqiptare midis te tjerave qeverine mbarekombetare te stabilitetit.
    Nuk do mend se pergjigja gjendet ne pjesemarrjen antiligjore dhe anti demokratike te rajersonit
    ne tubimet elektorale ne krah te filoserbit serberisha.
    Dihet se ne mungesen e plote ne pervojen e drejtimit te shtetit frenat e shtetit shqiptar i kishte
    Will Rajerson ku u vune re gabime fatale dhe faje pasojat e te cilave vazhdojne dhe sot:
    -formimi i nje republike ambasdoriale
    -super-fuqizimi i mostres berishe
    -mos hapja e dosjve:sigurim -udb-asfalia greke-kgb
    -perndjekja e intelektualeve kundershtare
    -burgosja e liderit opozites
    -raprezaljet e gazetave te pamvarura
    -perdhosja e luftes nacional-clirimtare
    -reabilitimi I bashkpunetorve te fashizmit
    -reabilitimi i ish diversionisteve
    -lufta idiote kunder komunizmit
    Te gjitha keto u pasuan me krizen e firmave piramidale,vjedhjen e votimeve te 1996 dhe masakrimin e protestuesve ne sheshin skenderbej qe sollen dhe shkaterrimin total te shtetit shqiptar ne 1997 dhe djegien e istitucjoneve ne 1998 personalisht nga I perkedheluri i perendimit.
    Pa hyre ne poshtersite e berishes pas 2005 dilet ne perfundimin qe admistrata amerikane duhet te mbaje pergjegjsine e saj per kete gjendje perverse sot ne shqiperi.
    PER 21 VJET CDO GJE NE SHQIPERI ESHTE BERE ME KESHILLAT,SUGJERIMET DERI DHE PRESIONET E
    ALEATEVE NE EUROPE DHE AMERIKE.
    POPULLI SHQIPTAR NUK DUHET TE BRAKTISET PERSERI SI NE 1997 KUR AMERIKA E LA NE BALTE SHQIPERINE ..KJO SITUATE SOT ESHTE ME E RENDE SE BERISHA PO PERDORET SI XHANDAR DHE “HUNDELESH” PER TE VENE NE DRU DHE NE PLUMB SHQIPTARET SI NE KOHEN E XHAFERR DEVES
    prandaj pyetja me drejte eshte:
    Perse e preu ne bese Amerika Shqiperine vetem per Saline & Serbine ?

  15. kel ukaj says:

    Shqiptaret jane me te vertete te habitshem. Karakteristika krysore e shqiptarit eshte: “faji nuk eshte i imi, faji eshte i tjetrit”. 50 vjet Enveri nuk beri asnje gabim, 25 vjet Sali QENI asnje gabim. Nuk Ju ben te pakten pershtypje! E keni degjuar Sali QENIN te thote se ka bere mor nje gabim. Jo! kurre! Ai eshte i pagabueshem. Po mua me pelqejne njerz qe gabojne qe reflektojne qe arsytojne, mua nuk me pelqejne njerz me tru te lare. Fajin e ka Amerika! Per mue fajin e ka turku. Po turku na shiti per lekuren e vet! Po ne jemi 100 vjet shtet. Cdo gjenerate duhet te jete ne gjendje te vere themelet per gjeneraten pasardhese, e ne shqiptaret! Jo! jo! as turku nuk ka faj. Po ku eshte faj! “Pak drite! Pak drite! O shok o vlla!” “nuk duem te jem nje thumb i ngulen ne tru te njerzise”. Faj eshte ne tru te shqiptareve. Kush nuk ka tru ka kambe. Keshtu eshte edhe me shqiptaret te cilet jane pa pjesen e majte te trurit, pjesa ku ben arsytime, analise e sinteze etj.
    Amerika nuk eshte shqiperia ne kuptimin e thjeshte si shtet, ai eshte nje shtet qe ka nje strategji, por ka edhe pragmatizem ne diplomaci. Ka limite te cilat se kalohet nenpunesit e shtetit amerikan pergjigjen para ligjit. Nje diplomat amerikan nuk mund te nderhyje ne punet e shqiperise biles kane nderhyre teper, nuk mund te nderhyeje as shteti amerikan. Nuk mund te nderhyeje sepse jane edhe te tjeret gati ta zhfrytezojne, Ruset e Kinezet jane gati te nderhyejne ne vende te tjera. Se amerikanet kane te drejte te nderhyejne ne Shqiperi deri ne keto limite edhe ne te tjeret kemi te drejte te nderhyejme ne shtete te tjera. Ne kete forme do te shkaterroheshin te gjitha marreveshjet e ligjet nderkombetare, e do te ishin ne rrezik kombet e bashkuara.
    Dokumentat sekret te botuara ne shtyp flasin qarte e pa medyshje se si shteti e diplomacia amerikane jane kunder rregjimit te Sali QENIT. Jo! jo! thone shqiptaret duhet ta perserise. Fjalet diplomatike si “demokracia shqiptare eshte e papjekur” “zgjedhjet nuk ishin ne standartet europiane” “shqiperia ka bere progrese te medha por ka akoma shume per te bere” e mund te rreshtojme mijera fraza te tilla diplomatike qe thone te verteten por shqiptaret nuk e duan keshtu sepse jane te papjekur, nuk respektojne standartet, ka me shume per te bere se sa ka bere etj etj. Duhet te rriten shqiptaret te mos mbeten gjithemone foshnjerake e provinciale e te pretendojne nga te tjeret gjerat qe duhet ti bejne vete. Nuk eshte Amerika qe na len Sali QENIN se do ti sherbente Amerikes nuk na linte neve e merrte per vete. Sali QENIN e mbajme ne me injorancen tone. Ju garantoj, se ne shqiperi do te ngriheshin me arme ne dore kunder QENIT Amerika pas verifikimeve edhe do ti ndihmonte per ta permbys kete rregjim. Amerika ben zgjedhje pragmatiste edhe ne rastin shqiptar se do te ndodhte nje “grusht shteti” jo si ato qe thote QENI me 21 Janar, Amerika do ta njihte si legjitim. Per kete jam shume i sigurte pasi te njejten gje kane bere duke e njohur qeverine e dale nga 26 Maj 1996 qe ishte totalisht ilegjitime. Amerika eshte e detyruar te njohe rezultatet ne terren ose ndryshe hyn ne rruge pa krye, jane shqiptaret qe duhet ta shporrin Sali QENIN amerika do ti perkrahe.
    Rrofte Amerika! Rrofte Sali QENI! Poshte shqiperia e shqiptaret!

  16. mergimtari says:

    Amerika eshte me me te fortin gjithmone , keni harruar Pinoçetin ? po ameriken latine para 30-40 vjetesh ? O çikago Bens kur do ta rihape USA dosjen e vorio-epirit ? apo bie N.Gaxojanin e Jorgo Koken(Xhorxh Tenet)ti ujdisi mire me Sali bushtren ? Ben te kane thene gje ty si pal Vates , apo mehmeti i ka bo me koken e vet ? Paris

  17. marenglen says:

    PERSHENDETJE BENI FEMIJERIA JUAJ NUK QE E BARABARTE ME TE SHOKEVE TE TU JAM DHE UN BREZI I JOT DHE RITUR PRANE NJERI TJETRIT NE GJIROKASTER ANALIZEN TUAJ VLERESOJ LARGPAMESINE VLERESOJ SHKELJEN E VIJAVE TE KUQA KONKRET AMERIKANET KAN BERE TE PAREN ATE QE GEZOJME SOT SE NA COPTUAN MIQTE NE FJALE GREK SERB ETJ,,,,,, POR DO QENDROJ TE THEMELI NJE SHTEPI NUK MBAHET ME MIELL HUA KTU KUPTOJME SITUATAT POZIT OPOZIT DOSJET E SIGURIMIT TE SHTETIT KU FUNKSIONOJNE DHE SOT ET,,, CDO GJE SOT ESHTE EKO,POLITIK ATEHER SKEMI ADMINISTRAT, SKEMI DREJTESI SKEMI PRONE SKEMI MEDIA TE LIRA KTU PO LULEZON NJE SICELI E RE .NE KTE MOMENT POPULLI ME PRO AMERIKAN JAN SHQIPTARETDO TI SDO TI ATA JAN SEPSE ESHTE SHTETI DHE FUQIA QE E BESOJNE SI ZOT USA NE LIRI E TE DREJTA JU SHPREHENI SEKjo, në fund të fundit, në vetvete është shprehje e demokracisë ne veprim, pasi as në Amerikë nuk e duan Amerikën sa e duan atë shqiptarët!KTU QENDROJM NE E DUAM ATE ZGJIDHENI JU QR DUHET TE ECIM ME MIRE NE NA DUHET TE FILLOJME NGA VETIA SE MIKU TE GJENDET NE HALL SI E THAM DHE NE LART POR HARUAT KOSOVEN GJE QE MBYLL KAPITUJT E DYSHIMTE DHE SE NE CDO VEND SHERBIMET LOZIN ROLIN E TYRE KUPTOHET LUHATJA E STANDARTEVE NDODH POR THEMELET E DEMOKRACISE DUHET TI BEJME VET PASTAJ TE KERKOJME NDIHME E MIQ

    1. faiku says:

      ky Marenglen komentuesi ( marks, engels, lenini)
      a eshte ne rregull nga truti ky njeri se me duket ose nuk i ka pi ilacet ose qenka tape qe pa gdhire.
      ky as me shenja piksimi, as mendim nuk ka cfare shkruan. A e moret vesh ju o shok se cdo te thote qy ?!

  18. helen says:

    po pse more te mos te shprehe tjetri mendimin e tij , kur eshte ne divergjence me ate amerikan?
    pse car u be amerika,enver hoxha qe s’duhet me e shajt?
    ju shqiptart vete e keni fajin se ju krijoni vet diktatura dhe i nenshtroheni atyre.
    ishte Ahmet Zogu dikur,dhe ju nenshtroi me treqind veta te armatos,serborus hasem.
    u vetshpall edhe mbret dhe ju e respektuat.(i ngreni edhe monumente sot e ksaj dite).ai ju palloi grat e vajzat,aqsa nuk dihet sesa dhjetra kopila la pas,ju mori floririn dhe ju boni nji cop mut ne kok kur ju kishit nevoj me shum se kurr per shtet dhe shtetare… Po te mos kish ndodh Lufta e Madhe do ishte bere perandor a faraon apo Zot i shqiptarve fare..
    erdhi enveri. “me dyqind petrita komunista…” e filloi pushtetin dhe ju futi te gjithve ne kotec qe te kakarisnit sipas muzikes se tij,kaposhi i vetem ne shqipni. e duartrokitet,e lavderuat e qate me kuje dhe duke cjerr ftyren kur vdiq,
    “ja kem fal zemren partis”(nenkupto Enverit)!
    iku Enveri jo sepse deshet ju o shqiptare,por sepse “erdhi moda antienveriste” e importuar nga jasht.
    dhe erdh Sala.
    o burra te gjith mbas myths se Sals sikur me ken i biri i Perendis.
    domosdo! klysh i Enverit asht dhe intuita popullore nuk gabon,por shkon per inerci.
    e kshtu me rradh,”ka than ambasadori amerikan ..”, “eshte ai europjani”
    “eshte NATO”…etj etj..
    Po mir mo vlla,po ju car jeni. a nuk jeni njers nuk dini te thoni ato qe mendoni pavarsisht te tjerve,pavarsisht,Zogit,Enverit,Ameriks…..
    Pse duhet qe ti “pershtateni” ne mendime e sjellje me te “fortit” kur duket qe ai esht gabim?
    Pra jan vete shqiptart qe e kane ne gjak diktaturen. ata ja japin vete me deshire vullnetin e tyre diktatoreve,qofte ky ,zogu mbret gjakatar,Dulla komunist ,Apo America demokratike…..
    Nuk ka rendsi kush esht tjetri. Ti duhet te mbash qendrim te drejt gjithmone. dhe shqiptart nuk jane te till sepse shkojn nga fryn era………

  19. Gjin Cukeli says:

    Ky artikull eshte shume interesant per Shqipetaret.Une personalisht e lexova me interese artikullin dhe shume mendime ketu lart dhe ne fund une mendoj qe Amerika per ne Shqipetaret si komb eshte nje nga partneret me te rendesishem dhe njekosisht me te besueshmit ne bote..Ai ose ajo qe thote te kunderten nuk kupton asgje nga kjo bote…. Por,por ne Shqipetaret duhet te dime ta rrespektojme mikun dhe te dallojme anmikun e vertete cili eshte ..Ne Shqipetaret duhet te zgjohena nga gjumi te dime te vleresojme realitetin ashtu si duhet dhe te shohim per te ardhmen,sepse per situaten aktuale ne Shqiperi nuk eshte Amerika por jemi ne Shqipetaret fajtore..

  20. profesori says:

    O Injornanta a dini te lexoni ju apo keni pjerdh nga trute! Perfundimisht shqipot nuk behen.
    Jane me gomere sa nuk e merr vesh i pari te dytin. me vjen turp qe lexoj komentet e tyre .
    Ik or Arben mos u merr me keta kokemushka se nuk dine keta as te lexojne, as te nenkuptojne, as te marrin vesh se ku godet ti. po normal nga do e marrin vesh, kur tere diten lajne pjata dhe futen ne internet ose kur kane pushimin e drekes ose kur i lene kalamojt te hyne online. hajd ikini tani se mbaroj pushimi dhe erdhi afendikoi. dio mio.

  21. shqip says:

    Prsh te gjitheve

    Sa shume e nenvleresoni Barrishen qe na eshte ba barre bajgi e rande ne kurriz te shqiptareve, per mua kjo loja me gjoja mbeshtetet apo nuk mbeshtetet ky kriminel nga amerikanet asht nje sponzorizim kryekeput i tije , per nga natyra dhe regjimi makaber komunist pjelle e se ciles eshte dhe vete ky kriminel jemi pak si shume popull konspirativ dhe na pelqejne teorite konspirative , per pasoje kemi humbur prakticitetin dhe besimin e ndryshimit te gjerave nga vete ne dhe duhet te na i ndryshojne te tjeret nga jashte, dhe kjo vjene se ky pinjoll ka ne baze te filozofise se tije qeverisese luften e klasave dhe asgjesimin e kondeshtarit real politik deri dhe fizikisht pse ai eshte kunder tije si brenda partise se tije dhe jashte saje dhe ne popull
    vetem me metodat dhe taktikat jane bere me te sofistikuara dhe te maskuara por thelbi eshte po i njejte ky kriminel ka luften e klasave ne genin e tije prej komunisti , prandaj mendoj se duhet te zgjohemi ne vete shqiptaret nga ky makth dhe ta hedhim tej si nje lecke te vjeter kete monster ne cdo pikepamje qe ta shikosh, Kur ky monster te mos jete me ne pushtet, ooo shqiptaret e mi atehere do ta kuptoni qe e paskemi duru per hic gje kaq gjate ne pushtet kete perbindesh qe uurren per vdekje popullin e vete vetem e veten qe e rrezoi sic e meritonte ne 1997, dhe naivet e tjere te ashtequajtur politikan te medhej e mbajten ne fushen e politikes, dhe per keto tete vjete se e perdori pushtetin vetenm per tu hakmarre ndaj ketije populli duke e grabitur pa meshire pasurite i tije deri dhe duke e vrare, shitur teritore etj.

  22. futja kot says:

    More keto gazetare sallonesh dhe zyrash dhe interneti te habisin me keto analiza qe bejen .
    Sipas ketij zoterise Sali qendron ne pushtet dhe si rezultat i kesaje po ben hatane shqiptareve(kjo po qe eshte e vertete sigurisht)vetem se shqiptaret e keqkuptojne qendrimin e amerikaneve, hajde naive hajde, po a e dine more Beni se 80% e shqiptareve jane ne veshtiresi ekonomike jane ne konflikte te percare dhe nuk kuptojne levizjet politike te politikaneve te tyre e ti dashke te kuptokan levisjet e amerikaneve, me duket se ti vella e ben analizen per 5% te shqiptareve te cilet edhe pa kete e njohin gjendjen , ai 80% duhet ti hapen syte.

    “O zylo te hengret tenja te keqen e ke nga brenda”

  23. Treviso says:

    Nje analize mjaft me finese. Nje analize qe duhet tru me e zberthyer.
    Nje analise qe ka prekur te gjitha qelizat e semura qe ka vendi.
    I pres me padurim shkrimet e ketij gazetari sepse te kthjellon.
    Bravo Arben

    1. faku says:

      JAM DAKORT QE ESHTE NJE ANALIZE ME FINESE.
      POR ZOTI MANE DUHET TE FLASE ME DREJPERDREJTE SEPSE KA ARDHUR KOHA TE THEMI ME CILEN ESHTE HILLARI KLINTON.
      PER ILUSTRIM LEXO KETO RRJESHTA POSHTE.SIDOQOFTE ZOTI ARBEN PATI GUXIMIN TI QUAJE AMBASADORET KELLEFA NJEPERDORIMSH TE BERISHES DHE KJO NUK ESHTE PAK.
      Hillary Clinton plays key role in dance with Hosni Mubarak
      —Confronted with the most acute foreign policy crisis of his administration, President Barack Obama is increasingly relying on Secretary of State Hillary Clinton for her advice and connections , including a 20-year friendship with the family of Egyptian President Hosni Mubarak that has drawn fire from human rights advocates.It was Clinton who came up with the idea of sending Frank Wisner, U.S. ambassador to Egypt in the 1980’s, to Cairo to deliver Obama’s pointed request that Mubarak not seek a new term as the country’s leader.
      —In a 2009 interview with Al Arabiya television, Clinton defended the relationship with the Egyptian president and his wife when asked about human rights abuses by the Mubarak regime, saying, “I really consider President and Mrs. Mubarak to be friends of my family. So I hope to see him often here in Egypt and in the United States.”
      —Today Hillary Clinton plays dance with monster of Albania Berisha..
      Good luck !

  24. bundestag says:

    Arbeni shkruan per nje kategori mjaft te perzgjedhur lexuesish, njerzish te ditur, te lexuar, qe e kapin qe ne titull se cfare mesazhi percon.
    Me te shqetesuarit duhet te jene ata te ambasades qe po e perkthejne me siguri analizen.

    Shume komentues, qe aq nivel kane, nuk jane ne gjendje te kuptojne se analisti po thote po me fjale te tjera, por dhe shume rafinato, shume dipllomaci, se nuk shkruhen gjerat me kopace, kur i drejtohesh nje shteti te madh, plus qe ruan edhe klasin e vet intelektual, pikerisht te njetein shqetesim qe kane edhe komentuesit, dhe ai kur flet qe ndoshta shwiptaret nuk e kuptojne qendrimit e amerikaneve, thote pikerisht te kunderten qe ata i kuotojne dhe reagojne ashper dhe mbi te gjitha nu jane dakort me keto qendrime te amabsades.

    Po ta lexoh me vemendje, ai mbeshtetet mendimet e komentuesve dhe u kerkon me elegance dipllomateve amerikane qe te mos mbeshtesin veprimet e ketij regjimi totalitar, se po irritojne shqiptaret e thjeshte qe nuk jane aq budallenj sa i merrni, qe jane mirenjohes dhe nuk regaojne si greket e serbet ne menyre te dhunshme ndaj politikave amerikane.

    Madje ai i thote atyre mos i merrni te mireqene per tere jeten shqiptaret per ato qe keni bere. U jemi mirnejohes, por ka nje kufi. ju keni interesat tuaja, por mos shkelni mbi interesat e demokracise sone qe e kemi kopjuar nga ju.
    Por nese komentuesit nuk e kuptojne kete finese, kjo eshte ceshtje e tyre.
    Pergezime per artikullin z.Manaj.

    1. Dashamir says:

      per komentuesin “bundestag”
      -Absolutisht keni 101% te drejte por disa qendrime te segmenteve te caktuara te administrates amerikane jane shume te dyshimta dhe po abuzohet me prirjet proamerikane te popullit fisnik shqiptar.
      Vetem prania e damir fazllicit ne krah te tom ridges nuk ka nevoje per koment.Eshte domethenese largimi si “pulle poste” i ish ambasdorit filip riker nga maqedonia para pak vitesh nga lobi grek per aresye fare ordinere:thjesht nje kenge me tifozat e sportit.
      Kurse ky ambasdori arvizu ka dale fare nga kontrolli.
      Nuk jam me ate qe t’i “hapim” lufte amerikes por dhe si zvarranike dhe “yesmen-a” nuk duhet te rrime.
      Dhe njehere respekte me manen dhe komentuesin “bundestag”
      Tolerimi qe po i ben amerika berishes i ka kaluar kufinjte e durimit njerzor.
      Berisha eshte produkt i USA mbas 1991 jo i shqiptareve.

  25. kristo says:

    UNE PER PAK MUAJ DO TE JETOJ NE AMERIKE DHE KETU NUK DUA TE LE ASNJE SHENJE TRASHEGIMIE DO HEDH DHE GURE MBRAPA PER TE MOS U KTHYER ME NE VENDIN E EGERSIRAVE,TE TE PANGOPURVE E KU DI UNE.KAM CA PRONA E NUK MERAKOSEM FARE PER TO.DUA TE JETOJ PESE DITE PA SALINE ,PA INJORANTE,PA HAJDUTE ,PA VRASES,PA POLICE E INFERMIERE QE TE MARRIN LEKET NGA XHEPI ETJ.KUSH IKU NGA SHQIPERIA E U KTHYE SE E MORI MALLI PER TE PERVEC MBRETIT ZOG QE ISHTE HAJDUT.I THEM KETO I DETYRUAR SE NUK KA RRUGE TJETER DHE SE ATHEU IM DO JETE AI QE DO ME JAPE TE JETOJ.KY ZOTERIA MIRE KA SHKRUAR POR AMERIKES NUK I PLAS FARE PER ASKEND E JO ME PER SHQIPERI.VDEKJE HAJDUTEVE.RROFTE AMERIKA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje