“Në emër të popullit” duket të jetë akoma një formulë e mbartur me vlerën e një justifikimi moral me veti gati-gati magjike. Shërben dhe përdoret shpesh dhe nga ata të cilët nuk dinë se ku t’i varin apo me çfarë t’i mbajnë në këmbë veprimet apo thëniet e tyre.
Është apo nuk është i mundur referendumi lidhur me kufizimin e imuniteteve? Kjo është dhe gjëagjëza e debatit politik i ditëve të fundit ndërkohë… . Ndërkohë që ndodhin mrekullira: Presidenti i sapo zgjedhur u shfaq për çka dhe u zgjodh – çelësi në duart e Kryeministrit për të zgjidhur “çështje” si ajo e KLD-së, SHISH-it dhe më vonë pse jo dhe të Prokurorisë; shitja badihava e AlbPetrolit në këmbim të heqjes dorë nga detyrimet e papërmbushura të një biznesi privat shqiptar; dhurimi i ujërave territoriale fqinjit tonë oreksmadh në këmbim të kushedi se çfarë tjetër; krimi diletant, i cili nuk pushon së mbushuri faqet e kronikës së zezë me histori dështimi të forcave të rendit.
Nëse lexojmë faqet e të përditshmeve , shtypi na mundëson informimin dhe përditësimin më tendencat dhe rrymat më të reja në shkollën e së drejtës shqiptare. Një rryme e re mesa duket është shfaqur në horizontin e saj, një rrymë që pa asnjë mëdyshje do ta etiketoja, shkolla e populizmit juridik me eksponentë të rangut (ish)ministror apo të kryetarëve të komisioneve parlamentare.
Duke u nisur nga formula magjike e sipërpëmendur, kjo shkollë e re na shpalos me krenari të gjithë repertorin e aftësive e të argumentuarit juridik atëherë kur juristi i vënë tërësisht në shërbim të sistemit pushtet, i ngjitet gërxheve të thepisura të iracionalitetit duke u munduar me çdo kusht të justifikojë rolin e tij. Duke marrë shkas nga parashikimi i nenit 150 i Kushtetutës, argumentohet sesi një normë kushtetuese mund të ndryshohet me një akt normativ pasi është ky të jetë aprovuar nga 3/5 e deputetëve (këtu thuhet se citojnë shprehimisht mendimin e Komisionit të Venecias) ose … . Ose Vox populi, vox Dei!
Ky arsyetim përmban në vetvete një dikotomi të vetëdijshme. Kjo sepse autori i tij, i cili në të vërtetë kërkon thjesht të provokojë tjerrjen e mëtejshme të një diskutimi pa këmbë e pa krye, e njeh shumë mirë strukturën hierarkike të së drejtës, pra di të dallojë shumë mirë planin kushtetues nga ai ligjor. Në rastin në fjalë kemi të bëjmë me ndryshime kushtetuese, të cilat janë argument dhe trajtohen nga neni 177 i Kushtetutës, ndërkohë që neni 150 parashikon mundësitë për referendume që prekin ose kanë të bëjnë me ligje të thjeshta, pra akte normative.
Më kot vazhdon më tutje autori se ky arsyetim vlen duke u nisur nga fakti që norma kushtetuese në fjalë (pra neni 73 i Kushtetutës) përcakton “nuklin thelbësor, bazik, i cili detajohet, modelohet me ligje”.
Pra pas këtij referendumi hipotetik, i tillë sepse në qëllimin e atyre që të parët u shprehën mbi mundësinë e tij ky referendum është një argument më shumë në retorikën e tyre shterpë, ne do të kemi një ligj, pra një akt normativ, i cili edhe pse mundësisht aprovuar Vox populi do t’i duhet të bashkëjetojë me një normë të Kushtetutës ku thuhet se: “Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej tij. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes. Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kërkohet edhe në rastin kur ai do të arrestohet,” etj, etj dhe kjo sepse gjithsesi dhe për natyrën e tij ky ligj do të mbetej pashmangshmërisht një akt normativ, pra një ligj.
Tani le të kthehemi tek thelbi i vërtetë i çështjes. Pikë së pari, kjo maxhiorancë nuk e ka hallin aspak tek imuniteti sepse me të apo pa të bën shumë mirë, por vëmendjen e ka tek çështje si ato që Nishani i zellshëm dhe i bindur është duke i zgjidhur një nga një dhe në pak kohë, më në fund. Së dyti, me SHISH-in, KLD-në, Gjykatat dhe Prokurorinë nën kontroll ky Kryeministër mund të bëjë mrekullira e jo më t’i hedhë prangat kyçeve të një deputeti opozitar.
Së treti, zgjedhjet e 2013 po afrojnë dhe me arkat e shtetit të boshuara tashmë duhen gjetur burime dhe të ardhura financiare për të rigjeneruar dhe ripërtërirë makinerinë elektorale famëkeqe.
Ndaj dhe duke u nisur nga situata më e fundit që ofron dhe kronika e zezë me fakte e ndodhi nga më makabret, opozitës i duhet të përqendrohet tek mesazhi dhe kanalet e dialogut me elektoratin e saj dhe atë të dyzuar. Nëse vërtetë dhe siç duket ajo e ka lënë fatin politik të Kryeministrit dhe të enturazhit të tij në duart e popullit. Pra nëse e ka lënë atë dhe njëherë në duart e votës dhe vullnetit të popullit shqiptar, duke i bërë rezistencë aksionit revanshist të kësaj maxhorance, duhet që kjo opozitë të mundësojë dialog të drejtpërdrejtë me çdo votues duke e prekur dhe frymëzuar atë nëpërmjet programit, alternativave dhe zgjidhjeve të çështjeve më jetike për të dhe familjen e tij.
Revanshizmi i kësaj maxhorance, shprehi e një kulture totalitare ndikimet e të cilës shquhen qartë dhe në argumentet e dhënë mbi referendumin në fjalë, kërkon tensionimin e situatës politike dhe sociale të vendit deri në ato skena e ndodhi të asaj kohe, ’97-ës, që shqiptarët e mendonin tashmë thjesht të largët. Kryeministri po konsumon të njëjtën parabolë politike prolog i atij makthi të madh për kombin tonë. Ky oreks për shkatërrim mund të ndalet, sigurisht! Mund të ndalet Vox populi, vox Dei.
nese ka ndonje deputet bamiri me oketon dhe biberajn tani ti perdori se me salin kryemonster zgjedhjet jane te vjedhura pa u zhvilluar
Ky eshte zeri i POPULLIT!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/if-ne-21-janar.html
kam nje pyetje:Oketa e Biberaj jane ne partine e pushtetit por jane edhe ne parti opozitare,kane detyrime ne grupin parlamentar te shumices e njekohesisht flasin per permbysjen e kesaj shumice…marrjen e pushtetit nga partia e tyre qe neser duhet te jete ne pushtet…uffff,sa pak merkam vesh nga politika….shyqyr o zot qe kemi keta xhongleret …!
Nese ekziston nje perceptim i pergjithshem popullor se zgjedhjet vidhen, atehere qeveria duhet te provoje te kuderten. Duke qene se kemi nje qeveri te papergjegjshme, qe nuk merr persiper te provoje asgje, lind pyetja c’duhet te bejme. Do te doja te hapej nje diskutim lidhur me kete teme.
Une personalisht besoj se hapja e kutive dhe rinumerimi i votave aty ku ka indikatore se jane kryer manipulime eshte i vetmi mjet per te zgjidhur problemin.