Gazetari dhe komentatori i njohur i gazetës TemA, Bledi Mane, është fyer dhe kërcënuar publikisht në qytetin tij në Përmet, nga Komisari i Policisë së qytetit, Mit’hat Havari. Siç ka raportuar vet gazetari, por dhe dëshmitarë në vendngjarje, Havari ka sulmuar gazetarin, ndërkohë që në qytet zhvillohej një aktivitet kulturor, ideuar dhe drejtuar nga gazetari Bledi Mane. Gjuha dhe fjalori fyes ndaj gazetarit, dhe referencat tek shkrimet e tij kritike për qeverinë, përbëjnë një shqetësim serioz të politizimit ekstrem të policisë shqiptare kundër lirisë së fjalës dhe një standard primitiv për qeverinë shqiptare, e cila synon të bëjë vendin kandidat për anëtare në Bashkimin Evropian “Gazeta TemA” 17 Gusht, 2012
Ky ishte lajmi qe lexova sapo hapa Fb ku ajo pjese e miqve qe deshiron lirine e kishte publikuar kete lajm. Shteti ofendues nuk e duron individin: që nuk dëshiron të jetë zëdhënës i shumicës së kënaqur; që nuk e aprovon gënjeshtrën e thënë para syve; që dëshiron të jetë UNË karshi NE; që dëshiron të jetë qytetari përballë ushtarit; që është kundër fuqisë së madhe të përqendruar në duart e shtetit; që nuk beson se ka njeri të aftë që mund të vendosë për fatin e njerëzimit apo një populli; që është për evolucion dhe nuk i beson “filozofisë së barazisë”; që nuk honeps retorikën revolucionare, sepse revolucioni, sikurse thotë Berdjaevi, është braktisje e Zotit, armiqësi me shpirtin e lirë dhe mungesë gjenialiteti; që është kundër kontrollit të shtetit mbi kulturën, shkencën, arsimin, shoqërinë civile; që nuk honeps “çinovnikët” e emëruar “nga lart”; që beson se monopoli mbi pushtetin është më i rrezikshëm se sa monopoli mbi kapitalin; që e konsideron si mik çdo të dënuar politik dhe është kundër çdo urrejtjeje ndaj kundërshtarit politik; që është kundër elitave infantile politike, të cilat duke akuzuar dhe nxirë tjetrin duan të paraqiten si të virgjra; që është pro pluralizmit dhe dyshues i përhershëm; që nuk pranon të jetë objekt i veprimeve historike, por subjekt i fatit të tij; që di ta dallojë Njeriun e Fuqishëm dhe Njeriun e Madh; që kërkon vetëmbrojtje shoqërore dhe qytetare; që përkrah rezistencën e cila nuk përmban dhunë; që ka guxim të kundërshtojë burokracinë shtetërore, ushtarake dhe policore; që beson te kultura evropiane e cila s’do të gjejë paqe për sa kohë “shpirti i pluralizmit nuk do të shpërndahet në të gjithë vendet” (Konrad); që beson në demokraci – si mundësi që njeriu të shfrytëzojë arsyen e tij dhe si vetëmbrojtje civile nga funksionarët; që ka respekt për individin, mendimin e tij origjinal dhe për të drejtën e një jete private të padhunueshme; që beson në “vlerën e pakufishme të njeriut” Stejs që kërkon krijimin e një administrate civile, pluralizëm politik legjitim, mbrojtje të pakicës opozitare; që politikën e konsideron si “arritje e paqes ndërmjet njeriut dhe shoqërisë”, ashtu sikurse e koncepton Tanze. Shtetit ofendues i duhen njerëz që: shtiren se gjoja nuk u intereson asgjë; që nuk përzihen në punën e “të mëdhenjve”, dhe gjithmonë u japin të drejtë bartësve të pushtetit; që kënaqen me bukën e përditshme të ndarë me doza, sa për mbijetesë; që me çdo kusht e mbrojnë lëkurën personale; që heshtin përballë një ekrani ku shumëfishohet gënjeshtra, mashtrimi…; që gjithnjë kujdesen mos digjen nga pakujdesia; që thonë atë që dëshiron ta dëgjojë prijësi. Shteti ofendues nuk dëshiron vetëdije plurale por totalitare mbi identitetin. E pengojnë identitetet partikulare dhe kolektive; i pengon laramania shumëkombëtare, shumëgjuhësore, shumëkulturore, shumëdimensionale; dëshiron popullatë njëgjuhësore; irritohet nga prania e gjuhës dhe kulturës “së huaj”; ndjen frikë nga forca e atij që flet gjuhë tjetër, prandaj e dëshiron asimilimin e tij. Shteti ofendues stimulon dominimin kulturor. “Tjetrit” e sheh si armik. Shteti ofendues është kundër vetëdijes. Sepse: vetëdija është e hapur ndaj “tjetrit”; nuk e dëshiron gëlltitjen e tij; kënaqet me dallimet kulturore. Shteti ofendues kërkon përfaqësues “të tjetrit” vetëm sa për të mohuar akuzat se nuk respekton dallimet. Shteti ofendues i mundëson “tjetrit” të ketë dofarë institucionesh që do të udhëhiqen nga njerëzit e kontrolluar nga ai; pa qenë funksionale. Shteti ofendues shprehet kundër çdo lloj nacionalizmi dhe vetë udhëhiqet nga nacionalizmi institucional. Shteti ofendues i lejon “tjetrit” organizime tubimesh folklorike, që përfundojnë me eufori dhe harrohen shpejt, por nuk i lejon institucione stabile. Shteti ofendues i prodhon “tjetrit” patriotë dhe tradhtarë. Shteti ofendues nuk shqetësohet kur “tjetri” e formëson vetëdijen sipas një logjike tribale. Ai tmerrohet kur krijon një vetëdije institucionale. Shteti ofendues pengon “tjetrin” që të konsolidojë demokracinë brenda llojit të tij, sepse kështu e kontrollon më lehtë. I jep pushtet për ta sunduar vetveten. E stimulon për ta penguar autonominë e sferave. Sepse shteti ofendues nuk dëshiron pavarësi. Ai dëshiron të jetë i kudondodhur. Dhe asgjë mos t’i dalë jashtë kontrollit. Unë jetoj në një shtet ku nuk ka autonomi sferash; ku kultura, arsimi, shkenca, universiteti janë të ngulfatur nga politika. Jetoj në një shtet ku kritikuesit e qeverisë përballen me sanksione të ndryshme ose dëbohen në stilin e Sollzhenjicinit. Mendimi kritik nuk konceptohet ashtu sikurse e koncepton Vladimir Tismaneau kur thotë: “Falë intelektualëve, qytetarët e thjeshtë(…)artikulojnë idenë e së mirës publike dhe sugjerojnë shtigjet për ta përvetësuar atë. Disidenca është një ushtrim për zhvillimin e ndjenjës qytetare”. Jetoj në një shtet ku servisi publik, i quajtur shpesh servili publik, e quan kryeministrin “birin më të madh të kombit dhe vendit”, ku emetohen lajme të tipit: “së shpejti do të ndiqni xhirimet për tradhtinë e X”… Jetoj në një shtet ku kryeredaktorja e servisit publik udhëheq fushatat zgjedhore të partisë shqiptare në pushtet; ish zëvendës drejtori bëhet deputet, ish- kryeredaktori funksionar shtetëror. Jetoj në një shtet ku qeveria, si në Romën antike, çdo ditë organizon spektakle dhe çdo muaj shpall festa për ngjarje me të cilët do të tallej historia. Jetoj në një shtet ku ndodhin ndryshime të shpejta në kulturë, për të prodhuar një histori të munguar, e cila tentohet që të sajohet me shpejtësi marramendëse pa e marrë në konsideratë përmasën historike dhe mistike të komb formimit, as përmasën kulturore, brenda së cilës funksionojnë dy forca në dukje kundërshtuese, por në thelb komplementare: forcën konservatore që na lidh me të kaluarën, me urdhrat e të parëve dhe forcën krijuese që i shërben të sotmes dhe të ardhmes.
DORDOLECET E PUSHTETIT PO KERCENOJNE KEQ DHE DO E PERSHKALLEZOJNE DHUNEN VERBALE, PSIKOLOGJIKE DHE FIZIKE DERI NE ZGJEDHJET E 2013, KUR DO JETE PIKU.
NESE NUK REAGOJME SOT, DO JEMI TE HUMBUR NE 2013:
NE SI POPULL, JU SI GAZETARE, OPOZITA SI POLITIKE DHE E ARDHMJA E SHQIPERISE (FEMIJET TANE).
PARDJE KERCENOI FLORENC HOXHA, DJE KERCENOI MITHAT HAVARI, NESER DO E KET RADHEN NJE USHTAR TJETER I SALIKASAPIT!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html
Mithat Havari e harrove shkopin e gomes qe hengre ne Byth…kur ishe ne Elbasan more zagar i pabese i sali talebanit.
Te punosh per shtetin nuk je zagar i askujt more injorant
Per ke shtet punon ti Mithat Havar plehera per shtetin islamik te sali korrupsionit…per shtetin e vrasesit kriminel te tropojes….? Mithat Havari ik shpejt nga ajo Detyre qe te ka ofruar krimineli berisha se pastaj eshte teper vone.
CESHT AI PLAK QE NGRITKA KRYE KU BRODHI KAQ KOHE PA PUNE SI ZORRE AI ESHT NJE KERCU QE SKOMANDON AS FJALET E NE I THEMI VERR VER VERR O CYRYK
Z.Blloshmi ju njoh nga nje miku im indirekt,i cili ka qene bashkevuajtes me te Pushkatuarit tuaj.
Po vertet jane Dordoleca,por ceshtja qendron se ne jemi popull pa memorie…………..
Te lumte pena dhe mendja Z.Blloshmi,Shqiperia ka shume nevoje per burra si ju.
Mitat Havari ka mare udhezime per c’ka beri,ai po te jete me burre karakter dhe i ndershem keto udhezime ti denoncoje ne shtyp.
budalla,budalla por të keqen di ta bëj ai ama.Por këta idoit i duhen saliut për të shtypur populli.Dukati ka burra të mënçur dhe trima që u pihet dollia ,por ky nuk është nga Dukati por është një hiç nga dërrat e karaburunit.Bledi ,je i mirëpritur vazhdiimisht me shkrimet e tua gjakpastër dhe shkurajuese për këta tradhëtar të kombit,por atë njoftimin që u ke drejtuar disa autoriteteve e ke shkruar shumë të lehtë ,jo me atë fuqin e penës që shkruan gjithmon.
Shoqata e gazetarëve dhe gjithë intelektualët e ndershëm duhet të ngrihen në revolta të fuqishme.Kur Shefi policis shan e ofendon një gazetar,apo një nënpunës bashkie ,çfarë mund presim për sjelljen e tij ndaj një qytetari të thjesht.
Ky duhet hequr nga policia me ceremoni,po kush do ta bëjë?
Te perdoresh fjale terenda e fyese-nuk tregon demokraci,seshte kulture,seshte miresjellje,por nje e keqe qe poi afrohet perseri shqipeise.Kush ka pergjegjesi?eshte e thjesht qeveria me qeveritaret qe ka ne strukturen e saj. eshte per te ardhur keq por nuk ka shenja per dite jeshile per mbaresi te ketij vendi,duhet gjykuar me shtruar per shume probleme dhe ne dore i ka qeveria e parlamenti.Jane te zgjidhshme shumica e tyre por nuk duan qeveritaret e parlamentaret tane .
Shembulli i pare qe qeveria te vetkorigjohet jane:
ulja e pagave te qeveritareve
ulja e numurit deputeteve nga 140 ne 70 parlamentar,
ulja e oagave dhe e shperblimeve,dietave,telefonave qemarin padrejtesisht,e shume e shume ceshtje te tjera.
Mos e coni urrejtjen deri ne fund se ndodh ajo qe nuk duhet te ndodhi.
e ndeuar qeveritar-shikoni gjendjen ekonomike ne thellesi ne popull,pasandaj vendosni rritje te pagave,nuk po beni gje por ja kaloni qeveritareve te kohes monizmit.
Zotiu ju dhend mend te beni ate qe duhet bere per te miren e ketij populli.
FYTYRE E GJYMTUAR NGA BEMAT
Tefta fytyre me te shpelare se jotja nuk besoj se ka ne kete planet. Tu befshin harram rrotat e djathit kaçkavall qe ke vjedhur ne ushqimoren e Lushnjes dhe ato shishet me pije alkoolike fallco qe beje ne garazh dhe ke helmuar shqiptaret e shkrete edhe ato parate qe fitoje e akoma i ke lidhjet me tatim -taksat e Saliut moj e shoqja e ish prokurorit te PPSH edhe gjykates se larte te Fatosit me mjeker te lyer me boje.
NO;NO;NO; TUBESTRAFKULLAH
NO;NO;NO; TUBESTRAFKULLAH SE UNE E KOM KETE NGA ANA IME;BUZE JONIT ME SHUME SHKELQIME
MOS BRE ;MOS BRE MOS; PSHUJ;PSHUJ;JE TU THON DO MARRINA SE UNE NUK KALOJ KURRE NGA RROGOZHINA ;TUNG
Zoti Ilirjan cfar e ke Zotin Bedri Blloshmi?