Ditët e fundit janë bërë publike të dhënat zyrtare të borxhit publik për 6 mujorin e parë 2012. Borxhi publik i Shqipërisë e kapërceu kufirin e 800 miliardë lekë (të reja). Për ta bërë më të krahasueshme, në dollarë ka arritur në 7,28 miliardë.
Bie në sy që ka një rritje jo të vogël të përqindjes së borxhit publik ndaj Produktit të Brendshëm Bruto krahasuar me raportimin zyrtar të tremujorit të parë 2012. Nga 56.89 % ndaj PBB në 31 mars 2012, borxhi ka arritur në 58.85 %. Ky nivel në mes të vitit është shqetësues, në kushtet e performancës së dobët të administrimit fiskal, e ekspozimit ndaj një kursi këmbimi të luhatshëm dhe duke qënë shumë pranë kufirit maksimal ligjor prej 60 % ndaj PBB. Që të ruhet kufiri i lejuar ligjor prej 60 % ndaj PBB-së, qeverisë i ka mbetur hapësirë për 6 muajt e fundit vetëm për 142 milionë dollarë, ndërkohë në 6 muajt e parë të vitit borxhi u rrit 257 milionë dollarë.
Rritja me 2 pikë përqindje në vetëm tre muaj është jo e vogël, ndërkohë që rritja në vlerë absolute është vetëm 13 miliardë lekë.
Çfarë ka ndodhur?
Së pari, vetë mënyra e matjes së raportit të borxhit publik ndaj PBB gjatë vitit nuk është shumë e gjetur pasi krahasojmë vlerën e parashikuar të PBB në fund të vitit me vlerën aktuale të borxhit në një datë të caktuar gjatë vitit. Pra, kemi krahasim në dy data të ndryshme, por edhe krahasim një vlerë të saktë me nje vlerë të parashikuar.
Së dyti, sipas raportimit, PBB parashikuar për vitin 2012 është pakësuar me 24 miliardë lekë krahasuar me raportimin e mëparshëm. Por ka edhe pakësime të vlerësimeve të PBB-së edhe për vite të tjera. Kjo ka sjellë që të kemi të tjera shifra të nivelit të borxhit ndaj PBB për tre vite njëherësh. Ne tabelën 1 paraqiten ndryshimet.
Ndryshimi i % së borxhit ndaj PBB
Viti 31 mars 2012 30 qershor 2012 Ndryshimi
2009 59.30% 59.45% 0.15%
2010 57.78% 58.52% 0.74%
2011 58.76% 59.35% 0.59%
Të dhënat e reja të publikuara tregojnë se në sa hapësirë të ngushtë ka luajtur qeveria në tri vitet e fundit, por edhe sa e domosdoshme është që parashikimet, vlerësimet apo matjet e PBB-së te jenë sa më të sakta.
Ulja e parashikimit të Produktit të Brendshëm Bruto për vitin 2012 me 24 miliardë krahasuar me raportimin e tre muajve më parë vjen pjesërisht si rezultat e uljes së vlerësimit të PBB-së së vitit 2011 (rreth 10 miliardë lekë) dhe pjesërisht si rezultat e uljes së parashikimit të rritjes ekonomike të vitit 2012(rreth 14 miliardë lekë). Korrigjimi i shifrave tregon se, më në fund, qeveria po pranon se rritja ekonomike e viteve të fundit nuk është ajo çfarë është deklaruar deri tani, por edhe se parashikimet e bëra në dy vitet e fundit kanë qenë thjesht e vetëm propagandistike e demagogjike.
Po ilustroj me ndryshimin e vlerësimeve dhe parashikimeve të produktit të brendshëm bruto për dy vitet e fundit.
Ndryshimi i vlerësimit të PBB-së
2011 2012
Kuadri makroekonomik 2011 – 2013 1,335,100 1,459,700
Kuadri makroekonomik 2012 – 2014 1,326,100 1,426,300
Kuadri makroekonomik 2013 – 2015 1,314,700 1,385,000
Borxhi publik 30 qershor 2012 1,301,750 1,360,914
Ndryshimi (33,350) (98,786)
Siç e tregon tabela 2, vlerësimi për PBB-në e vitit 2011 ka rënë me rreth 300 milionë dollarë, ndërsa parashikimi për PBB-në e vitit 2012 ka rënë me rreth 900 milionë dollarë. E thënë ndryshe ekonomisë kombëtare i paskan ”firuar” rreth 1,2 miliardë dollarë në tabelat e zyrtarëve të qeverisë.
Por, nëse ekonomisë në total do t’i mungojnë 900 miliardë dollarë për vitin 2012, për familjet shqiptare kjo do të thotë 1,216 dollarë më pak në vitin 2012. Me shpresë që në vjeshtë qeveria të mos vijë më të tjera vlerësime dhe parashikime edhe më të ulëta./JAVA
TASHMË E DIMË TË GJITHË:
NUK ISHTE METALURGJIKU I ELBASANIT ÇLIRIMI I DYTË I SHQIPËRISË!
VDEKJA JOTE DO TË JETË ÇLIRIMI I DYTË I SHQIPËRISË!
KËMBANAT KANË KOHË QË KANË RËNË PËR TY.
BUKUR E KA THËNË POETI MALSOR:
Asht në hekë Sali Berisha
Moj Shqipni, shqipja Evropit
Nuk po mundesh me flutrue
Njiqind vite ke çue dam
Zotat ty t’paskan harrue!
M’dhimbesh n’kyt njiqindvjetor
E përvuejtun, e përçarë,
Por nuk kam kurgja në dor’
Kangës vajit, ja kam marrë!
Moj Shqipni të ka myt hasmi
Të ka ndry, të ka pushtue,
Moj e pasun, mbete e vorfën
Djelmt e tu të kan vorfnue!
Zoj e randë, të shiti shkjau
S’del kërkush me e ndalue,
Kamb mbi kamb, e n‘kry të votrës
Asht’ krenor qy t’ka tradhtue!
Thyn rekorde kur ban notin
Thyn rekorde tuj ngjit malin,
Ky kalors, ka kalërue
Të tanë jets, veç magjarin!!
Asht i zoti në të tana,
Asht doktor e profesor
Penicilin nuk ban ma nana
Kaq kangtar e orator.
Ban humor, në mortin tand,
Veç instiktin e njeh bisha,
Darsëm kem me pas të tan
Asht në hekë Sali Berisha!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html
qeveritallaret i lene keto borxhe ti paguajme ne dhe femijet e femijve tane,kure per vete jane siguruar per 3 breza…
Pa drejtesi s’ka Shqiperi.