Gjergj Fishta, “Homeri shqiptar”, poeti, eseisti dhe esteti gjigant ishte i vetëdijshëm se prodhimtaria kulturore dhe artistike ndër shqiptarët është “angari”. Krijimtaria shpirtërore as nuk e edukon dhe as nuk e ndërgjegjëson politikën shqiptare, sepse vijnë e shkojnë varganë politikanësh pak a shumë analfabetë – siç shprehet Atë Fishta – që bëhen bashkë me hamaj, bakaj, teneqexhi, terzi, kumarxhi, vagabondë, rrugaçë, “tue kërcënue me dhambë e tmallë” duke e mposhtur popullin dhe secilën ide kreative që lind në gjirin e tij. Këtë mospërfillje të politikës ndaj vlerave të krijimtarisë shpirtërore Fishta, sikur të shkruante sot, e shpalos me vargjet: “Shqiptar, këtë kangë vet e kam shkrue, po m’thuej ça kam fitue? Idhnim e t’çame krejet; Me t’ba me dalun fejet! Por s’asht për t’u çuditun (…) Kryekungujt vehen t’parë; Vaj halli! Për këngëtarë…”
Kosova si entitet shtetëror (shoqëri politike) i përket basenit kulturor shqiptar, por që për arsye historike ky basen kulturor ka krijuar edhe të veçantat identitare.
Madje në disa aspekte, shoqëria kosovare ka pasur zhvillime diversive kulturore.
Mirëpo tek me liberalizmin e Titos (vitet ’70) bashkëpunimi i Kosovës me Tiranën zyrtare pati marr hov, posaçërisht në sferën e gjuhës, letërsisë, muzikës, filmit, dramës dhe arteve figurative. Ndonëse Tirana bashkëjetonte me kulturën etatiste, të mbështetur fort në bazën ideologjike të Partisë Komuniste dhe kjo kulmoi me doktrinën zyrtare të realizmit socialist, Prishtina kulturore e këtyre viteve, së këndejmi ishte më e hapur dhe frymonte me rrjedhat kulturore të hapësirës së ish-Jugosllavisë dhe më gjerë me arealin kulturor euro-amerikan, sidomos në trendët e reja muzikore si rocku, beat kultura etj. derisa pjesa më e madhe e letërsisë perëndimore ishte e ndaluar zyrtarisht në Shqipëri.
Rënia e komunizmit stalinist në Shqipëri dhe rënia e komunizmit në Jugosllavi, mundësuan që gjatë viteve ’90 të dy krahët e basenit kulturor shqiptar të shkëmbenin ato pak vlera kulturore mes tyre. Kështu po niste një rinjohje.
Madje marrëveshjet e para mes Tiranës zyrtare dhe Prishtinës (shteti paralel i shqiptarëve të Kosovës) për bashkëpunim kulturor ishin nënshkruar që në vitin 1992.
Mirëpo këto marrëveshje asnjëherë nuk rezultuan në lidhje të qenësishme të institucioneve kulturore të te dyja vendeve, pos disa manifestimeve të zbehta kulturore.
Kultura shqiptare gjatë periudhës së fundit është zhvilluar në mënyrë totalisht disparate në të dy qendrat: Tiranë dhe Prishtinë.
Këto zhvillime të izoluara dhe këto dallime thelbësore kanë bërë që edhe komunikimi i tyre të jetë specifik. Arsyen duhet kërkuar në modelet e ndryshme kulturore që kanë funksionuar në këto dy hapësira “kulturore”: Shqipëria, siç theksuam më lart, kultivoi një model kulturor me një koncept etatist, ku çdo gjë nga fusha e artit trajtohej si instrument ineologjik, kurse në Kosovë ndodhi e kundërta, kultura ishte që herët e liruar nga doktrina shtetërore e real-socializmit, por ku shquhet entropia e energjive krijuese dhe shfaqja e një idealizmi abstrakt në raport me “shtetin amë”.
Te modeli i parë mbizotëron koncepti revolucionar, rudimente të të cilit sot kemi këtu në Kosovë, që ka konvertuar në superioritet të rremë, karakteristik për mendësinë revolucionare.
Në kulturën kosovare mbizotëron sindroma e një inferioriteti që për pasojë ka inflacionin e kuadrit diletantesk që propagandon shkencën dhe kulturën e ideologjizuar, e posaçërisht historinë e interpretuar ideologjikisht, sidomos në institucionet universitare, që për detyrë ka t’i kundërvihet kuadrit “autokton” që për një kohë ishte konsoliduar si formacion i inteligjencies. Sot të dy modelet kulturore vegjetojnë në llumin e tyre burimor:
E para në real-socin dhe filozofinë dhe estetikën revolucionare, kurse e dyta në moçalin e provincializmit që ka sjellë kuadrin e ri arrivist nga provinca e që pranon tutorinë e realsocit burimor, të importuar nga kuadrot partiake nga Tirana.
Nëse “dikush” ndërkaq, ta zëmë ndonjë misionar turbo-patriotik – kur flitet për shkëmbimet kulturore Kosovë-Shqipëri, kupton, ato modelet e “shkëmbimeve kulturore” të fundviteve të ’70-ta dhe të fillim viteve të ’80-ta, atëherë aso shkëmbimesh më kurrë s’do të ketë!
Thjesht, ngase ka vdekë kaherë “motori” i tij – shteti ideologjik.
Shteti ideologjik ishte i mbarësuar me misione të tilla të shpërndarjes së “imazheve” e ideologjive të caktuara, në rend të parë socializmit real e përmes tij edhe të nacionalizmit romantik.
Përndryshe, s’do të ngjante fakti që sot, n’Tiranë, e dëgjojnë me qejf, ta zëmë, Goran Bregoviqin dhe mbushet Pallati i Kongreseve, edhe po t’jetë bileta 25 euro!
Kultura andej dhe këndej së pari duhet t’i nënshtrohet një procesi të revalorizimit e që mund të bëhet duke u hapur një dialog i brendshëm mes elitave kulturore dhe politike.
Kultura andej dhe këndej duhet të integrohet së brendshmi, të ndërtohet një sistem aksiologjik i qëndrueshëm ku do të kenë vend si tradita, ashtu edhe bashkëkohësia, kurse brenda këtij sistemi do të përfshihen vlerat integrale e gjithë kulturës dhe artit shqip.
Përfaqësimi i autorëve dhe veprave, fjala vjen, në tekstet mësimore të gjuhës dhe letërsisë shqipe duhet të jetë proporcional, sikundër edhe kur është fjala për hartimin e repertorëve vjetorë të “teatrove kombëtare”, apo dy filarmonive, galerive kombëtare etj.
Pas kësaj duhet të vijë komunikimi-unifikimi (jo etatist) i dy qendrave kulturore përmes një interkomunikimi permanent (të gjitha vlerat janë të debatueshme) e jo vetëm përmes politikave të caktuara që mund të hartojnë “qatipat” e ministrive gjegjëse.
Roli i mekanizmave shtetërorë duhet vështruar në planin legjislativ, domethënë hartimi i ligjeve nga sfera e kulturës që do të stimulojnë këmbimin e vlerave përmes politikave fiskale lehtësuese.
Në Kosovën e viteve ’90-ta duke qenë se sistemi vleror komunist ra, në hapësirën boshe nuk mundi të krijohej dhe të etablohej sistem i ri vleror, sepse rrethanat politike nën pushtimin serb e zmbrapsen kulturën në ‘anderground’, derisa e rrudhën atë në videoprodhimtari pa kritere artistike.
Ndërkaq që, pas luftës në Kosovë, rrjedhat kulturore u rikthyen prapa, sipas trendëve muzikorë të turbo-folkut serb, me Ceca Veliçkovic – Arkanin si promotore e kësaj mas-kulture, që në Kosovë pastaj u quajt edhe tallava, gjë që më vonë nuk mbeti imune ndaj këtij trendi as Shqipëria.
Në këtë kontekst Shqipëria politike nuk foli kur kosovarët importuan statujat e shkollës më të shëmtuar të realsocializmit, të Muntaz Dhramit p.sh. ose edhe kur foli, së voni, foli sipas ngjyrës së parasë, kur një universitet shqiptar i dha titullin “Doktor Honoris Causa” Behgjet Pacollit, duke dekurajuar kështu kosovarin e edukuar qytetarisht, krijuesin dhe intelektualin e vërtetë dhe duke krijuar kështu refuzim në vend të bashkëpunimit.
Derisa Shqipëria, megjithatë në disa fusha e kishte ruajtur traditën më të mirë kulturore të modelit europian, sidomos shkollën tipike europiane të muzikës klasike si dhe depërtimet e reja në letërsi, Kosova duke qenë e konfuzionueme në aspektin identitar nuk mundi as dymbëdhjetë vjet pas lufte që të krijojë vlera të matshme dhe konkurruese në tregun kulturor europian, pra as sistem vlerash.
Shkëmbimet në fushën e dramës dhe teatrit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë në një nivel bazik.
Ka shkëmbime të rralla për sa u përket dramave, por ka shumë më pak shkëmbime kur flitet për produksionet teatrore.
Ajo euforia patriotike e fillimit, tashmë është fashitur.
Dhe problemet lidhen kryesisht me mungesën e infrastrukturës, pra parave.
Thjesht, teatrot këtu në Kosovë dhe atje në Shqipëri janë tepër të varfra.
Qarkullimi i produksioneve teatrore kërkon para, të cilat teatrot nuk i kanë.
Nuk ka barriera tjera serioze. Ministrat e kulturës vazhdojnë të nënshkruajnë ‘marrëveshje mirëkuptimi’, por këto ‘letra’ nuk prodhojnë kulturë.
Zgjerimi i tregut kulturor është interes i dyanshëm, pra i vetë krijuesve, por edhe i recipientëve, sepse shtohen mundësitë për të zgjedhur, dhe kjo është aspiratë që duhet synuar. Larg motiveve patriotike e folklorike, një treg kulturor më i madh sjellë mundësi më të mëdha për kulturën dhe për krijuesit.
Këto synime do t`arrihen nëse, më në fund, fillon të shihet potenciali kulturor si diçka me interes për shtetin/et tone/a.
Relacionet kulturore e letrare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë të kënaqshme, nuk janë edhe aq reciproke, çfarë edhe është dashur të ishin.
Kur e themi “nuk janë edhe aq reciproke” mendoj në atë se Kosova gjithnjë ka qenë më e hapur për Shqipërinë se sa kjo e dyta për të parën.
Kjo, për tri arsye:
1. Shtëpitë botuese kosovare vazhdimisht botojnë vepra të autorëve nga Shqipëria, gjë që nuk ndodh me shtëpitë botuese tiranase, pos në raste të rralla.
2. Krijuesit kosovarë u organizojnë takime letrare e promovime krijuesve nga Shqipëria, po ashtu shkruajnë kritikë letrare për krijimet e atyre, të cilët asnjëherë nuk ua “kthejnë këtë të mirë” kolegëve të tyre kosovarë, pos në raste ekstremisht të rralla.
3. Lexuesit kosovarë vazhdimisht i lexojnë autorët bashkëkohorë nga Shqipëria, romanet e poezitë e tyre, gjë që nuk ndodh me lexuesit nga Shqipëria, të cilët kanë shumë pak informacion për autorët bashkëkohorë kosovarë dhe produksionin e tyre letrar.
Këto të dhëna, e bëjnë Tiranën “piemont” të kulturës shqiptare, ndërsa Prishtinën e mbajnë si provincë të saj kulturore.
Andaj, është sfidë për krijuesit kosovarë që ta promovojnë letërsinë dhe artin e Kosovës në Tiranë, në mënyrë që ata të jenë të pranishëm atje në mënyrë reciproke, sikurse që janë të pranishëm kolegët e tyre tiranas në Kosovë. E ardhmja nuk mund të dihet se si mund të jetë, por qysh tash duhet të niset një proces sa më i madh, sa më i intensifikuar i bashkëpunimit dhe shkëmbimit kulturor Kosovë – Shqipëri.
Pra, një proces i shkëmbimit kulturor reciprok, ku Prishtina dhe Tirana realisht do të ishin dy qendra të rëndësishme të arealit kulturor shqiptar.
Në këtë bashkëpunim kulturor ndonëse libri është ai që qarkullon pa ndonjë vështirësi të madhe mes dy anëve, është i habitshëm fakti se edhe tek autorët rrallë shfaqet interesimi për prezantimin e veprave të tyre si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë dhe anasjelltë.
Thjeshtë, botuesit e dy vendeve duan ta përdorin njëra-tjetrën vetëm si treg, por jo edhe ta shohin njëra-tjetrën si qendra të zhvillimit të kulturës shpirtërore, që imagjinohet si e përbashkët.
Sepse pa reciprocitet nuk ka njohje të drejtë të vlerave kulturore, por ka vetëm mospërfillje e përbuzje.
Shkëmbimet në fushën e dramës dhe teatrit janë në një nivel bazik. Ka shkëmbime të rralla për sa u përket dramave, por ka shumë më pak shkëmbime kur flitet për produksionet teatrore. Ajo euforia patriotike e fillimit të viteve ’90 tashmë është fashitur. Dhe problemet lidhen kryesisht me mungesën e infrastrukturës.
Thjesht, teatrot këtu në Kosovë dhe atje në Shqipëri janë tepër të varfra.
Qarkullimi i produksioneve teatrore kërkon para të cilat teatrot nuk i kanë.
Paraja është një ndër barrierat kryesore.
Ministrat e kulturës vazhdojnë të nënshkruajnë ‘marrëveshje mirëkuptimi’, por këto ‘letra’ nuk prodhojnë kulturë.
Zgjerimi i tregut kulturor është interes i dyanshëm, pra aspiratë që duhet synuar. Larg motiveve patriotike e folklorike, një treg kulturor më i madh sjell mundësi më të mëdha për kulturën dhe për krijuesit. Besohet që këto synime do t`arrihen nëse, më në fund, fillon të shihet potenciali kulturor si diçka me interes vital për shtetin/et tonë/a.
Fatkeqësisht as në artin pamor kosovar në relacion me atë nga Shqipëria nuk ka ndonjë bashkëpunim të vërtetë që do të mund të ndiheshim të lumtur.
Nuk ka ndonjë strategji të bashkëpunimit të vërtetë, mbi baza të vlerave konkurruese dhe kjo është për t’u ndier keq të dyja palët.
Po lere o Halil, se po te rrahin prape. Mos fut shume laknave
Shkrim realist.
Nuk jane theksuar bashkeveprimet muzikore ne muziken e lehte,ku kengetaret(apo biznesi i kenges) nga Kosova jane po aq te njohur dhe e rrahin Shqiperine po aq sa ata nga Shqiperia.Pra tregu muzikor i kenges se lehte eshte pothuajse i unifikuar.Ky eshte nje shembull per fushat e tjerea te kultures dhe artit.
Per te tjerat mbetet te behet me shume ,por nuk duhet pare me syrin (sic e shikon zoteria) qe meqenese nuk eshte bere shume ,duhet te kemi vazhdimin e dy rrugeve te ndryshme ne drejtim te krijimit te dy kombeve te ndryshme.Krijimi i dy kombeve te ndryshme eshte nje hap i pamatur dhe ne disinteresin(demin) e popullit shqiptar ne te dy anet e kufirit.Demi nuk eshte vetem kulturor por eshte vetem kulturor por eshte edhe ekonomik.Pra hendeku duhet pare si nje gje per te cilen duhet te punojme dhe ta mbushim dhe jo ta thellojme.
O Matosh, posi more do marrim ne vepra te shkrimtareve kosovar? Te pakten ne ato qe kam lexuar , ish jugosllavia ka gjurmet e veta. Nuk na japin kenaqsi te lexuari me ate shqipe te sforcuar qe perdorin shkrimtaret kosovar.
Shiko Shkrimin tend dhe kuptoje sa larg je me shqipen, Perdor shume fjale te huazuara qe i ke qemtuar nga kushedi ku. P.sh. Revalorizuar qe ne shqip tingellon bukur, rivleresim. Kjo dhe shume te tjera, ne lexuesve te shqipes na acaron.Prandaj dhe libri kosovar nuk shitet ne shqiperi e per pasoje asnje shtepi botuese nuk merr persiper nje rrezik te tille.
Matosh, mundohu te kuptosh dicka per te cilen kembengul si mushka dhe sdo ta kuptosh.
Kosova ka qene dhe ngelet nje dege e trungut meme qe eshte Shqiperia, kjo ju jep edhe emrin e te quajturit Shqipetar.Kjo dege e quajtur kosove, padrejtesisht ju shkeput per nje kohe te gjate ketij trungu e qe per pasoje solli nje tkurrje ne te gjitha aspektet kulturore. Beri qe kosova te zhvillohet ne nje menyre tjeter. Ne nje kohe qe ne shqiperi zhvilloheshin sikurse e the edhe vet opera dhe baleti, kosovaret merrnin boten ne sy si punetore te rendomte krahu(me perjashtime)
Ti Matosh flet per shkembim te ndersjellte vlerash kulturore, me vend!
Ama me thuaj ti cfare vlerash na sillni ju nga kosova , vetem me permen dicka pozitive. Personalisht di te them qe dashur padashur “vlerat” kosovare kane infektuar ne nje fare menyre edhe ato pak vlera qe ne kishim, Tallavat kosovare me tekste per faqe te zeze degjohen ne pothuaj shumicen e lokaleve te Shqiperise.
Apo te pervetsojme ate shqipen tuaj ku fjalite formulohen ne bazen e sintakses serbe.
Ik o matosh edhe futi ndonje caj rusi se nuk je ti per keto analiza.
Megjithmend qe je i dobet matosh.
Te keshilloj mos shkruaj me.
E ke vendos me te drejte emrin Serbia, se qenke gje shume e lige. Paske ligesi Akrepi……
Por mos fol ne shumes , se ti je pakica e pakices ne Shqiperi
‘
‘
Sa per keto argumentat qe sjell z. Matoshi, disa qendrojne e disa joe,
prose
keto nuk jane aspak nje arsye qe ne te mos bashkohemi .
Ne shohim ne Europe shtete si Zvicra, Belgjika etj qe kane ne perberje popullsi me etni, gjuhe, zakone e kulture diametralisht te kunderta dhe megjtihate
bashkejetojne ne te njejtin shtet pa problem fare
Keshtu qe dhe ne , nuk e kemi ndonje problem bashkejetesen aq me teper qe jemi i njejti komb ,,Shqiptar
Do ta kundershtoja parafolesin me pseudonimin “serbia”,por nuk denjoj te replikoj me dike qe mban “serbia”si pseudonim.Turp ,nese je shqiptar dhe mban pseudonim te tille…dyshoj qe te jesh shqiptar!
Halil,shpresoj se pas debatit ne shkrimin e kaluar perfundimisht je vetedijesuar, se deri tani je marre me nje teme krejt artficiale e te paqene, e kjo perpjekje do te mbetet nje njolle e madhe ne biografine tende,por sic thot populli me mire vone se kurre.Mire se erdhe ne normalitet!?
Qfare don me shume, o Halil, G. Tema po ti nxjer shkrimet, Reciprocitet?!!!, kultura nuk matet me kilo apo me thase cimentoje,
P.S. hana, kur do lejmerohesh ti?
Taulant, meqenese nuk denjon ti, athere po denjoj ne. Po qe se ke nje brisk,merre dhe eja e bej punen o top kandari.
Nuk arrij ta marr vesh, nese ka apo jo nje redaktor te pergjithshem tek “TEMA”. Si ia publikojne nje trapi te tille keto brockulla!
A thua ka pak halle shqiptaria, e cila po shkerdhehet nga politikanet e dy aneve, saqe ti lehtesojne edhe pune ketyre fare “letraresh”, qe vecse te brohorasin per ate qe eshte ne pushtet nuk dine pune tjeter!?
Me keni akuzuar heren e kaluar se jam Halil Matoshi, andaj nuk do te komentoj, dhe pse jam qind per qind e sigurt, qe komentuesit edhe pse ofendojne nuk e urrejn Halilin, por ndoshta pa u menduar fare …sepse ofendimet tani ne te dy vendet jan pjese e dites, sepse populli ne pergjithesi eshte i frustruar nga kequdheheqja, dhe sa lind nje ide e re, ne mes nesh, na behet e tepert… Debati eshte forma ku i afron njerezit, se pari per te ruajtur imazhin e njeriut, e me pas per te zgjidhur problemet.
Akoma merremi me brockullat e Matoshit?
Po ik o Matosh se nuk behesh i famshem ne gazeten Tema. Shko Matosh meso shqipen mire se ke mungesa te theksuara.
Per serbo-“shqiptarin”,
do te diskutoja me qejf me ty sikur te me pelqente veterinaria .Por e kam urryer qe i vogel dhe eshte teper vone per ta dashuruar.
Ne shqiptaret(shqiptaro-shqiptaret) ne tradite e kemi qe mbajme kobure ,jo brisk.Nuk ben per ate qe thua ti,ben per tjeter gje.
Per te tjeret:
mbushja e hendekut shqiperi-kosove ka shume pune ,duke filluar qe nga ato qe thote Matoshi.Une mendoj qe dhe qeverite kane bere shume pak.Levizja ,per shkak te dokumenteve ne kufi dhe doganave te mallrave, eshte ende jo ne nivelin e duhur.Kjo moslevizje sjell dhe mosafrimin apo dhe mosnjohjen e mire dhe te sakte te dy gjysmave tona.Pra dhe shtetet tona kane jo pak gjynahe ne kete mes.
Per te qene te sinqerte,ne Shqiperi ka nje paragjykim te shqiptareve nga Kosova,megjithese ky paragjykim eshte kryesisht ne shtresat e pashkolluara ose gjysem te shkolluara .Ne qarqet e larta(ne kuptimin edukativ) ky paragjykim nuk egziston.Levizja e njerezve bie dhe ngushtimin ne diferenca te vlerave apo te mosnjohjes se vlerave .
Diferenca ne gjuhe,sidomos ne jug ,duket e madhe sidomos tek njerezit qe nuk kane dale jashte zones se tyre apo qe kane pak kontakte me veriun.Ne veriun e Shqiperise ka zona qe flasin dialektin geg ku e ku me larg gjuhes letrare sesa kosovarishtja.Psh.minidialekti i Pukes apo i Dibres eshte pothuajse i pakuptueshem per ne jugoret ne krahasim me pejancen apo mos te flas per dialektin e prishtines qe eshte shume me “tosk” sesa edhe shkodranishtja.
Mero Baze, te uroj shendet dhe suksese ne jete. Behu burre çeliku: Le te jete shkrimi i fundit i injorantit (Matoshi)ne gazeten tuaj.
O Tao-tao, Taulant.
Pa na trego ti vfare vlerash kulturore na vijne nga kosova, une per vete skam pare.
Halil(Hana),arsyet urrejtjen ndaj Halil Matoshit i ke krijuar vet e nuk kane asnje lidhje me frustrimin e popullit nga kequdheheqja, sepse ti nuk je kurrefare udheheqesi.Prandaj kuptoje me ne fund se s mund te lejohet qe te krijohen dilema edhe atje ku nuk ka, perpos ne koken tende,pra kuptoje se ka disa gjera, per te cilat ne emer demokracise nuk mund te behet asnje kompromis.Prandaj mos shpreso asnjehere perafrim me idete tua te derianishme antikombetare, e perfundimisht kthjellu.
Art edhe pas nje jave e shoh se ende je ne paranoje, me vjen keq sinqerisht.
Art, cili gazetar, apo analist, apo njeri ne boten shqiptare, pa marre parasyshe kufinjet nuk shahet, nuk quhet tradhetar, publikisht?!!!!
Une e kam thene nje mendim timin, mund te jet i perafert me Halilin, por pse nuk po del ti te behesh me o zoti se Halili, te shkruash, te kontribosh per qeshtjen e vendit?
Jam shume kurioze me lexu dicka profesionale nga ti, gje te cilen une nuk mundem me e ba. Si ide e kuptoj Halilin. Ne jete njeriu ka shume modele te jetes, pra asaj te organizimit te vendit dhe te jetes private.
Nese ti mendon se eshte me mire te shkohet ne nje rruge tjeter, te lutem shkruaj, une do te lexoj dhe do te mundohem te jap mendimin tim, dhe te betohem se as vet me vete nuk kam me te ofendu. ne fakt ju e bani nje jete te tille, pra kozmopolite, po ende nuk keni guxim me e thane, dhe i ndrydhni te gjitha deshirat , duke filluar nga ajo presonale. Kjo gje i shytn njerezit te veprojne ne kundershtim me deshirat e veta, dhe sidmos dalin e ofendojne dhe e çojne nje mehalle ne kembe…. Tung!
Hana(halil)
Na shtjello pak te lutem cfare kupton ti me fjalen kozmopolit? a ja di kuptimin kesaj fjale apo e ke vjedhur diku dhe se merr vesh. Hap wikipedia se ta sqaron. Sbehet fjale per kozmopolitizem ne nje vend qe dalin mijra islamik e ngrejne bythen perpjete nga qielli ne mes te kryeqytetit. Ky eshte bizantinizem, jo kozmopolitizem o halil-hana.
Shqiptar te lutem shume ma thuaj se cila asht deshira jote, modeli yt per kete vend ? Dihen dukurite qe nuk na pelqejne, po mua me intereson nje model qe te jet stabil per popullin tone. Une, pervec nje deshire qe shprehet me emocione per dicka , nuk po kuptoj se cka po don ti, pra jam shume kurreshtare me te lexu ?
Shqiptar shihet se ku i ke marre infot, wikipedia, aty kush don shkrun, ajo eshte nje faqe si komenti yt…
Pastaj deri sa islamiket nuk rrezikojne lirine time, ashtu dhe te krishteret, ortodokset, budistet, etj. pse te merzitem une se kah i kthejne b…?!!
Simbas teje muslimanet po u deshka me i zhduke, se nuk jan shqiptar. A e sheh sa shume urrejtje ke per njerezit, bie ne racizem, dhe nuk e kupton.
Jo halil-hana, ska problem muslat le ti kthejne bythet andej nga kan qejf. Po mos ma quaj kosoven kozmopolite, po thjesht bizantine
Shqiptar nuk mu pergjigje?!
Shiko, edhe nese Halili terhiqet me kete ide , populli ka me e ndjeke kete rruge, sepse nuk ka ndonje model tjeter qe i krijon mundesit per me mbijetue ne si njerez te nje shteti te ri siç asht Kosova. Edhe nese Kosova bashkohet me Shqiperine, gje qe nuk e besoj se na kemi mundesi me u sha e me u vra ne mes vetit, por jo me ndertu dicka, populli prap kete rruge ka me e ndjeke. Kjo asht moda Amerikane, Evropiane, dhe na e kemi lype kete. Vetem se ne jemi ende shume primitiv, mendoj ne kuptimin e hajnise, e korrupcionit.
Drini,s mund te pritet nga grekofilet e Janullatosit te shohin vlera ne Kosove,sepse ata nuk duan ta shohin as Kosoven e le me vlerat e saj,ata me me deshire do ta shihnin “Kosovo”.
Hana-halil, leni filmat me europe e me amerike, sa te ngrini bythet perpjete edhe te pini caj rusi, nuk ndani te njejtat vlera me USA dhe Europe. Jeni te orientuar nga Turqia per fat te keq. Kjo sju le te beni perpara. Europa dhe Amerika moj hana-halil eshte tjeter gje.
Goran Bregoviçin po te kisha pasur mundesi do ta shikoja edhe ne skene, dhe kjo pasi mua me pelqen jashtzakonisht muzika cigane apo ndryshe e gabelve, sigurisht muzika e sllaveve te ballkanit nuk mund ti afrohet per bukuri asaj te BB King-sve pasi keta jan gabel origjinal, por si devijacion te muzikes gabele mua me pelqen edhe kjo muzika serbe, ka dhen goxha frute ne adoptimin e saj tek serbet muzika gabele gje qe do te thote se fara e tyre ka dhen produkte te begateta. Mir do ishte ta thotnin se paku qe muzika e tyre eshte me motive krejt gabele, po ska gje se mos per te tjera gjera qe kan marre e adaptuar sllavet kan then gje.
Ata kur erdhen as token nuk e sollen me vete as besimin ne fe nuk e sollen, por vendasit jua injektuan per zbutje dhe mbarshtim kulturor, se ndryshe zjarri i shpates se tyre do i kish dal mban botes, Pastaj keta vendasit i krijuan edhe nje alfabet te tyrin qe te ndjeheshin njerez dhe popull me nje identietet kulturor, mirpo siduket rritja e tyre ende ska mbaruar ndaj dhe nuk i kthehen origjines se vlerave qe zoterojn (ne ate shkall aq sa per tu dukur se i kan). A po, te vetme gje qe sollen andej nga erdhen eshte Ideja e Shfarrosjes se Vendasve – me te gjitha format.
Ngrejn boten ne kemb per kishat e tyre ne Kosove, dhe bota kthen syt tek “sakrilegji” i shqiptarve pa hedhur syt ne themelet e ketyre kishave qe jan krejt themele-tempuj-pellazg. Po normal, se mos ja ka treguar kush themelet. Universitaret si te prishtines ashtu edhe te tiranes jane edukuar me padije per kombin dhe vendin e tyre, dhe ne kete edukim futen edhe ata qe e shikojn problemet sa tek shqipria dhe sa tek kosova. Problemi eshte i njejt vetem ka shfaqje te ndryshme. Problemi eshte tek te mos diturit si ketej dhe andej ketij kufiri, tek injektimi urrejtjes per vetveten, per nje asimilim te but apo largim te qet. Dhe ndersa vazhdojm e flasim per gabimet apo te ligat e njeri tjetrit, e vetmja gje qe fiton eshte injektsioni “shqiptari te urrej vetveten qoft ne formen “ai i shqipris kete te kosoves” dhe anasjelltas qofte ne ekstremin “po kur kan qen shqiptaret ndonjeher-qe do jen sot”.
Gjithsesi, per mendimin tim analizat e Matoshit jan gjithnji brilante, ndersa shqetesimi (intelektual shqiptar) qe ai shpreh qoft duke dhen mendime per zgjidhje mendoj se eshte thjesht pergjegjsi. Do kisha dashur qe komentet ti shpetonin pasionit te shkruesit qe ne fakt i ngjan krejt pasionit te Matoshit. Se paku ne shikimin tim.