Iku 12 gushti 2012, dita kur u mbushen 100 vjet qëkur Shkupin e çliruan luftëtarët shqiptarë të prirë nga Hasan Prishtina. Kjo ngjarje u shënua vetëm nga dy institucione në mbarë hapësirën shqiptare: Kryetari i Komunës së Çairit në Shkup me një iftar për nder të këtij përvjetori dhe TV Mitrovica me një debat dy orësh për këtë ngjarje. Kaq ishte, e tëra.
Nexhat Mitrovica (1912-2011), i biri i ish kryeministrit shqiptar Rexhep Mitrovica (1887-1967), në letrën dërguar nga Parisi autorit të këtyre rreshtave, kur numëronte meritat e babës së vet, shumë më shumë krenohej se babai i tij është ndodhur në Shkup në ditën e çlirimit të tij më 12 gusht 1912 se sa me faktin që babai i tij ishte njëri ndër nënshkruesit e pavarësisë së Shqipërisë të shpallur më 28 nëntor 1912.
Po parafrazoj se çfarë thotë Eqrem Bej Vlora (1885-1964) për këtë ngjarje madhore të historisë: “Nuk është evidentuar gjëkundi në historinë e përbotshme që ndonjë ushtri, sado e rregullt apo çrregullt të jetë, të çlirojë apo të pushtojë një qytet të madh dhe aty të mos ndodhë asnjë dhunim, grabitje apo çfarëdo gjëje e pahijshme”.
“Kur më 12 gusht 2012 luftëtarët shqiptarë të prirë nga Hasan Prishtina (1873-1933), Bajram Curri (1862-1925), Isa Boletini (1864-1916) etj. u futën në Shkup, nuk ndodhi asnjë grabitje, asnjë dhunim dhe asnjë gjë e pahijshme. Fshatarë e malësorë të sfilitur nga lodhja e uria, prisnin në radhë për të blerë në pazarin dhe dyqanet e Shkupit me ato pak para çfarë kishin”, shkruan Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij.
Në kujtimet e veta, Hasan Prishtina përmend që është pyetur nga një gazetar i huaj për këtë shëmbëlltyrë fisnikërie të luftëtarëve shqiptarë dhe se përgjigjja e tij ka qenë: “Kjo tregon se këtij populli i mungon vetëm një udhëheqje e duhur për të qenë në një rang me popujt e civilizuar”.
Natyrisht, nën Hasan Prishtinën shqiptarët e kishin një udhëheqës të tillë që nuk e patën kurrë më në histori. Urtinë e Hasan Prishtinës do ta ketë disa dekada më vonë Ibrahim Rugova, por jo edhe dellin e tij komandues e luftarak.
Projekti i Hasan Prishtinës për arritjen e një autonomie kulturore e territoriale për 4 vilajetet shqiptare, të bashkuara në një të vetëm, si hap drejt pavarësisë së Shqipërisë, nuk realizua. Arsyet jepen në vetë kujtimet e Hasan Prishtinës të botuara 10 vite më mbas. Por, dështimi i një projekti nuk e bënë të pavlerë atë në kuptimin historik. Jo çdo dështim i momentit është edhe huqje historike. Në politikë rrol të madh luan edhe fati dhe rastësia, i cili mund të jetë herë në një anë e herë në anën tjetër. Me rëndësi për historinë është impakti i asaj ngjarjeje në rrjedhat e mëvonshme.
Projekti i Hasan Prishtinës dështoi për shkakun se Bullgaria, Serbia, Greqia e Mali i Zi tashmë veç kishin të nënshkruar traktatin e fshehtë për sulm ndaj Perandorisë Osmane, ndërsa fuqitë evropiane – me përjashtim të Austro-Hungarisë e Gjermanisë – kush me më pak rezerva e kush me entuziazëm të madh e kishin përkrahur këtë aleancë.
Në anën tjetër, ajo çfarë ishte më kryesorja, politikanët e tjerë shqiptarë të kohës nuk e kishin largpamësinë e Hasan Prishtinës. Ata që u besatuan për kryengritje së bashku me Hasan Prishtinën në Kuvendin e Taksimit në Stamboll, për një kryengritje të përgjithshme shqiptare (Ismail-Qemajl bej Vlora, Mufit Libohova, Aziz Vrioni, Syrja bej Vlora) nuk e mbajtën besën, nuk filluan kryengritjen. Ndërsa, liderët tjerë shqiptarë që iu bashkëngjitën Hasan Prishtinës, nuk kishin nivelin e tij intelektual për ta përcjellë në gjithë hapat e tij.
Kryengritja e organizuar prej Hasan Prishtinës pati për rezultat të drejtpërdrejtë shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë. Ky projekt përshpejtoi sulmin e Bullgarisë, Serbisë, Greqisë e Malit të Zi ndaj Perandorisë Osmane, rrjedhimisht ndaj tokave shqiptare, por ngriti pazarin e Shqipërisë në kancelaritë evropiane. Dëshmoi se shqiptarët e egër i ndanë vetëm një hap i vogël nga qytetërimi modern. Çlirimi i Shkupit ishte dëshmia më e mirë për këtë (këtë strategji e përdori dekada më vonë Ibrahim Rugova kur me organizimin e institucioneve paralele të Kosovës i dëshmoi Perëndimit se Kosova mund të funksionojë si shtet nëse do të ndihmohet nga NATO).
Përshpejtimi i sulmit të aleatëve ballkanikë pati pasoja pozitive për Shqipërinë, ngase strategjia e tyre u detyrua të modifikohet. Kuptohet, pozitiviteti nuk qëndron në sulmin, por në përshpejtimin e tij, sepse ai do të ndodhte gjithsesi dhe plani final nuk parashihte kurrfarë shteti shqiptar. Sulmi i përshpejtuar nxiti Perandorinë Osmane që njohjen e rezultateve të luftës ta bëjë me kushtin që të krijohet një shtet shqiptar me kufijtë që do t’ia përcaktojnë Fuqitë e Mëdha siç na dëshmojnë kujtimet e princit Ëilhelm Ëied.
Kjo na dëshmon se sikur mos të ndodhte çlirimi i Shkupit më 12 gusht 1912, nuk do të ndodhte as 28 nëntori 1912 në Vlorë apo edhe nëse do të ndodhte nuk do të prodhonte efekt.
Prandaj, atë që Bekim Lumi e tha në TV Mitrovica, shqiptarët duhet ta mbajnë si vëth në vesh: Ashtu si George Bushi e shpalli pavarësinë e Kosovës më 10 qershor 2007 në Tiranë, Hasan Prishtina e shpalli pavarësinë e Shqipërisë në Parlamentin Osman në Stamboll, para se ajo të shpallej në Vlorë.
ne do te nderojme per 100 vjetor ahmet zogun, sali berishen, dy plehrat qe e kane grabitur me shume Shqiperine!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sali-united-best-buy-of-all-time.html
Dakord,çlirimi i shkupit ndodhi aq paqësisht!Po 100 vjetori i çlirimit,përse nuk e pati atë entusiazëm që do të kishte një festë kaq kombëtare?!-Kjo tregon se ka një etnitet shqiptar me veçoritë që shpiegonte gazetari i nderuar H.Matoshi,para disa ditësh…-
-Ndërsa,përsa i përket –
-” –Kjo na dëshmon se sikur mos të ndodhte çlirimi i Shkupit më 12 gusht 1912, nuk do të ndodhte as 28 nëntori 1912 në Vlorë apo edhe nëse do të ndodhte nuk do të prodhonte efekt.”—
-do të ishte fare e pamenduar ,për të mos thënë që do të ishte e rrezikshme…-Fundja Shkupi,ishte një qytet shqiptar nën jugosllavi..ishin aneksuar prej kohësh këto treva…-Lëvizja për çlirim kombëtar e pavarësi,ishte një nevojë e domosdoshmëri e brendshme…E si e tillë,nuk mund të mvarej nga se do çlirohej shkupi apo jo….në dokumentin e pavarësisë..ishte parashikuar pavarësimi pa kushte i çdo pëllëmbe toke e hapësire shqiptare…..-Kjo është e vërteta historike…Sa për dyshimet e tjera..që hidhen..duken si pa bazë reale:atje ku autori i shkrimit thotë se:–
-”(Ismail-Qemajl bej Vlora, Mufit Libohova, Aziz Vrioni, Syrja bej Vlora) nuk e mbajtën besën, nuk filluan kryengritjen…”—Nëse nuk do kishin mbajtur besën…atëhere ka një pyetje zoti Spahiu:-Si ka mundësi që dokumentin e pavarësisë..dhe vetë aktin e saj e realizuan po këta patriotë të mëdhenj, që gjoja nuk e mbajtën besën…?!-Historia nuk mund të fshihet dhe as mund të ndryshohet me një të rënë të lapsit…!
Zoteri Kurveleshi ti paske problem me histori e gjeografi se bashku.
Me 12 gusht 1912 Shkupi si dhe te djitha qytetet tjera shqiptare ishte nen Perandorine Osmane. Jugosllavia u krijua 17 vite me mbas me 6 janar 1929. Kryengritja e Hasan Prishtines ndodhi ne pranveren/veren e 1912. Pavaresia e Shqiperise u shpalle ne vjeshten e vone te atij viti.
Flamurin se ka ngrit I. Qemali. Une e di qe e ka ngrit saliu
ky rexhep mitrovica ka qene kryeministri kuisling ne kohen e pushtimit gjerman
ne kohen e masakres te 4 shkurtit 1944
Ate masakren e 4 shkurtit sikur te kishin vra 10 fish ma mire do kishin bo se ndoshta kishim per te shpetu prej asaj fare te keqe, klyshave te sllavit me ne krye kopilin e bimbashit.
Ptu fara keqe edhe pse dole ne demokraci hala pionere te enverit ngelet.
Ajo nuk ishte masaker.
Thjesht u vrane disa njerez qe kishin bo krime nga me te ndytat dhe su hyte gjem ne kome se Balli Kombtar nuk donte vllavrasje.
O Tani ja ke fut pordhes, qetsohu se po te iken jeta vetem me urrejtje.
zoti i nderofte e popujt i kujtofshin keta dardan te rinj .
historine tone e shkruajne armiqte tane
100 vjetori i clirimit te Shkupit iku pa u ndjere…sikur te ishte clirimi i Shangait…
Kryetari i komunes se Çairit feston 100 vjetorin e çlirimit nga pushtuesit turq duke shtruar nje iftar!!! Skandaloze. Te çliriohesh nga pushtuesi nuk eshte vetem çlirim fizik por ne rradhe çlirimi i mendjes nga vargonjte me te cilet pushtuesi te ka lidhur mendjen e ndergjegjen. Eshte shkeputje nga zakonet dhe veset e urryera te pushtuesit si dembelizmi, rryshfeti, shkelja me kembe e me te dobetit. Eshte zhveshja e veshjeve te imponuara nga pushtuesi (çitjane, ferexhe, dimi, poture, pantallona treçerekeshe). Eshte largimi nga mallkimi i ketij populli. Nga feja e shkretetirave te Arabise Islami. Ç’pavaresi festojme me iftar? Vete kryeinjoranti i ketij kombi shtron iftare ku mbledh me kuç e me maç. Keshtu merr vota nga fshatrat e thella nga fshataret injorante per shkak te territ informativ dhe islamik ja japin voten ketij shartimi mes Satanait dhe malokut. Vazhdimi i ketyre zakoneve te urryera tregon qe akoma nuk i kemi hequr vargonjte shpirterore qe na lidhi pushtuesi shpirtin. Me goje duam Evropen me zemer jemi me Arabi. O fare e keqe qe na degjeneruat si komb kur do shporreni per je Turqi te emancipohet ky vend?
Po nga kush u clirua Shkupi,nga vellezerit e nje gjaku ? Neser do te falet fiter bajrami ne xhamine e sulltan Mehmetit a Muratit,se nuk me kujtohet, apo jo ? Vertet para 100 vjetesh eshte cliruar Shkupi apo sot e kesaj dite vazhdon perpjekjet per clirim !
Nje shkrim qe te le nje ndjenje te keqe. Rexhep Mitrovica permendet si etalon per pavarsine e Shqiperise dhe po ky njeri ka qene Kryeminister ne kohen e fashizmit. Ismail Qemali paraqitet i pabese, etj, etj. Cfare mund te perfitosh nga nje shkrim te tille ? Asgje pervec qe mesojme se shqiptaret e cliruan Shkupin, por ate e moren sllavet me vone. Nuk i kuptoj keta “intelektuale” qe patriotizmin e tyre e kane te perzjere me nje helm antikombetar.
Ti bëhet mëndja top se festat që organizon tadhëtari i kombit Sali Berisha do bojkotohen nga populli sidomos Vlora dhe jugu.
nje fare Toni me siper shkruan se do ishte me mire te ishin vrare me shume ne natene e 4 shkurtit 1944(84gjak shqiptaresh)nga regjimenti i Kosoves me kom. XH.Deven ne urdher te min.te brençem kuisling gjerman ish firmetarit te pamvaresise me 1912 Rexhep Mitrvices , dikush nuk e thote se Balli Kombetar ishte parti politike kurse keta dy emra anetare te Regjences se Mehdi Frasherit e Ali Bej Kelcyres . Keto vrasje ishin premiera e vella vrasjes gjate luftes , pas luftes dhe sot e me sa duket ca mendje duan te vazhdojne dhe ne te ardhmen , fatkeqesi kombetare keto mostra me kete mentalitet . Vellezer e motra ka vdekur me kohe Balli e P.Komuniste e zogiste mos shikoni ca sharlatane qe duan ndonje cope nga Shqiperia e drobitur , Shqiperia eshte dhe duhet te jete e shqiptareve pa dallim feje krahine e ideje , gjuha kocka s ka por kocka shtyp , prandaj kujdes . Ky sharlatan gazetar,politikan,filozof i flet me shume goja se mendja , mos ja vini veshin se ben punen e qofte-largut , na njoftoka se qeka festu 100 vjetori i muslimaneve kunder kaureve ne Shkup , ky dhe ca te soit te tij me diten e pare te pamvaresise se Kosoves reklamonte kombin e ri Kosovar me shqiptaret;serbet ,turqit,etj , Paris
O djema, mos e merrni me nxitim, se në 4 shkurt, as 5 veta nuk janë vrrarë, jo më 84.
Për të gjithë ata që me të vërtetë mendojnë se janë 84 vetë, duhet të kuptojnë se rregjimi komunist asnjëherë nuk ka dhënë emrat e këtyre të 84-ve.
Nuk do të gjeni emrat e tyre në asnjë trakt të kohës apo në çfarëdolloj botimi tjetër të mëvonshëm, gjë që tregon se numrin e kanë shpikur vetë, njësoj si shifrën 28 mijë dëshmorë.
Komunistët janë të parët për mashtrim !
Kombin kosovar e perbejne shqiptaret e Kosoves dhe jo serbet, romet e minoritetet e tjera te Kosoves.
Ky fare nedzmedin Spahiu (keshtu e ka akoma emrin te shkruar ne pasaporte) dhe Halil mutoshi, jane renegatet e sotem te Shqipetareve te kosoves. Shkrimi i tij duket shume dredharak, na lexon edhe shkrimet e te birit te kriminelit kuisling Redzep Mitrovica.Kane qellime te thella dhe notojne ne ujra te turbullta ne dite e sotme. E shohin se kan humbur goxha terren nga dje kur ne kosove sundnte serbia dhe keta ishin te vetmit “bilbila”qe percillnin ne shqip politiken e mbrapsht millosheviciane. Ketyre te dyve pervecse ju ka ngelur sahati akoma ne kohen e Jugosllavise, druaj se i kan akoma emrat ne listat e UDB si agjente aktive.
Turp more plehrat e ketij kombi, do kujtoheni gjithmone si palaco.
I nderuar Nexhmedin!
Duhet me kape persembari punen e historise…Pjeter Bogdani, emrin e te cilit e preferoi si emer te dyte ibrahim rugova, pati luftuar kunder turqve ne shkup, se shkup=shkyp-shkipni, se sllavet nuk kane y,u semund ne kete perpjekje dhe vdiq e u varros ne prishtine dhe turqt ia nxoren trupin jashte…ded gjo luli e ngriti me disa petrita dhe intelektual te rangut europian flamurin ne deciq me 6 prill 1912 dhe ded coku shif mire se si shkruen per te LIRI E SHQIPERISE ne sofie, 37 vjec dhe Nikoll miri nga Bregu i Mates dhe Gurezi-Bregu i poshtemi mates i shkaktojne dame ushtrise turke me ushtar edhe nga shqiperia lindore, shkojne drejt durresit me qellim ngritjen e flamurit dhe jo autonomi si kerkon shkupi dhe bregamatasit edhe me nje shkodran si zef simon harapi, intelektual diplomuar ne vjene, sekretar i toptanve vritet vet i dhjete nga tradhtia e mbledhjes se pas shkupit te cliruar diku nga 15 gushti…pastaj ndodhi ajo e vlores…jugu te luftoje si veriu shkruan kristo luarasi me 26 gusht 1912,Liri e Shqiperise.Pra duhet zbuluar a ka pas nje konspiracion mes konsullit te austrise ne shkoder-komandantit te forcave te rregullta ushtarake turke te shkodres-fishtes dhe ded cokut….ndersa i qemali nuk e hoqi asnjehere qylafin e administratorit osmano-turk nga koka edhe kur pozon me isa trim- Boletinin kreshnik i kosoves veriore…