Diktatori Sali Berisha, më i “blinduar” se Gedaf, Asad dhe bosi i “COSA NOSTRA”

20 Gusht 2012, 20:37Blog TEMA
Diktatori Sali Berisha, më i “blinduar” se Gedaf, Asad dhe bosi

Nga Përparim Halili

Kryeministri Sali Berisha, është personi që po “pëllet” më tepër për gjoja heqjen e imuniteteve e të “mburojtes” zyrtare. Pas 20 vitesh me imunitete dhe super-mburoja fizike shtetërore e private prej “Sulltani”, përdhosësi më ekstrem i imunitetit në raport me drejtësinë, ka dalë e po na “jep leksione” për kthimin e vetes në “qytetar i thjeshtë”. Përballë broçkullave që po llomotit “non stop” dhe ato që po bën realisht, “leksionet” e tij “anti-imunitet” janë një demagogji dhe hipokrizi komike prej palaçoje cirku. Pse? Sepse “master-kllouni” politiko-qeverisës Sali Berisha edhe kur del e brroçkollit në qeveri e parlament për gjoja heqje imuniteti, gjendet i rrethuar nga imunitete e roje të shumtë, që i qëndrojnë të armatosur dhe poshtë podiumeve. E kemi parë në nbledhje qeverie, në parlament, në prerje shirritash, në fushata elektorale, në gara noti, në ngjitje malesh e deri në takime me fëmijët e çerdheve, që “trimi” Sali Berisha rezulton të jetë ekzemplari më “i blinduar” me imunitete të ligjshme e të paligjshme, me eskorta e truproja private që nuk i kanë patur as sulltanët, që nuk i kanë patur e nuk i kanë as diktatorët, as mbretërit dhe kryemafiozët e botës. Ai mbrohet edhe brenda në WC, ku dhe butoni i shkarkuesit të galixhanit, i duket sikur është “buton mine me sahat”. Deri në këtë shkallë psikopatie e paniku, të çon vetëm një shkak: frika prej krimeve që kryen.
Në këtë moment psikologik e shpirtëror gjendet prej 20 vitesh Sali Berisha. Frika ekstreme nga “hakdhënia” popullore e individuale, ose prej atyre me të cilët Sali berisha është “në gjak”, me të drejt e ka çuar atë “blindimin” dhe sigurinë që po i bën vetes, deri në veshje anti-plumb në pikun e vapës e me roje poshtë krevatit. Me “blindimin” që i ka bërë vetes, “trimi”, i “drejti” dhe “udhëheqësi i dashur popullor” Sali Berisha, ka thyer “rekodrin botëror” të sigurisë prej frikës. Po bëjmë një krahasim faktik mes “blindimit” shtetëror e privat të disa ish-dikatorëve, diktatorëve e bosëve të mafies ndërkombëtare dhe “blindimit” të kryeministrit shqiptar Sali Berisha:

BEN ALI, Tunizi: Ky super-diktator që pati ndëshkim popullor, jetonte i blinduar nga 13 truproje, dhe 8 makina që i paguante nga taksat e popullit, si dhe nga 11 truproja e 5 makina që i paguante personalisht. Familja e tij ruhej nga 9 truproje dhe 5 makina.

GEDAF, Libi: Krye-diktatori gjakatar që u masakrau publikisht nga populli, jetonte i blinduar nga 18 truproje dhe 12 makina që i paguante nga taksat e popullit, si dhe nga 15 truproja e 7 makina që i paguante personalisht. Familja e tij ruhej nga 19 truproje dhe 10 makina.

MUGABE, Zimbabie: Monstër sundimtari, prej nga Sali Berisha ka kopjuar “modelin” e pushtet-sundimit, jeton i blinduar nga 10 truproje dhe 6 makina që i paguan nga taksat e popullit, si dhe nga 4 truproja e 3 makina që i paguan personalisht. Familja e tij ruhet nga 6 truproje dhe 4 makina.

JONG-Il, Kore e Veriut: Sundimtar diktatori komunist, prej nga Sali Berisha frymëzohet për të ndërtuar regjimin e tij neo-diktator në Shqipëri, jeton i blinduar nga 7 truproje dhe 4 makina që i paguan nga taksat e popullit, si dhe nga 8 truproja e 5 makina që i paguan personalisht. Familja e tij ruhet nga 3 truproje dhe 2 makina.

LUKASHENKO, Bjellorusi: “Modeli” i Sali Berishës në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me dhunë politike, shtetërore e krime, jeton i blinduar nga 12 truproje dhe 8 makina që i paguan nga taksat e popullit, si dhe nga 4 truproja e 2 makina që i paguan personalisht. Familja e tij ruhet nga 6 truproje dhe 3 makina.

FIDEL KASTRO, Kubë: Diktatori komunist i lënë mbrapa prej Sali Berishës në aplikim metodash diktatroiale në pushtet, jeton i blinduar nga 4 truproje dhe 2 makina që i paguan nga taksat e popullit, si dhe nga 6 truproja e 3 makina që e paguan personalisht. Familja e tij ruhet nga 5 truproje dhe 3 makina.

CAUSHESKU, Rumani: Krye diktatori gjakatar që u tërhoq zvarrë nga populli dhe u pushkatua, jetonte i blinduar nga 5 truproje dhe 3 makina që i paguante nga taksat e popullit, si dhe nga 3 truproja e 2 makina që i paguante personalisht. Familja e tij ruhej nga 7 truproje dhe 2 makina.

MILOSHEVIÇI, Serbi: Diktatori gjakatar, mik dhe ortak i Sali Berishës në trafiqe e krime kundër shqiptarëve i vdekur në burg ndërkombëtar, jetonte i blinduar nga 8 truproje dhe 4 makina që i paguante nga taksat e popullit, si dhe nga 6 truproja e 3 makina që i paguante personalisht. Familja e tij ruhej nga 5 truproje dhe 3 makina.

MUSA YALAHOV, Somali: Kryeministër i një vendi me tregues ekonomik, kriminal e korruptiv si Shqipëria e sunduar prej Sali Berishës, jeton i blinduar nga 6 truproje dhe 2 makina që i paguan nga taksat e popullit, si dhe nga 4 truproja e 3 makina që i paguan personalisht. Familja e tij ruhet nga 5 truproje dhe 2 makina.

HUN SEN, Kamboxhia: Një tjetër model sundimi diktature, tipik si regjimi i Sali Berishës, jeton i blinduar nga 9 truproje dhe 5 makina që i paguan nga taksat e popullit, si dhe nga 7 truproja e 4 makina që i paguan personalisht. Familja e tij ruhet nga 6 truproje dhe 4 makina.

MUSHARAF, Pakistan: Jeton i blinduar nga 10 truproje dhe 6 makina që i paguan nga taksat e popullit, si dhe nga 8 truproja e 4 makina që i paguan personalisht. Familja e tij ruhet nga 7 truproje dhe 3 makina.

HOSNU MUBARAK, Egjipt: Miku dhe ortaku i trafiqeve të Sali Berishës, diktator gjakatar, jetonte i blinduar nga 28 truproje dhe 12 makina që i paguante nga taksat e popullit, si dhe nga 14 truproja e 8 makina që i paguante personalisht. Familja e tij ruhej nga 15 truproje dhe 9 makina.

AHMADINEXHAD, Iran: Bosi i një sundimi që kërcënon botën me çmenduritë e tij, mik i vjetër i Sali Berishës në strukturimin e terrorzmit islamik dhe në Shqipëri, jeton i blinduar nga 26 truproje dhe 19 makina që i paguan nga taksat e popullit, si dhe nga 14 truproja e 8 makina që i paguan personalisht. Familja e tij ruhet nga 15 truproje dhe 8 makina.

ALIYEV, Azerbajxhan: Oratku dhe klienti i Sali Berishës në trafiqet dhe privatizimet klienteliste mafioze që bëhen në ekonominë shqiptare, jeton i blinduar nga 9 truproje dhe 5 makina që i paguan nga taksat e popullit, si dhe nga 7 truproja e 4 makina që i paguan personalisht. Familja e tij ruhet nga 8 truproje dhe 4 makina.

BASHAR AL ASAD, Siri: Ortaku i Sali Berishës në trafikun e armëve, dikatori që po vret popullin sirian, jeton i blinduar nga 25 truproje dhe 12 makina që i paguan nga taksat e popullit, si dhe nga 15 truproja e 6 makina që i paguan personalisht. Familja e tij ruhet nga 14 truproje dhe 6 makina.

VITO PALAZZOLO, bosi i “COSA NOSTRA”: Jeton i blinduar nga 18 truproje dhe 8 makina. Familja e tij ruhet nga 8 truproje dhe 6 makina.

MATTEO DENAROS, bosi i “CAMORRA”: Jeton i blinduar nga 20 truproje dhe 10 makina. Familja e tij ruhet nga 12 truproje dhe 7 makina.

OVIDIO SANCEZ, bosi i drogës MEKSIKË: Jeton i blinduar nga 6 truproje dhe 4 makina. Familja e tij ruhet nga 4 truproje dhe 3 makina.

ERIKSON VARGAS (Sebastian), bosi i drogës KOLUMBIANE: Jeton i blinduar nga 12 truproje dhe 8 makina. Familja e tij ruhet nga 14 truproje dhe 7 makina.

SALI BERISHA (ESPINOZA), bosi i gjithë pushteteve në SHQIPËRI: Kryeministër, 22 vjet deputet dhe kryetar i PD, jeton familjarisht i blinduar nga 43 truproja dhe 24 makina që i paguan nga taksat e shqiptarëve, si dhe nga 26 truproja e 15 makina që i paguan nga fitimet e aktivitetit kriminal e mafioz të pushtet-bandës dhe familjes së tij.

28 komente në “Diktatori Sali Berisha, më i “blinduar” se Gedaf, Asad dhe bosi i “COSA NOSTRA””

  1. Jetmir Pashaj says:

    Faleminderit zoti Perparim!
    Nje analize e shkelqyer krahasuese. Njekohesisht edhe shume informuese.
    Nese do te shtonit edhe badigardet e familjes …
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-nr-1.html

    1. xhoni says:

      TURIRI ME I URRYER I POPULLIT SHQIPTAR!!
      Nje kriminel i lindur e rritur per te zezen tone te perbashket!!!
      MALLKUAR QOFSHIN ATA,QE I SHERBEJNE KESAJ MASKE KANIBALI!!!

  2. KJO FOTO PADYSHIM QE ESHTE MARE DUKE NJEKUR LIVE REZULTATIN E ZGJEDHJEVE PER TIRANEN ,KY MONSTER PER MENDIM TIM KA MARE FUND NO COMENT

  3. tomori i beratit says:

    Tamam si i vellai i adolf hitlerit duket ky viçidolas vetem se adolfit i vjen anes se adolfi çdo gje e beri per Gjermanin dhe popullin gjerman ky adolfi yne çdo gje e ben KUNDER POPUULLIT E KOMBIT SHQIPTAR por……Po i vjen fundi faqeziut.

  4. Sali Kari says:

    tamanm fytyre gulshedre ka , i mjere populli si e ka, haram e past si e mban kete gadaf, ky duhet te denohet me varje, ky fare burr muti jo shteti

  5. ARDIAN KOLI says:

    Mos i qani hallin Berishes se eshte me i fart se qe mendoni http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  6. ani says:

    ku i ka pare ky gazetari 24 makina se une nuk kam pare asnjehere me shume se 3 makina.me krahasime te tilla(mashtrime)nuk nxiret mllefi.

    1. Eri says:

      Ani ti shikon levizjet e Berishes nga RTSH-ja deri tek Kryeministria se kur del neper rrethe nuk sheh Garden qe shkon 24 ore perpara dhe kontrollojne cdo centimeter siperfaqe ku do kaloje Gedafi yne.
      Po ata police rrugore te cdo komisariati qe rrijne ne cdo kryqezim e mbikalim te rrugeve nacionale?
      Gjithesesi me poshte ke nje artikull mbi shpenzimet ne buxhet te qeverise vetem per sigurine e tyre personale:
      14 Milion USD ne vit dalin nga xhepat tane vetem per te rruajtur keta kriminele. Marrezi!

      http://sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=41940:13-miliarde-leke-ne-vit-per-ruajtjen-e-personaliteteve-berisha-dyfishoi-buxhetin-e-gardes-per-te-blinduar-pushtetin&catid=219:politike-gazeta&Itemid=466

  7. rilinda says:

    Patjeter fundi i tij do te jete ai i diktatoreve te tij vellezer
    Mos ngelte kembe ne shqiperi nga fara e tij e keqe,

  8. Drini says:

    Ju lutem Temes, mos ja zmadhoni foton ketij monstre se na cpifet ne gjume.

  9. lika says:

    z sali nje sherbetore dhe nje servil i bllokut qe po zbaton te gjithe mesimet e envetit, shqiperin po e varferon cdo dite korupsioni eshte ne maksimum administrata publike nuk funksionon shendetsia eshte e varfer dhe shume e koruptuar ekonomia e tregut eshte monopol i rrethit te ngushte te saliut qe arsimi prodhone cdo dite diplloma fallco dhe nga keto injorante udhehiqemi prandaje shteti yne eshte ne kolaps te plot.

  10. Shqiptari says:

    Me tubo ne bythe do ti veje shpirti ne hale, si gadafit.

  11. sociologu says:

    Ajo fytyre qe ne veze formoi dhe ruan normat e gjakmarjes,te mjedisit ku u ngjiz,te edukates familjare, sa here eshte vertetuar kjo veper,medemek mbron atdheun dhe vret shqiptaret ne demokraci.
    Ne kete drejtim edhe vete saliu dhe shume te tjere nuk e kuptojne qe eshte i telekomanduar nga genet e gjakmarjes,te ndodhura ne c’do qelize te tij.

  12. Zamira says:

    ….Tano Karidi ;;;;; Fundi i tij do jete tragjik!!!!!!! Na trembi me keto sy e kete fytyre ,ku eshte dhe frikshem ta shikosh. I marte morrat Hitlerit!!!!!

  13. analist says:

    Ja ke fut pak pordhes me keto krahasimet,sepse Caushesku,Miloshevic etj udheheqesa komuniste nuk kishin as mundsi e as nevoje te kishin roje personale te paguara privatisht!!!!!!!!!!

  14. peci luku says:

    po them se ne truprojat etij do kjete ndonje trim qe do e vrasi e te jete njeriu i respektuar per popullin qe ligji nuk do e denoje

  15. Bubullima LU says:

    1. Ne foton qe ke dal
    Dukesh i trishtuar
    C’hall te mundon
    Cfare s’ke realizuar.
    2. Bashkine e Tiranes
    Me ne fund e more
    Tani te kercesh
    Me Ristan prej dore
    3. Mos na rri menduar
    Sa s’te ze gjumi
    Apo te shqeteson
    Ai referendumi.
    4. Kur je i trishtuar
    Ne nuk rrim te qet
    C’te bejme neser
    Po nuk patem mbret.
    5.Po nuk qe i qete
    Hiqe imunitetin
    Shto truprojet
    Te trembesh miletin
    6.43-tre truproja
    Per ty jane pak
    Emos pyet per popull
    Qe s’ha dot kafshate.

    1. Reformer says:

      Mos u merrni me kete coftire.
      Kush nuk vdes nga uria, vdes nga babezia. Dhe ketij keshtu ka per ti ndodhur te mbytet ne balten e pushteteve fiktive qe ka krijuar.

  16. grupi says:

    Kelmendasi, eshte kryebolegardi, po te mos ishte ai do ta kishim bo mut neper komente.

  17. mero baze says:

    na ngopet me shpifje dhe genjeshtra o karagjoze dhe demagoge.

  18. psy says:

    Dje u kthye nga pushimet Presidenti francez F.Hollande,u kthye me tren,doli ne mes te turmes si gjithe te tjeret,kishte 2_3 roje,njerzit shikonin e vazhdonin rrugen e tyre.Po te mos ishin gazetaret,asnje nuk do ta kish vene re.

  19. martini says:

    fytyra me e keqe je ti o qen serb, a po mi lexon keto fjale o sali qen serbi mbeturine e poshter,ta kam ba sllobodanken,arqiten dhe shkerdhenin.plumbi eshte pak per ty o qen serb qe po shet kombin tone.
    me siguri e din fundin kur te fillosh te dhihesh ne breke dhe te plakesh athere do te terheqin zvarre si qen per ato qe ju ben shqiptareve.sheqeren ne gop o qen i poshter qynef islamik mbeturine dhe tradhetar i kombit.ptou fytyre e ndyt.

  20. KATUNARI GANGSTA says:

    o sale po mos ki kaq frike o burre.sepse asnje nuk e ndyen pushken me nje si puna jote.jo per gje por i shajne plumbin qe ka harxhuar kot.

  21. Br8s says:

    Duhet te jet duke pare dokumentarin per protestat ne Vlore ku mijra njerez therisnin: Sali,Sali va fankulo!!,

  22. sherifi says:

    njelloi si enveri (ati i tij shpirterore) por me nje ndryshim ne koston e shpenzimeve,se ai nese kishte roje apo makina dilte apo nuk dilte nje here ne vite apo ne dy vjete jashte tirane apo ne tv,ndersa qefi i ketij eshte te dali,te presi sa me shume shirita qofte edhe kur meremetohet ndonje shkolle apo spital dhe sa me shume te shkoi jashte
    shtetit dhe a ka mundesi qe fytyra e ketij te jete 24 ore ne tv.
    ky e do pervec eskorten e truprojeve,por edhe nje lukuni me gazetare apo kameramane qe ta filmoin edhe kur llokocitet ne breg te detit.

  23. malcori says:

    e kane ka pur te gjithe me berishen e shkret se nuk kane cti bejne amerikanit se nuk e do edin, te ishim kaq te moralshem do e donim dicka me teper ameriken,ndryshe hyp ne maj te thanes e pushtet nuk ke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje