E ka ndarë mendjen

19 Gusht 2012, 14:47Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Nuk është idiot, kur thotë që Edi Rama dhe Kreshnik Spahiu kanë intreresa personale në hapësirën detare që po rinegociohet nga qeveria e tij. Në fakt vetëm një idiot mund ta thotë, apo një i vonuar mendor mund ta besojë këtë deklarim. Por Sali Berisha është i djallëzuar dhe i lig, por jo i çmëndur. Ka qëllim që të spostojë vëmëndjen e publikut nga një çështje madhore si ajo e kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë, në një konflikt ordiner me udhëheqësit e Partisë Socialiste dhe Aleancës Kuq e Zi. Dhe në këtë mënyrë arrin të banalizojë një çështje jetike për fatet e kombit. Sulmon kundërshtarët e sotëm dhe ndërkohë ju heq baltën plehrave që historia i varrosi. E gjithë fushata e tij për rehabilitimin e figurave të diskretituara me tradhëti ndaj vëndit, ka si qëllim të zbehë figurat e ndritura. Kërkon ti barazojë vlerat e atyre që dhanë për vëndin me ata që e përdorën si plaçkë tregu, dhe në mes tyre, të zerë vënd edhe ai. Shikojeni se çfarë bën në njëqind vjetorin e pavarësisë. Asnjë monument, asnjë përkujtimore, asgjë që të kujtohet kjo datë, nuk po ngre. Nuk është harresë. Është me qëllim që këtij vëndi, kështu siç e njohim, mos ti mbahet mënd ditëlindja e rëndësishme. Shemb e shet monumentet që kujtojnë pavarësinë apo rrugën që çuan në të, pastaj nxjerr Baçet e tij plaka, të thonë që sa u prish, nuk kishte rëndësi. Sepse në mëndjen e tij e ka ndarë mëndjen që nuk do ta lerë ashtu siç e mori. Do ta shesë ose këmbejë. I fryn mbi rrogoz dhe nën rrogoz ndarjes Jug – Veri, për të kompaktësuar gjithë ata që i shkojnë pas, siç banditët i venë kapobandës. I ka bërë pas vetes dhe u jep të kuptojnë se sido që të shkojnë fatet e atdheut të madh që i thonë Shqipëri, fshati i tyre, a limeri, ku do hanë paratë e vjedhura, do jetë gjithmonë i sigurtë me atë në krye kapobandë. Vdes jugun e vëndit me mungesë rrugësh dhe investimesh, për t’ia nxjerrë nga zemra njerëzve këtë Shqipëri siç e njohim sot. E bën që të marrë hak për zbythjen që i bënë më ’97, dhe për ta ngushtuar mbretërinë e tij në ato pesë fshatra ku ia dëgjojnë imzanë dhe do grumbullojë horrat që janë gati të vdesin për të.  Nuk i plas fare për Esat Pashën dhe Ahmet Zogun. E bën thjesht që pisllëku i tij të duket më i vogël. Sepse kushdo që ka sunduar këtë qoshe të Ballkanit, sado i zi që ka qënë, ka bërë diçka të mirë, ndërsa këtij nuk do ti mbahet mënd asgjë. E ka ndarë mëndjen të bëjë proçkën si askush më parë. Do t’i dhurojë sipërfaqen detare Greqisë, pikërisht zonën nga do kalojë gazësjellësi “South stream”; ku nga pikëpamja gjeostrategjike Shqipëria kontrollon Otranton, dhe mendohet të ketë rezerva të mëdha hidrokarburesh. E bën për të siguruar karrigen e tij të qelbur; që rraca e tij të mbretërojë qoftë edhe në një shami tokë. E bën se është frikacak dhe i pështirë në ballafaqimet e tij me botën, grekët në krye. Të vetmin që vret, poshtëron e shet janë shqiptarët. Me të tjerët rri si qen i rrahur. Është aq trim, sa edhe një shtet me brekë nëpër këmbë si Greqia, e bën ti dridhen gjunjët. Ringjallja e lobeve greke së fundmi, dhe fushata e tij për përçarjen e vëndit, është e frikshme për fatet e tërësisë teritoriale të vëndit. Kur Berishën e zunë me presh në dorë duke falur sipërfaqen e vëndit, nxorri gjithë zgjyrat e tij që e kishin negociuar paktin, që ta mbronin. Kur nuk ja dolën, i shau denoncuesit e krimit si “sharlatanë”. E kush? Ai që është ekzempari i gënjeshtrës, mashtrimit dhe amatorizmit në çdo gjë që thotë e bën! Pas kësaj hapi fjalë poshtë e lart se gjithë sa bëri Gjykata Kushtetuese, ishte një rreng i tij, për të marrë miratimin e grekëve për futjen në NATO. Tani po ja shtrëngojnë rrypat të lëpijë atë që pështyu.
Berisha është i trëmbur për vdekje. Qeverisja kriminale dhe papërgjegjshme e vëndit, e ka bërë të pashpresë për një fitore të ndershme në zgjedhje. Frika për pasardhësit e tij biologjikë është më ankthuese se kurrë. Janë shumë të pa aftë dhe të përlyer që të harrohen bëmat. I duhet fitorja me çdo çmim, por nuk mund ta marrë në rrugë të ndershme. Ndaj duhet të manipulojë. Është gati të paguajë çdo çmim, përfshirë ndarjen e vëndit. Indiferenca e Athinës dhe ndihma e qarqeve Vorio – Epirote do i duhet që të mbrohet nga sulmet e botës. Të paktën mos ndikojnë që ta përmbysin edhe njëherë, siç në mëndjen e tij është fiksuar. Dhe për këtë është gati të japë gjithçka. Mendon se ky vënd paskësh qënë krijuar me gjak nga të tjerët, që xhinsi i tij ta vidhte, rripte për së gjalli dhe në fund atë që do mbesi ta shesë. Kush i del kundër në këtë synim ogurzi, e shan me fjalorin e tij të përdalë prej shërbëtori plak të shumë zotërinjve. Bën të pamundurën që kundërshtarët t’i përdhosë e t’i bëjë të ngjajnë si vetja. Nxjerr në sulm gjithë zagarët që ka në shërbim, të ndyjnë gjithçka të mirë ka ky vënd. I cyt të përbaltin e kafshojnë ata shqiptarë që mbrojnë vëndin e tyre. Kur nuk ja dalin, hidhet vetë në sulm. Dhe shpreson t’ia dalë në qëllimin e tij të zi. Se beson që ylli i tij i lig, do ta mbrojë edhe këtë herë. Por deri këtu, jo! E ka të kotë që mban shpresë.

37 komente në “E ka ndarë mendjen”

    1. Vlora says:

      shum qarte dhe sakte.

      nje plak matuf,qe xhelozon me kohen,duke e pasur nje kembe ne varr dhe do ta shembe cdeo gje pas tij.

      matufi plak berishe, shqiperia do te vazhdoje te mbetet ne harte edhe pse ti do te ikesh me pishman, pa e gjysmuar e shitur ate.

      1. Vetem revolucion says:

        Shkrim shume i goditur.Faleminderit zoteri.

    2. homeri says:

      —-Ky artikull duhet te jete baza e programit per drejtesi per qeverin e ardheshme opozitare dhe ne se drejtesia nuk vepron mbi tradhetaret dhe hajdutet e ketij kombi artikull shkrusi duhet te jete edhe me i ashper

      1. feniks says:

        Le te behen NISMETARE te organizimit te nje UDHEHEQJE KOMBETARE PER SHPETIMIN E SHQIPERISE NGA PUSHTIMI FASHIST BERISHIAN!!!
        Po flasim e shkruajme shume,por Sali Berisha vazhdon te na POSHTEROJE E PERDHOSE SI KOMB!!!
        Nuk ka kohe per LLAFE,por duhet DREJTUAR KY POPULL per te RREZUAR SATRAPIN BERISHA NGA SUNDIMI BARBAR!!!
        Le te krijohen ne te gjithe Shqiperine KOMITETET E SHPETIMIT KOMBETAR,a ndonje emer tjeter,me NJEREZIT ME TE MIRE,ME TE URTE E ME TRIMA TE CDO FSHATI,QYTETI APO RRETHI E KRAHINE!!!
        SHQIPERIA NE RREZIK!!!
        ARMIKU SALI BERISHA PO NA FUT TE GJITHEVE NE KREMATORIUM!!!
        SHQIPTAR MOS RRI PO DUKU SHQIPTAR!!!
        Gjithmone Shqiperia ka nxjerre TRIMAT E VET ne kohe RREZIKU,ndaj edhe sot LIPSET te dalin LIODERET E POPULLIT kunder ARMIKUT BERISHIAN!!!
        SALI BERISHA ESHTE PUSHTUES I SHQIPERISE ME TE GJITHE KUPTIMIN EFJALES!!
        AI KA PUSHTUAR TE GJITHE INSTITUCIONET SHTETERORE DHE BEN LIGJIN SI TE DOJE VETE:VRET,GRABIT,SHKEL LIGJET DJHE NXJERR LIGJE SIPAS INTERESAVE TE TIJ ANTI KOMBETARE!!!
        A KANE VEPRUAR ME KEQ TE GJITHE PUSHTUESIT TE TJERE???
        Bile kane qene me te mire,se nuk na kane PERCARE sic ka bere ky BANDIT SERB!!!

    3. Salvatore Akademiku says:

      Problemi zgjidhet me pushke. Kot beni gam gam, a na e mban bytha ta bejme si afrikano-verioret? Ajo e zgjidh Shqiperine nje here e mire nga komunizmi feudal i Enverit-Ramizit-Saliut.

  1. Ben Chicago says:

    te lumte Dritan Hila
    ti je trim,ne jemi trima prapa tastjeres.
    po shpetoi nga nje shkaterim shqiperia kur te humbasi ne zgjedhje do te jete fitore per vendin
    vetem kaq kerkoj te mos e djegi shqiperine
    ai per pushtet sakrifikon dhe familjen biologjike

    1. fule says:

      Pershendetje dhe respekte per kete shkrim. Opozita nuk do jete kurre e plote pa shtrenguar radhet me gjithe kundershtaret e ketij regjimi duke perfshire dhe Z. Hila

    2. tea says:

      Shkrim shume i goditur, Faleminderit Zoti Dritan!
      Aleanca opozitare duhet te jete shume e gjere per te rrezuar kete maskara e te shpetoje njehere e mire Shqiperia.

  2. katarakti says:

    Te lumte, te lumte, te lumte.

  3. aliko says:

    Sikur te kishim jo me shume por 10 si Dritan Hila, Mero Baze apo Blendi Mane ne shqiperi do te betonohej pacdekshmeria e moralit qytetar dhe interesat e atdheut mbi te gjitha. Te lumte Dritan ti je trim. Sic e tha dikush ne jemi por prapa tastieres dhe pa identitet. Te falenderoj me respekt.

    Alikua

    1. labi says:

      Ke te drejte o Aliko dhe jo 10 por vetem keta tre te kishim ja hodhem sepse keta tre do ta bejne shqiperine lule bile une them te jene kater edhe vjehri i Dritanit sepse ka shume eksperience si kryetar keshilli ne kohen e babait te madh.

  4. mira says:

    Dritan trimi,
    Rrjeshtin e fundit “Por deri këtu, jo! E ka të kotë që mban shpresë” ta shtjelloje pak me gjate.
    Qe eshte nje moster qe po mundohet te perçaje shqiptaret dhe Shqiperine ne veri-jug kjo dihet, ka 20 vjte qe po e ben.
    Por si do te organizohemi dhe ta neutralizojme kriminelin e serbise dhe cubat e tij kete do te duhet ta fiksojme te gjithe, tani, sa nuk eshte vone.
    Nje shkrim bere dhe na ngre zemrat peshe!
    Ku jane anal-istet qe nuk bashkohen dhe te behen nje ze i forte ?!!!.
    Apo i kane lene trimerite per mbas lufte. Turp dhe e pafalshme per njerzit e penes!

  5. andino says:

    Keshtu duket nji publicist i vertet per nji vend te civilizuar ,per nji shoqeri e cila vertet eshte e interesuar per qytetari e vertetesi .
    Keshtu duket Realiteti .
    Shqiptaret do duhet ti kushtojn rendesi e kuptojn mendje te tilla nqs vertet duan perparim ne ate vend .
    Suxese i ndeurar Dritan Hila.

  6. Ilir says:

    Kur i shoh surratin ketij byrdes une vdes se qeshuri, pa le ti lexosh mendimet? Handikap ne surrat dhe ne mendime. Ju palo njerzish te shtrydhur intelektualisht nuk duhet ti fryni zjarrit te urrejtjes dhe ndarjes, e vetmja shprese e juaja eshte ti riktheni bandat e kuqe per te mare pushtetin, por harojeni o te tredhur, po patet b… ju qe nxisni te tjeret per revolte dilni vet ne shesh te mejdanit dhe bejeni ate permbysje revolucionare qe kerkoni. Ketu nuk eshte se cdo gje shkon vaj dhe eshte e perkryer, por kur u lexon dhe mendon se neser ju mund te jeni ata qe mund te qeverisni, cunami i tmershem i paqesorit per ne shqiptaret do te ishte lule.

    1. per Ilirin says:

      Ik ore bajge e felliqur.

  7. arjani says:

    Stuhia po afron. Opozita e bashkuar duhet te shtrengoje radhet.

  8. beso says:

    eshte e vertete qe sali berihsa po ben deme me te medha sesa satrate e tjere,qe ne rrethana te tjera historike patjeter kane bere mynxyra,por jo kaq te komplikuara.S’ke ku t’i numerosh maskaralleqet e ketij fare satrapi,qekur erdhi ne krye te PD,qekur u vrane ne 2 prill 4 demonstrues,qekur rrezoi qeverine teknike,tek sundimi dhe vjedhja bastarde e zgjedhjeve te’96,pastaj vjedhja masive e kursimeve te shqiptareve ne’96-’97,pastaj sulmi me bandite i shtatorit te’98,per turpin e botes i sherbeu si karadash arkivoli i azemit,qe edhe i vdekur e beri rrugaçllekun e fundit e pastaj riardhja e ketij bastardi ne 2005,vjedhja e 220 milione eurove ne rrugen e Kukesit,pastaj vjedhja gjigande e municioneve ne Gerdec(kesaj ia dime faturen,jane 300 milione$ te kontrates me Pentagonin),pastaj shperthimi i Gerdecit dhe 26 te vdekur e qindr te plagosur,te traumatizuar,femije e pleq,e pastaj serish vjedhje votash,vrasje seklektive,masaker ne mes te bulevardit e serish vjedhje votash…Me gjeni nje kryeminister me maskara e me legen se berihsa?Anjeri.Ky ua kalon te gjitheve.Zaten,sapo ka mesuar notin i keput edhe nje rekord;vetem koqet e pashpresa mund te kene nje optimizem te tille.

    1. Besi says:

      @Beso, edhe atij mikut qe ha nje qengj ne mes te vapes ja kalon Berisha?

  9. Cami says:

    Ju lumte dora z.Hila,jeni nje pene e forte,nuk ka njeri me te korruptuar ne univers se sa ky pisanjoz qe po drejton shqiperine ne keto momente.Ai ka hallall vdekjen,per sebepin e tije dergjemi akoma rrugeve te botes… nje ore e me pare o zot e pafshim ne arkivol…

  10. info says:

    E mire analiza,por ngelem ne stadin e konstatimeve dhe analizave.Ju bejme thirrje ju analistave,njerezve qe e duan Shqiperine,demokracine,rregullin,funksionimin e shtetit,qe te kaloni ne nje faze tjeter.Ju,media,organizatore nepermjet rrjeteve sociale,mjaft me,duhet te coheni,te zgjoni kete popull te frikesuar te reagoje.Mjaft me me analiza,nuk ka kuptim me.Ngrihuni beni dicka per kete popull.

  11. daja says:

    O ilir do ta marrim se sben,don apo nuk don ti o injorant.Kush ka emrin ilir eshte spiun.

    1. labi says:

      Po do e merrni , por ate kar…. dhe ku ju pelqen ta merrni.

  12. preng sherri says:

    faleminderit Dritan!
    kisha kohe qe nuk kisha lexuar nje artikull te tille,i cili flet shkurt por mjaft sakt kush eshte fytyra e vertete e DOKTOR MORTJES,dhe per fat te keq tregon shume qarte dhe nxjerr lakuriq dhe mungesen e identitetit kombetar te shumica e popullsise.
    Ne nje komb normal,ky palaco do ishte denuar me varje dhjetera here,dhe gjithmone per tradheti te larte ndaj kombit!

  13. Boston U S A says:

    1. Ti kam lexuar komentet
    Edhe ty Ilir
    Dukesh nga fjalori
    Qe je i peshtir.
    2. JU nuk jeni shume
    Vetem kater a pese
    Se bashku me “nenen” tuaj
    Gazeten pesedhjet e pese.
    3. Duket qe prej saj
    U vjen frymezimi
    Pasi qe te kater
    Nje fjalor ju kini.
    4. U meson Fariu
    Si shahet njerezimi
    Eksperiencen e ka
    Qe prej socializmit.
    5.Per vijen e partise
    Te bente lanet
    Pa nje e pa dy
    Shkruante ne gazete.
    6.Edhe ti Ilir
    Je nje mjeran
    Sot e mbylle diten
    Duke share DRITAN.

  14. Per ILir-in :
    Ilir sdo te thot te je jesh i lir te jesh antishqiptar,
    te jesh ilir te mbeshtesesh nji satrat si berisha nji cop hajvani nji gomar
    ilir sdo te thot ne fund te fundit te shkruash ktu si nji idiot i pashembullt ,
    i lir sdo te thot aspak te jesh i pafytyre perball njerzimit e civilizimit te ksaj bote qe funxionon nepermjet nji llogjike te shendoshe ,ndryshe nga ajo e qelbesirave te njerezimit si berisha e zagart e tij ne pushtet.
    Kaq te pafaytyre te tregoheni eshte dicka jonjerezore.

  15. Delli USA says:

    Dritan Hila eshte nje ze i vecant dhe i rralle ne publicistiken shqiptare,analiza dhe argumentat jane perfekt,nuk me ngelet vetem ti them te lumt.Horrat e Saliut me ne krye vemjen e peshtire,miun e hales Fahri Ball-guri(iu)dhe skota e ndyre berishiane si ai do i shikoni pas disa viteve kur te fillojne ti lepihen pushtetit te radhes si Fevziu Nanos.

  16. MARKO says:

    Zoti Dritan Hila,eshte jo vetem publicist, por dhe nje diplomat karriere, te nderpere,nga shpellare e tradhetare.

  17. tomori i beratit says:

    Hallall Dritan Hila.sali ram berisha eshte njeriu me ANTISHQIPTAR qe do te ngelet I ZI ne tere historin e kombit shqiptar so dhe per gjith brezat qe do te vijne.

  18. Z. Hila, shkrimi juaj eshte orakull-testamenti i pashmangeshem i Pinokut Te Vicidolit. Kupa ka kohe qe eshte mbushur. Te gjithe kunder lobotamise Berisha dhe mutanteve te tij

  19. I.Troplini says:

    Sistemi i Vucidolit sot apo ai i arrixhiut Nano dje apo shalegjatit Rama qe do vije neser,,,,,jane te mundshem vetem me nje popullate si kjo shqiptare. Karavani i gjate i sherbetoreve te devotshem te ketyre sistemeve, te ben te dyshosh ne aftesine civilizuese dhe shtetformuese te shqiptareve. Ceshtje jetike, si ajo kombetare apo ne cilin drejtim po shkon vendi, jane tema qe ne dukje diskutohen dhe misherohen vetem nga intelektualet.Biles edhe rradhet e tyre jane te ndara. Ata qe lepijne kockat qe iu ka hedhur lartmadhenija e tij Saliu i pare, kane vene gjithcka ne sherbim te tij. Te tjeret jane deklaruar ne armiq dhe perndiqen me metoda Vucidolase. Pjesa derrmuese e popullates rrin menjane, me apatine e nje te semuri,,, a thua se nuk behet fjale edhe per vendin e tyre.
    Sali Berisha eshte produkti i kesaj shoqerije te paafte per organizim dhe ecje perpara. Nje popull qe ka humbur cdo sens te drejtesise apo dashurise per vendin e tij,,,nuk meriton me teper sesa nje fshatar injorant si kryeminister qe u shet jo vetem det e toke, armiqve te ketij vendi, por qe ua shkund shqiptareve edhe qindarkat e fundit nga xhepi.
    Faleminderit Z.Hila.

  20. sorge says:

    ngadale se po rembeheni si pushka e jevgut, me kete dava trafikant vizash qe na u beka nacionnalist. E mbushet parlamentin me trafikant me Dashin e Havase, Idrizin e lemes, dhe te korriptuarit e tjere.

  21. durrsaku says:

    e kuptoni pra vellezer ku qendron ndryshimi midis z, hila , mane , baze me bythlepiresve peka, cani , balliu , cili , lubonja , cupi , frangaj end com………

  22. EdiRuci says:

    Kenaqem duke lexuar komentet sallake qe jane i vetmi ngushellim ne te qenit opozite e gjate dhe e pashprese.Ndjej keqardhje…

  23. Cibuku says:

    Cfare pjelle e felliqur qe je more Dritan Hila. Kelysh zagari i denje i nje babai kriminel qe ka torturuar ne biruca te komunizmit me dhjetra shqiptare te mjere. Deri tani ke qendruar ne pritje si nje mut i rrasur duke shpresura per ndonje vend ne ambasada. Tani qe te doli huq dhe qe e ndjen se Sala do fitoje dhe 4 vite te tjera, u bere si nje bishe e terbuar. Flet si nje lapangjoz i dehur pa asnje lidhej, pa asnje fakt, pa asnje argument duke fyer kryeministrin e vendit sikur te ishte shok i grupit te pederasteve ku ben pjese. More i mjere, akoma pretendon te punosh ne Ministri te jashteme, me shprese se nje dite Rama do te te vere atje. Por kot e ke, sepse ato vende jane zene qe tani nga kelyshet e blokut qe ishin shefa te tyt eti. Ato e dine qe hajdutlleqet ordinere qe ke bere kur ishe me sherbime jashte dhe do te ti permendin per te te hequr qafe.
    Nje keshille, nese pretendon te jeshe dikushi, mere nje subjekt dhe trajtoje deri ne fund me llogjike e argumenta, por jo duke lehur si zagar e si llapaqen duke rrokur shume subjekte pa cuar ne fund asnjeren. Jeni nje deshtak i mjere, qe nuk keni as durimit, as taktin, as edukaten elementare per te shprehur apo shkruar.
    Ju komentues te tjere, mendoni per nje cast qe nje idiot delirant si ky Dritani, t’ju kete ne dore fatet tuaja apo t’ju qeverise neser.

  24. arber says:

    shume shume bukur…jane te paket qe shkruajne kaq mire.

  25. mal osdrimi says:

    Te vertetat te thene ne sy balle per balle. le ti marrim keto deshmi tronditese te Dritanit, ngjeles si kushtrim per tu ngritur ne mbrojtje te lirise sone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje