Duket se përpjekjet për festimin e 100 – vjetorit të shpalljes së pavarësisë, tashmë janë kompromentuar nga një numur veprimesh e mosveprimesh të atij që quhet Komisioni për festimet e 100 –vjetorit të pavarësisë dhe kryetarit të tij, kryeministrit Berisha. Janë një seri vendimesh dhe qëndrimesh të tyre, të cilat nuk i shkojnë për shtat madhështisë së kësaj feste, nuk e ndihmojnë nderimin e saj dhe, mbi të gjitha, nuk cojnë mesazhe pozitive për të sotmen dhe të ardhmen.
Vonesë në ngritjen e Komisionit
Komisioni për festimet e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, do të duhet të ishte ngritur herët, të paktën dy vjetë më parë. Në këtë mënyrë, ai do të kishte kohë të mjaftueshme në dispozicion, për të ndërmarrë vendimet e duhura në kohën e duhur. Festa e 100 – vjetorit dihej që do të vinte, ajo nuk erdhi e papritur. Kështu, edhe në se do të merrej ndonjë vendim i gabuar në nxitim e sipër, do të riparohej me kohë. Por kjo nuk ndodhi, sepse festa e 100 – vjetorit u konceptua pak a shumë si një parafushatë elelektorale. A nuk janë zgjedhjet e reja parlamentare pas dhjetë muajsh? Madje edhe synimet që i vunë vetes drejtuesit e tij, ishin dhe janë kryesisht synime të politikës së ditës.
Monopolizimi i festës
Festa të tilla nuk janë të një partie dhe të një elektorati, ato janë festa me rezonancë të gjerë kombëtare. Në Komisionin e festimeve të 100 –vjetorit të pavarësisë, duhet të kishte patjetër përfaqësues nga opozita shqiptare. Sot është në pushtet kjo parti që është, nesër do të jetë një parti tjetër. Historia është e popullit dhe jo e partive. Një përfaqësim i opozitës në këtë Komision, do ta bënte më seroze punën e tij dhe do t’i shmagte në kohë gabimet e mundshme dhe voluntarizmat që nuk e nderojnë këtë ngjarje. Por sic thamë, Komisioni u konceptua kryesisht si një celulë paritake e qeverisë, prandaj në Komision nuk mund të pranoheshin njerëz që i prishnin këto synime.
Në Komisionin e festimeve të 100 – vjetorit, do të duhet të ishin edhe përfaqësues të trevave të tjera të banuara nga shqiptarët në Ballkan. Dihet se pavarësia e shpalluar më 28 nëntor të vitit 1912, nuk ishte pavarësi vetëm për Shqipërinë me kufijtë e sotëm, por për Shqipërinë kudo ku banonin shqiptarët në Ballkan, deri atëherë pjesë e perandorisë turke. Këto pjesë të tjera të Shqipërisë, që sot janë jashtë territorit të shtetit shqiptar, patën përfaqësuesit e tyre në Mbledhjen për shpalljen e pavarësisë në Vlorë. Kush nuk e di këtë, le të lexojë procesverbalet e Mbledhjes. Prandaj, do të ishte krejt normale që, në Komisionin e festimeve të 100 – vjetorit, të ishin përfaqësues të institucioneve të Kosovës e të Maqedonisë, jo për t’u bërë qejfin atyre me një gjest honorifik, por për të vlerësuar rolin e tyre në këtë ngjarje dhe për t’i angazhuar në punë për evidentimin e vlerave historike kombëtare nga Kosova dhe viset e tjera në këtë përvjetor. Kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë e të Camërisë nuk ishin dekor në shpalljen e pavarësisë, sic paraqiten rëndom në mitingjet e organizura nga kryeministri Berisha, por përfaqësues me të drejta të plota të këtij Akti historik, prandaj nuk duhet të jenë dekor as sot, në festimin e 100 – vjetorit të saj.
Injorimi i qytetit të Vlorës
Pavarësia e Shqipërisë u shpall në një qytet të caktuar. Ajo mund të ishte shpallur edhe në Durrës, sic ishte menduar, ose në ndonjë qytet tjetër, me po aq merita historike e patriotike sa edhe Vlora. Por ajo u shpall në Vlorë, Vlora e pati këtë fat historik. Në këtë kuadër, një përfaqësues i këtij qyteti, normalisht qytetari i parë i tij, i zgjedhur me vota nga populli i Vlorës, do të duhet të ishte në Komisionin e festimeve të 100 – vjetorit. Ai do të përfaqësonte atje popullin e Vlorës që i priti dhe i mbështeti delegatët e Kuvendit historik për aq ditë sa do të vazhdonin punimet e tij. Ai do të sillte në Komision edhe sugjerimet se si do të mund të nderohej më mirë festimi i këtij 100 – vjetori, parë nga këndvështrimi i atij qyteti.
Kjo nuk u bë dhe mbledhja solemne kushtuar 100 – vjetorit, është planifikuar të zhvillohet jo në Vlorë, por në Tiranë dhe jo më 28 Nëntor, por më 26. Duan t’ia marrin me dhunë Vlorës pra, ngjarjen e madhe dhe datën e madhe. Nga mospërfillja, nga ligësia apo nga injoranca e atyre që drejtojnë punën e Komisionit, edhe në këtë rast po synohet të tjetërsohet ngjarja epokale e Vlorës. Kjo con pastaj në atë që, të tjera veprimtari nderuese për 100 – vjetorin planifikon të zhvillojë qeveria në Tiranë e të tjera veprimtari planifikon të zhvillojë “qeveria” lokale në Vlorë. Shkurt, sic thotë populli, njeri i bie gozhdës e tjetri i bie patkoit edhe për një rast të tillë, kaq solemn.
Lojë e padenjë me veprat e artit
Në kuadrin e 100 – vjetorit, do të kishte domosdo edhe vepra arti në përkujtim të atyre ngjarjeve dhe atyre figurava që vunë jetën dhe kontributin e tyre në themelet e pavarësisë. Për këtë qëllim do të duhet të përcaktoheshin me kohë se cilat figuara do të nderoheshin, në cfarë mënyre do të nderoheshin sipas meritave që kishin; cfarë vepra arti do të ndërtoheshin të reja dhe ku do të ekspozoheshin këto vepra arti etj. Pastaj ajo punë do të lihej në duart e arkitektëve dhe të skulptorëve, të cilët janë po aq patriotë, në mos më shumë, sa edhe politikanët. Pra një punë e menduar dhe e shoshitur me kohë, jo cfarë i pjell mendja në darkë kryetarit të Komisionit, ta bëjë vendim në mëngjes.
Kjo nuk u bë dhe ne sot kemi një realitet tragjikomik në këtë fushë, aspak të denjë për këtë përvjetor. Kështu, shpallet një konkurs kombëtar nga qeveria për një monument të Ismail Qemalit në Tiranë, por nuk arrihet të bëhet e mundur një vepër për të qenë. Atëherë gjendet një zgjidhje po kaq e keqe: vendoset të merret monumenti i Ismail Qemalit nga Muzeu Historik Kombëtar dhe të nxirret në shesh. Por artisti Odise Paskali para tridhjetë vitesh, e ka krijuar këtë skulpturë për të qëndruar në muze dhe jo në park. Po t’ia kishin kërkuar një monument për në park, që ta përdornim ne tani, pas tridhjetë vjetësh, natyrisht që do ta kishte bërë dhe do të na e kishte lënë!
Në radhë të parë pra, nuk ka përputhje midis konceptit artistik të veprës, të prodhuar për një mjedis të mbylluar dhe një vepre artistike të krijuar për një mjedis të hapur. Në radhë të dyte, kjo “risi” e Komisionit i vë krijuesit e sotëm në pozicion të vështirë, sepse duket sikur ata nuk janë në gjendje të sjellin në jetë një vepër të re, por e detyrojnë qeverinë të bëjë akrobacira “artistike” dhe të nxjerrë në shesh një vepër të krijuar para më shumë se tridhjetë vjetësh. Në radhë të tretë, ky Komision qeveritar harron se vepra e Paskalit nuk mund te vendoset atje ku do qeveria, pa lejen e atyre që posedojnë sot e dyzetë vjetë të tjera, të drejtat e autorit për këtë vepër artistike, të shprehura në ligjin përkatës në fuqi “Për të drejtën e autorit”.
Një sfidë që duhet përshëndetur
Kur punët nuk bëhen si duhet nga komisionet qeveritare të kryesuara nga kryeministri, atëherë na ndodh që të na dalë një grup skulptorësh dhe arkitektësh të pavarur dhe të sfidojnë publikisht Komisionin qeveritar. Dy skulptorë “rrebelë”, jashtë “gardhit” të Komisionit të drejtuar nga Kryeministri dhe jashtë “direktivave” të tij për 100 –vjetorin, po punojnë për ngritjen e një momumenti madhështor të Ismail Qemalit në Vlorë. Ata nuk pyesin për rregulla qeveritare, ata kanë marrë një shtysë fillestare nga kryetari i bashkisë së Vlorës dhe të tjerat i dinë vetë për ndërtimin e monumentit. Ata po realizojnë monumentin e Ismail
Qemalit që do të vendoset në Vlorë, bash në sheshin ku është ngritur flamuri 100 vjet më parë. Ata nuk kanë shtysa ideologjike dhe as ekonomike në nismën e tyre. E dinë se puna e tyre do të vlerësohet nga shqiptarët sot dhe nga historia në vitet që do të vijnë, sepse edhe ata po bëhen kështu pjesë e historisë.
Kaq e fortë është kjo sfidë, saqë kryeministri nuk guxoi ta kundërshtojë atë. Urojmë që të kemi të paktën, një monument për të qenë në Vlorë për plakun e pavarësisë në kuadër të kësaj feste, se tjetër gjë zor se do të mbetet prej saj. Ndërsa kryeministri do bënte mirë që të planifikonte shpenzimet financiare të kësaj vepre, sepse nuk i ka dhënë asnjë qindarkë bashkisë së Vlorës për festën. Ndryshe, ai nuk do të ketë të drejtë morale të marrë pjesë në përurimin e atij monumenti në Vlorë më 28 Nëntor.
Nga ektremi në ekstrem
Në përgatitjet e festimeve të 100 –vjetorit, një vend të pajustifikuar ka zenë deri tani lartësimi i monarkisë dhe i figurave të saj. Kryeministri ynë ka kaluar nga qëndrimi ekstrem i 18 viteve më parë, kur ishte president i Republikës dhe e përzuri trashëgimtarin e Zogut nga vendi brenda natës, në ekstremin tjetër, të fetishizimit të tij. Monument pas monumenti e mauzole pas mauzoleu po i propozohen vendit prej tij, me vendime të Komisionit që ai drejton.
Me gjithë përpjekjet e kryeministrit për t’i ngritur në Panteonin e historisë sonë këto figura, Zogu do të mbahet mend prej shqiptarëve, krahas të tjerash, si njeriu që u rikthye në pushtet me bajonetat e të huajve. “Pas një largimi të parë në qershor 1924, ai rikthehet shpejt në dhjetor me ndihmë nga jashtë, me ushtarë jugosllavë dhe mercenarë bjellogardistë. Për këtë ai lidh një marrëveshje të fshehtë me kryeministrin serb Pashiç, në gusht 1924. Merr ndihmën, por jep, së pari Shën Naumin dhe, së dyti, angazhohet të mos lejojë e të godasë irredentizmin kosovar. Këtij angazhimi i qëndron strikt gjatë gjithë kohës së tij. Vret Bajram Currin në 1925 dhe Hasan Prishtinën në Selanik në 1933. Likuidon edhe Luigj Gurakuqin në 1925 në Bari, nga frika se mos i nxjerr telashe me Italinë. Mund të bëhet pyetja se pse nuk flitet edhe kaq shumë për Gurakuqin që ka qenë dorë e djathtë e I. Qemalit gjatë veprimtarisë së Qeverisë së Përkohshme brenda dhe jashtë? Përgjigja është e thjeshtë: sepse L. Gurakuqi është vrarë nga Zogu”. (Arben Puto, “Shqiptarja.com”, datë 17 gusht 2012)
Nuk është e rastit që, për shembjen e shtëpisë muze të Luigj Gurakuqit, sekretarit të Mbledhjes historike të Vlorës, krahut të djathtë të Ismail Qemalit, të reagojnë
me indinjatë shumë intelektualë shkodranë e më gjerë, por jo Komisioni i festës, i drejtuar nga Berisha, i cili duhet të merrte masa të menjëhershme për rindërtimin e saj. Por Gurakuqi nuk mund të qëndrojë në të njejtin podium me Zogun në këtë 100 – vjetor dhe Berisha e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij midis këtyre dy figurave.
Në mbledhjen e fundit të Komisionit, u vendos që monumenti i ri i Zogut në Tiranë, të jetë në “variantin ushtarak”. Se në cfarë lufte i shfaqi aftësitë e tij ushtarake Zogu, këtë mund ta dijë vetëm kryeministri dhe ata që e miratojnë në heshtje dhe në servilizëm të plotë atë në Komision, duke u bërë kështu qesharakë në sy të opinionit që i ndjek me qesëndi.
Pak a shumë e njejta gjë mund të thuhet edhe për Nënën Mbretëreshë. Ajo qëndroi në krye të popullit shqiptar shumë pak kohë, për shkak të rrethanave të njohura historike. Nëna mbretëreshë i dha Shqipërisë vetëm një gjysmë Leke, (sepse për gjysmën tjetër ka meritë burri i saj). Prandaj nuk ka ku të qëndrojnë mauzoletë që planifikon të ndërtojë Berisha, me paratë e taksapaguesve shqiptarë në këtë përvjetor, në kërkim të votave të legalistëve në zgjedhjet e ardhshme.
Denigrimi i Luftës Nacional -Çlirimtare
Denigrimi i vazhdueshëm i Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare, ka qenë dhe mbetet qëndrimi konstant i Berishës në vlerësimet e tij për historinë, në kuadrin e këtij 100 –vjetori. Kjo Luftë është kulmi i lavdisë së popullit tonë në Luftën e Dytë Botërore, që e rreshtoi atë në bllokun e vendeve antifashiste dhe që i siguroi pastaj njohjen nga Lidhja e Kombeve (Organizata e Kombeteve të Bashkuara). Por edhe për të, kryeministri do të gjejë patjetër “të meta” në këtë përvjetor. Për të, vërtet brigadat partizane përbëheshin nga shqiptarët, por ato u krijuan dhe u pajisën me opinga nga anglezët, ndërsa mendjen ua dhanë jugosllavët! Ky përcmim i kryeministrit për këtë periudhë historike, ka ngjalluar me te drejtë reagimin e shumë historianëve, të cilët po hedhin poshtë me fakte e dokumente deklaratat denigruese të Berishës për Luftën. Por të gjithë këta kritikë profesionistë, që janë thinjur në punën e historianit, nuk janë gjë tjetër vecse “hoxhistë”, që nuk marrin vesh nga historia.
100 – vjetori dhe himni kombëtar
Prej më shumë se 100 vjetësh, Shqipëria ka një himn kombëtar me vargjet dhe muzikën e dy autorëve rumunë. Viti 1908 konsiderohet si viti i “shqiptarizimit” të
tij. Që nga ai vit i largët e deri sot, në kohën e Zogut dhe në kohën e Hoxhës, janë bërë katër herë përpjekje për ta ndryshuar këtë himn, duke krijuar një të ri, por nuk është bërë e mundur, për shumë arsye. Me rastin e 100 – vjetorit të himnit, u ngrit edhe një herë tjetër kjo cështje nga krijuesit tanë. “… duhet thënë se ai është dhe mjaft i vështirë për t’u kënduar mirë. Kjo, sepse kur u kompozua, ai nuk
u mendua për të qenë himn masiv i shqiptarëve. Atë e solli koha dhe nevoja në Shqipëri. Fjalët dhe muzika e tij ishin krijuar nga rumunët Andrei Bârseanu (1858-1922) dhe Ciprian Porumbescu (1853-1883) për tjetër qëllim… (Eno Koco, “Për një himn të ri kombëtar”; Gazeta “Panorama”, datë 31 janar 2009)
Por as atëherë, pra në 100 – vjetorin e himnit dhe as tani, nuk është vënë ujët në zjarr nga autoritetet zyrtare për këtë ceshtje. Mendoj se ky problem do të duhet të zgjidhej më shumë se kurrë pikërisht tani, në kuadrin e 100 –vjetorit të pavarësisë. Natyrisht, nëse do të kishte vërtet vullnet të mirë nga ata që drejtojnë sot Komisionin e festes. Por ky Komision, edhe për një spot që do të përdoret vetëm për festën, u kujtua tre muaj para saj, për të shpalluar konkurs ndërkombëtar.
Një “monument” për Berishën
Nga sa u tha më lart, duket se 100 – vjetori i shpalljes së pavarasisë ka vetëm një qëllim të pashpallur publikisht, por të konfirmuar tashmë katërcipërisht: Me anë të tij synohet të ngrihet një “monument” për vetë Berishën, në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare të vitit të ardhshëm. Jo një monument prej bronxi, por një monument në ndërgjegjen e manipuluar të shqiptarëve. Kulti i tij duket në cdo vendim të Komisionit që ai drejton dhe në cdo fjalë që ai mban në të për 100 -vjetorin. Rishkrimi dhe “rivlerësimi” i historisë po bëhet vetëm sipas direktivave të tij. Por “monumente” të tilla të imponuara, shqiptarët nuk i mbajnë gjatë dhe kjo tashmë është e provuar. Përvjetorë të tjerë të pavarësisë do të vijnë dhe do t’i vendosin gjërat në vendin që u takon.
Zoti Jupe! Ju mbaj mend qe nga koha e “Zerit te Popullit”. Qe ateher i kam pas pelqy shkrimet tuaja.
Berisha i ben qellimisht te gjitha keto. Ai ka perdhosur e po perdhos historine e Shqiperise qellimisht. Po Vlora po ja ben fora! Do beje nje 100 vjetor me vete ne shenje proteste karshi kesaj qeverie tradhetare, ketij kryeministri tradhetar!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html
Menfund kam lexuar dicka qe me ka shijuarse tepermi Por kam nje rezerve te vogel ndaj autorit….. Dhe konkretisht aty ku ai ve ne dyshim aftesite ushtarake te atij cubnit te Matit,Ahmet Zogut ….ka qene trim Hamdi dhe te mos ja hame hakun…Ne tridhjet e nenten i veshi opingat dhe ja mbathi,ndersa tere jeten me trafik droge ,armesh dhe prostitutash eshte marre. ia ka lartesuar jashtezakonisht famen monarkise shqiptare,kudo qe ndodhej,aq sa shume vende,ja vune drune dhe e shpallnin “non grata “…Edhe i biri ….beme baba te te ngjaj…e beri fora ,po te te kujtohet,atje tek KQZ-ja…Gjithe ai lloz,sapo degjoj krismat e kallashit ,barkas ,si qen …Ndersa ky epileptiku(princi medemek ) , per hir te dy parardhesve te mbretenise,paska shkuar per t ‘i dhene mend atij noksanit,ne presidencen kukulll…
Hamdi te pershendes nga Amerika,je cam por jo si gjysem cami Idriz qe ja ka shit shpirtin Saliut per te lepir ndonje kocke nga doganat.Saliu imponoj dhe daten e clirimit, por pasardhesit e cuan daten atje ku ishte ne 29 dhe jo ku donte Sal Vicidoli.Sado te mundohet shpellari Sali te ndryshoj historine,ajo do rikthehet atje ku i takon nga shqiptaret.
zoti Hamdi Jupe,gjerat ne shqiperi nuk vendosen si duhet pa gjykuar gjithe vepren e enverit,ramizit,nanos. Saliu kete desheron te vazhdoje avazi i mos gjykimutte gjerave.
Komisionit te Festes i doli boja me shembjen e shtepise se flamurit ne Korce. Groteske e madhe ketu ne Shqiperi!
Nje shkrim qe ke çfare meson. Te lumte Hamdi Jupe! Kisha nje pyetje vetem: Sikur Vlora te shpalle autonomine me 28 Nentor nga qeveria e Sali Berishes a do ishte e drejte? Besoj se shqiptaret qe nga Ulqini e Tivari, Presheve e Bujanovsi, Tetova e Gostivarti e deri ne Preveze e Arte, 100 vjetorin do ta festojne ne Vlore ne 28 Nentor. Vetem Sali Berisha nuk duhet te shkele ne Vlore ne kete se do te prishte festa dhe nje here vjen 100 vjetori. GEZUAR FESTEN SHQIPTARE KUDO QE JENI!
Ku ke qene Hamdi Jupe, nuk te kemi pare te kollitesh si kesaje here. Ju falenderoj per kete pasqyre te sakte te gjendjes se mjeruar ku po e presim kete 100 vjetor. Eshte mire me shtyre festen. qe te pergaditet mire “terreni” i “pritjes” se Viktor Emanuelit!
nje monument per enver hoxhen qe ka vrare aq shume komuniste sa nuk do vriste asnje antikomunist shqiptar.
Enveri nuk vriste “kokepalaret”.”Faji” i vetem i Enverit ishte se luftoin per barazi,ishte mik i vegjelise.Prandaj mundohen horrat bandite ta shuajne nga ndergjegja e kombit.Te kunderten jene duke bere.Gjeja e ndalur zhvillohet si grami.Ndarja e te pasurve nga te varferit tani eshte bere realitet i hidhur.Enveri me siguri qe do te kete me shume miq.Juve jeni tallja e vetvetes.Monument ushtaraku per Zogun!Ku ku per ne te mjeret.Per çfare merite?Per trimerine qe ja mbathi me arkat me flori te popullit shqiptar.Oh qe nuk kam nje gazete te çaj barkun!