Refreni i neveritshëm i njeriut të pandëshkuar

24 Gusht 2012, 19:22Blog TEMA

Nga Olsi Bakalli

Sot dëgjova të parin(atë që nuk shqitet e as që po mundemi dot ta shqisim nga aty ku zor se lëviz), i cili nuk dukej fort i nxirrë, se si duket kishte preferuar ujin për rekorde, a për hatër e kishte dërguar diellin ca më tej(në Jalë), tu fliste shqipëtarëve për të vetin imunitet.

Me zë e me figurë pashë edhe të rrëziturin e Jalës tek shqetësohej për Bashkimin Evropian, se me demek ai e kishte zët që ashtu me imunitet, te fuste këmbët në të aq shumë dëshiruarën Evropë të Bashkuar.

Atje gjetkë më zunë sytë edhe “kryebashkiakun” e kryeqytetit, tek merrte iniciativën ti bënte nder popullit joimunitar shqiptar, duke u krijuar aksessin e nevojshem për në varrezat e Sharrës.

Boll apo jo?! U ngopëm!

U ngopëm duke dëgjuar ca batuta idiote, refrene bajate të cilat shmangin tërësiht vëmendjen nga të vërtetat rrënqethëse të shqiptarëve të zakonshëm të këtij vendi.

U lodhëm duke na shitur ca terma që vetëm në letra ekzistojnë, për një të ardhme më të mirë, mirëqënie në tërësi a progress në ekonomi.

Të gjithë ne jemi dëshmitarë të një sistemi të ndërtuar si mos më keq, të një modeli arsimor, ekonomik, shoqëror, politik e juridik plotësisht të dështuar.

Mendoni që një sistem i ngjizur në ktë mënyrë qysh në gjenezë, i cili mbështetet te paaftesia, mediokriteti, mitmarrja, pasiviteti , që merr fillesën nga arsimi parauniversitar deri në atë postuniversitar, ka në fokus njerëzit me imunitet?

Vërtet mendoni që ne mbahemi në ekonomi, ku nga moment në moment pritet që borxhlinjtë të trokasin në derë(në mos e kanë bërë), por “babai” ngurron të hapë derën duke u druajtur nga frika, se ai shpenzoi paratë e fëmijëve tanë(pa imunitet), por jo të tij?

Mendoni që refuzimi për ti dhënë grekëve atë që na takon neve ka lidhje me imunitetin?

Mendoni vërtet që drejtësinë e pengoi imuniteti i të pafajshmëve, të thjeshtëvë a te varfërve njerëz të vrarë në Gërdec e të mbetur dëshmorë më 21 janar?

Mendoni që pemët e cilitdo lloji në tërë Shqipërinë ishin pa imunitet, ndaj i prenë ?

E beson ndokush që “kryebashkiaku” na paska dhënë aksesin për të vdekur?

Për të gjitha këto, fajin nuk na e ka imuniteti o njerëz! Por, po!

Këto njerëz, politikat e tyre, gënjeshtërat e cdo dite, e bëjnë të pamundur jetën normale në ktë vend.

Si është e mundur që askush nuk shpjegon dot jo një ëndërr, por realitetin nën optikën e vëngërt

“Një copë vend i rrënuar, nën këmbët e një ure.” E dini ku bie? Kush e copëtoi?

5 komente në “Refreni i neveritshëm i njeriut të pandëshkuar”

  1. Ben Chicago says:

    kur do ngordhi ky perbindesh qe ka kapur ne qafe shqiperine?

    1. Flora Hanelli says:

      Do degradoje ngadale sa te tallen edhe kalamajte rrugeve me te. Edhe familja e tij do e beje hasha!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/makthet-e-saliut.html

      1. Tironsi "ZZ" says:

        Kur te vdese Sali Berisha, ajo dite do jete:
        “ÇLIRIMI i DYTË i SHQIPËRISË”

    2. xixi says:

      Me formimin e klases duke vdek urie dhe asaj me veturat e blinduara 700 000 euro po don Sala i Berishve në europë me iu shti. Kjo erë nëse pranohet nga Brukseli iu lua nëna edhe europes.

  2. OWL says:

    cudi si mund te jete njeriu kaq i ndyre ,qe i vret njerezit diten e i qan naten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje