Me afrimin e ditëve të fundit të verës në shumicën e familjeve shqiptare fillojnë diskutimet për fillimin e vitit të ri shkollor. E sipas traditës mund të nisim me ankesa e pakënaqësi për gjëndjen e keqe të kësaj dhe të asaj, që mund të zgjaste me ditë të tëra për tu mbyllur me një ‘hë se më mirë do bëhet’. Po a do bëhet më mirë?
Në fakt do duhet dikush që ta bëjë më mirë. Kjo detyrë mesa duket ngelet në duar të atyre që sot janë në bankat e shkollës.
Sipas të dhënave te INSTAT mbi lindjet në vitet ’90-’93, llogaritet të jenë përafersisht 605,000 të rinj sot në moshë studentore. Po nga i njëjti burim mësojmë se ndër ta, 20% kanë pasur akses në arsimin e lartë gjatë vitit shkollor ’09-’10, ku 17% e kanë marrë këtë shërbim nga arsimi privat.
Pjesërisht në kërkim të profesionalizmit, komunikimit, cilësisë së munguar në shtet apo thjesht për të realizuar ëndrrën shqiptare ‘shtëpia e babit-universitet-shtëpia e burrit’ (ose anasjelltas). 27 % e të gjithë të diplomuarve sot vijnë nga Universiteti i Tiranës.
A studiojnë? Çfarë studiojnë? Në çfarë kushtesh jetojnë? A e marrin pregatitjen e nevojshme që të sjellin atë ndryshim që të gjithë e presim?
Mosha studentore është një nga periudhat vendimtare të formimit të profilit profesional dhe njerëzor të të rinjve. Ky proces nuk realizohet ekskluzivisht në bankat e shkollës, rol mjaft të rëndësishëm ka edhe ndikimi i shoqërisë e ambientit rrethues. Sa frymezuese janë sot këto hapësira? Sa forcë dhe dëshirë për të punuar mund ti ngjalli një të riu të sapo ardhur në Kryeqytet një shëtitje në rrugët e ish ‘Qytetit Studenti’? Që si arkitekte nuk mund tia falja vetes ta quaja atë një ‘kampus universitar’, ajo çka duhet të ishte në të vërtet.
Duhet të ishte një hapësirë, që gjeneronte dhe pasqyronte gjithë energjinë, që sot mbahet e mbyllur në muret e vjetëruar të dekoruar më kafe pensionistësh apo shumë shumë ndonjë demonstrim të kulturës turbo folk, që as perfaqëson e as I shërben kohës në të cilën jetojmë.
Nuk është pa vend të përmendet që zgjidhje e këtyre problematikave do të ishte një perqasje e majtë, me alternativa më pranë studentit. Programi i PS, si parti e majtë nuk mund të mos kthente sytë nga hapësira e kampusit aty ku duhet të fillojë ndërtimi i universitetit, që ne e humbëm keqazi rrugës së tranzicionit mes një kafeje dhe tjetrës të politikanëve shpesh dritëshkurter.
Përkundrazi, në vend të tyre duhet të ishin bibliotekat, sallat e studimit, të sportit, auditoret, laburatoret, hapësirat rekreative.
Shumë prej nesh përballen me vitet e para te shkëputjes nga familja, hapat e para të realizimit të ëndërres vetjake. Por, sa mundësi ka një i ri sot te shkëputet realisht nga familja?
Në të gjithë vendet më të zhvilluara ekonomikisht kultivohet kultura e të punuarit, e fitimit të të ardhurave personale, gjë që rrit vetëbesimin dhe shpresën tek e ardhmja. Përvec mangësive në klasat e universiteteve dhe jashtë tyre studentët sot përballen me një mungesë të madhe vizioni. Ku të punosh nuk është në modë, ku të mësosh nuk është aspak zgjidhja me trendy, ku të kesh një profesion është realisht humbje kohe.
Më shumë se biseda mbi paranë, çka është ajo që prindërit ofrojnë dhe pedagogët kërkojnë, duhet kapërcyer pak më tej. Në fund të fundit të rinjt janë në kërkim të parasë për ‘tia kaluar mirë’. Nuk do ishte bukur, që tia kalosh mirë dhe gjatë procesit të punës, gjatë intervalit të krijimit? Ku ekonomist të bëheshin ata që kishin dhunti matematikën dhe juristat talent oratorinë? Te paktën ky orientim iu jepej studentëve në vitet ’60, më pas vijmë me moton ‘ le të bëhemi të gjithë gjithcka’.
Do ishte me vend ekzistenca e një zyre kariere, ku të jepej informacioni i nevojshëm mbi degët, lëndët dhe praktikën në të ardhmen. Dhe jo firmosja qorrazi e mandatit të regjistrimit në shkolla që nuk i duam dhe që rrjedhimisht nuk do të na i kthejnë dashurinë mbrapsh.
Në rast se cdo student sot do të ndiqte rrugën e tij drejt profesionit që dëshironte do ta mbronte atë dhe pasi të ishte me diplomë në dorë. Do ta mbronte jo duke bërë luftë, por duke kryer punën e tij me seriozitet. Ne momentin që secili prej nesh do të mbante përgjegjësi për punën që bënë, do të kishim detyrimin moral ndaj vetes, që tiu krijonim kushtet dhe orientimin e duhur studentëve, që do të vinin në të ardhmen, duke themeluar një zinxhir funksional .
Dhe një ditë statusi në Facebook i profesorit tim të mençur, Artan Fugës do të na dukej si një e shkuar e hidhur dhe e harruar: ‘ Si mund të mos jetë “helm” kafja që ma servir përditë në një kafene të Tiranës, ish studenti im që e kam diplomuar për filozofi?’
Drejte e ke o pirat, i dobet, por problemi eshte shume i forte.
P.S. Nuk e lexova dot te gjithe artikullin ?
Me pelqeu artikulli.I ndertuar me gjuhen e realitetit.
vetem arkitekte di te thuash ti.. Po ca arkitekte je moj vajze, ske mar akoma diplome .
hahahahahahahaha kush ta ka bo artikullin mi?
Artikull shume interesant. Goca nuk eshte gazetare, mbase e ka dhe per here te pare qe shkruan nje artikull por problemet qe atakon jane reale. Studentet sot jane totalisht te paorjentuar, sistemi i pranimint ne universitete eshte i padrejte, mund te japesh provim me zgjedhje anglisht dhe letersi dhe ke piket maksimale per te hyre ne juridik dhe ekonomik, qe eshte pa sens. Qyteti studenti duhej te ishte vendi i filozofeve, shkencareve dhe profesionisteve te ardhshem por aktualisht eshte qofte, kafe, lloto, e pingpong. Mbeshtetja ndaj studente fillon qe me mbeshtetjen e goces qe ka shkruar artikullin, urime ?
Shume komente per cilesine e shkrimit, kur kjo nuk ka shume rendesi. Rendesi ka problemi i ngritur.
ne klase te 8 dine te shkruajne me mire. turp.
me pelqen artikulli qe ke shkruar, dukesh sikur je kryetare e fresh jo nen kryetare.Ish qytetin studenti Berisha ja ka dhene si shperblim bujar brovines per rolin ne fushatat elektorale te pd-se ,plus qe jari eshte edhe lagjist i ish qytetit dhe shpesh here zhvilloheshin mbledhje ne lokalet e tij si e si te vendosnin parulla kunder qeverise se ps-es dikur ,prandaj e ka bere ish qytetin rrumpalle fare jari katunari
artikull teper real duke prekur nje problem madhor te shoqerise.Komplimente Jolezes
Epo me te dhen mend kjo narja qe vishet tek Camet dhe qe i kerkon dashnoret ne baz te mbiemrit… ik o goc
Ska ngel budalla pa bere shkrime ne kete vend
Kukunja apo erioni , ta ka shkruar artikullin… Pastaj te flasesh ti per studentet qe vazhdon nje universitet priavat, ske fare lidhje. Mgjth mire ti se kaq ke, po ti o Mero qe meresh me veliajn dhe zarat e tij nuk te kuptoj fare.
i vertet dhe i sakte artikulli
me kushtet qe kan shkollat tona dhe nivelin qe len per te deshiruar
si ne nivel pedagogjik dhe ate studentor esht per te ardhur keq
paraardhesit tone do len pas nje brez te deshtuar ?