Intervistë me Artur Porpollogun, Koordinator i Partisë Socialiste të Shqipërisë për Greqinë e Veriut
Z. Porpollogu, ju jeni një menaxher i suksesshëm në një kompani të madhe këtu në Greqi, dhe në të njëjtën kohë koordinator i Partisë Socialiste për Greqinë e Veriut. Çfarë ju shtyn që të keni një angazhim politik të lidhur me Shqipërinë, kur jeta juaj është këtu në Greqi?
Arritjet e e migrantëve shqiptarë, veçanërisht këtu në Greqi, nuk janë aspak një rastësi. Shqiptarët nuk janë më thjesht ata emigrantët e dikurshëm që me mund, sakrifica e kursime kanë mbajtur në këmbë familjet e tyre por dhe ekonominë e rrënuar shqiptare. Pas gjithë këtyre viteve emigrim vetë emigrantët kanë ndryshuar mënyrën e perceptimit të fenomeneve sociale dhe politike, duke marrë pjesë aktive në shoqëritë perëndimore ku ata kanë emigruar. Tanimë shqiptarët në Greqi nuk i sheh vetëm duke bërë punë të rëndomta nëpër kantiere ndërtimi, bujqësi apo pastrim, por edhe të drejtojnë biznese të sukseshme, të jenë pronarë kompanish, të japin mësim në auditorët e shkollave e universiteteve, duke u bërë një pjesë integrale e shoqërisë greke. Nga ana tjetër, për ne atdheu vazhdon të mbetet Shqipëria; aty kemi rrënjët, familjarët, të afërmit, tokat e shtëpitë tona, dhe sigurisht edhe mendja jonë vazhdon të mbetet në Shqipëri, me shpresën se një ditë do mund të kthehemi në vendin tonë. Kjo është arsyeja se pse unë jam angazhuar si koordinator për Partinë Socialiste; unë besoj se kjo forcë politike e ka dëshirën, vizionin dhe aftësinë për ta kthyer Shqipërinë në vendin tek i cili ne mund të kthehemi krenarë, pa pasur asnjë dyshim për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.
A janë realisht të interesuar emigrantët për eventet politike në Shqipëri, dhe si mund të kontribuojnë ata në zhvillimet e politikës shqiptare?
Ne ndjekim me vëmendje çdo ngjarje e zhvillim politik në vend. Nuk mund të jetë ndryshe, pasi pas kemi lënë gjithçka të shtrenjtë për ne dhe familjet tona. Jemi aq të interesuar për hallet e vendit sa çdo herë që ka zgjedhje me qindra e mijëra emigrantë, me shumë mund e vështirësi, gjejnë kohën për të ardhur e për të votuar. Dhe kjo është tërësisht normale; emigrantët sjellim miliona euro në formë remitancash, dhe sigurisht që duhet të kenë edhe ata të drejtën që të thonë fjalën e tyre për mënyrën se si menaxhohet Shqipëria. Mundi, kapacitetet dhe intelektet e emigrantëve shqiptarë duhet të imponohen nga vetë emigrantët, dhe mundësisht vlera e tyre të thithet e të ndihet fuqishëm në Shqipëri, pasi është mëse e e moralshme dhe mëse e drejtë që emigrantët të kenë aksesin e tyre në jetën politike të vendit, dhe në qeverisjen qëndrore e lokale të Shqipërisë.
Cili është mendimi juaj në lidhje me deklaratat e fundit të Kryeministrit Berisha në lidhje me emigrantët shqiptarë në Greqi?
Deklarata e Kryeministrit ishte shumë sipërfaqësore dhe evazive. Në tërë këto vite emigracion, nuk e kemi ndjerë thuajse fare praninë dhe dorën e shtetit tonë, në asnjë nivel. Emigrantët shqiptarë në Greqi kanë vuajtur me vite të tëra për çështje si legalizimi i dokumentacionit, shkollimi në gjuhën shqipe, marrëdhëniet e tensionuara me autoritetet greke, ditët e netët e gjata në pikat e kalimit të kufirit, dhe ndërhyrja e shtetit shqiptar në gjithë këto kohë ka qënë joekzistente. Qeveria shqiptare i mirëpret kontributet financiare të emigrantëve, por deri më sot nuk ka bërë asgjë në këmbim të këtij kontributi. Unë dua të kujtoj që në dy reformat e fundit zgjedhore mazhorancës qeverisëse i është propozuar një projekt-ligj lehtësisht i aplikueshëm për të mundësuar votën e emigrantëve me postë, por Berisha e ka refuzuar këtë variant, pasi Kryeministri nuk do të ketë një votë të cilën nuk e kontrollon dot.
Si do të kontribuojnë emigrantët për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013?
Në vitet e fundit Partia Socialiste e Shqipërisë dhe lidershipi i saj ka bërë të mundur krijimin e hapësirave të ndryshme për emigrantët, duke mundësuar tërheqjen e mendimeve, ideve dhe sugjerimeve të tyre për të përmirësuar jetën e tyre në Greqi, por edhe për të ndryshuar radikalisht mënyrën se si do të qeveriset Shqipëria në të ardhmen. Fjala dhe kontributi i emigrantëve është përfshirë edhe në vizionin e PS-së për një Rilindje Shqiptare, dhe ne po punojmë çdo ditë që ky vizion t’u bëhet i ditur emigrantëve shqiptarë në gjithë Greqinë. Pas riformatimit të strukturave të Partisë Socialiste në Greqi në vitin e fundit, tanimë janë ngritur degë të reja të Partisë Socialiste në emigracion në një numër të madh qytetesh të Greqisë së Veriut, si Veria, Kozani, Katerini, Kavala, Halkidhiki, Janica, etj. dhe po vazhdon puna për krijimin e një rrjeti kapilar strukturash nëpër qytete dhe fshatra. Po ashtu kemi organizuar dhe po vazhdojmë të organizojmë takime dhe tryeza pune për programin e Partisë Socialiste në qytete të ndryshme të Greqisë, me pjesëmarrjen e strukturave të larta drejtuese të Partisë Socialiste dhe emigrantë të shumtë. Mesazhi i unifikuar i këtyre takimeve ka qënë vetëm një: Mijëra emigrantë shqiptarë në Greqi besojnë tek Partia Socialiste, dhe është e sigurtë se ata do të kthehen masivisht për të votuar PS-në dhe Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për t’i hapur rrugë Rilindjes Shqiptare dhe integrimit europian të vendit tone.
Po qe se ben vaki qe te votojme ne, e hengri sali-kurva!!Po zagari sali e di mire kete se xhepi jone nuk kontrollohet nga bodeci-bode i salqenit te vicidolit prandaj sna jep te drejte vote. Te ngrihesh qe nga skandinavia ne Shqiperi per nje vote (edhe ate socialistet nuk e ruajne dot) sme duket e mencme.
Asnje nuk beson me tek Edi Rama dhe as tek Saliu.Larg nga politika fashistet dhe nudistet!!!!
FORCA AKZ.
Presidenti i Shqipërisë!
Është përfolur shumë statusi dhe gjendja shëndetsore e presidentit të porsa emëruar Bujar Nishani Mehmeti. Nga operacionet kirurgjikale, deklaratat e tij se do shërohet plotësisht pas një viti e gjysëm, tek akrobacitë e Berishës në vendosjen e tij si president, lindin logjikshëm pyetjet:
A është zoti Bujar Nishani Mehmeti, një president i vlefshëm? A është ai valid apo invalid? Invalid apo valid? I vlefshëm apo i pavlefshëm?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/is-he-in-valid.html
Po pse ky kryetar i PS greqi nuk ka kerkuar te vetmen gje konkrete qe tregon sa realisht PS i ka ne zemer emigrantet. dmth futjen e tyre ne strukturat e larta vendimarrese. Emigrantet nuk kane nevoje qe atyre tu tërhiqen e mendimet, idete dhe sugjerimet, por duan qe te jene pjese e vendimarrjes politike mbasi jane dhe nje fuqi elektorale e madhe. PS nuk deshiron realisht voten e emigranteve mbasi pa pasur asnje emigrant ne strukturat e saj ajo nuk do te merrte aq vota sa ajo mendon te marre…
Bravo Jorgo Berisha!
Me siguri ti do jesh nnga ata “SHEFQET-e”, qe keni nderruar emrin dhe tani na hiqesh si cocialist ,por ne fakt je FASHIST shpellar berishian!!!
Ty,more kelysh shpelle,nuk te paska bere pershtypje KRIMET E PA NUMERTA TE BERISHES,por merresh me Edi Ramen!!
Edi Rama mund te jete i keq,por ti nuk ke asnje FAKT,se ai ka VRARE 26 vete mne Gerdec,4 PROTESTUES NE MES TE BULEVASRDIT,se ka GRABITUR TE GJITHE PASURITE E SHQIPTAREVE,SE KA VJEDHUR VOTAT PER SUNDIMIN E TIJ!! etj,etj!!!
Sali Berisha,sikur asgje nga keto te mos kete bere,MJAFTON,QE AI I KA PERCARE AQ SHUME SHQIPTARET SA TE URREJME NJERI TJETRIN PER PARTITE E JO PER SHQIPERINE!!!
E PO KAQ KRIME NUK KASNE BERE AS TE GJITHE PUSHTUESIT TE MARRE SE BASHKU NDER SHEKUJ!!!
SHPORRU,o jorgo berisha dhe LAJI BYTHEN Berishes ca dite,se JU ERDHI FUNDI I JUAJ!!!
SALI BERISHA U POLL ME MENT E DJALLIT NJE NJERI QE KURRE SKA NDIMUAR E MIGRANTET POR I KA TORTURUAR ATA I SOLLI SHQIPTARVE PRISHJEN E RAHATIT I FUTI NE SHERRE JU VODHI PASURINE ILA PA ARSIM KA NJERES 25 VJEC QE SDINE TE SHKRUAJNE EMRIN E TYRE KU PRISHI FABRIKAT ENVER HOXHES QE MBAHESHIN FAMILJET ME BUKE NE KRYE TE SHQIPTARVE U ZGJOTH KAFSHA E TERBUAR QE SHKATERROI GJITHCKA DESHIRA E 90 PERQIND E SHQIPTARVE DESHIROJNE VDEKJEN E TIJ SI KADAFI DUKE E TERHEQUR ZVARRE KETE GJARPER SERB E GREK QE KURRE NUK JU DEGJUA ZERI KETIJ MAJMUNI QE VETEM ME HUNDEN E MADHE REMON NEPER HALETE TE OPOZITES DICKA SE SNGOPET KURRE
Emigrantet shqiptar ne Europe dhe Amerike duhet te behen faktori kryesor per te larguar llapaqenin Sali ne 2013-en.Un pesonalisht e kam planifikuar qe ne Qershor 2013 do te ndodhem atje per te kontribuar me vot ne shporrjen njehere e pergjithmon te diktatort Sali Vicidoli.
—-USA—Nga komentet me dukeni nje person i ekujlibruar dhe me intelekt e ne kete vleresim personal timin do te deshiroja qe edhe juve mund te merrni inisiativen per organizimin e shqiptareve aty ku jetoni ne nje organizat te emigranteve shqiptar. Shprehem keshtu edhe nga eksperienca ime se ne shqiptaret kemi sukses kur drejtohemi nga te tjeret , por te pa afet te veteorganizohemi . —Ne sot kemi njetetreten e popullsise ne emigracion , dhe cili komb tjeter ka nje raport te tille ne emigracion te pa shfrytezuar per lobimin e interesave kombetare , e kjo arrihet kur ne te jemi te organizuar . Vec kesaj emigracioni yne eshte i nje brezenie me moshe te re qe brenda vetevetes per 20 vjete e rigjeneron ate , gje qe perben nje vlere te shtuar per kombin—–jU PERSHENDES
Pershendetje Artur , Admiroj perpjekjet dhe kontributin tuaj per gjthcka deri tani . Emigrantet ishin te paret dhe ska p\se te ngelen ne fund . Te gjithe i njohim marifetet zgjedhore , por kesaj rradhe nuk do te nevvleftesojme asgje , as marifetet e krereve te partive per te zgjedhur te preferuarit e tyre , as manovrat e pushtetareve per te vjedhur sa te mundin vota, as shembullin e shkelqyer qe japin emigranten ne mbajtjen gjalle te familjeve qe jetojhne ne Shqiperi . Eshte momenti vendimtar te shpetojme nga cmendurite e viteve te fundit , Te uroj suksese
Ne fillim te viteve 90 kur mbi 1 milion shqiptare iken nga syte kembet dhe Saliu hodhi parrullen ( E duam Shqiperine si gjithe Europa) te gjithe ne brezi i ri i atyre viteve qe i dhame voten PD dmth demoracise kishim nje bindje te thelle se ne rastin me te keq brenda 10 vjetesh Shqiperia do ti bashkohej familjes europiane dhe Shqiperia do te ishte nje republike demoratike parlamentare si e gjithe europa qe deshironim.Per fatin shume te keq te pjeses me te madhe te shqiptareve zoti Sali dhe nje pakice te pavyrtytshme qe per arsye te ndryshme (per nje vend pune ose nje thes me miell) fatkeqesisht po e kthejne vendin tone ne nje feudo-monarki-bajraktare ku vota e lire popullore tingellon si nje shaka e hidhur.Per kete arsye vota e emigranteve eshte non grata ne Shqiperi si vete ata sepse vota e emigranteve eshte vote e lire e njerezve te lire qe nuk i manipulon dot asnje feudo-bajraktar sepse eshte nje vote per Shqiperine europiane dhe te perparuar.
ne emigrantet asnjehere skemi per te votuar nqs keto parti qe kane qeverisur ne 20 vjet do vazhdojne te jetojne… po qe se flasim per forca te reja politike edhe kemi shance
Emigrantet jashte dergojne miliona euro ne Shqiperi duke ndihmuar me shume se gjysmen e familjeve shqiptare. Ata kane qene gjate ketyre viteve shtysa kryesore e te ashtuquajtures ‘rritje ekonomike’ trumbetuar nga mafia ne pushtet. Ndaj, ata kane te drejte me shume se kushdo tjeter te shprehen per ata qe qeverisin vendin. Por, fatkeqesisht, plehrat ne dekompozim te kesaj klike mafioze nuk pranojne voten e mendimin e lire. Preferojne te kontrollojne votat e genjejne njerezit e gjore me nje thes miell…Gjynah per ate vend e per ata njerez qe jetojne atje…
Te gjithe ne emigrantet edhe ne qofte se nuk na jepet mundesia te votojme jashte ku jemi duhet te shkojme te gjithe ne Shqiperi te votojme qe te zhdukim sali shpelle vucidolin
Kengetarja Vlonjate kendon:-“Moj e mjera Shqiperi, nga dy pleq ne cdo shtepi!” Pleqte bejne THIRRJE:- Kthehuni o femijt e mi, Te Rrezojme VAMPIRIN Sali!!! Falenderoj artikull-shkruesin!
ZOTI XHONI, PSE JE FRIKACAK, E DI SHUME MIRE CFARE PERFAQESON FRIKACAKU.