Ekzekutohet një shqiptar në lagjen “Kalithea” të Athinës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në orën 03:35 ku 40-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është qëlluar për vdekje nga një person në rrugën “Perikleus” të qytetit grek në një automjet i cili drejtohej nga një shtetase ukrainase.
Mësohet se nga të shtënat është plagosur shtetasja ukrainase, rreth 30 vjeç, e cila është dërguar me urgjencë në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë plagë në dorën e majtë.
Sipas informacioneve, shqiptari është pronar i një bari që ndodhet në kryqëzimin e rrugës “Perikleus” dhe “Andromahi” në lagjen “Kalithea” të Athinës, ndërsa dyshohet se vrasja e tij është bërë për larje hesapesh.
Qenka shtuar konkurenca ne lokalet hot! Cherchez la femme!
Nje plehre me pak!
sakt