Nishani në Kosovë: Dialogu me Serbinë, e vetmja rrugë drejt Evropës

30 Gusht 2012, 17:42Politika TEMA


Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i bëri thirrje parlamentit të Kosovës të mbështesë dialogun Kosovë- Serbi, si e vetmja rrugë për integrimin evropian të Kosovës. Në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës, Nishani shprehu qëndrimin e tij për mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi, si e vetmja rrugë drejt integrimit në BE, ndërsa theksoi se pavarësia e Kosovës dhe kufijtë e saj janë të pakthyeshëm.

“Rikonfirmoj qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë se çështja e Kosovës është kapitull i mbyllur, ne mbështesim pavarësinë e saj dhe të kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Ne kemi treguar se dimë të jetojmë në harmoni me fqinjët dhe për këto arsye forcim i faktorit shqiptar duhet parë jo si kërcënim po si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon”- deklaroi para ligjvënësve kosovarë presidenti shqiptar, i cili shtoi se shqiptarët në rajon kanë një rrugëtim të përbashkët integrimin evropian.

Në fjalën e tij presidenti shqiptar shprehu vendosmërinë dhe angazhimin e tij për të mbështetur Kosovën në forumet rajonale dhe në rrugën evropiane.

“Tani hapet një kapitull i ri. Kosova meriton të zërë vendin e saj në familjen evropiane dhe institucionet ndërkombëtare. Angazhohem solemnisht se gjatë mandatit Kosova do jetë kryefjala e veprimtarisë sime dhe mbështetja në rrugën e integrimit euroatlantik”- nënvizoi Nishani, i cili theksoi se:

“Pavarësia e Kosovës, anëtarësimi në NATO, lëvizja e lirë dhe procesi i nisur për Kosovën janë gurë të rëndësishëm kilometrazhi jo vetëm gjatë 100 viteve të fundit”- tha Nishani, i cili shprehu bindjen se udhëheqësit e Kosovës do të bëjnë këtë vend më të mirë e më demokratik.

Nga ana e tij kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, e vlerësoi vizitën e Presidentit Nishani si një rast të mirë për përparimin dhe zgjerimin e dy vendeve tona në interes të përbashkët. Sipas tij kjo vizitë ka një simbolikë të veçantë se është në 100 vjetorin e shtetit shqiptar dhe tregon ecjen gjatë këtyre viteve që ka bërë populli ynë.

Nishani-Jahjaga: Dialogu me Serbinë është e vetmja rrugë efikase

Të dy presidentët ranë dakord se dialogu me Serbinë është e vetmja rrugë efikase.

“Shqipëria ka mbështetur dhe do vijojë të mbështesë angazhimet e Kosovës, të parlamentit e qeverisë në kontaktet dhe bisedimet e komunikimit. Dialogu është mjeti më fikas dhe më evropian i trajtimit sot të të gjitha problemeve që mund të kenë vendet e ndryshme.

E shkuara e Kosovës ka qenë e mbushur me vështirësi dhe sakrifica, por e ardhmja e gjithë Ballkanit është që të gjithë duhet të komunikojnë dhe sepse dialogu është mjeti për të fituar frymën e zhvillimit e pajtimit dhe prosperitetit”- u shpreh presidenti Nishani.

Nishani tha se “Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm dhe faktor kryesor për paqen “. Ai vlerësoi Jahjagën për kontributin në formimin e shtetit dinjitoz dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën dhe përpjekjet për të ndihmuar në përfshirjen e saj në kartën e Adriatikut.

Nishani-Thaçi: Angazhim i dy vendeve për integrim evropian

Në takim është biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për procesin e integrimit evropian të dy vendeve.

“Suksesi i Kosovës në këto 4 vite e gjysmë të shtetësisë së saj është meritë e përkushtimit të institucioneve shtetërore të Kosovës, i unitetit politik dhe qytetar për të çuar përpara proceset zhvillimore dhe integruese të Kosovës. Pas përmbylljes së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, prioritet kryesor vazhdon të mbetet përshpejtimi i agjendës së integrimit të Kosovës në BE dhe në NATO” – theksoi kryeministri Thaçi.

Duke folur për bashkëpunimin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Thaçi theksoi se ky bashkëpunim është i shkëlqyer dhe do të thellohet edhe më tej në fushat me interes të përbashkët, duke u fokusuar në bashkëpunimin ekonomik.

***
Sipas agjendës së njoftuar nga Presidenca kosovare, pasdite bëhen Homazhe te varri i Presidentit Rugova dhe vizitë në Familjen Rugova. Në vazhdim, Presidenti Nishani viziton Kishën Katolike në Binçë të Vitisë./ Tema

17 komente në “Nishani në Kosovë: Dialogu me Serbinë, e vetmja rrugë drejt Evropës”

  1. Dialogu says:

    Dialog me Serbine dhe plumba dhe denigrim i opozites eshte rruga per asgjekund.

    1. mirel says:

      Po, Dialogu me Serbine dhe plumba per NIshanin dhe pushtat politike.

      1. aqifi says:

        Jo dialog, ndoshta kthimi ne Serbi do te ishte ideja me e mire per Nishan-trutharin…

    2. Maksut Derrasa says:

      Ore, po me origjine serbe eshte ky kryefjala e veprimtarise se vet!?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/newborn-2012.html

  2. Lenci says:

    He mo Kosovar e trashanike te Sales, a e degjuat kukullen e spiunit Serb se cfare thote?

    1. Ramy says:

      O Leci i jugut , po na spjego ti se cfare na tha kukulla e spiunit se ne jemi te trash e nuk e kuptuam? rrace grekofile

      1. burreli says:

        O Ramy. Do te ishte mire te ju kishte thene qe ju duhet te ktheheni ne perberje te shtetit serb se ne fakt kjo ju vje pershtat juve kosovareve.

      2. Lenci says:

        Ik mer trashhnik se prej njerezve me mentalitet si i joti jemi ne kete pike, jemi bere gazi botes prej psikopatit qe kemi ne krye.

    2. geni says:

      ramy po jugu eshte shqiptar nuk eshte grek,qe te flasesh me mo nuk tregon grekafon apo ju nga veriu konsideroheni shqiptar.pse poshteroni rracen tone?ndersa ky nishani eshte palo legen,ish sherbimet sekreto apo vazhdon dhe ka urdher nga saliu qe po jep shpirt qe te bej tradheti me serbin.me kujton para 1.5 viti konsullin grek ne korce qe thoshte eshte shanci i fundit per greqine te mari ca te mari ne shqiperi,po sa te kemi saliun ne do ket shum shance akoma greku dhe serbi.vdekje ketyre tradhetareve.

  3. hamit says:

    Cfare behet keshtu ,nuk e kuptoj,po shkojme poshte e me poshte.Ne fjalimin e tij ne parlamentin e Kosoves Nishani tha :” Nje Kosove demokratike,sovrane ,e lire dhe e pavarur”.Kjo tregon se as ata injorantet keshilltare te tij qe i kane shkruar fjalimin dhe as presidenti nuk marin vesh fare nga gjuhesia,mbasi thone ne te njejten fjali te njejten fjale dy here,sepse fjala sovrane eshte sinonim i fjales e pavarur.Futja katundit,thote populli.”Ti Halim qe s’din kendim ,je minister per aresim”-thoshte Noli.

    1. Ramy says:

      Hamitoo nuk êshte ashtu jo , sovraniteti dhe pavarsia e kan nje dallim te madhe bile. Me sovranitet nenkuptojem tersine territoriale te nje vendi ndersa Pavarsin mund ta kesh por jo ne tere territorin e vendit prandaj êshte e rendesishme te permendet sovraniteti dhe pavarsia ok se paske lexuar edhe Nolin ti

  4. Sali Kari says:

    Kur te jep mend edhe ky mautace miu , ne dhjetor te 2012 eshte edhe fundi i botes, cfare dialogu duhet te bejme me serbine, ti kerkojme falje per krimet si ka bere , per te zhdukurit dhe per krimet ne kosove,nuk ka faj mustace muti por bosi i tij dhenderri i serbve, dhe Hashimi si mund te kete gelltitur edhe ai nje luge corbe, i ftoi kosovart te vine ne shqiperi ne zgjedhjet e 2013 te votojne per saliun , dhe eshte njesoi sikur te kene votuar per Karaxhicin, zoti ja u shtofte dashnine per saliun dhe Hashimin

  5. o jari u bone ti per politike ik o qyq e laj ndonje pjate.

  6. Shqiptari nga Marsi says:

    “Dialogu me Serbinë, e vetmja rrugë drejt Evropës”. Natyrisht, njësoj sikur që është: “Dialogu me vrasësin, e vetmja lumturi për anëtarët e mbetur gjallë nga sulmi i tij”.

  7. e verteta says:

    Na myten spiunet serb e grek ne kete mut shteti qe quhet shipri.Bejme mire te bashkohemi meItaline qe te shpetojme nga kjo rrace e poshter tradhetaresh.

  8. ismeti says:

    kz far msteqe muti ,kz far klyshi i arkanit e saloviqit nuk e meriton as ta shkel token e kosoves e le ma te del ne parlament e te llomotit nji shkarravin si ja kan shkru kshilltari serbofil zogu,turp,turp

  9. Erion says:

    NISHANI duhet te deklaronte lufte Serbis!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje