Vrasja e Shkodrës, menjëherë sapo viktima kishte bërë denoncim në polici

31 Gusht 2012, 10:39Politika TEMA

Policia ka treguar edhe një herë tjetër paaftësinë e saj, teksa ka lejuar një vrasje, vetëm pak pasi kishte bërë denoncim në polici. Bëhet fjalë për vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku mbeti i vdekur 46-vjeçari Frederik Marku, ndërsa u plagos rëndë edhe i biri i tij 22 vjeçar, që po lufton në spital për jetën.

Sipas Shekulli, burime nga efektivët e policisë bëjnë të ditur se, paraditen e së enjtes viktima kishte denoncuar në polici rreth një konflikti të tyre me disa persona në zonën e Thethit, ku po pushonin të dyja palët. Ndërsa rreth orës 14:30 babë e bir ishin larguar nga policia, ku edhe kishin bërë denoncimin.

Dhe, vetëm pak pas kanë dalë nga rajoni i policisë, ata janë qëlluar në një pritë. Ky është rasti i disatë i negliezhencës së policisë, e cila nuk u kushton rëndësinë e duhur denoncimeve nga viktimat. Ndoshta dikush duhet të përgjigjiet për këtë rast.

8 komente në “Vrasja e Shkodrës, menjëherë sapo viktima kishte bërë denoncim në polici”

  1. Durim says:

    Po pse do u vinin badygard nga mbrapa ketyre. Bota e kap lepurin me qerre. Ai qe ben vrasjen, o denohet me vdekje o me burgim te perjetshem. Keshtu nuk i shkon mendja per vrasje dhe njekohesisht nuk ka gjakmarrje nga pala tjeter. Nuk mban secili nga nje polic me vete per nje llaf goje

    1. Shkodrani Xhabije says:

      Kush te pergjigjen, te papergjegjshmit?!!
      http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/08/vini-re-alo-muli.html
      Jane bere aq makuter per para e pushtet sa thone “Larg nga bytha ime”!

  2. Erion says:

    I ka vrare Shteti, fjale nga brenda!

    1. fl says:

      Me fal po cfare perfaqsonin keta persona. Kush jane?

    2. ervis says:

      ke bo bo cfar kucidenze paskan dal nga policia edhe jan vrare. per mindimin tim ketu ka gisht shteti ka spiunuar ndo nje aty mbrenda ne polici

  3. SHKODRANI says:

    PO VRAVE BEHU GATI PER TU VRARE,PIKE.

  4. Shqipetar says:

    Pa lidhje fare,, cfaj kan policet ne kete mes ?!! vendimet i mer prokuroria, dhe policia duhet ti zbatoje . Pse nuk mereni me Prokurorine dhe gjykatat qe me pare i lirojne kta bandite para se ti denojne apo e keni me kollaj me policet e shkrete,, pseudo gazetari …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje