Ky po që është një ‘riparim’ total (FOTO)

3 Shtator 2012, 18:50Lifestyle TEMA
Ky po që është një ‘riparim’ total (FOTO)

Në moshën 48 vjeçare, britanikja Jacqui Evans e kishte lëshuar veten plotësisht. Pas katër fëmijëve dhe 30 viteve martesë, ajo ishte mbipeshë, me pak dhëmbë në gojë dhe një lëkurë të rrudhosur. Flokët i kishin rënë dhe kishte thuajse 10 vite që nuk i kishte trajtuar tek ndonjë parukiere.

Prej tre vitesh Jacqui, që është gjyshe tashmë, nuk pranonte të bënte foto dhe shumë rrallë shihej në pasqyrë dhe rrallë qeshte.

Aq shumë e frustruar ishte sa nuk pranonte asnjë kontakt fizik, madje as me të shoqin e saj, një bashkëshort i devotshëm.

Ai flinte në një krevat tjetër dhe ajo as nuk e linte pranë.

Por sot Jacqui është një femër krejt tjetër. Ajo i është nënshtruar një ‘riparimi’ total dhe është kthyer në një bukuroshe bionde.

Falë emisionit “This Morning” ajo është një tjetër njeri. I është nënshtruar ndërhyrjeve në gojë për ta plotësuar atë me dhëmbë të bardhë, ndërkohë që dieta strikte dhe trajtimi i flokëve e kanë bërë atë të dobët dhe simpatike.

“Tani do vendos më shumë pasqyra në shtëpi,” thotë ajo.

2 komente në “Ky po që është një ‘riparim’ total (FOTO)”

  1. Aishja prej Sauku says:

    Ja vlen me hy ne thikat e kasapave britanik te zbukurokan kta qeratenj…Kjo gruja paska qene si Berisha….tani qonka bo me ja heq krejt..imunitetin ksaj,apo jooo??

    1. Tan Lapraksi says:

      Aishe, morrsh edhe 5 vjet jete nga jeta e berishes se na bone me qesht me te modhe!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/sali-berisha-no-further-info-needed.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje