Ja si mund ta zbulosh nëse dikush të do deri në vdekje (FOTO)

5 Shtator 2012, 12:39Lifestyle TEMA
Ja si mund ta zbulosh nëse dikush të do deri në vdekje (FOTO)

Ka shumë njerëz që duan të dinë nëse partneri e do deri në vdekje. Por një rus ka përdorur një mënyrë shumë të çuditshme propozimi për martesë për të zbuluar njëkohësisht nëse e dashura e do deri në vdekje. Le të themi se në fakt e ka tronditur atë.

Alexey Bykov shpiku vdekjen e tij për të zbuluar dashurinë e vërtetë të së dashurës së tij, Irena.

30 vjeçari nga Omsk punësoi një regjisor, artistë makijazhi, një skenarist, dublantë e aktorë për të improvizuar skenën e një aksidenti rrugor, në mënyrë që kur e dashura e tij të mbërrinte, të zbulonte se ai kishte vdekur.

E dashura e tij u trondit shumë dhe tani thotë se do ta vrasë vetë për atë që i punoi.

“Ne kishim lënë që të takoheshim diku, por kur shkova aty kishte shumë makina, ambulanca, tym, një kasaphanë e vërtetë. Kur pashë Alexey të mbuluar në gjak, një mjek më tha se ai kishte vdekur. Shpërtheva në lot. Por më pas ai u ngrit në këmbë dhe më propozoi i mbuluar me gjak fals. Isha aq e shokuar sa doja ta vrisja sërish, po kësaj here seriozisht,” thotë Irena.

Për fat të Alexey, ajo e pranoi shakanë dhe tha PO. Çifti është martuar javën e shkuar.

“Doja që ajo të kuptonte se sa bosh është jeta e saj pa mua. Besoj se funksionoi, por premtoj se është hera e fundit,” tha Alexey.

9 komente në “Ja si mund ta zbulosh nëse dikush të do deri në vdekje (FOTO)”

  1. kalorsi i zi says:

    I uroj jetegjatesi ciftit por mendoj se je gabuar rende djalosh.
    Humbe dashurine dhe e zevendesove me dhimbjen e saj per ty. Pac fat

    1. Aleksa says:

      Ruset te cmendur jane, e paska bere te gjoren te mendoj se kishte vdekur!

    1. Daut Skela, Vlore says:

      Po le ta beje nje here, po as shoket e vet nuk e kthejne me mbrapsh!
      E lene aty mu si mut!

    2. majmuni ' hirko' says:

      o ‘kronikaro’ je njesh….qysh ma ‘vodhe’ ket emrin pash zotin tak-fak,e kisha piketuar si nick por nuk e vura dot i pari,te lumte u tregove me i zoti…ta gezosh!!…

  2. anticensurë says:

    ju martë muti shalët që të dyve!
    nuk është e nevojshme të bëhen idjaotësi të tilla për të vërtetuar besnikërinë!ose dashurinë!për mua është një idjotësi!jeta e tregon se sa vlen dashuria ose do të jetë reale besnikëria!e rëndësishme është se si vepron pas tradhëtisë!

  3. linda says:

    cfare idioti por pas nje gjeje te tille edhe te mos ta donte do shokohej e do te qante

  4. Beni says:

    Ruset meshkuj jane shume idiote, ne fillim i dashurojne grate si te cmendur, pastaj behen mosperfilles ndaj tyre, e me vone i lene te pallohen me te tjeret, se vodka e tepert qe konsumojne, nuk i ben me per burra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje