Imagjinojeni këtë autobus në unazën e Tiranës (FOTO)

4 Shtator 2012, 18:47Lifestyle TEMA
Imagjinojeni këtë autobus në unazën e Tiranës (FOTO)

Natyrisht ka autobusë e autobusë, por ka edhe AutoTram Extra Grand, që ka debutuar në Gjermani dhe që pretendon se është më i gjati i llojit të tij. Quhen autobusë fizarmonikë dhe lehtësojnë ndjeshëm trafikun pasi marrin shumë njerëz në bord. Ky autobus i projektuar nga Fraunhofer Institute është rreth 30 metra i gjatë dhe mund të mbajë deri në 256 pasagjerë.

Autobusi do të operojë fillimisht në qytetin e Dresdenit dhe pritet që shumë shpejt të dërgohen edhe në Pekin e Shangai pasi janë bërë porosi për disa të tillë. Edhe çmimi është i kripur, plot 10 milion dollarë një.

Lajmi i mirë është për ambientalistët, pasi mund të ecë për distanca të gjata me energji elektrike.

Drejtori i institutit që projektoi autobusin thotë se është shumë efecient. Ai deklaroi se mbi të gjitha është shumë i mirë në manovrim, thuajse si autobusët 12 metra.

Mbetet për tu parë në trafik tani.

9 komente në “Imagjinojeni këtë autobus në unazën e Tiranës (FOTO)”

  1. lupeni says:

    Sygjerojani Lulit te vogel qe te marri ne vend te tramvajit….

    1. Lulzime Bosha says:

      Mos ki merak se e bejne rrugen keta derra apostafat per aoutobuzin! Mundesi per te vjedhur duan, te TEG e cojne direkt!
      Kush vret, nuk i ben me pershtypje …
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/if-ne-21-janar.html

  2. mrika says:

    Po ky do na e xani tan unazen, ku kena me e nga makinen..

    1. saimir says:

      Prandaj jane autobusat qe mos te perdoresh makinen. Por nuk kemi aq kulture ne qe te levizim me mjete publike. Ne jemi te gjithe Toni Montana.

      1. shqiptari says:

        Po problemi o Sa i mir eshte qe me mjetet tona te transportit humbet me shume kohe se ne kembe? Kjo s’ka lidhje me kulturen o i kulturuar.

  3. luli says:

    luli me leket qe volli durres kukes blen 10 cop e dhe 1 per me qu doktorin ne psiatrik

  4. SHOFERI says:

    Imagjinoni Salen shofer dhe Lulen fatorino, cfare mrekullie

  5. V says:

    Gazetari: në vënd të 10 milion deshe të shkruash 1 milion?! Se ndryshe nuk sqarohet! Autobuset Neoplan apo Setra, top class prodhimi i fundit dhe gjithcka ekskluzive nuk e kalojne gjysem milion..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje