Sot në mbrëmje në Berlin prezantohet modeli i ri i makinës Vokswagen Golf 7.
Modeli Golf është më i shituri i gjigandit gjerman.
Lexoni më poshtë disa fakte pikante për këtë makinë legjendare.
-Volkswagen Golf ka nisur të shitet që prej vitit 1974 dhe deri më tani ka pasur gjashtë edicione. Në total deri më sot janë shitur rreth 29 milion makina të tilla.
-Gjenerata më e shitur është Golf 1. Në total nga makina e parë janë shitur plot 6.72 milion copë. Në vend të dytë është Golf II me 6.41 milion makina të shitura.
-Por Golf 1 ka vazhduar të prodhohet për thuajse 35 vite me radhë. I quajtur edhe si ‘Citi Golf’, makina pushoi së prodhuari vetëm në vitin 2009, kur fabrika në Afrikën e Jugut prodhoi makinat e fundit.
-Në vitin 2002 Golf-i për herë të parë spostoi në vend të dytë sa i përket shitjeve modelin legjendar të Volkswagen, të njohur me emrin Kaefer ose ndryshe Brumbulli (Beetle).
-Emri Golf nuk vjen nga sporti me këtë emër, por nga emri i rrymës Golfstrim.
-Seria e pestë u shit për herë të parë në SHBA me emrin Lepurushi.
-Tre shkronjat false. Gjenerata e katërt e Golf në fakt nuk ishte një GTI. Shkurtimi ishte thjesht një variant i prodhimit.
-Sivjet pritet të dalë edhe një edicion i ri i familjes Golf. Bëhet fjalë për GTI në versionin kabriolet.
Klass!
makina perse mbari dhe modele qe ndiqen nga te tjeret!
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/the-king.html