Një trafikante droge në Kolumbi, e njohur edhe si ‘mbretëresha e kokainës’, është vrarë në qytetin Medellin.
Griselda Blanco, 69 vjeç, u qëllua për vdekje nga persona të armatosur ndërsa po dilte nga një dyqan mishi.
Sipas BBC, Blanco ishte ndër kolumbianët e parë që trafikoi kokainë nga Kolumbia në drejtim të Shteteve të Bashkuara në sasi të mëdha në vitet ’70 dhe ’80.
Ajo ngriti disa nga rrugët kryesore të depërtimit të drogës, të përdorura më vonë nga karteli Medellin.
Kishte një reputacion si e pamëshirshme dhe mendohet se kishte urdhëruar një duzinë vrasjesh ndaj rivalëve të saj.
E dënuar në një burg amerikan për trafik droge në vitin 1985, ajo kaloi rreth 20 vite në burgun amerikan për tu deportuar më pas në Kolumbi në vitin 2004.
Familja e saj tha se pasi ajo u kthye në Kolumbi ndërpreu të gjitha lidhjet me krimin e organizuar.
Policia po heton për shkaqet e vrasjes.
Ore si burre me duket ky mua apo s shoh mire nga syte une?me qartesoni pak
Ke te drejte genti, edhe une dyshoj ?
http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/04/ne-pritje-me-padurim-per-pjesmarrjen-e.html
per mua eshte burre. fillimisht mendova se ishte personi qe e kishte vrare.
Ka ngjashmeri te cuditeshme me Ilir Meten, sidomos goja.
Ca gjera i merr nga goja e Monikes.
“La vendetta è un piatto che va servito freddo”, diceva spesso Griselda quando si riferiva ai propri nemici morti.