Kot nuk thonë që Red Bull të bën me kraaaaaahë!

3 Shtator 2012, 19:53Lifestyle TEMA
Kot nuk thonë që Red Bull të bën me kraaaaaahë!

Trashëgimtari i perandorisë së pijeve energjike Red Bull është arrestuar pasi vrau një polic duke e goditur dhe tërhequr zvarrë me makinën e tij Ferrari.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Bangkok, Tajlandë.

Vorayuth Yoovidhya, stërnipi i krijuesit të Red Bull, Chaleo Yoovidhya po ngiste makinën e tij kur e goditi policin dhe e tërhoqi trupin për disa metra në një zonë rezidenciale.

Stërnipi i krijuesit të Red Bull, që mendohet se është rreth të njëzetave, është marrë në pyetje nga policia.

Vetë një drejtues i lartë i policisë e mori përsipër hetimin pasi oficerët e rangut të ulët kishin tentuar të fshehin krimin fillimisht, duke deklaruar se vrasjen e bëri një person i paidentifikuar.

“Një polic ka vdekur. Nuk do e lë me kaq ose përndryshe do jap dorëheqjen. Nuk dua t’ia di sa të fuqishëm janë. Nëse nuk e çoj deri në fund këtë çështje, do jap dorëheqjen,” tha zyrtari i policisë.

Familja Yoovidhya ka një pasuri prej 5.4 miliard dollarë.

Themeluesi i Red Bull vdiq në moshën 89 vjeçare dhe pasurinë ia la familjes.

Familja ka në pronësi edhe importuesin e vetëm të makinave Ferrari në Tajlandë.

1 komente në “Kot nuk thonë që Red Bull të bën me kraaaaaahë!”

  1. Thuaj Jo pijeve energjike! says:

    APEL!
    TE GJITHA PIJET E ASHTUQUAJTURA ENERGJIKE TE DEMTOJNE RENDE SHENDETIN!
    http://www.ama-news.al/2012/09/bleona-ne-prehrin-e-nje-djali-me-ngjyre/#comment-13635
    KUSH I KA PIRE ME SHUMICE NJE NATE ME PARE, TE NESERMEN NDJEN DRIDHJE TRUPI, QE JANE SHENJAT E PARA ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje