Elbasan, kamioni aksidenton me vdekje 4-vjeçarin. Në Shijak, 50-vjeçari tenton vetëvrasje pas divorcit të djalit

7 Shtator 2012, 13:57Kronika TEMA
Elbasan, kamioni aksidenton me vdekje 4-vjeçarin. Në Shijak,

Dy ngjarje të rënda janë shënuar gjatë ditës së sotme në Elbasan dhe Shijak, ku një fëmijë është aksidentuar për vdekje nga një kamion, ndërsa një 50-vjeçar ka tentuar të vetëvritet, i tronditur nga divorci i të birit.

Aksidenti që i mori jetën fëmijës ka ndodhur pranë fshatit Balldren, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Fëmija 4-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është përplasur për vdekje nga një kamion. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit

Ndërsa 50-vjeçari nga Shijaku Flamur Smoqi, ka tentuar të vetëvritet pas divorcit të të birit. Ai kishte marrë një armë tip automatik dhe kërcënonte se do të vetëvritej, pasi nuk ishte dakord me vendimin e të birit që të ndahej nga nusja e tij. Pas lajmërimit të policisë nga familjarët, është arritur të evitohet vrasja e pretenduar.

1 komente në “Elbasan, kamioni aksidenton me vdekje 4-vjeçarin. Në Shijak, 50-vjeçari tenton vetëvrasje pas divorcit të djalit”

  1. Lexo Muli, lexo! says:

    Lexo Muli, lexo!
    Neser do lexojme ne per ty, tek kronika e zeze!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gamor-ti-gamor-kush-tvuni.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje