Panik në Vlorë, tre të rinj diagnostikohen me malarie

13 Shtator 2012, 11:09Sociale TEMA

Tre të rinj nga Vlora kanë futur në panik një qytet të tërë pasi janë diagnostikuar me malarie. Sëmundjen vdekjeprurëse mendohet se e kanë marrë në Afrikën e Jugut, ku punonin prej një viti me një kompani. Kur janë kthyer në vendlindje, ata kanë shfaqur shenjat e sëmundjes, por për mjekët e Vlorës ka qenë fillimisht e vështirë që të identifikohej sëmundja, raporton Panorama. Pasi kanë treguar se kanë qenë në Afrikën e Jugut, atëherë tre të rinjtë janë diagnostikuar me sëmundjen e rëndë. Më pas janë nisur drejt Tiranës për trajtim të mëtejshëm.

Të rinjtë thanë se e kishin neglizhuar dhe nuk e kishin bërë vaksinën kundër malaries përpara se të niseshin në drejtim të Afrikës. Atje i ka dërguar një kompani në Vlorë, që dërgon punonjës në vend të ndryshme me kontrata të rregullta.

Mjekët thonë se këto janë raste të izoluara dhe nuk ka rrezik për banorët e tjerë.

Malaria është një sëmundje që është zhdukur nga vendi ynë 50 vjet më parë. Rasti i fundit është identifikuar në Tiranë në vitin 2009 tek një shtetas britanik që punonte në Afrikë.

2 komente në “Panik në Vlorë, tre të rinj diagnostikohen me malarie”

  1. salistalin says:

    Po qeveria jone ka nxjerr ne shitje kinina kunder malarjes

  2. filan Fisteku says:

    Po cfare thoni.Juve gazetaret, kur do te beheni njerez normale. Te pakten pyesni me perpara kur shkruani. Po per cfare vaksine per malarje flisni???!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje