Ashtu siç edhe pritej, kompania Austrian Lottery është shpallur fituese e Lotarisë Kombëtare. Dokumentin zyrtar e ka firmosur vetë ministri i Financave, Ridvan Bode. Firma austriake mori 90.72 pikë në vlerësimin e komisionit të ofertave.
Mediat dhe opozita kishin paralajmëruar se kjo kompani do të shpallej fituese dhe nuk ka pasur surpriza.
Kompania austriake, ndryshe nga sa ndodh kudo në kontinent, do paguajë vetëm 3.5 milion euro për të marrë monopolin dhjetëvjeçar mbi shtatë lojëra fati.
Qeveria deklaroi se kishte përzgjedhur këtë kompani, duke pasur si kriter kryesor jo shumën që ofrohet, por sigurinë e kompanisë. Por ky qëndrim u rrëzua pasi firma u vu nën hetim parlamentar në Austri për qarkullim kapitalesh të dyshimta dhe blerje politikanësh për të mbajtur monopolin.
Argumenti i dytë i qeverisë ishte se çmimi i ulët i shitjes do të kompensohej përmes taksave, sipas saj të larta mbi kompaninë fituese. Por edhe ky pretendim rrëzohet kur taksat e vendosura mbi kompaninë në Shqipëri krahasohen me ato të vendeve të tjera.
Sipas krahasimeve, kompania austriake që tani do të ketë monopolin e pjesës dërrmuese të tregut të kumarit në Shqipëri do të paguajë taksa në buxhet dy herë më pak se sa paguan në vendin e saj, Austri.
O Sali qenefi! te gjitha mbi ty dhe familjen tende do bien.
Ma zi se kpuca kan per ta bo fytyren!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/stop-vjedhjes.html
taksat jane paguar ne xhepat e Dulles dhe Bodes. Rama ka deklaruar se do ta bllokoje kete kompani – te shohim pak shprese ka qe Rama ta mbaje fjalen ndofta i japin edhe atij nje shuke surratit dhe ja mbyllin gojen. E pastaj populli i brekosur eshte i lire te luaje kumar sa te doje dhe me sa te deshiroje.
Ec perpera antishtet!!!