U katandis kokoshi një thelë, i thonë kësaj pune. Nuk votojmë për imunitetin, ishte refreni i opozitës duke qetësuar zemrat e shumë opozitarëve të thjeshtë të turfulluar se më në fund po tregonte se kishte nxjerrë ca mësime nga dështimet.
Por s’qenkësh e thënë. Nuk është se në Shqipëri ka një qeveri diletante dhe delenxhinjsh, por me sa duket edhe opozita qenka ku thërret qameti.
Prej vitesh ka shumë pakënaqësi ndaj Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj për vendimmarrjet, që kanë lënë shumë për të dëshiruar në vitet e opozicionit, duke bërë që shpesh pushteti dhe Berisha, të dalin ngadhnjimtarë dhe më kodoshër në skilitetin politik, jo dhe aq për meritë të tyre.
Ua falim “puçin” elektoral të Islamit!
Dështuan me grevën e urisë dhe u zbythën pas një darke në Bruksel, e cila s’u mor vesh se ç’arriti dhe pse çoi në mbylljen e grevës sakrifikuese.
Dështuan me 21 Janarin dhe humbën jetën 4 vetë dhe u zhdëpën ne dru me qindra të tjerë nëpër qelitë e policisë së pushtetit.
Dështuan me farsën e zgjedhjeve lokale edhe pse ishin me të drejtën e Zotit.
Dështuan sërish me Presidentin, i cili përfundoi sërish tek thesi i Agait, të fituarit të përhershëm në këto dy mandate.
Sot, dështim për mua është edhe imuniteti dhe u daltë për hajër vota pro heqjes së tij dhe qofshim ne gabim të gjithë.
Deri dje thuhej se do e votojmë imunitetin, por me kusht që të bëhen ndryshimet kushtetuese.
Tani del se qenkërka kërkuar vetëm shqyrtimi i tyre. What?!!!
Përse gjithë kjo luftë? Vallë për të provuar dyshimin nëse qeveria do i hidhte poshtë kërkesat e PS-së? Këtë kërkonte të provonte PS-ja?!!!
Nuk e priste PS-ja që pushteti do ishte kundër?!
Të gjithë shpresonin se do negociohej dhe do arrihej një zgjidhje kompromisi, si kusht për marrjen e votës së opozitës për imunitetin, që në fund të fundit është version i tyre. Kjo ishte ajo që kuptohej se do ishte loja politike dhe jo spërdredhja moldaviane.
Përveç se diletantizmit, në rast se nuk fshihet ndonjë lepur pas ferrës së vogël të imunitetit, apo ndonjë presion nga diku ose dikush, që gjithmonë i ul në mendere socialistët çuditërisht ose ndonjë 300 milionësh euro në parim nga BE për katundin shqiptar, i shitur si krokodili i radhës nga Brukseli, kjo lloj sjellje politike e opozitës nuk ka sesi përkufizohet ndryshe.
Nuk jam euroskeptik, edhe pse jetoj në një vend që ka dyshime të shumta dhe të hershme për mënyrën sesi funksionin BE-ja, dhe le të bëhet ky ligj i imunitetit nëse e kërkon Brukseli ose më saktë eurokratët e tij, por nuk po më lënë shans të mos bëhem skeptik për opozitën dhe aftësinë e saj.
Që në krye të herës, opozita me ka bindur se ka një staf që për çështjet ligjore dhe betejat në këtë fushë, veçse ka dështuar këto vite.
Do të ishte naive të mendohej se stafi juridik i opozitës dhe kupola politike e saj, nuk do të kishte parashikuar se versioni i tyre për ndryshimet kushtetuese, nuk do të kundërshtohej nga homologët e tyre të qeverisë.
Sa ç’është naive të shkohet me një paketë për ndryshimet kushtetuese dhe të t’i hedhin poshtë në atë formë siç ndodhi në Këshillin e Legjislacionit.
Kjo në rastin më të pakët tregon mediokritetet profesional. Por edhe politik. Një sjellje e tillë apo këto zbythje në minutat e fundit të ndeshjeve nga lidershipi unanim socialist pas dyersh të mbyllura dhe në prag hartimi listash për deputetë, tregon se këta nuk qenkan të përgatitur për marrjen e pushtetit.
Jo vetëm kaq, por partia më e madhe e opozitës po shuan në mënyrë të frikshme optimizmin e njerëzve dhe simpatizantëve të tyre dhe aleatëve potencial, të cilët janë trashur me këto indietro nga një forcë politike e cila do të duhet të ngjallte shpresën se është në gjendje të qeverisë ndryshe dhe është më e aftë me stafe, sesa ata që janë sot në karriget e pushtetit.
Partneriteti me më të fuqishmit e kësaj bote ose këtij kontinenti, dhe fitimi i zemrës së tyre, padyshim është ndihmues në rrugën drejt ardhjes në pushtet, por mbi të gjitha fitimi i zemrës së atyre që votojnë në ditën e zgjedhjeve dhe bindja e tyre për të të dhënë votën e tyre në numra vështirësisht të manipulueshëm nga KQZ-ra apo Kolegje Zgjedhorë, është shumë më vendimtare për të qenë qeveri e ditës, më të cilën nën fund të fundit do të duhet të merren edhe ndërkombëtarët me hir apo me pahir. Ky mësim vjen edhe nga koha e Berishës në opozitë.
Rrezikshmërisht të gjitha këto aksione politike të opozitës së sotme ndodhin vetëm kur nuk kanë ngelur shumë muaj nga zgjedhjet.
Ose ky lidership është shumë i sofistikuar, saqë ky popull nuk e kupton dot fare se si ai luan dhe mjerë opozita për këtë popull!!!
Ose ajo është e kundërta dhe mjerë ky popull për këtë qeveri, po se po, por dhe për këtë opozitë.
Hajde e besoi Rames kur thote:kur te vijme ne pushtet,do anulojme tenderat e parregullt,do fusim salen ne burg etj.Ky(rama)ta ndryshon llafin ne harkun e 8 oreve e jo mè ne harkun e 8 muajve!!
Arben respekt per analizen tuaj.
Kur nje krye-opozitar deklaron se vitin tjeter do te behet Kryeminister(jo qe do jet kandidat,por do behet!!!!!),duhet te ket vetem te sigurt besimin dhe VOTAT e shqiptarve.
Por a i ka Edi Rama besimin dhe mbeshtetjen e shqiptarve??
Hyrja ne skene e Aleances Kuq e Zi dhe Frymes se Re Demokratike,e zvoglon me shume elektoratin socialist.
Ferkimet dhe flirtet me LSI,loja terhiq e mos e keput,i ka zhgenjyer shum te gjithe ata qe me 21 Janar demostruan para Kryeministris kunder korrupsionit te Ilir Metes.
Edi Rama,eshte lojtari me i dobet perball te sofistikuarit dhe DJALLZORIT Sali Berisha,keshtu qe ai e ka te pamundur te fitoi zgjedhjet e 2013.
Edi Rama dihet se nuk jep dorheqje kurre,por te pakten te shpetoi Shqiperine dhe te mbajë drejtimin e PS,duke ju ofruar aleatve dhe kundershtarve te qeverise aktuale,nje kryeminister me konsensus.
Shqiptaret duhet ta kuptoj se Edi Rames nuk i interson me te vertet largimi nga pushteti i Sali Berishes,por ardhja e tij me cdo kusht ne vend te Sali Berishes,sepse largimi i Berishes behet shum i leht,po qe se Edi Rama nuk zgjohet cdo dite i narkotizuar me ëndrren per tu bere Kryeminister.
Komplimentet me te sinqerta per Arben Manaj
Nje artikull shume realist i ke vene pikat mbi i
EDI RAMA!
SHPORRU NJE ORE E ME PARE NGA PS-ja!!
HARRAM VOTAT TONA!!!
ME TY NE KRYE PS-ja NUK VJEN NE PUSHTET AS PER 35 VJET!!!
TI JE I SHITUR TEK BERISHA!!
TI JE FRIKACAK!!
TI JE I PA AFTE!!
TI JE LLAPAQEN!!!
SHPORRU NGA PS-ja!!!
ME TY BERISHA KA TALLUR BYTHEN SA HERE KA DASHUR!!
NUK MERITON AS GELBAZEN TE TA HEDHIM MBI KIOKE E JO ME PESHTYMEN!!!
Kam qenë një herë në Londër por se kam parë këtë Arben Manen.
O shvejk! Po londra seshte fshat nga vjen ti o bole qe I sheh te gjithe tek kroi !! Si tu duk londra I afrohej ndopak Tirones ! Ishalla vjen Manaj ne Tirane dhe ste sheh aty…
Kam qenë edhe në Tiranë kur kam ardhur nga fshati por edhe ty nuk të kam parë.Me thënë të drejtën Paliveci, siç më tha sot,ty të njeh se të ka parë me që vete në lokalin e tij “TEK BREGU I LANËS”. Se që ta dish ti unë dhe Paliveci jemi miq të vjetër që në kohën e perandorise Austrohungareze dhe me qen se e njihnim Z. Berisha kemi marë strehim politik në shqipëri.Unë banoj në një fsht të Fierit dhe Paliveci në Tiranë. Jemi larguar ka ca vite nga çekia. Paliveci që kur mbriti në Tiranë hapi lokalin qe e quan për nostalgji në të njëjtin format si ai që kishte në çeki në kohen e arqidukës Ferdinand, ndjesë pastë “TEK BREGU I LANËS”në vend të “TEK GOTA “. Po ti nuk mund ta dish se je i pa lëçitutur apo siç i thoni ju shqiptarët, TRAP. Fjalë shumë bukur. Hë se u largova nga problemi. Paliveci më tha mos ja ver veshin atij Shvejkos që të ka sharë në koment se është gjinie pa shkollë dhe gjynah, është paksa debil ose siç i thonë shqipëtarët në mënyrë poetike koqe kandari.
Shveiko I PD-se! Ate dite qe ke qene ti ne londer manaj do kete qene ne tirane Pyete gruan tende se ku iShin…
Ti kot vetquhesh “gruaja e Shvejkut” sepse unë jam beqar.Aa në qoftë se të kam palluar ndonjëherë padashje, po, por eshe në këtë rast ska pse të quhesh gruaja ime. E di ,kam ca kujtime për këto lloj raste. Në kohen e luftës së parë botërore isha si ordinacë e kolonelit Lukash. Ai kishte një dashnore dhe një ditë më la mua për ta pritur në shtëpi. Sa të vi unë, më tha, ti do t’i shërbesh dhe do tja plotsosh të gjitha dëshirat. Dhe unë i bindur për të kryer urdhërin e tim zoti ja plotësova. Ajo kishte vetëm një dëshirë që ma shprehu shtatë herë. Edhe tashti mbas kaq kohësh më ka mbetur ky zakon që plotsoj dëshirat e zonjave sa herë ato shprehen. Kështu mund të ketë ndodhur dhe me ty por kjo s’do të thotë se je gruaja ime. Mos më bjer në qafë kot.
Kam lexuar shumicen e analizave te tua z.Manaj dhe me thene te drejten deri me tani ne pjesen e gjykimit per ate qe ben opozita e Edi Rames me eshte dukur se ishit i keqinformuar,meqe edhe jetonit jashte Shqiperise.Analiza e sotme eshte percaktimi i sakte i kesaj pseudoopozite se sa e mbaruar dhe e pashprese eshte ajo.Edi Rama dhe gjithe ndjekesit e tij interesaxhinj servile e memece jane perfundimisht fatkeqesia e pjeses qytetare te ketij kombi.
Opozite e munguar opozite e mohuar.
shqiptaret kane mbetur te
zhgenjyer nga kjo opozite.
Pyetja lind si do te behet ndrrimi i pushtetit???
1 ME pazare politike apo
2 me vote te lire dhe me vullnetin e popullit
O Arben po pse Opozita mos te votoje heqjen e imunitetit?
Apo t’i pelqen fshehjen e politikanve pas imunitetit, mos harro se kjo eshte edhe nje nga kushtet e Brukselit.
Sigurisht qenke bir komunisti
Nuk osht puna mer Rame se perse mos ta votoje, problemi eshte perse boni arsyetime, protesta dhe pastaj e votoi pa kushte…Po me mire leje ket muhabet se osht puna jone, ju merruni me problemet tuja…
A meqe erdhi llafi, edhe une jam bir komunisti…
O RamY idioti! Po pse te jet ky djali bir komunisti dhe jo fashisti per shembull? Imuniteti sherben si arme komuniste apo si ta thote rradakja jote e trashe ne siperfaqe dhe bosh perbrenda.
Mos Ramy eshte Edi Paloka (i fshehur :))
Po nuk ka nevoje te bejme ‘analiza’ per opoziten pse pse ne pafundesi. Asnje deputet apo minister ose KM nuk eshte denuar ne shqiperi dhe kur eshte ne flagrance. Ne shqiptaret jemi mesuar me lloqe. Evropa ka dhene me miljarda E ndihma ne shqiperi dhe eshte ne rolin e saj te kerkoje llogari, ne kemi frike kush do denohet i pari ai i PS apo i PD, crendesi ka,,,. Te gjithe do denohen por problemi eshte “sa te ndizet fitili” dhe do hajne koken me njeri tjetrin te gjithe fajtoret. Ky eshte rezultati qe kerkon evropa gjithashtu dhe populli shqiptar, apo jo
Evropa e shikon lemshin shqiptar qe nuk zgjidhet dhe i jep zgjidhjen e saj, duhen larguar mafiozet pastaj te ndertoni shtetin ligjor, ky eshte konkluzioni.
Xhelua
Arben, shkrimi yt eshte realist. I ke rene pikes kur thua qe- opozita me ka bindur se ka një staf që për çështjet ligjore dhe betejat në këtë fushë, veçse ka dështuar këto vite.- Ke te drejte. Ne PS ceshtjet ligjore i drejton nje Xhafa, qe ben lojen e tjeterkujt dhe qe ka rreth vetes disa te quajtur juriste qe dores i thone kembe se i ka zgjedhur vete. Ndiqi ne TV. Sa te jete ky soj, perrua do shkojne punet e socialisteve. Syte u placin atyre qe nuk i shohin keto. Harram besimi i njerzve te thjesht.
mos harro edhe Vasiliken qe mburret se eshte greke dhe shoqe e Jozefines. Une nuk kam pare kurre keto njezet vjet qe nje deputete e majte te mburre gjithe deputetet e djathte e anasjelltas, pavaresisht se cfare mendon ta thuash ate perpara zgjedhesve eshte e pafalshme.
Pozita ka ne dore edhe gurin edhe arren, derisa te kete assete te Shqiperise per te dhuruar 1 EURO!
Opozites vetem revolucioni me arme ne dore i ka mbetur!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
Nje skaner lote.Udheheqesia opozitare rrehet me karamele,ben patriotin sikur i dhimbet atdheu dhe me ne fund eshte populli opozitar ai qe merr Noc rrokun.Mendimi im eshte qe keta bira curvash pushtetare e opozitare lozin ping-pong me njeri tjeterin dhe topi si gjithnje eshte topja popull.
Te ishte vetem diletantizem ku ma gjen.Diletanti gabon ne here maksimumi dy.Ato qe kane bere Edi Rama dhe deputetet e tij te tredhur ne shtate vjet gjoja opozite kane tjeter emer:frike,zbythje,mungese karakteri,kapje,sharlatanizem,interesa te vogla personale e plot te tjera si keto.Mjere nje popull qe ngelet pa zot kur i bien per pjese funderrina te tilla.
Nuk e kupton autori,me se fundi,qe Rames nuk ke se cfare i kerkon, pasi eshte nje frikacak i semure patologjik.Ai ka frike nga pushteti, kur eshte ne opozite,pa le me ta marri ate.Ai eshte i kenaqur me biberonin qe i ka vene Saliu dhe vazhdon te rrije i ngujuar ne kullen e ps-es.
Pse nuk del ne publik Edi Rama dhe te prononcohet per kte veprim,kush jane motivet qe e shtyjn per kte votim,cfar do ti thuhet ketij elektorati qe sot thon jo dhe neser bein te kunderten,ku ka besim elektorati qe ky do te qeverisi kte vende,qe ky do analizoi shitjet apo tenderat dhe do nxeri pergjegjesite.
Rames, perfundimisht nuk ke se cfare i kerkon: E ka vertetuar katerciperisht,qe eshte nje frikacak i semure patologjik.Ai ka frike ekstreme dhe kur eshte ne opozite,pa le te marre pushtet.Rama ndihet i kenaqur, aty ku e ka mbyllur Saliu, ne kullen e ngujimit te ps-es dhe i ka futur dhe biberonin ne goje.Rama duhet hequr si i semure.Po kush ta heqin maskarenjte qe ka per rreth.
Ahh o legen tere porthe je o I mjere
Nuk shoh diletantizem ne sjelljen e z.Rama dhe te deputeteve te tij.Ata gjithe jeten e tyre ashtu jane sjelle e njeriu nuk mund te ngelet gjithe jeten diletant.Eshte pune karakteri.Diletante dhe idiote me duken ne menyren e tyre te gjykimit te gjithe ata qe kane shpresuar deri tani tek Rama dhe te tijte.Te pakten z.Manaj me analizen e tij te sotme e perjashton veten nga kjo kategori.
Po cte beje RAMA i shkrete… nuk e shikoni qe ja do brukseli do integrohemi apo jo.Sa per armet qe tha nje komentues mos qerrata se te iken koka.Ta dhane mesimin amerikanet kush prek istitucionet e mer me koke.Po nejse ps e ka menduar ndryshe ardhjen ne pushtet.Vete si dherpla pas koqeve te dashit meqe i lekunden mbase bien.Ashtu dhe ps pas SALI BERISHES he tani e he pastaj se mbase i bien…Behuni alternative qeverisese beni program dhe cojeni per votim ne 2013 po ju skini filluar as nje germe kush do ta formuloje e kush ta lexoje nje gozhdes e nje patkoit.PO nejse e forte historia e dashit kush eshte nga jugu e kupton me mire dhe qesh me vete.
Ej o shoku, cfare shkruan? Cfare jane keto budallalleqe? Nuk behet fjale per opozite diletante (nese e di kuptimin e fjales) por per mungese te opozites. Dhe mos boj si interesant! Rri aty ne Gjirokaster ku je e mos shit mend!
Shume shkrim i sakte. Rama e ben kete per ta pare me sy te mire nderkombetaret. Harron se po fiton urrejtjen e te majteve. Shkoni pyetni poshte ne baze. Nje nga nje po ikin me Aleancen Kuqezi.
Rama kujton se do ta votojne nderkombetaret ne 2013. Jo or jo do te votojne shqiptaret, prandaj shtrengoje bythen dhe mos i bej asnje leshim SRB-it.
Gjithcka eshte shume e sakte ne kete artikull! Natyrisht qe kjo eshte qeveria me fashiste dhe handikapate qe kemi pasur ndonjehere, por edhe opozita eshte po aq e pavlere. Me perjashtim te ndonje socialisti qe e ngre (ose mundohet, te pakten) zerin hera-heres, te gjithe te tjeret jane disa legena qe i jargaviten Rames nga mbrapa.
Vini re nje fakt dyshues tek ceshtja e imunitetit: krejt papritmas saliu e ndezi driten jeshile qe kjo ceshtje te shqyrtohej ne parlament. Biles, nga disa media u cilesua si terheqje e saliut. Por me pas, sic e pame te gjithe, shqyrtimi nuk zgjati me shume se disa minuta dhe ceshtja u hodh poshte nga mazhoranca. Tani lind pyetja: pse do ta conte saliu ceshtjen per shqyrtim kur ai e kishte ndare mendjen per ta hedhur poshte ate? Ajo qe eshte me e cuditshme eshte se menjehere pas rrezimit te kerkesave te socialisteve, Rama, pa bere asnje koment ne lidhje me kete ceshtje, deklaron qe heqja e imunitetit do te votohet!! A nuk ju duket kjo si nje loje e paster ndermjet Rames dhe Berishes sa per sy e faqe te publikut?
Dy gjera ka ketu: Rama ose eshte teper naiv, ose eshte koke e kembe ne thes te saliut! Nuk e di pse por mua me duket me shume e para si e vertete se do te ishte shume e veshtire qe ai te jete kaq i trashe ne tru!
Nqs ne duam te largojme “pinokun”, se pari duhet te largojme patjeter “bishtagypin” e PS-se.
sa thjeshte eshte te besh opoziten e opozites… shkoni ju atje qe sdini me lidh dy flale bashke dhe fol me salen po te la rradh… ca i duhet opozites imuniteti… opozita propozon denoncon se po te ishte ndryshe ishte qeveri… po pse humbas kohe kot me gazetar dhe tranguj qe oren e sociologjis ishin ngjume…
Saliu eshte shkaktar i krimeve dhe vjedhjeve mbi shqiptaret vetem ne kater vitet e para te pushtetit te tij.Per keto kater vitet e dyta shkaktar eshte Edi Rama.Mandati i dyte dhe pushteti absolut i Saliut mbi ne ne keto kater vjet eshte vecse pasoje e te qenurit te Edvinit si kryetar i opozites.Me vjen mire qe me se fundi po guxojne ta thone hapur te verteten e hidhur edhe analistet opozitare.
Po te mbash afer dhe te degjosh vetem bythlepiresa si Veliaj normal qe vetem gabime do besh!
Z. Arben analize perfekte. Ed Rama ka te njejtin staf juristesh si Xhafa, Gjiknuri, Bushati etj me te cilet po e con PS-ne nga disfata ne disfate. Kur humbet qahet si kalamanet duke thene “.. Ligjin e beme te mire, por nuk e llogaritem se Berisha nuk do ta zbatonte ate…”. Edvini i ka bere hesapet per tu larguar nga politika njekohesisht me varrosjen partise qe ja dhuruan. Per elektoratin e majte do te jete pozitive pasi me mire nje fund i tmerrshem, se sa nje tmerr pa fund. Me mire cdo gje te nise nga e para me themele te shendosha, pasi PS-ja vetem halle i ka sjelle ketij populli.
Ne nje shtet ku nuk ka opozite arbitrateti i moszbatimit te ligjit nuk ka kufij, pasi nuk ka frike njeri. Maxhoranca e sotme i ka bere hesapet qe te qendroje ne pushtet te pakten edhe 30 vjet te tjera. Ata luten ne kishe apo ne xhami qe zoti tu lere te kene opozite vetem PS-se dhe mundesisht me kryetar Edvin Rama. Kesaj partije edhe ne 97-ten ju dha dhurate qeverisja nga te huajt se vete ishin futur tek vrimat e miut apo iken ne Greqi. Ka qene qesharake rrahja e tyre nga Qeveria ne 96-te ne mes te bulevardit ku e dhane te gjitha televizionet e botes. Pse ndodhi, sepse funksjonojne si sekt, si klub, pas asnje lloj organizimi partiak me shtrirje tek shtresat sa me te gjera te popullit, me studentet, minatoret, ndertuesit etj. Prandaj ndodh edhe vjedhja e votes, nuk ka reagime qytetare pasi ato gjithmone nxiten nga partite politike opozitare. Po kur partia funksionon si nje klub milardieresh e shkeputur nga populli asnjere nuk do te behen zgjedhje korekte. Kreret e PS-se vazhdojne te shtojne pasurite e tyre edhe duke qene ne opozite, pra jane mjaft te kenaqur. Po te benin opozite do ta pesonin si nipat e Presidentit Moisiu, te cileve ju shkaterrua biznesi. Bravo u qofte jane pragmatiste. Ata jo se jane opozite dilentante, por nuk jane fare te tille. I mallkofte perendia>
Ky Edvini do rrahur si veshgjati ne duhan
Zoti Arben, i ke bere nje analize shume te imet dhe te qarte. Dhe per mbylljen e artikullit nuk ke lene vend per te plotesuar.
A thua se do shkunden me kete analize qe i ke bere, Zoti Arben?
Arben. Respekte per ty. Po nuk kuptoj pse i numeron opozites deshtimet? Cfare te bente, te merrte kallashin dhe te vriste Saliun?
keni te drejte te gjithe ju komentuesit bashke me z malaj,,qe EDI RAMA eshte frikacak,,zgjohu o EDI RAMA ke mbeshtetjen e ketij popullit trim shqiptare qe dhjete ne breke,,ka dhjere,,po dhjet edhe sote,,dhe do dhjesi tere jeten,,me kete popull legen qe eshte katandisur shqiperia fundi do ti vije atit vendit i krijuar mbas vitit 1945,,nje vend pa histori,,pa kulture,,pa karakter,,pa feje,,pa patritizem,,pa kufinj,,pa shtet,,pa asnje gje,,keshtu de dashur legena para se te gjykoni EDI RAMEN duke i thene frikacak,,eshte llogjike te jesh i tille kur je i vetem,,ky popull te ha mutin dhe te le pa bythe,,i lutem europes te na largoje nga ato trojet qe i kemi zaptuar dhe te na shperngulin andej nga kemi prejardhjen,,ne AFRIKE,,ke ka mbeshtetje EDI RAMA??juve si popull,,po ju nuk ndryshoni mendje tak fak per nje minut,,rraca me e poshter se shqiptaret nuk gjen ne planet,,mire jua ben saliu qe ju fut kerbacin dhe plumbin kur eshte nevoja more klysha kurve te gjithe pa perjashtim ky popull,,edhe ti z malaj mos gjyko sikur ti vet po e ndrit duke poshteruar sali berishen,,godet edi ramen se e di qe nuk te gjen e keqa,,po te shase sali berishen neser ta fusin plumbin,,maskara analist,,RAMY kan kaluar 22 vjet,,nuk ka me komunista ne shqiperi o gje e eger,,gjin ndonje shprehje tjeter se ky eshte model i lashte komunist o kafshe me fytyr njeriu…POPULL AFRIKAN..
E cuditshme eshte se populli na del gjithnje si i dhjere por secili nga ne eshte trim!! Po ti shoku loni, je trim a i dhjere??
Z. Manaj,
Nuk eshte thelbi ky. Partia socialiste ne te gjitha nivelet ne qender , neper bashki dhe komuna, eshte populluar nga njerez qe per te qene tolerante, po themi qe pak kane lidhje me socialistet qe punuan, qendruan, perballe terrorit te Berishizmit.
Dite e zeze per popullin shqiptar ne pergjithesi dhe per momentin per opozitaret. Nje BARBAR duhet te ndalohet edhe kur eshte i hypur ne tank, e jo me ne kete rast, ku MONSTRA nuk kishte as gomar per te ecur perpara.
GJYNAH, mbase del per hajer. Por kur perballe nuk ke nje politikan koleg, por nje armik BARBAR dhe ndoshta edhe nje KRIMINEL qe ka kryer TRADHETI ndaj ATDHEUT, heqja e imunitetit eshte thjesht nje akt qesharak, qe ne kete rast do ti sherbeje vetem atij per te trembur ata qe i quan “Te TREDHURIT” opozitare.
QOFSHIM TE GABUAR……… Cdo gje tjeter eshte nje thike me shume ne trupin e gjakosur te Atdheut nga kjo MONSTER BISHE………
E vleresoj kolegun Manaj dhe dua te theksoj se ne qe jemi larg e gjykojme me gjakftohtesi situaten. Cdo vleresim qe ben z.Manaj eshte i drejte. Fatkeqesia eshte qe PS nuk keshillohet me gazetare dhe me njerez me pervoje…..
Cfare duhet imuniteti kur Fatmir Mediu, Lulezim Basha, Ilir Meta, Genc Ruli, etj jane gjykuar dhe asnje nuk eshte denuar as me gjobe…, pavaresisht se krimet e tyre jane te dukshme, krime te pastra qe nuk kane nevoje per gjykim te gjate.
Keta hajdute, kriminele dhe vrases te siperpermendur nuk i mbrojti imuniteti, por sistemi i kalbur i drejtesise.
PS ne radhe te pare te kerkonte pastrimin e drejtesise (e kishte rastin me te fresket me vrasjen e komisarit te policise) dhe me pas te kerkonte heqjen e IMUNITETIT.
Pa gjykata te pavarura nuk ka drejtesi, nuk ka shtet.
Imagjinoni per nje moment, kush eshte ai prokuror qe mund te hetoje dhe ai gjykates qe mund te denoje te pandehurin SALI BERISHA
per:
SHITJEN E NAFTES SERBISE NE KOHEN E LUFTES NE KOSOVE
DHURIMIN E DETIT GREQISE PER PERFITIME POLITIKE
PERFSHIRJEN NE NGJARJET TE 21 JANARIT
(pasi vete u tha socilisteve ne parlament “Doni tua bej si ne 21 Janar”
VRASJEN E AZEM HAJDARIT
VRASJEN E REMZI HOXHES
VRASJEN E KOSTA TREBICKES
SHITJEN E PASURIVE KOMBETARE
Dhe per shume krime te tjera qe nuk i permendim dot tani, por mbi te gjitha per krimin me te e madh…. PERCARJEN VERI-JUG QE KA KERKUAR TE MBJELLE KJO MONSTER, POR FATMIRESISHT DUKE MOS JA ARRITU QELLIMIT.
z.Manaj!Ka nje gje:ti mendon se aprovimi i heqjes se imunitetit nga opozita eshte diletantizem?Por provo te me bindesh qe imuniteti i deputeteve eshte i domosdoshem dhe i ve ata ne nje rrafsh juridik me te gjithe qytetaret e republikes.Mesa kuptoj une,ju i meshoni kartes se shkembimit,se nuk jeni kunder heqjes se imunitetit.Pra,te jap konsensusin,por me jep sigurine e ndryshimeve kushtetuese.Edhe sikur berisha te betohej e sterbetohej se do t’a bente kete,a e di ti se çfare lloj burreci eshte berisha?T’a them une,do t’a hante fjalen siç ka bere gjithmone.Opozita kete rradhe ishte perpara nje akti moral;nuk mund te popogandoje barazine duke ruajtur statusin e deputeteve”njeçik me te barabarte”se te tjeret.Nuk eshte fjala per diletantizem ketu,po per nje akt moral,qe te ve para gjykimit te miliona shqiptareve,qe e konsiderojne politiken si molle te kalbur.
Te gjithe ju qe po mbeshtetni kete gjoja analize te A Manajt jeni njerezit qe ndikoheni dhe ekzaltoheni shume shpejt e cektesisht.Zemerimi dhe inati qe gjoja keni kunder Sal-iut e shfryni ndaj Rames.Po c’e dini ju Ramen supernjeriun qe me nje te rene te shpates do te beje pluhur te gjitha paudhesite e Sal-iut? E akuzoni se nuk po ben opozite te forte. Po c’kerkoni ju te beje opoziten qe bente Sal-iu para 2005-ses? A do te behemi ne ndonjehere popull i civilizuar, qe ne kete vend te behet politike e civilizuar? Gjithe jeten do te vazhdojme ti flasim njeri tjetrit nga shkrepi ne shkrep, sic na mesoi deri tani,me shume sukses, banori i shkrepave qe kemi ne krye.Te besh opoziten e opozites, sic ben ndokush, eshte shume e kollajte, ndersa te bashkohesh me opoziten per te luftuar koleren,kjo eshte ajo qe duhet bere.Lereni menjane opoziten ndaj opozites se kjo eshte ajo qe e fryn me fevzite,cilet dhe zhejet e tij e qe i shkon pas midese Sal-iut.Boll i ka zagaret e tij Sal-iu, mos u beni edhe ju,qe jeni opozitare te vertete,interprete e percues te tezave te tij.Ka mjaft njerez qe mendojne se me gjithe keto shkandale qe i plasin nga te gjitha anet qeverise po te ishte Sal-iu ne opozite do te bente namin. Une do te thosha qe do te digjte Shqiperine.Eshte e vertete ashtu do te vepronte, por kjo nuk do te thote se duhet ndjekur po kjo rruge.Ai vetem rrugen e dhunes njeh.Me ate ose je sherbetor ose je armik.Shikoni Fatos Nanon! Sapo u be sherbetor i tij nuk eshte me armik.Kjo politike nuk duhet te funksionoje me ne vendin tone.Edi Rames mos ja kerkoni neqofte se nuk doni qe te behet edhe ai nje diktator si Sal-iu, ne mos me i eger.
Anticensure,pergjigjen ja dhashe Lymit. M’u duk i denje qe t’i pergjigjesha sepse,megjithse gjykonte me pak naivitet, por ishte i sinqerte ne merrakun e tij per PS.Ndersa ti me mufkat qe keput dhe sharjet qe nxjerr nga goja(a eshte goje ajo qe ke???) me dukesh si bathorexhi.Me kaq shkruajta shume, njerez si ti meritojne vec t’i shperfillesh.
shkrim i shkëlqyeshëm!
mendoj se është i pari i manajt!të tjerët,që kam lexuar unë,kanë qënë nga as mish,as peshk në peshk të qelbur!kurse ky shkrim ma merr mëndja se i pastron të gjithë të parët!
beso më lart vë në diskutim pikën që paska derdhur gotën e manajt!
imunitetin!
nuk është problemi i heqjes apo mosheqjes së imunitetit të parrlamentarëve!u hoq su hoq nuk prish asnjë llojë pune!edhe sikur parlamentarët të ishin të gjithë për tu futur në burg janë vetëm 170 kështu që pa imunitet janë miliona të tjerë!
pika që derdhi gotën e manajt,imuniteti, ishte TËRHEQJA e fundit,e radhës,e kryesisë së opozitës,PSsë!manaj përshkruan shumë mirë dështimet e kryetarit dhe kryesisë së opozitës!përshkruan “institucionalizimin”e plogështisë së opozitës!atë “instituscionalizim” të MOSVEPRIMIT!institucionalizimit të gjëndjes së “varur” gjëndjes ,e thënë në popullorçe,”e mo mo,se ….”!
mbyllja e manajt është ajo që ne të tjerët nuk e themi aq mirë
“Ose ky lidership është shumë i sofistikuar, saqë ky popull nuk e kupton dot fare se si ai luan dhe mjerë opozita për këtë popull!!!
Ose ajo është e kundërta dhe mjerë ky popull për këtë qeveri, po se po, por dhe për këtë opozitë.”
unë fjalinë e parë e mar si ironi kurse të dytën për fakt!
ne si popull jemi në mes dy zjarresh!
një i nxehtë e një i ftohetë!
ky i ftohti po na djeg më shumë!po na djeg nga brënda!po na djeg si KALI I VJETËR I TROJËS!!
Ps te votoje dhe Arben Ristanin si kryeprokuror dhe te zhduket nga kuvendi e ti beje fresk Berishes dhe ta ruajne se mos e godasin me sheqer (deputetet opozitare )
I bej nje pyetje Rames :Na thuaj cfare beteje ke fituar me Berishen ?
Gjithnje i HUMBUR.Perse duhet te shpresojme dhe te votojme per ty?
A nuk e kupton se nderkombetaret punojne per Berishen ,Pse ju bindesh atyre me fanatizem .Berisha si degjon asnjehere dhe del gjithnje i fituar
Na keni shume borxhe Edi Rama
Lymi, e lexova me vemendje komentin tend mbi komentin tim.Dy gjera me erdhen menjehere ne mendje:1-Asgje me teper nuk do te thoshte Sal-iu kunder Rames.Gjithcka qe thua ti ne kete koment e thote perdite Sal-iu dhe zagaret e tij nga foltore te ndryshme.(Me kete nuk po them se je nje nga zagaret e Sal-iut, perkundrazi me dukesh qe mezi pret qe te fitoje PS, por mendoj se je pak naiv qe influencohesh shume shpejt prandaj, padurimi te shtyn ne deshperim)Po qe se politika qe po ndjek PS nuk do ta rrezikonte Sal-iun ta dish me siguri,ti e te tjeret qe mendojne si ti se ai nuk do ta sulmonte Edin,por do ta kishte mik te mire(nenkupto sherbetor) sic ka tani bixhozciun e kazinove te Vjenes.
2-Ti thua se je idealist dhe se te vjen keq per PS qe eshte ne opozite.I dashur Lym kaq nuk mjafton.Une nuk jam me PS se me vjen keq qe eshte ne opozite, por sepse me dhimbset demokracia, me vjen te ulurij qe ky vend ka shkuar keq e me keq. Sal-iu po e kthen gjithnje e me shume ne vendin e fundit te botes njesoj si tribute e Afrikes e te Amazones qe genjehen me xhixha.Ne qofsh idealist une mendoj se duhet te mendosh me mendjen e zemren tende dhe jo me kengen e sirenave te Sal-iut(Cili,Zheji,Fevziu e te tjere kalam kusur si keta).Ne kete korr nuk ben pjese Arben Manaj per shkrimet e te cilit kam konsiderate te vecante dhe i lexoj gjithmone me shume vemendje. Por me aftesite e mija modeste mendoj se me kete shkrim tani ka gabuar.Kushdo mund te gaboje.
E kam thene edhe me pare,njerezit e ndershem tani kane vetem nje emergjence, te shporrin sa me pare nga pushteti stalinistin e fundit te Europes, e jo te merren me opoziten e opozites,sepse kjo jo vetem qe eshte humbje kohe, por eshte nje sherbim i madh qe i behet mbajtjes ne pushtet te monstres Sal-i.Te bashkojme forcat me te gjithe qe duan rrezimin e Sal-iut nga pushteti,t’ia japim ate dhe kelyshet e tij drejtesise!Bashkim me te gjithe,pse jo edhe me Topin edhe me Spahiun. Mos u merzitni se ata tani thone qe nuk do te bejne aleance me PS. Po te thoshin te kunderten nuk do t’u afroheshin te djathtet e zhgenjyer prej Sal-iut.Le te marrin edhe ata sa me shume vota,sepse dihet qe ato jane vota vetem nga thesi i Sal-iut ose te atyre qe nuk kane votuar deri tani as per PS as per PD.
Qe ne fillim te komentit tend me thua se jam ndonje nga te afermit e Edi Rames.Nuk e kam takuar kurre dhe nuk kam asnje interes ne se do te jete ai apo dikush tjeter nga PS Kryeministri i ardhshem i Shqiperise.Te njejtat gjera do te shkruaja e thosha sikur ne vend te Sal-iut te ishte Rama dhe te siguroj qe do ta bej neqofte se ky i fundit do te veproje ne te ardhmen me te njejtat mjete e metoda si enveristi Sal-i.
o debil me emër idjoti!
“Po te thoshin te kunderten nuk do t’u afroheshin te djathtet e zhgenjyer prej Sal-iut”
-nuk egziston e djathtë në shqipëri!!!
-me opozitën janë bashkuar të gjithë të mundëshit që nuk duan saliun!jo e u püelqen rama,por nuk duan saliun!
-A KZ dhe FRD do të marrin vota nga opozita dhe jo nga saliu!mor qorr mëndor!
-A KZ dhe FRD janë “legjonet” e dala nga “falanga” PD!
ps:po pate mundësi më SHPËRFILL!jo për gjë po nuk më pelqen “edukata”tënde e trashë
Jam dakort me shkrimin tuaj. Faleminderit