“Ai duhet varur për këtë gjëmë që na bëri ne”. Kështu ka apeluar për drejtësinë Shine Mustafa, nëna e 18- vjeçarit që mbeti i vrarë pas një sherri banal në autobusin e Kamzës. Nëna e Napoleonit, i cili mbeti i vrarë nga katër thika, tregon në një intervistë për “Panoramën” se ajo gjendej në Zapod të Kukësit kur është lajmëruar për vrasjen e djalit.
“Udhëtova gjithë natën, edhe pse kisha një parandjenjë që djalin nuk do e gjeja të gjallë. Nuk e kuptoj se si një njeri që është prind vetë, mund të bëjë një krim të tillë. T’i ngulë katër herë thikën një djali që mund të ishte sa djali i tij”, pohon nëna.
Edhe pse e kishin gënjyer duke i thënë se djali ka pësuar aksident, ajo tregon se si nënë kishte një parandjenjë që djalin nuk do ta gjente gjallë. Ajo pohon se Napoleoni 18- vjeçar ishte e vetmja ndihmë e familjes.
“E kishte mbaruar vjet gjimnazin dhe kishte filluar punë. Nuk kishim mundësi që ai të vazhdonte të lartën. Ishte punësuar nga një universitet privat dhe shpërndante fletë-palosje. Edhe kur e vranë, po kthehej nga puna bashkë me të voglin”, rrëfen e ëma.
E ndërsa nga familja e autorit nuk ka marrë akoma ndonjë fjalë, nëna e autorit, Mirush Ajazi, në shenjë solidariteti ka hapur dyert e mortit në familjen e saj dhe ajo shpjegon arsyen se pse.
“E ndjeva me shpirt pa hapa dyert e mortit. E ndjeva sikur të më kishte vdekur im bir. Edhe ai që vrau djalin im bir është, biri i një nëne. I kërkoj falje asaj. Disa herë sot doja të ikja nga shtëpia të shkoja ta takoja atë nënë, ta vajtonim të dyja djalin e saj. Dilja deri te dera, por më kthenin mbrapsht të afërmit, duke më kritikuar që të tregohem më e përmbajtur. Më thoshin që duhet ta pleqërojmë njëherë këtë muhabet, të gjenim ndonjë njeri që të na çonte në paqe me familjen Mustafa, pasi kishin hall mos e acaroja më keq situatën me vizitën time të papritur atje”, thotë nëna e autorit, Sofie Ajazi.
Dyert e familjes kanë qëndruar të hapura edhe pse mund të pritej një hakmarrje e mundshme.
“Nuk i kërkoj dot asgjë familjes Mustafa. Nuk i njohim ato personalisht, por dimë që edhe ata jetojnë në Bathore. Nëse duan hakmarrje, le ta bëjnë. Jo se nuk kemi frikë. Kemi, madje shumë. Por çfarë tu them? Ata janë në të drejtën e tyre dhe ne në të zezën tonë”, pohon nëna e autorit.
Ajo ka treguar se i biri 36- vjeçar pi ndonjëherë si gjithë burrat, teksa fokuson sytë e përlotur në një pikturë të vetë Mirushit, në të cilën ka pikturuar të bijën.
Mirush Ajazi që la të vdekur Napoleon Mustafën, ishte baba i dy fëmijëve. Edhe pse nuk ishte diplomuar në Akademinë e Arteve, ai e kishte pasion pikturën dhe kishte arritur të hapte ekspozita lokale edhe një dyqan për shitjen e tyre , biznes me të cilin jetonte. Ai nuk është shofer dhe në pikturat e tij spikat natyra piktoreske e vendlindjes së tij, Lura.
Përveç konfliktit të çastit për muzikën, të afërmit mohojnë të kenë pasur grindje të mëparshme mes familjeve. Policia po heton në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tregon se njerezit ne Shqiperi e kane humbur perfundimisht qetesine…
Opozita le te dale me nje propozim qe per krime te tilla te pajustuifikuara aspak
denimi te jete maksimal dhe pa te drejte apelimi
Krimineli qenka treguar shume i lig ,Se e ka qelluar disa here, dhe pastaj ka dashur te vrasi dhe vellane tjeter –Tamam bastard
ah, NENE mos qofshe ne te tilla raste….
Te dyja ju nenat e viktimes dhe kriminelit e keni gabim. Ne gjak me ju eshte Qeveria dhe vete SRBi. Klima politike dhe psikolologjike qe mbjell nje Qeveri eshte nje droge shume e forte qe pushton trurin e njerezve pa e kuptuar fare. I shtyn ata te bejne marrezira qe nuk i kane ne natyre fare.
Dhe pastaj marrezia merr formen me te plote kur shume prej ketyre te “droguarve” fatkeq e shohin shpetimin nga ai qe i solli ne kete derexhe.
ngushellime familjes se te ndjerit ! ky eshte nje rast qe mund te zgjidhet nga ligji ! me gjakftohtesi dhe civilizim duhet njeher e mire te hiqet dore nga gjakmarrja !
ai burri …..te varte per koqesh se kishte shtet. ngushellime familjes.
po ky popull injorant e shan akoma dhe ne kete kohe qe ka ardhur ( kohe e qelbur ) po ati i rruaje koqet per disa gjera ,, ti themi sic jane
KY … “BURI” NUK TE VAR DOT SE ESHTE KRIMINEL VET !. S.B .